Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MË THOSHTE, NËNA…

Më shumë se atdhetar
Është dituria e urtësia e dashnia
Më shumë se shqiptar
Është gjuha e shpirtit, ku rri liria

S’të harrojnë mileniumet u mbetesh bebëzë për sy
Koha të mban nëpër faqet e saj, shenjtor, si drita e diellit
Toka, krenohet që të rriti, njerëzimi, betohet për ty
Ardhmëria e përjetësia, të kërkojnë në pafundësi, t’qiellit
Pavdekësia të shikon n’parajsë, si Perëndi e Ylliry

Më shumë se atdhetar
Është të jesh, kopshti i lumnisë
Më shumë se shqiptar
Është të jesh, shtegu i dashnisë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com