Alfabeti ynë – Nijazi Kastrati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Alfabeti ynë

“Ardhi një ditë e pëlqyerë
Të punojmë për mbrothësinë tonë
Tani me kartë e me penë
Për alfabetin që kërkon gjuha jonë”

Kështu foli Mit’hat Frashëri
Për krijimin e ABC-së,
Ku u mblodhën burrat e penës
Në Monastir për të bërë kongres.

Dhe Gjergj Fishta prej Zadrime
Ishte aty edhe ndre Mjeda,
Logoreci e Gurakuqi
Që së bashku vijnë nga Shkodra.

Bashkë me Nini Luarasin
Shahin bej vjen nga Kolonja,
Sotir Peci e Bajo Topulli
Për të bërë shkronjat tona.

Kompromisi duhet gjetur
Gjithë të shkruajmë një alfabet,
Mos të mbetemi ende të ndarë
Të shkruaj kushdo siç din vet.

Si një komb bota na njeh
Alfabetin thonë ku e keni?
Duhet të flisni e shkruani njejtë
Të përqarë që mos të jeni!

Dhe vendimin aty morën
Të krijojnë këtë alfabet,
ABC-në që sot e kemi
E gëzofshim gjithë për jetë!

NIJAZI KASTRATI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com