Nijazi Kastrati Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/nijazi-kastrati/ Poezi Laberia News Sun, 27 Feb 2022 18:21:40 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Nijazi Kastrati Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/nijazi-kastrati/ 32 32 Me ty vargu im – Nijazi Kastrati https://poezi.laberianews.com/2022/02/27/me-ty-vargu-im-nijazi-kastrati/ Sun, 27 Feb 2022 18:21:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22705 ME TY VARGU IM Me ty vargu im lind dielli në agim Shtrinë rrezet e...

The post Me ty vargu im – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ME TY VARGU IM

Me ty vargu im lind dielli në agim
Shtrinë rrezet e tij mbi mal e fushë
Shndrit si xherdan nuseje në gushë.

Bilbilat ia thonë këngës në mëngjes
Këngën e tij të bukur ti varg e ndimon
Në kaltërsinë qiellore shqipja e lirë fluturon.

Me ty mbushet plot kaltërsi qielli
Syri soditë prehet në qetësi
Nga thellësi e shpirtit ti sjell dashuri.

Mëngjeseve në livadh shkëlqen vesa
Kërcen më nxitim çdoherë pilivesa
Gjyshes në prehër i shkon e ëmbëla mbesa.

Me ty varg yjet e mëngjesit hedhin valle
Hënës shpesh i bëhën dëshmitarë
Dashurive rinore plot zjarr.

Ndonëse valëzë e detit vie e qetë
Në mbrendi të vargut diq jehon, buqet
Zemra e trazuar e poetit nuk qetësohet lehtë.

Shpeshherë ti varg vjen i trazuar
Me vetëtimë, oshëtimë e bubullimë
Në fund çlirohet sadopak poeti, i qetë rrin!

The post Me ty vargu im – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nektar dashurie – Nijazi Kastrati https://poezi.laberianews.com/2022/02/13/nektar-dashurie-nijazi-kastrati/ Sun, 13 Feb 2022 07:05:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22610 Nektar dashurie Si flutur mbi lule Eja në buzën time At nectar të ëmbël Nxirr...

The post Nektar dashurie – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nektar dashurie

Si flutur mbi lule
Eja në buzën time
At nectar të ëmbël
Nxirr nga zemra ime.

At nektar të ëmbël
I ruajtur për ty
Bashkë njëherë e quanim
Nektar dashuri.

Me krahët e lehtë
Merr e ik përpjetë
E kam ruajt në zemër
Për ty aq shumë vjet.

Merr e ik nga unë
Shko gjej një vend tjetër
Ishe mospërfillëse
Në dashurinë e vjetër.

Gjyko zemren tuaj
Shko e më lerë te qetë
As në ëndërr mos eja
Kështu do e kem më lehtë!

The post Nektar dashurie – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mëngjes i bardhë – Nijazi Kastrati https://poezi.laberianews.com/2022/01/24/mengjes-i-bardhe-nijazi-kastrati/ Mon, 24 Jan 2022 05:32:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22531 MËNGJES I BARDHË -Për fëmijë- Jo si çdo ditë tjetër Na erdhi mëngjesi Ishte zbardhë...

The post Mëngjes i bardhë – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MËNGJES I BARDHË

-Për fëmijë-

Jo si çdo ditë tjetër
Na erdhi mëngjesi
Ishte zbardhë natyra
Kur këndoi këndezi.

Këngën e tij sot
E zgjati më shumë
Paralajmëroi dimrin
Që erdhi n’katund.

Kecër edhe qingja
Blegëronin nga stalla
E shikonin borën
Nga disa të çara.

Mbi degët e pemëve
Një zog cicëron
Bora që ka rënë
Jetën vështirëson.

Ishte futur n’stelë
Edhe qen Baloshi
Macja laramane
Strukur ish te koshi.

Kësaj bore të bardhë
Iu gëzua njerëzia
Fëmijët përgatitën
Saja edhe skia!

The post Mëngjes i bardhë – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk të shoh më – Nijazi Kastrati https://poezi.laberianews.com/2021/12/26/nuk-te-shoh-me-nijazi-kastrati/ Sun, 26 Dec 2021 19:24:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22394 Nuk të shoh më Rrugëve të qytetit tim nuk të shoh më Asaj rrugice të...

The post Nuk të shoh më – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk të shoh më

Rrugëve të qytetit tim nuk të shoh më
Asaj rrugice të ngushtë e pa drita,
Atëherë kur dëgjoheshin vetëm të lehura qenësh
Aq e ngushtë ishte sa që e errët dukej edhe dita.

Shpesh kaloi asaj ngushtice
Me shpresë se përsëri do të të takoja,
Por kot më mban kjo shpresë tani
Ndoshta më mirë është të të harroja!

Atëherë nga larg dogjoja
Trokëllimat e takeve të tua,
Me veshje elegante e me një kapelë në kokë vije
Eh, sa shumë atë oromë të parfumit tënd prap e dua!

E ti tani shetitë metropoleve të evropës
Ndoshta dhe ke harrua këtë rrugë në të cilën unë kaloj çdo ditë,
Dëshiroj, por nga mendja s’mund të të heq fare
Ashtu pa dashur ndjendjat ndaj teje më vinë duke u rritë!

The post Nuk të shoh më – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përse flokë jeni zbardhu – Nijazi Kastrati https://poezi.laberianews.com/2021/12/26/perse-floke-jeni-zbardhu-nijazi-kastrati/ Sun, 26 Dec 2021 18:19:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22364 Përse flokë jeni zbardhu Pa më thuaj përse kështu Ngjyrën tënde ke ndryshu? M’ke bërë...

The post Përse flokë jeni zbardhu – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përse flokë jeni zbardhu

Pa më thuaj përse kështu
Ngjyrën tënde ke ndryshu?
M’ke bërë kokën kësulë të bardhë
Po dhe kjo s’të ka mjaftu.
Më ke lëshu ca rrudha në ballë
Ca në fytyrë e ca në mjekërr
Shpesh mendohem vet më vete
Si ndryshova u bëra tjetër?
Një nga një dhëmbët mi more
Dhe fuqinë n’rini që pata
Tash i lodhur e i molisur
M’kalon dita e vie nata.
Nuk u ngope me këtë ndryshim
Tash dhe trupin e do të kërrusur
Dhe bastunin në dorë t’ma vësh
Këmbë e duar të këputur.
Dhe në tel kur filloj t’shkruaj
Disi gishtat po më dridhen
Nga këto dridhje ngatërroj tastet
Shumë gabime më përvidhen!
Të dëgjuarit po rëndohet
Gjitha fjalët mbrapsht i marr
Syri im s’ka qenë kështu.
Dhe në largësi bukur kam pare.
Kjo pra është mosha e tretë
Nuk e thërret por vie vet
Dalë nga dalë të merr gjymtyrën
Dobëson trupin, të rrudhë fytyrën!

The post Përse flokë jeni zbardhu – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur shkruan vargun – Nijazi Kastrati https://poezi.laberianews.com/2021/12/13/kur-shkruan-vargun-nijazi-kastrati/ Mon, 13 Dec 2021 19:45:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22298 KUR SHKRUAN VARGUN Kur shkruan vargun Hapet mendja Kaplojnë ndjendja Dridhet zemra. Kur shkruan vargun...

The post Kur shkruan vargun – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUR SHKRUAN VARGUN

Kur shkruan vargun
Hapet mendja
Kaplojnë ndjendja
Dridhet zemra.

Kur shkruan vargun
Kaplon muza
Mbyllur sytë
Kafshohet buza.

Kur shkruan vargun
Dhe bënë rimë
Ndjen në vesh
Një cicërimë.

E kur vargu pak çalon
Diçka kokën ta rëndon
Kur del vargu i përsosur
Si pikturë vjen i ngjyrosur!

Bëne vargun me shumë ngjyra
Të jetë piktura më e mira!

The post Kur shkruan vargun – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lutje për çokolatë – Nijazi Kastrati https://poezi.laberianews.com/2021/12/07/lutje-per-cokolate-nijazi-kastrati/ Tue, 07 Dec 2021 17:42:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22277 Lutje për çokolatë -humoristike për fëmijë- Të lutem o Zot Që ke shumë fuqi Më...

The post Lutje për çokolatë – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lutje për çokolatë

-humoristike për fëmijë-

Të lutem o Zot
Që ke shumë fuqi
Më dërgo çokolata
Mbushur me lajthi!

M’dërgo një furgon
Të jetë i mbushur plot
Prano lutjen time
O i madhi Zot !

Po që s’ke lajthija
Bëjmë dhe tolerime
Mbushe me shumë arra
Çokolatën time!

Dhe nëse më dërgon
Mos i trego mamit
Se më thot çokolatat
Janë armiku i dhëmbit

Mirëpo gjyshen time
Kur e përqafoj
Eja thot pas meje
Diçka të dhuroj.

Ooooh, sa kënaqësi ishte
Një çokolatë e madhe
Më besoni se ishte
Po sa një dritare!

The post Lutje për çokolatë – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fëmijët tanë – Nijazi Kastrati https://poezi.laberianews.com/2021/12/07/femijet-tane-nijazi-kastrati/ Tue, 07 Dec 2021 17:13:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22259 Fëmijët tanë Po si ujë i pastër Që vjen nga burimi, Si engjëj të bukur...

The post Fëmijët tanë – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fëmijët tanë

Po si ujë i pastër
Që vjen nga burimi,
Si engjëj të bukur
Janë rreze shkëlqimi.

Janë si lule kopshti
Na mbushin aromë,
Shpirtin e trazuar
Ëmbël e qetësojnë.

Si yjet në qiell
Shkëlqejnë në ërrësirë,
Dashuri e tyre
Ushqimi më i mirë.

Nuk dijnë të bëjnë lajka
Dhe as të gënjejnë.
E flasin dhe shprehin
Ate që e ndjejnë.

E mbushin shtëpinë
Gëzim e hare,
Janë një botë në vete
Është kjo botë e re.

Përqafimi i tyre
I ëmbël aq shumë,
Dhurojnë lumturi
Të madhe pa fund.

Vazhdimësi e jetës
N’këtë botë të trazuar,
Në mungesë të tyre
Do t’ishte shkatrruar.

Janë lule e jetës
Me petale shumë,
Me ta vazhdon jeta
Si ujë që rrjedh n’lum!

The post Fëmijët tanë – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Alfabeti ynë – Nijazi Kastrati https://poezi.laberianews.com/2021/11/24/alfabeti-yne-nijazi-kastrati/ Wed, 24 Nov 2021 19:26:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22164 Alfabeti ynë “Ardhi një ditë e pëlqyerë Të punojmë për mbrothësinë tonë Tani me kartë...

The post Alfabeti ynë – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Alfabeti ynë

“Ardhi një ditë e pëlqyerë
Të punojmë për mbrothësinë tonë
Tani me kartë e me penë
Për alfabetin që kërkon gjuha jonë”

Kështu foli Mit’hat Frashëri
Për krijimin e ABC-së,
Ku u mblodhën burrat e penës
Në Monastir për të bërë kongres.

Dhe Gjergj Fishta prej Zadrime
Ishte aty edhe ndre Mjeda,
Logoreci e Gurakuqi
Që së bashku vijnë nga Shkodra.

Bashkë me Nini Luarasin
Shahin bej vjen nga Kolonja,
Sotir Peci e Bajo Topulli
Për të bërë shkronjat tona.

Kompromisi duhet gjetur
Gjithë të shkruajmë një alfabet,
Mos të mbetemi ende të ndarë
Të shkruaj kushdo siç din vet.

Si një komb bota na njeh
Alfabetin thonë ku e keni?
Duhet të flisni e shkruani njejtë
Të përqarë që mos të jeni!

Dhe vendimin aty morën
Të krijojnë këtë alfabet,
ABC-në që sot e kemi
E gëzofshim gjithë për jetë!

NIJAZI KASTRATI

The post Alfabeti ynë – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Thundra jote s’më shkel dot – Nijazi Kastrati https://poezi.laberianews.com/2021/11/14/thundra-jote-sme-shkel-dot-nijazi-kastrati/ Sun, 14 Nov 2021 10:41:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22117 Thundra jote s’më shkel dot Të nënçmuar nëpër shekuj Të përvuajtur e robëruar Vrarë e...

The post Thundra jote s’më shkel dot – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Thundra jote s’më shkel dot

Të nënçmuar nëpër shekuj
Të përvuajtur e robëruar
Vrarë e prerë e djegë në luftëra
Shpirt e zemër të përvëluar.

Kaloi koha e robërisë
Tash jemi komb me dinjitet
Si friksohemi më askujt
Kem ushtri e kemi shtet.

Këtë liri që e gëzojmë sot
Me gjak tonin e kem paguar
Thundrra juaj s’na shkel dot
Ju armiq të përbetuar.

Qani, çirruni e vajtoni
Skllevër tuaj më nuk jemi
Të lirë jemi dhe sovran
Tash Kosovën shtet e kemi!

The post Thundra jote s’më shkel dot – Nijazi Kastrati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>