Duart e babait – Myrto Hysaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Duart e babait

Mbushur vijëzime e kallo n’zbardhje.
Mbi tryezë ngjanin,si saç i ngrohtë.
Të pjekura nga dielli dhe nga halle.
Thërrimet e bukës,mblidhte me dorë.

Kafshat pas kafshate,”përtypte” lodhjen.
Vetullat e ngrysura,ngrinin “borduret”.
Donte që ne,të rriteshim me kohën!
Ishim të vegjël,i ngjasonim me lulet.

Kthehej me muzg,herë me drit të hënës.
Lodhjen fshihte,tek buzëqeshje e lehtë.
Kur me sy prekte,shikimin e nënës.
Prindërimi bëhej,mbulesë për tryezë.

Vijëzime në duar,si kuqërrim semafori.
Mua më ngjasonin,si një rrugëtim.
Si n’errësirë të natës lëvizë xixëllonjë.
Mes vijëzimesh mishtore dhe shpirti im.

Sa herë kthehej me pako pa mbishkrim.
Ne e mendonim,si lotaria e fundvitit.
Pranë meje ulej,m’përkëdhelte butësisht.
Po adresë ia lexonim,te cep i qerpikut.

Erdhi dita darsmës,dora tij mbi krahë.
Më ngjante e lehtë dhe e ngrohtë.
Dimrave ua shkrinin,borë dhe acarë.
Për mua ishin,më t’shtrenjtat në botë!

Dasmorë mes trokitjesh,çiftin nderonin.
Po jeta ime rritur me të ngrohtat duar.
Po priste çastin,të “shijonte” pajtonin.
Me portretin e babait një vel mbuluar.

Rrugëtim i pafund mbushi jetën time.
Duart e babait,m’ledhatonin n’ëndërrim.
Autostradë bëheshin te duart-vijëzime.
Të kthehesha te tokë e ATHDEUT tim!

Myrto Hysaj gusht 2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com