Rami Kamberi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/rami-kamberi/ Poezi Laberia News Fri, 08 Oct 2021 21:03:09 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Rami Kamberi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/rami-kamberi/ 32 32 Për t’i thënë, ende të dua… – Rami Kamberi https://poezi.laberianews.com/2021/10/08/per-ti-thene-ende-te-dua-rami-kamberi/ Fri, 08 Oct 2021 21:03:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21696 Për t’i thënë, ende të dua… Pak pa perënduar, dje dielli Seç m’u kujtua, ajo,...

The post Për t’i thënë, ende të dua… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për t’i thënë, ende të dua…

Pak pa perënduar, dje dielli
Seç m’u kujtua, ajo, që iku, tej detit
Pak pa marr ngjyrë ari qielli
Seç m’u kujtua, më e bukra e qytetit

Ajo, që m’ishte, kujtim, si lulja e malit, për jetë
Aromë lumturie, me sytë, që të pinë, sikur verra
Ajo, që m’ishte, shpresë, bukë e krip, nëpër jetë
Aromë dashurie, që ta knaq shpirtin, si pranvera

Pak pa perënduar, dje dielli
Sytë me shikimet i derdha, përtej qytetit
Pak pa marr ngjyrë ari qielli
Sytë e shikimet, m’ikën, pas saj, tej detit

The post Për t’i thënë, ende të dua… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ah! mbrëmë… – Rami Kamberi https://poezi.laberianews.com/2021/06/19/ah-mbreme-rami-kamberi/ Sat, 19 Jun 2021 20:59:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20129 Ah! mbrëmë… Mbrëmë, nata ishte pa hënë e yje S’dukeshin malet e as karpat, moti...

The post Ah! mbrëmë… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ah! mbrëmë…

Mbrëmë, nata ishte pa hënë e yje
S’dukeshin malet e as karpat, moti me shi
Rrugë gjarpër m’ishin lidhur nyje
S’dukeshin kulla e mia, vetëm tym e stuhi

As ëndrra, me jermi të jetës, s’kalonin nëpër sy
Heshtja i frikësonte, fijet e shpresës si ca peri
Vdekja merrte ikjen, orët mbetën lidhur me dry
Sikur duart e babësplak, të ngrira nëpër çifteli

Mbrëmë, nata ishte pa hënë e yje
Unë ecje tej dhijareve, ku më mbet dashnia
Rrugë gjarpër m’ishin lidhur nyje
Sikur heshtja e maleve, kur trembet nga liria

The post Ah! mbrëmë… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku burojnë, jetët e shqiptarit… – Rami Kamberi https://poezi.laberianews.com/2021/02/20/ku-burojne-jetet-e-shqiptarit-rami-kamberi/ Sat, 20 Feb 2021 19:44:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17445 KU BUROJNË, JETËT E SHQIPTARIT…. Jam mal, sikur za fisi Penë e hutë, në oda,...

The post Ku burojnë, jetët e shqiptarit… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KU BUROJNË, JETËT E SHQIPTARIT….

Jam mal, sikur za fisi
Penë e hutë, në oda, të malësisë
S’lejoj, me m’ra, plisi
Të lidhur e kam, me sytë e lirisë

Bardhësinë, ja ruaj, nga mjegullat e robërisë
Si të parët e fisit, truallin, kur rriten lisat e Sharrit
Këngën e kalitur, si Shqipninë, prej tradhtisë
Gjuhën mes gurrave, ku burojnë, jetët e shqiptarit

Jam mal, sikur za fisi
Në oda të malësisë, jam, hutë e penë
S’lejoj, me m’ra, plisi
Të turpëroj Sharrin plak e as atdhenë

The post Ku burojnë, jetët e shqiptarit… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si gjuha e shpirtit, At’dhe… – Rami Kamberi https://poezi.laberianews.com/2020/12/29/si-gjuha-e-shpirtit-atdhe-rami-kamberi/ Tue, 29 Dec 2020 20:15:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16037 SI GJUHA E SHPIRTIT, AT’DHE… Si loti, kur shkrihet, n’dhe Gjaku, kur të ngrinë, nëpër...

The post Si gjuha e shpirtit, At’dhe… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SI GJUHA E SHPIRTIT, AT’DHE…

Si loti, kur shkrihet, n’dhe
Gjaku, kur të ngrinë, nëpër damarr’
Si gjuha e shpirtit, At’dhe
Jam unë e ju, të pagëzuar, shqiptar’

Pjellë e bekuar nga Thoti, me dije e urtësi, praruar
Fillesë e jetës, hiçit, për t’i i dhënë, dashuri e lumturi
I pari za i dëgjuar e para histori, mbi dhe e shkruar
Me germa të Thotit, n’librin e mileniumit të parë, Iliri

Si loti, kur shkrihet, n’dhe
Për besë e plis, si lumi jetë, nëpër damarr’
Si gjuha e shpirtit, At’dhe
Jam unë e ju, lindemi e mbetemi shqiptar’

The post Si gjuha e shpirtit, At’dhe… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si tamblin e nënës – Rami Kamberi https://poezi.laberianews.com/2020/09/05/si-tamblin-e-nenes-rami-kamberi/ Sat, 05 Sep 2020 17:58:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12104 SI TAMBLIN, E NËNËS… N’syt’e ballit Si tamblin e nënës, që e ruaj, në gjak...

The post Si tamblin e nënës – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SI TAMBLIN, E NËNËS…
N’syt’e ballit
Si tamblin e nënës, që e ruaj, në gjak
Lotët e mallit
I ruaj n’bebëza jete, n’zjarr e tym e flak’
Ngjyra ngjyra, si gjethet kur pikturohen, vjeshtës
Ndër pyjet e Sharrit plak, ku më ka mbet, kujtesa
Ndër kullat e gurta, ku rreng i bëhet, keqas jetës
Nën hijen e Lisit të Ballit, ku shqiptarçe flet besa
N’syt’e ballit
Si tamblin e nënës, që m’dha krenari
Lotët e mallit
I ruaj n’bebëza jete, për plis e fisnikëri

The post Si tamblin e nënës – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku thuhet, se ka shqipni – Rami Kamberi https://poezi.laberianews.com/2020/05/30/ku-thuhet-se-ka-shqipni-rami-kamberi/ Sat, 30 May 2020 20:02:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7363 KU THUHET, SE KA SHIPNI… E frikshme është nata N’këtë truall, ku me vdekje, jeta...

The post Ku thuhet, se ka shqipni – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KU THUHET, SE KA SHIPNI…

E frikshme është nata

N’këtë truall, ku me vdekje, jeta ka liri

Ëndrrën ta pret shpata

N’kryje t’parisë, ku thuhet se ka Shipni

Dita të qanë, me lotët e pikëluar, me gjak

Nata të vret, me hijen e tradhtisë si tradhtar

Drita e djersëve, nën udhë terse të përflak

Nëna e vetmuar mbi varr, t’qanë si shqiptar

Dridhen themele t’kullës, si kokat nën lak

Ndër breza, kujtohesh, si i marrë e si qyqar

E frikshme është nata

N’këtë truall, po s’u pikturove n’tradhti

Ëndrrën ta pret shpata

N’kryje t’parisë, ku thuhet, se ka Shipni

The post Ku thuhet, se ka shqipni – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëpër rrugët, e Atdheut tim… – Rami Kamberi https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/neper-rruget-e-atdheut-tim-rami-kamberi/ Sat, 02 May 2020 21:12:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5431 NËPËR RRUGËT, E ATDHEUT TIM… Kockë e lëkurë Të pikturuara, nëpër rrugët e Atdheut tim...

The post Nëpër rrugët, e Atdheut tim… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NËPËR RRUGËT, E ATDHEUT TIM…

Kockë e lëkurë
Të pikturuara, nëpër rrugët e Atdheut tim
Jetët në pikturë
I pashë me sytë e dhimbjes e sytë trishtim

Si pikturat që i pikturon mjerimi për muzeun Atdhe
N’pëlhurën e skamjes e çiltër ku duket ngjyra e urisë
Si dashni nënash, që bukën jetës ja gatuajnë me dhe
N’sofrën e shtruar, ku po presin gojët, lotët e lumnisë

Kockë e lëkurë
Të trembura i pashë, lotë e uri, si pikturojnë
Jetët n’pëlhurë
Për muzeun Atdhe e për sytë liri që harrojnë

The post Nëpër rrugët, e Atdheut tim… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më thoshte, nëna… – Rami Kamberi https://poezi.laberianews.com/2020/04/22/me-thoshte-nena-rami-kamberi/ Wed, 22 Apr 2020 19:27:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4736 MË THOSHTE, NËNA… Më shumë se atdhetar Është dituria e urtësia e dashnia Më shumë...

The post Më thoshte, nëna… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MË THOSHTE, NËNA…

Më shumë se atdhetar
Është dituria e urtësia e dashnia
Më shumë se shqiptar
Është gjuha e shpirtit, ku rri liria

S’të harrojnë mileniumet u mbetesh bebëzë për sy
Koha të mban nëpër faqet e saj, shenjtor, si drita e diellit
Toka, krenohet që të rriti, njerëzimi, betohet për ty
Ardhmëria e përjetësia, të kërkojnë në pafundësi, t’qiellit
Pavdekësia të shikon n’parajsë, si Perëndi e Ylliry

Më shumë se atdhetar
Është të jesh, kopshti i lumnisë
Më shumë se shqiptar
Është të jesh, shtegu i dashnisë

The post Më thoshte, nëna… – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nga ditari, i kujtesës…! – Rami Kamberi https://poezi.laberianews.com/2020/04/12/nga-ditari-i-kujteses-rami-kamberi/ Sun, 12 Apr 2020 05:07:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4049 NGA DITARI, I KUJTESËS… N’fitil t’motit Shpirti na zhgryhet, n’gjak e pika t’lotit N’fitil t’barotit...

The post Nga ditari, i kujtesës…! – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NGA DITARI, I KUJTESËS…

N’fitil t’motit
Shpirti na zhgryhet, n’gjak e pika t’lotit
N’fitil t’barotit
Shpresa na pi me lutjet n’kërkim t’Zotit

Nëpër sytë e armiqëve, t’zgjuar, jemi luftëtarë
Hije e trishtuar mes besës e tradhtisë, me varre e shtatore
Nëpër fushëbeteja, harrojmë se jemi shqiptarë
Hije kobëzezë për histori, jemi emra, të humbur ndër fitore

N’fitil t’motit
Me dije e urtësi e dredhi, na e marrin dheun
N’fitil t’barotit
Me sytë e ikjeve e kërkojmë lirinë e atdheun

The post Nga ditari, i kujtesës…! – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Karshi robërisë së gjetur – Rami Kamberi https://poezi.laberianews.com/2020/03/20/karshi-roberise-se-gjetur-rami-kamberi/ Fri, 20 Mar 2020 08:54:00 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1830 Sugjeruar nga Xheva Salihaj KARSHI, ROBËRISË SË GJETUR… Mall Kam pikturuar, nëpër bebëzat e kujtesës...

The post Karshi robërisë së gjetur – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

KARSHI, ROBËRISË SË GJETUR…

Mall
Kam pikturuar, nëpër bebëzat e kujtesës
Gjall’
Jam pikturuar, qëndresë, me sytë e besës

Karshi, robërisë së gjetur, nga mileniumi i par’
Mes e përmes tradhtive, që i lindte dita e i merrte nata
Kur trazoheshin, kullat e gurta e emrat, nën varr
Mes e përmes malit, ku dëgjohej, zë i pushkëve t’gjata

Mall
Nëpër bebëzat e kujtesës, kam pikturuar
Gjall’
Qëndresë, me sytë e besës, jam pikturuar

Rami Kamberi

The post Karshi robërisë së gjetur – Rami Kamberi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>