Neki Lulaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/neki-lulaj/ Poezi Laberia News Sat, 24 Apr 2021 12:10:20 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Neki Lulaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/neki-lulaj/ 32 32 Këngë për Sali Çekun – Neki Lulaj https://poezi.laberianews.com/2021/04/24/kenge-per-sali-cekun-neki-lulaj/ Sat, 24 Apr 2021 12:08:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19273 Në përkujtim të 22 vjetorit të pavdekësisië Këngë për Sali Çekun Nga Belleja kreshtëbardhë T’rriti...

The post Këngë për Sali Çekun – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në përkujtim të 22 vjetorit të pavdekësisië

Këngë për Sali Çekun

Nga Belleja kreshtëbardhë
T’rriti oda dhe kanuni
Plisi i bacës fjalëartëTë dha hije forcë burri.

Prill i këngës, det me lule
Po t’kujton, o Sali Çeku.
Pushka jote dritë në supe
Sjell lirinë te oda, bregu.

Në çdo plis e në çdo gur
Të dëgjojmë amanetet
Kuqëlimë te flamuri
Për fëmijët kangë të djepit.

Dritë e dritës,flakë zjarrie
Ndez kujtimin gjëmim luftëtari
Sali Çeku komandanti
Ti je ylli që nuk shuhet.

Lum ajo dorë që shkrepi pushkën.
T’lindi nana me vra bushtrën
Pëmbi pragje ku t’rriti Lokja
Të përqafi mbarë Kosova

Cep më cep ndihet tupani
Ndizet teli i lahutës
Sali Çeku fitimtari
Prijatar n’ballë të luftës.

The post Këngë për Sali Çekun – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nënë – Neki Lulaj https://poezi.laberianews.com/2021/01/05/nene-neki-lulaj/ Tue, 05 Jan 2021 19:33:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16341 NËNË Ti mbrëmë ishe të carani i vatrës së zjarrmuar Duke përkundur ngadalë djepin e...

The post Nënë – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NËNË

Ti mbrëmë ishe të carani i vatrës së zjarrmuar
Duke përkundur ngadalë djepin e vjetër
Nga goja të buronte një ninullë e pambaruar
Dalë si krua gurran nga thellësia e zemrës

Në heshtje vështroje litarin e jetës
të lidhur me njëmijë fije me ditët fluturake
Ti ishe të carani i vatrës si druri i eshkës
Për të arnuar kohë dashurie në vitet vraparake

Ti ishe te carani i vatrës te trarët e nxirë
Aty ku dikur gatoje bukën e misrit në magje
E nën saçin piqej buka me aromën e mirë
E ëmbël si një dardhë a si një mollë kuqalashe

Ti mbrëmë ishe te carani i vatrës e më flisje
Ma tregoje një ëndërr të re në stol pranë trarit
për të na gërvishur e lëmuar në një ndryshk dashurie
se kështu padrejtësisht në mote na ndau fati

Ti mbrëmë ishe të ngrohtësian e carani i vatrës
Për ta rindezur sërish atë zjarrin të ftohtë
E nga ftohtësia të mos na ngrijë shkronja e fjalës
Bashkë t’i thurim afërsisë edhe fatit nëpër botë

Ti ishe mbrëmë te carani i vatrës me fjalën e mirë
E ringritëm çdo gur oxhaku që na dogjën të paemrët
E ne e sfidojmë nga larg në fjalë, në varg në shpirt
Caranin e vjetër e shoh të gurra dhe dashuria e padjegur…
Neki Lulaj

The post Nënë – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mollë Gjylja e Nënës – Neki Lulaj https://poezi.laberianews.com/2021/01/01/molle-gjylja-e-nenes-neki-lulaj/ Fri, 01 Jan 2021 20:03:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16089 MOLLË GJYLJA E NËNËS Nëna me faqe te skuqura dhe e djersitur Nxori nga gjiri...

The post Mollë Gjylja e Nënës – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOLLË GJYLJA E NËNËS

Nëna me faqe te skuqura dhe e djersitur
Nxori nga gjiri një mollë gjyle të skuqur.
Me dorën saj thatanake
Gishtërinjtë i dridheshin nga pleqëria

E molla lëshonte aromë malli të lumtur.
E dorën tjetër lidhur rreth qafës
Nga buzët e thara i belbëzon fjala.
Biro, udhët e mërgimit janë të gjata,

Por pragu fëmijëror më i ngrohtët si gjiri
Është i ëmbël se këtu të pret vatra..
E një lot kristali i rrodhi rrudhave në faqe
Portat e dritareve ju errësuan

Nga malli dashuria e vetmia.
Edhe qielli u zhgreh në shi në pullaze
Në shoqëri me lotët e nënës zemërshkëndija…
Eh, malli pllakos dhembjen e gërryen si mokra

Kjo mollë e shartuar nga baba
Për ty, për nipër e mbesa
Gëzohen edhe muret gurët e pragjet.

Kthehuni te shtëpia
Që të gëlojë me gëzime të gjata!

The post Mollë Gjylja e Nënës – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Raftet pa libra – Neki Lulaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/01/raftet-pa-libra-neki-lulaj/ Sun, 01 Nov 2020 07:10:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13912 RAFTET PA LIBRA Në odat e bukura si parajsë cicërojnë zogjtë Ka zenë vend orienti...

The post Raftet pa libra – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
RAFTET PA LIBRA
Në odat e bukura si parajsë cicërojnë zogjtë
Ka zenë vend orienti i fundit si ushtar i përjetshëm
Raftet janë stolisur me suvenire madhështorë
Shtrydhet thesi në horizonte si njeri i çmendur.

E Lahuta e Malsisë mbeti pa lexuesin e gjorë
Kobalti jargon djersë me përtypje kohe në ikje
Raftet pa libra, pa kulme agimi frymojnë
Lëmashkun shpirtëror sjell duhmë varfërije

Në bodrum merimanga me perin e gojës e prangos
E qëndis si ylber një mjegull në muzg mali
Kështu veniten rrezet e diturisë nëpër botë
Kur vendin e librit e zë një suvenir kristali

Në rrokaqiejt pa shkallë druhem se na zë nata
Atje ku nuk gjen as dhe dhe një gazetë e shtypit ditor
Ne raftet pa libra na mungon dhimbshëm Abetarja
Mësojnë në gjuhën e huaj shqipja nuk kemi kohë!!!!

Se i ka 36 shkronha te gjata….!
Neki Lulaj

The post Raftet pa libra – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Letër malli – Neki Lulaj https://poezi.laberianews.com/2020/06/11/leter-malli-neki-lulaj/ Thu, 11 Jun 2020 18:54:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8084 Letër malli Jetojmë, jetojmë që të dy në një Republikë. Padrejtësisht të larguar nga kjo...

The post Letër malli – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Letër malli

Jetojmë, jetojmë që të dy në një Republikë.
Padrejtësisht të larguar nga kjo ndarje e pathënë.
Ti je në regjimin e mantelbardhave në qetësi
E unë në klasë me nxënësit me brengën e rëndë.

Ti lufton me dhimbjen tënde si kreshnike moderne
E ne bashkë s`mundem me u pa tash kaq ditë
Në jastëkë gjumi ka marrë rrugën e reve
Eliksir e plazmuar në plotësinë time nuk dua boshësi.

Fetanete…diçka paluam bashkë dikur si magji që besohet.
Në skajin e viteve të shkuara mos ta lëmë kështu jetën
Se druaj se mos na arratiset kujtesa që malkohet
Se sërish dua të ta dëgjoj fjalën, ëndrrën shpresën.

Sekondat tani i masim me akrepat e heshtur
Sa ngadalë po kalon maji, ah, dhe qershori po kalon
Kur të vijë korriku të dua në në vrapin e etur.
Do ta gjerbojmë në kopësht kafen te lisi që bleron.

Po të presin lulet e kopshtit t’i vadisësh me mall
Do të shpërthejnë gonxhet që të kthehesh përsëri.
Nipërit e mbesat pyesin kur do i puthësh në ballë.
Se të duan, o Nënëmirë të të marrin në gji.

Nuk dua që ëndrra të mbetet në guackë.
Nuk dua të bëhem vëllam me frikën i fiksuar.
Kthehu sërish, moj e shëruar, e bekuar në prag.
Eja në prehërin e natës së bukur, të filtruar.

Në dhomat ka hapur krahët vetmia, Laleja ime
Pa foli foli qetë-qetë kthimit të shumëpritur
Foli sëmundjes me gjuhën e arsyes sublime!
Kthehu te shtegu ta ecim në rrugëtimin e nisur!

Dije, shpirt, se rruga e jetës ka shumë kthesa.
Thuaj sëmundjes të ikë se nuk e do në jetë!
Që bashkë ta zëmë sërish e të na zgjohet shpresa.
E nesërmja më shumë diell për ne do të ketë.
Speyer, 5 qershor 2020

The post Letër malli – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Urë – Neki Lulaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/24/ure-neki-lulaj/ Sun, 24 May 2020 13:46:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6983 URË Dua ta ngrej urën për ta kaluar këtë heshtje E ti mos ma thaj...

The post Urë – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
URË

Dua ta ngrej urën për ta kaluar këtë heshtje
E ti mos ma thaj buzëqeshjen akull në mokër mulliri
Unë kam një kurriz të plasaritur mes degëve
Më ngroh hija më ngroh fjala jote si zjarr dimri.

Të lutem mos e mbaj kurrë kokën e huaj në qafën
Ik nga një oshëtimë e heshtur që të mbetet në fjalë
Largohu sa më shumë nga një oshtimë e gjatë
Po ta rrahin kohën tënde ditën po e bën natë.

Mos të vrasë shqetësimi i panjohur që sjell moti
Ik nga baltovina e moçaleve të kohës
Një tis i turbullt do të ikë nga vetja, një denesje loti
Do ta shohësh të vërshojë bebëzave të nënëlokës.

Ketu heshje lapsat e pllakosur
Dua të shof
Oborrin e mbushur me nxënës
Me zhurma e çiltera e fytyra të qeshura fëmijësh

The post Urë – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sot u bë krimi – Neki Lulaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/18/sot-u-be-krimi-neki-lulaj/ Mon, 18 May 2020 21:46:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6580 Sot u bë krimi Teatri i emocioneve u rrënua. Teatri i duartrokitjeve heshti. Ku është...

The post Sot u bë krimi – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sot u bë krimi

Teatri i emocioneve u rrënua.

Teatri i duartrokitjeve heshti.

Ku është teatri i gëzimit të pambaruar?

Shkoi teatri i zbulimit të talentit.

U prish teatri i shfaqjeve madhështore

U mbyll teatri i ndjenjave, i përjetimeve

Mbeti i plazmuar në palcën shpirtërore

Ku kultura e çdo shqiptari është sublime.

U shemb identiteti si pluhur mbi Tiranë

Tempulli i kulturës qau si fëmijë

Dhembja ime sot po më dhemb deri në asht

Djersa e plakut dhe e të riut mori arratinë.

Mbi mure e dërrasa u fshi djersa e ballit

U thye fjala e artistit si shkarpa e zjarreve

U fye e përdhos dashuria shekullore e shqiptarit

Me moshën e madhe tetëdhjetë e dy vjeçare.

Ku të gjej gjurmët e Naimit, Sandër Prosit

Violeta Manushin e Ndrekë Lucën ku t’i shoh

Ku asht zëri i Reshat Arbanës e Kadri Roshit?

Ku janë artistët kombëtar që dhe gurin e lotojnë?

Ata mbetën fëmijë të përjetshëm në bedenë

Kurrë nuk u kënaqën me kërkesat e sakrificën

Bënë për tokën më shumë se të tjerë

Ëndërr e mbrapshtë para realitetit të hidhur.

Oshëtimë zërash e dhimbjesh brezash ndiej

Prek mjegull eskavatorësh e forca policore

Pranë mureve të rrënuara të krimit hesht.

E marr një gur nga themelet që flenë në troje.

Tiranë-Speyer 17 maj 2020

The post Sot u bë krimi – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në sheshin e Deçanit – Neki Lulaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/03/ne-sheshin-e-decanit-neki-lulaj/ Sun, 03 May 2020 14:59:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5493 NË SHESHIN E DEÇANIT Fjalën e butë e përkund muza në djepin e shpirtit E...

The post Në sheshin e Deçanit – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË SHESHIN E DEÇANIT

Fjalën e butë e përkund muza në djepin e shpirtit
E gjumi nga sytë e poetit merr arratinë
Mendimet rrokullisen si orteqet e dimrit
E gjethet vesohen plot jetë kur prekin puhinë.

Mëndafshi i erërave shpurpurish leshrat flamur
Nën rrezet e hënës dridhen varvashkat yjet mbi Lumëbardh
Zbresin në shpirtit vargjet e s’ndalen kurrë
Mbi Bërliq dhe Gllogjan dëshmorët bëhen flakadan.

Koha me fjalën e mekur ikën me trok si tufan.
E vargjet e poetit rreshtojnë shpirtëra të pavdekur
Nga Rrasa e Zogut rrokulliset guri i ndajrjes me flakadan
Sonetet dridhen me emrat që mbeten në shekuj.

Mureve të shpirtit pa dashur rrëshqet një brengë loti
Për currilin e shiut të natës se ftohtë flet
Luani dhe Salihu siç ia hedhin valles me aromë baroti
Në sheshin e Deçanit krenaria e kombit merr jetë.

Si puhijëza të lehta rrinë gjithmonë të zgjuar
Pa e harruar asnjë çast tokënm dhe Trojën….
Në pika vese lirije në lor të shndërruar
Me betimin për të bashkuar me tokën memë Kosovën.

The post Në sheshin e Deçanit – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Prolog – Neki Lulaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/03/prolog-neki-lulaj/ Sun, 03 May 2020 13:03:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5460 PROLOG Sot jam si udhëtari që vrapon në shtigje Mbi nyje jete larg teje me...

The post Prolog – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PROLOG

Sot jam si udhëtari që vrapon në shtigje
Mbi nyje jete larg teje me zemër brengosur
Perëndon dielli me rreze të ëmbla drite
Larg hijës tënde qënkam konop i nyjosur.

Afër kujtimeve unë qënkam Rrap i shekullit të ri
Kam mijëvjeçarë larg ëndrrës së jetës së bukur.
Dua të ta zë hijen tënde gjer në pafundësi
Me shpresën e plagosur e me lotin në syrin e lumtur.

Po mbaj veten me shpresën nga shekulli i vjetër
Ajo shpesh më thotë se kam ikur shumë larg.
Eci mes bulevardeve të qullura në mjegullën e vjeshtës
Shpirti im pa e zenë shekullin e Ri kurrë nuk do ndalë.

The post Prolog – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dje…? – Neki Lulaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/dje-neki-lulaj/ Sat, 02 May 2020 21:01:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5426 DJE.? E prangosën edhe diellin deri në fyt, kur lëvizte vdekja Britma bajlozësh jehonin me...

The post Dje…? – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DJE.?

E prangosën edhe diellin deri në fyt, kur lëvizte vdekja

Britma bajlozësh jehonin me thika të ndryshkura mbi kokë

Klithnin zogjtë në katakombet e qelive të errta e te përjarguar

Mërgimtarët nuk duruan me këtë katrahurë që kutërbon

Dielli i pikëlluar mes prangave hapte sy e veshë

Edhe toka çizmen e huaj me kukamë e mallkoi

Se plaga lindi nga dhimbja e një shekulli të rreptë

Dashuria e zjarrtë kurrë se përmbys vegimin atëror

Drita ishte varur si çengel-fanar në imagjinatën e gjallë

Atdhetarët ia lajnë plagët e tokës me ujë të kuq

Merr guximin e ndrydhur pas një shekulli të gjatë

Po zgjohen nga gjumi shqipet e laraskat lebetiten me turp

Në dëbimin e forcërishëm ecnin shpirtërat plagëvrarë

Korbat e tërbuar pëllitnin si gomari i tërbuar në pleh

Kolona e nëmur flamurin e lirisë e mbante si trastë krahëqafe

U kthyen në tokën e shkrumbuar, e ngrohur me shpirt hyjnor

The post Dje…? – Neki Lulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>