The post Ikte poetiaj, nuk e di.. – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Ecte poetja,,pa fjalë ecte përtej drejt,,kurkundit,,
në shpirt,, përplasej,,dueli heshtur,,
se linte të ikte,,,gëzimi dhe dhimbja,,
në sy i rrinë trazuar ,qerpikut,, përlotur,,,,
Shpitit,,ndërtoi kalanë me gërma
në hapat që hidhte,,shkelte mbi to
diellin s’e linte,,pa ardhur mbrëmja
qetë i mbyllte synë,, me një pik lot,,
Gëzimit,, i qeshte me dritën e syrit
trupi rënkonte brënda,,, nga dhimbja
kthehej,,shikonte,, qiellit,, rënien e yllit
buzëdetit,, kitara,,dridhej nga tënga,,
Ikte pa ditur dhe përsëri,,kthehej poetja
hënëzës i fliste,,me gjuhën e shënjave
ç’mu ndal buzë pyllit,, nën degët e blirit
ndjeu një dhimbje nga ikja e gërmave,,
Kalaja rrëzohej sa gërmat i iknin
mure vargjesh ndërtonte përsëri
mendimet harlisur si degët te pylli
ikte ku shkonte as vetë nuk e di,,,
******
Vargje Ahmetiane,,,,, 21 Prill 2017
The post Ikte poetiaj, nuk e di.. – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Dialog i heshtur – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Pullumb Ahmeti ,,,autor,,,
E mora fjalën me gjuhë t’ja jipja buzës
s’ma pranoi ,më tha;Mua s’më pëlqen.
Ç’far ka? E pyeta,përse ma le rrugës?
Unë jam buzë që flas,tha,z’dua të leh.
Gjuhë,jo më kot ty të kanë burgosur
pranga dhëmbët të kanë vënë penges
sa herë që del botën tërë ke djallosur
Mua,buzën, për ty më kanë bërë çels.
Llomotiti gjuha e s’mbahej mbyllur në kafaz
dhëmbët nevrikosur,kërcitën,mbyllën hapësirën
buza foli heshtur me gjuhën,ti i njëjti avaz
i tha asaj dhe jashtë buzëqeshi me natyrën.
Vargje Ahmetiane 20 Gusht
The post Dialog i heshtur – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Iku një petrit i lirë – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Poetit Petrit Ruka
Mbeti një letër e bardhë
Përbri saj një penë që hesht
Një pikë loti sa ka rarë
Ç’pate që ike Poet?
Pret letra të hedhësh vargje
Dora përmbi të ka ngrirë
Atje tej heshtën dhe malet
Iku një Petrit i lirë.
Shpirtin e la në çdo varg
E përcolli ndër balada
Vate të shplodhet në fshat
Të shëtisë lart nëpër pllaja.
Iku një Petrit i lirë,,
Heshti pena përmbi letër
Iku lart në hapësirë
Iku në një botë tjetër.
Si Petrit të rrijë mbi gurë
Sytë të hedhë mbi Labëri
Në çdo mal e në çdo gurrë
Shkrirë do jetë zemra e Tij.
,,
U prehsh në paqe Poet Petrit Ruka.
The post Iku një petrit i lirë – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Perbindëshi, i adhuruar – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Dhe rrezen e dritës shpesh për vete e donte
Diellin në kuvli kërkoi t’a mbyllte si një zog
Idhuj kish fotot e tija flokëve dorën përshkonte
Qeshjen tinëzare nën buzë mbante lidhur fort.
Mes ëndrra faraonësh ecte natën nëpër dhomë
Cigaren kafshonte në bluarjen si dy gurë mulliri
Para këmbëve skllevërit rreshtonte të pagojë
Parketit kërcet thembra e këpucës nga deliri.
Në libra diturin vriste për të urrejtje kish ngritur
Grisur kish fasha mjegullash turmës i lidh sytë
Intrigat thurte netëve i pagjumë pjatancave servirur
Podiumeve lëshonte shigjeta herezie,s’kish të dytë.
Buzëqeshur gostive shtronte qetë hipokrizinë
Zotin,e ç’e donim zotin,zot kishim përbindëshin
Nga do ishte zot ai dhe zonjë kishim partinë
Një fjalë e turma histerike të çonte në gijotinë.
Gijotina përballë turmës së fandaksur ulërinte
Jo jo sy e vesh po ndiqnin idhullin të shfrenuar
Në horizontet e mbyllura koha flokë bore hidhte
Në shpirtra të akullta të vdekura shpirtra të rrënuar.
Varg Ahmetian,,,,16/11/2018,,,
The post Perbindëshi, i adhuruar – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Piva me poetin e madh..K’hajam – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Zjarri digjte ngeshëm urët e lisit vatrës
jashtë dëbora hidhte të bardhin çarçaf
mbetur mbi tavolinë i hodha sytë kartës
me ximith kongjijtë mendushëm i ngas.
Dera trokiti lehtë,lehtë sa mezi dëgjova
kokën ktheva,kush është në orën e vonë
krevatit më flinte,mikja e qetë si shqerra
jashtë frynte erë suferinë një me dëborë.
Udhëtari kohrave vashën për dore kapur
zbardhur nga lulet bardhore të dëborës
qëndronte buzëqeshur priste për ta hapur
s’u besoja syve dhe me zemër i ftova odës.
Më erdhi Omer Khajami sonte nga Persia
për dore kishte një femër që ndriste perri
s’durova dot dhe e ftova vargjeve të mia
miqve të nderuar u hodhëm një gotë raki.
Mirë se më erdhët,,m’u duk se shpirti foli
e ftova ta ngrem me fund dollinë e rakisë
e ktheu ngadalë e me sy mua ç’më ndoqi
pije poet ky është zakoni ynë i Shqipëris.
Ktheva sytë pashë miken flinte ëndërruar
zemërmikja e poetit qasur zjarrit në oxhak
shifja të gjatët flokët derdhur belit lëshuar
çmendur nga dashuria vasha për një plak.
Mendimet ç’mi bleu poeti në të fluturuar
çoje miken nga gjumi,dikur zuri e më tha
shiko miken time si rri gjithë natën zgjuar
në çdo kohë vargjeve të mia është e gjallë.
Shshhsht i thashë se tani sa e zuri gjumi
me mua ishte belëholla shkriu deri në jerm
velenxës mbështjellë në sy e shoh fatlumi
e nisëm të pijmë e dollit me fund ti ngremë.
Na nxehu rakia apo afsh lëshonte oxhaku
verën e lamë këtë herë e pinim raki shpuzë
vasha ju qas manare zuri përkëdheli plakun
unë sdurova po timen vashë putha në gjumë.
U shtriq koketa ime e gjoksbardhin zbuloi
shpejtë e mbulova të mos ma shihte poeti
ajo përgjumësh qeshi pranë vetes më ftoi
kush e ka fajin mendova rakia apo i nxehti!?
Në ngasje më shtynte me vashën në gjunjë
qeshte e lozte me mjekrën e thinjur vasha
fërkoja sytë s’besoja mos vallë piva shumë
a ëndrrat trazuar nga pija sillte turbull nata?
Pinim me poetin natën e borës së madhe
fjaloseshim,ne për vashat tona aromëmira
të bukura perri mburej për vashat persiane
të mijat janë të ëmbla,poet mollë të paarrira.
Poet i madh Omer K’hajami dëgjomë mua
se di kush prishte heshtjen unë apo rakia
s’mbaronin vargjet buronin si ujët në krua
eh u ndez mes poetëve për vashat xhelozia.
Vashëza flinte pranë meje me velenxë mbuluar
vasha e tij shëmbëlltyrë bëhej plot me manykyr
eh shikoja manushaqen e pranverës purpuruar
sa e këputa poet lëndinës kishte celur në natyrë.
Buzë ëmbla ime mjalt shpirtin hojeve më dehu
flokëzeza mbuluar trupin ç’mi shkelte me këmbë
gjiret bardhorë gufojnë me puthje i thashë ngrihu
nga më vajti vasha jote kësaj nate me borënxënë,
Gjumit ëndrrave vështroja sdi pse më ishe larguar
ndoshta vasha persiane sish mësuar me jetë mali
dola kopështit dëborën me këmbë shkelja mardhuar
gjumit me velenxë mbështjell vasha trupit afshe fali.
Piva me poetin e madh Persian Omer K’hajamin
ardhur kohrave të largëta këtij dimri me dëborë
pimë raki shqiptarçe pranë oxhakut sipas zakonit
u dehëm vargjeve me puthje vashash plot aromë.
Pullumb Ahmeti 24 TETOR 2015 10’30”
The post Piva me poetin e madh..K’hajam – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Sirena e liqenit – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Sirena e liqenit – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Endrrat s’pres te vijne – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Pullumb Ahmeti
Unë s’të them kthehu,se nuk të thash shko…
dhe vështrimin tim,çiltër në ty gjatë e hodha
nëse s’je i bindur pranë ,mua mos më kërko
udhë e mbarë t’ju jetë udhën vetë e zgjodha..
Shihëm pak në sy,thellë nëse më kupton
jeta është ndryshe kush kërkon më tepër
edhe dielli një jetë hënën vetë a se kërkon?
Janë si dy zemra,rrahin për njëra tjetrën.
Mbyllur i kam sytë,ëndrrat s’pres të vijnë
flokët tufa tufa resh shtrirë në brinja mali
zemra diçka më ndjen se fort më regëtinë
hapat jo s’ti ndjeja brenda më digjet malli.
Mos më rri dyzuar por shikomë në sy
pse si kam zbuluar dua t’ju ndjej zënë
gjaku dejeve vërshon,pran të kërkon ty
eja më shtrëngo për ty jetoj,, kam thënë.
Varg Ahmetian,,,,11/8/2018 Shiko më pak
Komentet
Comment as Ere trendeline
The post Endrrat s’pres te vijne – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Tanë moj legjenda Tanë – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Ylli mëngjezit sa dalë
një culë bie në stanë
dole e dëgjon në shkallë
Tanë moj legjenda ,Tanë
Vinte cula me të qarë
i binte me buzë një djalë
dhëmbi buzën bënte plagë
Tanë moj legjenda Tanë
Ç’ti zbërthen zemra tri fjalë
rrëmbimthi më kape kalë
kalë pa vendosur shalë
Tanë moj legjenda Tanë
Çahej cula lëshon vajë
flak lëshon troku në zallë
përmbi kalë ç’u bëre zanë
Tanë moj legjenda Tanë.
Gjete djalin kullon ujë
qen korbeci vënë në gjumë
dot s’e zgjonte ajo culë
Tana klithi; korba unë.
Dhëmbi ndukte atë buzë
cula s’ndalte atë kujë
s’duron djali lidhur kurrë
Tana klithi;cohu burrë.
Shpirti djalit me maraz
si fajkua shalon kalë
kalëronte me një zanë
Tanë moj legjenda Tanë
Tanë moj legjend e gjallë
ligjërojnë culat në pllajë
era i sjell mbushur vajë
Tanë moj legjenda,Tanë.
******
Vargje Ahmetiane,,,,,
The post Tanë moj legjenda Tanë – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Një Hënë e plotë vetëmitare – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Në natën e plotë me hënë
Ku era e mbulonte me retë
Ethet e zjarrit më kishin zënë
Dridhma kur një ujk zë ulëret.
Ndën copa të grisura resh
një yll pas hënës del i frikur
si syri yt kur më buzëqesh
Kur hapat nxiton në të ikur.
Papritur më humbe në pyll
Si hëna kur fshihet ndër re
Një portë pas krahëve u mbyll
Një udhë e pashkelur u çel.
S’të shoh ku humbe mesnatës
Zhurmë nuk ndjeja në pyll
Kush vallë me brengë i binte harpës
Mes këngës i thoshte ,më dil.
Hapin ndala te lisat e moçëm
Ku gjethet nga era fëshfërijnë
Pranë tyre sytë gjumit m’u kotën
Thellë pyllit ulërima ujqish vijnë.
Një shpirt nga ankthi po trembej
Në ëndrra shihja një natë të zezë
Hënën kërkoja gjëkundi sgjendej
Ç’kërkoj këtij pyllit nëpër një terr?
Qyqe ç’mu bëre në buzë të honit
Pyllit nga era ndihen fishkëllima
Se di pse më harrove i flisje Gjonit
E honi të kthente zërin në ulërima.
I grisi era lart retë copa copa
E yjet dolën e qeshnin me mua
Nga ëndra tër frikë sdi si u zgjova
Ndën lisa gurgullon ujët një përrua.
Hënën së pashë se nga kish ikur
Një nga një yjet ranë për gjumë
Zogjtë zhurmat i zgjuan tronditur
Tronditur u zgjova gjumit dhe unë.
Si një hënë e plotë vetëmimtare
Më shfaqesh degëve nëpër gjeth
Në përrua përmes ujit shtojzovalle
Më laje sytë e blertë këtë mëngjes.
Të fola s’të fola se ndjeu as pylli
Përroit fshihesh në shelgjishte
S’arrita të shoh ç’të thoshte syri
E syri im hap pas hapi të ndiqte.
Të thirra padrojë:O hënëz lozonjare
Më ndale buzëqeshe ndanë përroi
Ujku brenda shpirtit si s’u ndje fare?
Si mjegull ëndërre më erdhi e shkoi.
********
Varg Ahmetian ,,26 tetor
The post Një Hënë e plotë vetëmitare – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Labe për ku më je nisur – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Labe ç’të mbështolli era
sa dole në mugëtirë
kush të thirri të tha eja
zbëthyer kishe peshllinë.
Lisat u drodh kur të panë
flokëgjatë e syrin shpuzë
për ku vete Labja thanë
ç’far kënge këndon nën buzë?
Me peshlli erën ç’e mblodhe
e ç’mi thure flokët gërshet
gur mbi gur këmbën e hodhe
syri yt ç’rrufe të shkrep?,,,
E ç’tu trëmb kali por jo tinë
shtegut kur shkoje për stane
sytë e tu ç’të shkrepëtinë
rrufe që çan më dysh malet.
Në shpirt të qe zgjuar Tana,
ndiqje melodinë me fyell
lisat shkundin degë tharat
pylli zu të fsheh një diell.
Qerpiku të pinte lotin
buza ç’far të pëshpërinë
zemra të kërkonte zotin
pa lot ty ta donte synë.
Me natën s’doje të ndeshesh
si sorkadhe shkoje shtegut
me zë fyelli ç’më tretesh
seç të ndjell zëri shelegut.
Labe për ku më je nisur
pyllit ecje shteg më shteg
zëri zemrën të kish dridhur
syri shkëndija të shkrep,,
Labe pse ma ndale hapin
Era çfarë të pëshpërinë
Te shtegu ç’ta trëmbi kalin
Ç’e bëri që hingëllinë?
Hingëllima ç’të drodhi zemrën
Sorkadhe sndejte në vënd
Me sy e mbërtheve tendën
Shpirti çpati që të dhëmb?
Mbështjellur në shark të zi
Mbërthyer trupi në ethe
Buza jote psherëtin
Buzë e tij të thosh pse erdhe.
Syri si ylli pranë hënës
Zuri t’i lëshonte dritë
Ilaçi që shëron zëmrën
Ç’ju bëre moj Afërditë.
Varg Ahmetian,,10 Tetor
The post Labe për ku më je nisur – Pullumb Ahmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>