Petrit Ruka Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/petrit-ruka/ Poezi Laberia News Sat, 28 Aug 2021 14:11:17 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Petrit Ruka Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/petrit-ruka/ 32 32 Shkruaj poezi – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/shkruaj-poezi-petrit-ruka/ Sat, 28 Aug 2021 14:11:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20872 Shkruaj poezi Shkruaj nëse sytë të kanë lënë e nuk sheh, në je i belbër...

The post Shkruaj poezi – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shkruaj poezi

Shkruaj nëse sytë të kanë lënë e nuk sheh,
në je i belbër
a mbete pa këmbë,
po ngele jetim, në burg a me kancer,
kur shpirti të ka ardhur ndër dhëmbë.

Shkruaj po u ndave nga një grua a shok,
kur malli të këput për të vdekur.
Kur ëndrra nuk sheh dhe duhet t’i shpikësh,
kur ajri ngjishet, bie era hekur.

Shkruaj poezi kur fjalët mungojnë,
fshihen si milingonat nga shiu.
Kur të ndjesh se të gjithë
të paskan harruar
siç harrojnë arixhinjtë një varr arixhiu.

Shkruaj kur të mungon i tëri Atdheu,
kur Atdheu për festa
ha mëlçinë tënde,
kur vetmia të të mbetet e vetmja grua
që mund të martosh çdo mendje.

Në këto çaste shkruaj
për të mbetur i gjallë,
të mbijetosh mes Hiroshimë së marrë,
shkruaj që Biblioteka e Aleksandrisë të gjendet
të lexosh aty poezinë tënde të parë.

Por mos shkruaj kurrë, kur të jesh i lumtur,
se nuk je ti,
je ndërruar me një tjetër.
në botë nuk mbeti më asgjë për të parë
përveç poezisë, gjithçka është e vjetër…

Petrit Ruka
Tiranë, janar 2013

The post Shkruaj poezi – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atdheu u shit, ankandi u mbyll – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2020/07/21/atdheu-u-shit-ankandi-u-mbyll-petrit-ruka-2/ Tue, 21 Jul 2020 12:17:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10114 ATDHEU U SHIT, ANKANDI U MBYLL. Atdheu u shit, ankandi u mbyll, Të gjithë e...

The post Atdheu u shit, ankandi u mbyll – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ATDHEU U SHIT, ANKANDI U MBYLL.

Atdheu u shit, ankandi u mbyll,
Të gjithë e dimë, po lajm nuk ka,
Miliona letra me vlerë votimi,
Tani do të bëhen thasë me para…

U vumë në radhë si mijra dele,
Kopen e ujqërve e zgjodhëm sërish,
Dhe shpresën e re në mijra blegërima
E mblodhën Ata në vatha partish.

Në vend të zinxhirëve – karta krediti,
Skllevër të lirë, me bukë e makina,
Për ankthin miliona tableta kimike
Nën bluzat firmato, zemra me vrima.

Në mbrëmje ziftin e shpirtit të plasur
Ekranet me ngjyra e bëjmë limonadë,
Të dyja palët numurojmë çdo mbrëmje
Ne parainfarktet, dhe ata… paratë.

Atdheu u shit, ankandi mbaroi,
Këtej rrjedh vreri, andej veç gaz,
I huaj po ndjehem çdo orë, këtu,
Po s’kam më fuqi, as për maraz.

Unë kam fuqi veç për këtë këngë,
Me të cilën ata do qeshin me lot,
Do thonë; “..po ky si s’vuri pak mend
Poet i mirë, po mbeti idiot

Petrit Ruka

The post Atdheu u shit, ankandi u mbyll – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sokaku i të marrëve – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2020/07/21/sokaku-i-te-marreve-petrit-ruka/ Tue, 21 Jul 2020 08:04:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10102 SOKAKU I TË MARRËVE. Tek Sokaku i të Marrëve erdha për xhirime, Po njerëz…xhanxhin! “Të...

The post Sokaku i të marrëve – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SOKAKU I TË MARRËVE.

Tek Sokaku i të Marrëve erdha për xhirime,
Po njerëz…xhanxhin! “Të mirrte të qarët.”
Një çetë francezesh me aparate cannon
Më pyesin anglisht, “…ku janë “të marrët?”

Dhe unë ju tregoj një fletë llamarine,
Ku fjala “të marrët” është shkruar me një R-ë,
Sikur Gjirokastra e tij po kursen ca bojë,
Që djali i saj ta rishkruaj edhe më…

Të “marrët” shkrimtari i mori me vete,
I mblodhi ndër libra e s’kthehen më kurrë,
Njësoj si gjyshet në bohçen plot vdekje,
Në mëndjen e gjerë, të hapur flamur….

I nisi për botë me ballonën e Dinos,*
Ai vetë si Dinua me shqipen në krahë,
Fanepsur nga shpirtra që vetëm i luten
Të shohim ca botë, të na njohin, vëlla!

I ktheu në frymë dhe ia nisi planetit,
Thonë gurët me pak bar e mall në mes,
Me kamerën të hapur tek rrugë e Poetit,
Besoj që shpirtrat do vijnë dhe i pres…

Po s’ka frymë njeriu, veç emri Kadare
Pas murit të vjetër, në tabelë llamarine…
Ku blice turistësh ndryshkun asaj
Ia lajnë e ia ndrijnë me ar vetëtime…

Tek sokaku i famshëm po bëhem i marrë
Shpresoj të xhiroj ca shpirtra ndër qelqe
Me drithma mbushur si në mallin e parë…
Gjëmon as gjëmon pafund kjo heshtje…

*Dino Çiço, personazh i Kadaresë te romani “Kronikë në gur”
* ballon- avioni, në të folurën popullore.

Petrit Ruka
Gjirokastër, qershor 2013

(“Sokaku i të marrëve”Gjirokaster
Grafike e vitit 1973)

The post Sokaku i të marrëve – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Keshtu eshte shkruar – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/keshtu-eshte-shkruar-petrit-ruka/ Sun, 21 Jun 2020 21:17:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8725 Petrit Ruka KËSHTU ËSHTË SHKRUAR Në jetë do të takosh shumë gra të bukura, zemra...

The post Keshtu eshte shkruar – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Petrit Ruka

KËSHTU ËSHTË SHKRUAR

Në jetë do të takosh shumë gra të bukura,
zemra do të të dhembë për secilën
një copë herë,
kështu është e shkruar; gratë të jenë dhembje
trëndafila të shartuara në ferrë.

Po duro, ec më tutje nëpër udhëkryqet e tua
derisa të kalojë një grua që i ngjan nënës tënde.
Nëse të vjen për të qarë
sapo ajo të zhduket tek një kthesë
Kthehu dhe vrapo i shpejtë si një mendje.

Eshtë taksur për ty, je taksur për të,
nuk ka nevojë për fjalë përgjërimi.
Ajo i di përmendësh prej shekujsh
çdo t’i thuash;
pa lindur poezia, as kënga, as shkrimi…

The post Keshtu eshte shkruar – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një ëndërr hua – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/nje-enderr-hua-petrit-ruka/ Sat, 09 May 2020 18:05:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5892 NJË ËNDËRR HUA A nuk më nis një ëndërr nga të tuat, Se (eh!) më...

The post Një ëndërr hua – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË ËNDËRR HUA

A nuk më nis një ëndërr nga të tuat,
Se (eh!) më në fund u plaka,
Të miat si hiri, pa ngjyra, plot arna,
Të tuat kërcasin si flaka.

Të tuat këndojnë si gotat me verë
Para dashurisë,
Të miat bien erë të rëndë ilaçesh,
Pa le të mërzisë!…

Pse nuk më çon një natë me hënë,
me bar të shtypur tek lumi,
Këput dy komça nga bluza mbi gjinj,
Ti pi si tableta gjumi…

M’i nis një natë me postën e hënës,
Yshti si grua, çfarë pret?
Si të palosje ylberet në kutinë e zemrës
shpëto një jetë!

Në të dhimbsen zgjidh atë më të shp’larën
Ato që teprojnë më nis,
E hidhur jeta që mua më ka mbetur,
Nuk di si ta gris…

Fundja ma jep ti hua, se borxhin
Ta ruaj dhe në varr,
Ta kthej me shiun që do vij tek unë,
mbi barin e parë…

Të lutem një ëndërr që mund ta paguaj
dhe me një sy,
Veç po ndjeva brenda thërrime mëshire,
T’u thafshin ëndrrat dhe ty…

Petrit Ruka

Tiranë, 2017

The post Një ëndërr hua – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Prit! Jo, mos prit ! – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/prit-jo-mos-prit-petrit-ruka/ Sat, 02 May 2020 06:32:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5330 PRIT! JO, MOS PRIT! Për Ty nga “My petit” Prit, mos nxito kaq shumë, tek...

The post Prit! Jo, mos prit ! – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PRIT! JO, MOS PRIT!

Për Ty nga “My petit”

Prit, mos nxito kaq shumë, tek zhvishesh
Të lutem ngadalë,
Bëje tmerrësisht ngadalë,
T’i shoh çarçafët tek thinjen nga zilia
(E zezë është thinj-ja e copës së bardhë… )

Ma jep tani mua këmishën e ngrohtë,
Ma jep edhe turpin tënd të purpurtë ,
Gjerdanin e perlave të qafës
Ma ler,
Ti var në rrathët e frymës sime të butë.

Mos u shtri aty! Prit, se jastëku
E paska një rrudhë e supin ta vret,
Më prit pak, që Hënën ta lëviz
Si një ftua,
Ta vë në cep të dritares.
Në qejfin e vet.

Se pas dashurisë do jetë pjekur
Dhe ne prej urisë….
Hënën mund ta hamë,
Po gjer atëherë dritë e saj tek kërthiza,
Le të ma mbush atë kupëz
Përplot me shampanjë.

Tani përkulu, shtrihu, më thuaj!
Sa tigra të duhen
Të t’i fus nën lëkurë,
Jam gati të murosem tek harqet e tua
Tani që mbi mua
Po bëhesh një Urë.

Tani çahu si shega në vjeshtën e tretë,
Dhe hape Flamurin e Kuq
Si flakë,
Tani mos prit! Nxito, nxito,
Një sekondë po prita
Do të ngrysem një Plak…

Tani jam burri më i mirë në njëmijë,
Bëhu Zonja e jetës,
Vrime e zezë kozmike,
Përpimë që të vdes dhe ngjallëm sërish
Je ti Ringjallja e sagës biblike.

Mos merr ashtu frymë,
Se xhamat do t’i thyesh,
Dhe Zoti do zgjohet nga gjumi i penduar,
Që ne të dy na bëri bashkë
Ah, kaq të vonuar….

Tani mendoje këtë natë si të fundit,
Mi var rënkimet – perla
Pas qafës tënde,
Se dua, se dua, se dua të mbetem
Pesëqind vjet pa mendje….

Petrit Ruka

The post Prit! Jo, mos prit ! – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kafe me nënën – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2020/04/25/kafe-me-nenen-petrit-ruka/ Sat, 25 Apr 2020 15:18:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4899 KAFE ME NËNËN Një nate të prilltë, plasur prej malli bëra dy kafe, dola në...

The post Kafe me nënën – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KAFE ME NËNËN

Një nate të prilltë, plasur prej malli
bëra dy kafe, dola në ballkon,
ditëlindjen kish nëna, tani hije varri
të çmallem pak, thashë, me të shenjtin zakon.

Timen e piva dhe ika të fle,
filxhani i saj… vetëm nën hënë,
aty, në ag një flutur ngjyrë mjalti
brenda në kafe përmbys kish rënë…

O ç’bëra që fjeta (që fjeça të madhen!)
Po pse nuk më zgjove moj Nënë?!

The post Kafe me nënën – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhe prita të zgjoheshe – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2020/04/14/dhe-prita-te-zgjoheshe-petrit-ruka-2/ Tue, 14 Apr 2020 19:07:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4165 DHE PRITA TË ZGJOHESHE. Isha vonuar, o shpirt, dhe të gjeta në gjumë, Buzët për...

The post Dhe prita të zgjoheshe – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DHE PRITA TË ZGJOHESHE.

Isha vonuar, o shpirt, dhe të gjeta në gjumë,
Buzët për një puthje digjnin si kaminë.
Po si të të zgjoja,
Ti ishje aq e bukur,
Sa nuk mund të ta prishja bukurinë.

Desha të të puthja ngadalë,
(Si mund të puthësh ngadalë?!)
Të të puthja një herë,
(Si vetëm një herë?!)
U ula buzë shtratit si pranë një foshnjeje,
Që porsa ka lerë.

Kishe pafajsinë e ca qiejve që akoma s’i kam parë,
Ishe krejt e pambrojtur nga dinakëritë,
Atëhere kam besuar
Që çdo grua në gjumë
Është një Afërditë.

Doja e s’guxoja,
Kisha frikë të të shihja.
Kisha frikë të të prekja.
Nëna në vogëli më thosh mos e shih të fjeturin,
Se i afrohet vdekja.

E tmerrshme ta përmendësh këtë emër,
U thafsh, moj gjuha ime që the; Vdekja.
Atëhere unë po ngulem këtu, e dashur,
Nuk luaj,
Nuk luaj sa të më zbardhet mjekra.

Dhe prita e prita një shekull
Që të zgjoheshe,
Në grua me mish të shndrroheshe…
Që pastaj të të prekja,
Pastaj le të më vinte
Vdekja.

Petrit Ruka

The post Dhe prita të zgjoheshe – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të vdesësh në Jeruzalem – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2020/04/09/te-vdesesh-ne-jeruzalem-petrit-ruka/ Thu, 09 Apr 2020 12:05:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3879 TË VDESËSH NË JERUZALEM… E shenjtë humnera ku ke rënë, Në ikjen tënde me nxitim,...

The post Të vdesësh në Jeruzalem – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË VDESËSH NË JERUZALEM…

E shenjtë humnera ku ke rënë,

Në ikjen tënde me nxitim,

Përdhe është Molla që ke ngrënë,

E fundmja Evë e qiellit tim.

Si foshnjë, ndër teka dëshpërimi,

Ia hipën Fatit si një kali,

Pa ditur se si vetëmashtrimi

Te thyhet si servis kristali…

Kur bor’ e parë s’të ish shkrirë,

Në cërr të dimrave të tu,

Ti shkele shpirtit tim të lirë,

Ku ish tërfili gjer në gju.

Ti ndenje aq sa ç’rri një bletë,

Për pak aromë e pak nektar,

Se trillet s’presin kurrë biletë,

Se s’kanë atdhe e s’kanë orar….

Dhe pa e ditur ç’është një dhimbje,

The: minus një, si tek një lojë,

Ti kur e dije, pse më linde,

Të vdekur, me monedhe në gojë?

Ti kur e di që lind aborte,

Mos “fli” me burra të vërtetë,

Se këtë brengë si ikja jote-

S’ma tret as varri im i shkretë.

Dhe teksa ikën nëpër mjergull

Në zinë e dashurisë me kujë,

Tek mbillem lis e mbij si pjergull

Ti bëhesh Hënë e ndrin nën ujë.

Dhe falur qofsh përse nuk dite,

Si bëhet Fé një dashuri,

Tek bje në flakën që më ngrite

Unë hirin tim e bëj flori.

Dhe ja, tani tek Varr – i – Krishtit,

Të fundmen Lutje bëj për ty,

Si unë të dashuroftë një tjetër

Dhe kurrë mos u bëfshin dy…

Në Mur të Lotëve biblik

Të mbledhur shuk në një copë letër,

Kjo këngë vajtimi, shkruar shqip

Mos e pastë një shoqe tjetër.

Dhe lamtumirë tek të them,

Maria Magdalena ime,

Të vdesësh në Jeruzalem…

Të paktën vdekja është sublime…

Petrit Ruka

Jeruzalem, Izrael, qershor 2011.

The post Të vdesësh në Jeruzalem – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Grua – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2020/04/08/grua-petrit-ruka/ Wed, 08 Apr 2020 22:43:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3849 GRUA Grua, ma ke nxire jeten dhe jeten ta kam nxire, jemi share ne drite...

The post Grua – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
GRUA

Grua, ma ke nxire jeten dhe jeten ta kam nxire,
jemi share ne drite dhe jemi puthur ne erresire,
kemi vendosur te ndahemi dhe kemi thene: epo mire,
dhe prape jemi puthur, ashtu si per lamtumire.

Kemi genjyer njeri-tjetrin, kemi bertitur: s’te dua,
kemi peshtyre mbi proverbin qe qenkeshim mish e thua,
kemi mburrur kontratat qe bejne ne Amerike,
kemi thene njemije here: u mbush kupa dhe pike.

Pastaj je mi perqafuar “epo une isha ne gjume”,
jam futur ne mishin tend, siç futet ne shkretetire nje lume,
jemi semurur dhe fshehurazi i jemi lutur qiellit,
na eshte holluar shpirti nga frika, si hija e perit.

Dhe prape jemi zene, sa jane tundur tepsite,
kemi ndare dyshekun me vije (ah vije e florinjte)
po ne erresire kufirin e kemi shkelur si barbare,
me dredhi ballkanike qe as OKB s’ka pare.

Grua, ma ke nxire jeten dhe jeten ta kam nxire,
ma ke pire gjithe vrerin dhe helmin ta kam pire,
po ja qe s’bejme dot pa kete helm te mallkuar,
mos pushofsh kurre, moj lufte, dhe qofsh e bekuar.

Petrit Ruka

The post Grua – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>