Piva me poetin e madh..K’hajam – Pullumb Ahmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Rikujtim mbas 5 viteve
PIVA ME POETIN E MADH..K’HAJAM

Zjarri digjte ngeshëm urët e lisit vatrës
jashtë dëbora hidhte të bardhin çarçaf
mbetur mbi tavolinë i hodha sytë kartës
me ximith kongjijtë mendushëm i ngas.

Dera trokiti lehtë,lehtë sa mezi dëgjova
kokën ktheva,kush është në orën e vonë
krevatit më flinte,mikja e qetë si shqerra
jashtë frynte erë suferinë një me dëborë.

Udhëtari kohrave vashën për dore kapur
zbardhur nga lulet bardhore të dëborës
qëndronte buzëqeshur priste për ta hapur
s’u besoja syve dhe me zemër i ftova odës.

Më erdhi Omer Khajami sonte nga Persia
për dore kishte një femër që ndriste perri
s’durova dot dhe e ftova vargjeve të mia
miqve të nderuar u hodhëm një gotë raki.

Mirë se më erdhët,,m’u duk se shpirti foli
e ftova ta ngrem me fund dollinë e rakisë
e ktheu ngadalë e me sy mua ç’më ndoqi
pije poet ky është zakoni ynë i Shqipëris.

Ktheva sytë pashë miken flinte ëndërruar
zemërmikja e poetit qasur zjarrit në oxhak
shifja të gjatët flokët derdhur belit lëshuar
çmendur nga dashuria vasha për një plak.

Mendimet ç’mi bleu poeti në të fluturuar
çoje miken nga gjumi,dikur zuri e më tha
shiko miken time si rri gjithë natën zgjuar
në çdo kohë vargjeve të mia është e gjallë.

Shshhsht i thashë se tani sa e zuri gjumi
me mua ishte belëholla shkriu deri në jerm
velenxës mbështjellë në sy e shoh fatlumi
e nisëm të pijmë e dollit me fund ti ngremë.

Na nxehu rakia apo afsh lëshonte oxhaku
verën e lamë këtë herë e pinim raki shpuzë
vasha ju qas manare zuri përkëdheli plakun
unë sdurova po timen vashë putha në gjumë.

U shtriq koketa ime e gjoksbardhin zbuloi
shpejtë e mbulova të mos ma shihte poeti
ajo përgjumësh qeshi pranë vetes më ftoi
kush e ka fajin mendova rakia apo i nxehti!?

Në ngasje më shtynte me vashën në gjunjë
qeshte e lozte me mjekrën e thinjur vasha
fërkoja sytë s’besoja mos vallë piva shumë
a ëndrrat trazuar nga pija sillte turbull nata?

Pinim me poetin natën e borës së madhe
fjaloseshim,ne për vashat tona aromëmira
të bukura perri mburej për vashat persiane
të mijat janë të ëmbla,poet mollë të paarrira.

Poet i madh Omer K’hajami dëgjomë mua
se di kush prishte heshtjen unë apo rakia
s’mbaronin vargjet buronin si ujët në krua
eh u ndez mes poetëve për vashat xhelozia.

Vashëza flinte pranë meje me velenxë mbuluar
vasha e tij shëmbëlltyrë bëhej plot me manykyr
eh shikoja manushaqen e pranverës purpuruar
sa e këputa poet lëndinës kishte celur në natyrë.

Buzë ëmbla ime mjalt shpirtin hojeve më dehu
flokëzeza mbuluar trupin ç’mi shkelte me këmbë
gjiret bardhorë gufojnë me puthje i thashë ngrihu
nga më vajti vasha jote kësaj nate me borënxënë,

Gjumit ëndrrave vështroja sdi pse më ishe larguar
ndoshta vasha persiane sish mësuar me jetë mali
dola kopështit dëborën me këmbë shkelja mardhuar
gjumit me velenxë mbështjell vasha trupit afshe fali.

Piva me poetin e madh Persian Omer K’hajamin
ardhur kohrave të largëta këtij dimri me dëborë
pimë raki shqiptarçe pranë oxhakut sipas zakonit
u dehëm vargjeve me puthje vashash plot aromë.


Pullumb Ahmeti 24 TETOR 2015 10’30”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com