Rifat Ismaili Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/rifat-ismaili/ Poezi Laberia News Sat, 05 Dec 2020 11:56:23 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Rifat Ismaili Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/rifat-ismaili/ 32 32 Gjurmë dhe zhurmë – Rifat Ismaili https://poezi.laberianews.com/2020/12/05/gjurme-dhe-zhurme-rifat-ismaili/ Sat, 05 Dec 2020 11:56:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15343 GJURMË DHE ZHURMË Gjurmë, që më shfaqen në gjumë Gjurmë pafund… Në shkretëtirën e bardhë...

The post Gjurmë dhe zhurmë – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
GJURMË DHE ZHURMË

Gjurmë, që më shfaqen në gjumë
Gjurmë pafund…
Në shkretëtirën e bardhë tē poezisë
Ku lotët si palma kane mbirë
Dhe ndjenjat si oaze shuajne dhimbjet njerëzore
Çdo peng është shtrire brenda tyre
Me mall dhe qiell mbuluar…
Harresa dot si mund udhëtarët e përjetshëm
Çdo gjurmë ka një emër.

Gjurmë dhe zhurmë…
Udhëtarë të vonuar.që ikin e vijnë nëpër trena
Mbartin nder valixhe ëndrra poetësh
Por brenda kanë veç një grumbull gjethesh…
Zhurmë, shume zhurmë e buje
Njerëz të vetëlartësuar me skeptër kryeneçësh
Në kortezhin mortor të Poezise
Hedhin një lopatë dhè në varrin madhështor
Duke pritur naten prapë Muzën ta zhvarrosin
Me reliket e shenjta udhëve të mburren…
Dhe veten mbajnë për shenjtorë.

Gjurmë dhe zhurme..
Gjurmë që çdo ditë humbin e shuhen…
Zhurmat në depresion
Me fijen e celiktë e të fundit të shpresës
Mbysin dhe varin rrezet e poezisë së jetës!

Gjurmë dhe zhurmë hienash!…

29-8- 2020

The post Gjurmë dhe zhurmë – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mbaruan ngjarjet – Rifat Ismaili https://poezi.laberianews.com/2020/11/14/mbaruan-ngjarjet-rifat-ismaili/ Sat, 14 Nov 2020 13:25:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14576 MBARUAN NGJARJET Jam i pirë… Jam kukull. Fluturoj mes qiellit Porsi shkronjë. Jam vrasës i...

The post Mbaruan ngjarjet – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MBARUAN NGJARJET

Jam i pirë…
Jam kukull.
Fluturoj mes qiellit
Porsi shkronjë.
Jam vrasës i vetes
Por jo i vërtetë
Dhe gjithmonë…
Me pak nga qielli
Do të bëj një det.
Kam skeptër në dorë
Askush s’ më thotë mbret.
Nuk e di ç’ po ndodh
Se nuk ndodh asgjë…
Në bote, si tek une
Nuk ka më kërkim.
Nuk e di ç’ kerkoj
Nuk e di ç’ kam humbur.
Të gjithë janë kukulla
Ndërsa unë i pirë.

The post Mbaruan ngjarjet – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atje ku jam rritur – Rifat Ismaili https://poezi.laberianews.com/2020/11/03/atje-ku-jam-rritur-rifat-ismaili/ Tue, 03 Nov 2020 20:59:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14105 ATJE KU JAM RRITUR Atje ku jam rritur unë Te quajnë të lojtur po të...

The post Atje ku jam rritur – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ATJE KU JAM RRITUR

Atje ku jam rritur unë
Te quajnë të lojtur po të shkruash
Fjala ” poet” është si pistoletë pa fishekë
Për njerëzit je një dele e humbur rrugës
Më së shumti, je dikush që kështjella prej letre ngre.
Ku jam rritur, ujërat e lumit të thërrasin poet
Ndryshe prej njerëzve loja e rrjedhës të thërret
Si një perëndi e pavdekshme ndjehesh atje
Dhe hëna syrin e fshehur përmes drurëve të shkel.
Atje ku jam rritur njerëzit jane të vrazhdë
Si kurve qe të merr në qafë u ngjan poezia
Më shumë vlerësojnë harbutët e djajtë
Nga poeti largohen si ti ketë rënë mbi kokë çatia.
Ku jam rritur unë
Dhe pulat në kotec e përqeshin poetin
” Po ci duhet, të uruarit, thonë, poezia
Ajo në shtatë qiej me ëndrra të ngre
Po kur zbret në tokë është zbrazur kusia..”
Po vjeshta e ndjell në mbretërinë e saj poetin
Si murg gjuhëprerë që s’ mund të thotë të vërtetën
E mbulon me fletë të rëna si të qenë monedha
Dhe e deh me kupat mbushur me mjegull.
Por dhe dimri plak e fton në oxhak
Me erera dhe stuhi i përgatit një darkë
Në fund e gostit dhe me petulla resh
Pastaj e përcjell në udhën e tij të shenjtë.
Shumë e duan dhe shumë se duan poetin
Atje ku unë u rrita
Të jesh poet është fjalë e mbrapshtë
Më shumë se lugati tremben prej tij njerëzit
” Nga na mbiu ,i thonë vetes, kjo farë”…
Atje ku u rrita, nuk ka vend për poetin,
Në sofër se ulin, me qenin e lënë jashtë
E mendojnë nje gjëmëprurës, të shenjuar nga mallkimet
Një orakull që do sheshojë Trojën e tyre të artë.
Atje ku unë linda si duan poetët
Hiqen sikur i duan vetëm kur s janë më gjallë.

31- 10-2020

The post Atje ku jam rritur – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kenga e nje armiku kunder armiqve – Rifat Ismaili https://poezi.laberianews.com/2020/10/15/kenga-e-nje-armiku-kunder-armiqve-rifat-ismaili/ Thu, 15 Oct 2020 14:26:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13535 KENGA E NJE ARMIKU KUNDER ARMIQVE Armiqte e mi Rrine fshehur brenda librave te mi...

The post Kenga e nje armiku kunder armiqve – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KENGA E NJE ARMIKU KUNDER ARMIQVE

Armiqte e mi
Rrine fshehur brenda librave te mi
Si koleksion i rralle pullash
Me vlere te dyfishte.

Armiqte e mi ngjasojne
Me oret e dores
Qe i harrojme pa kurdisur-
Aureole rreth kokes.

Megjithate,i kam armiqte
Dhurate, natyrisht
I dua, per te mos u braktisur
Edhe prej tyre si nga miqte…

The post Kenga e nje armiku kunder armiqve – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk kam kohë – Rifat Ismaili https://poezi.laberianews.com/2020/10/04/nuk-kam-kohe-rifat-ismaili/ Sun, 04 Oct 2020 08:32:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13113 NUK KAM KOHË Nuk kam shumë kohë Mbështjellë si merimangë e trembur fshihem në pëlhurën...

The post Nuk kam kohë – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NUK KAM KOHË

Nuk kam shumë kohë
Mbështjellë si merimangë e trembur fshihem në pëlhurën e jetës
Dhe s’ ëndërroj më udhëtime prej Odiseu.
Nuk kam kohë të bëj ato që Zoti
Në shtatë ditë i bëri…
Frymëzimi im prej poeti ,
Në gjurmë muzash është tretur
Në qiellin e vetes me mjegull jam veshur.
Koha ikën, apo ne vrapojmë pas saj, si skllevër
Lidhur me zinxhirë këmbë e duar
Nëper monopate ndjenjash na përgjaken gjunjët
Dhe ëndrrat me përtesë pas nesh tërheqim zvarrë.
Nuk kam kohë të merrem me veten
Nuk kam kohë as te ngjyros me penela qiellin
Të rrëmbej një flok vajzëror që vrapon e shkujdesur
Dhe tia fal demonit të flakëruar në Eros.
Nuk kam kohë për veten ti qep një kostum prej mbreti,
Me skeptër magjik fjalësh të thërras stuhitë dhe erërat
Nuk kam kohë të përulem me respekt perpara jetës,
Që ikën si nuse e heshtur.
Nuk kam kohë të pastroj ndërgjegjen
Pasqyrë thyer bashkë me mua ajo tretet.
Në pëlhurën e pacaktuar të ditëve
Si rrobaqepës qep dhe shqep vetveten.

The post Nuk kam kohë – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ditët që s’jetojmë bashkë – Rifat Ismaili https://poezi.laberianews.com/2020/09/17/ditet-qe-sjetojme-bashke-rifat-ismaili/ Thu, 17 Sep 2020 17:59:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12434 DITËT QË S’ JETOJMË BASHKË Miqve u shkruaj në mesnatë Sepse në këtë orë jam...

The post Ditët që s’jetojmë bashkë – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DITËT QË S’ JETOJMË BASHKË

Miqve u shkruaj në mesnatë
Sepse në këtë orë jam me engjëjt.
Muaj të tërë harrimi i fshiva
S’ dua tia shtoj mundimet vetes.

Në botë kanë vrarë dashurinë
Me thikën e ndryshkur të injorancës.
Ndërsa veprat që doja idealisht
I kane mbyllur me çelës sirtareve.

Mallkuar errësira e kësaj nate
Që ndan në copa zemrën time.
A mund të jem sa duhet i nevojshëm
Për njerëzit dhe çka mbetet nga ditët?

Udhëtoj me patat e heshtura të vjeshtës
Që ngjajnë me heronj të rrjepur
Përkëdhel qenin që më vjen pas
Kamarieri im i vetëm.

Restauroj muret e portretet
Të vetmet viktima të miat.
Miqtë në rafte kujtese kane mbetur
Si librat që mbajnë erë vjetërsie.

Mallkuar vetmia e kësaj nate
Në heshtje u vë emra kukullave.
Kam bërë mik dhe hundë Pinokun
Në pyll shëtita me Shtatë Xhuxhët.

Me palaçot mbretërorē u deha
Dhe gjer vonë me ta kam kënduar
Largohu prej meje, natë e pashpirt
Ti vetmi, qofsh përherë e mallkuar!

The post Ditët që s’jetojmë bashkë – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jam ende njeri – Rifat Ismaili https://poezi.laberianews.com/2020/09/05/jam-ende-njeri-rifat-ismaili/ Sat, 05 Sep 2020 13:00:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12083 JAM ENDE NJERI Nuk jam lumë që thërrmon shkëmbinjtë Nuk jam reja, që vret veten...

The post Jam ende njeri – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JAM ENDE NJERI

Nuk jam lumë që thërrmon shkëmbinjtë
Nuk jam reja, që vret veten pafajësisht.
Nuk jam pema që fotografon vetëtimat
Dhe as deti i martuar me varkat dhe trimat.
Nuk jam era qe merr pas psherëtimat
Nuk jam koha që hutohet nga reliket
Nuk jam tempull ku njerëzit lënë pendimet
Jam njeri dhe të mirave u kërkoj shperblimet!

The post Jam ende njeri – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sikur të mos ishin kurrë – Rifat Ismaili https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/sikur-te-mos-ishin-kurre-rifat-ismaili/ Sat, 15 Aug 2020 11:06:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11166 SIKUR TË MOS ISHIN KURRË Pas pak ristoranti mbyllet Në portën e tij kanë mbetur...

The post Sikur të mos ishin kurrë – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SIKUR TË MOS ISHIN KURRË

Pas pak ristoranti mbyllet
Në portën e tij kanë mbetur
Gjurmë të gjalla, të dalldisura
Shumë takime me jetën…

Unë, brenda qartësisë sime
Kuptoj, do jetë një lot, një peng
Do jetë një dhimbje…e shuar
Në çdo gjurmë që prek…

Do jetë një gjurmë e paharruar
Që s’ do kurrësesi, të heshtë,
Ndoshta, ndonjë puthje e premtuar
Apo një gjest i thjeshtë.

Do ketë ndonje gotë të thyer
Nga ndonjë maraz pa shkak.
Një gjurmë që i thotë tjetrës;
” Rri me mua dhe pak”…

Do ketë një valle të heshtur
Gjurmësh që rendin ndër natë
Sa mall kam për jetën
Sa pak çdo gjë zgjat…

Festa mbaroi dhe mbeti
Zemra e natës…vetëm
Që do ti fshijë të gjithë
Me fshesën e heshtjes!…

Vitet ’90

The post Sikur të mos ishin kurrë – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpirt nëpër erë – Rifat Ismaili https://poezi.laberianews.com/2020/07/18/shpirt-neper-ere-rifat-ismaili/ Sat, 18 Jul 2020 20:44:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9974 SHPIRT NËPËR ERË Miliona këmbë ecin si fijet e barit Shpirtit të erës në një...

The post Shpirt nëpër erë – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHPIRT NËPËR ERË

Miliona këmbë ecin si fijet e barit
Shpirtit të erës në një endje të lirë.
Yjet, mijëra e mijëra duar zgjatin
Dhe ndezin flakë trupin tim
Tek bie në baltë e humb si brilant.
Fantazmat frymojnë në errësirë
U bien degëve të pemëve në mijëra melodi
Qenie balte e sy të enjtur më shtrëngojnë
Drita brenda meje arratiset lart
Duke ndezur fushën e barit…

Vrapojnë poetët e priftërinjtë krahëdjegur
Vajzat e veshura me ar enden nëpër qiej
Mbi kuaj të serte e në krahë engjejsh
E gdhendin dashurinë në qiellin e mermertë.
Dritat e brilantit ua përndjek imazhet
Mbyllur në sarkofagun e një zemre të drojtur
Si kjo imja…

The post Shpirt nëpër erë – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shkruaj letra – Rifat Ismaili https://poezi.laberianews.com/2020/06/28/shkruaj-letra-rifat-ismaili/ Sun, 28 Jun 2020 19:54:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8961 SHKRUAJ LETRA Kam shumë letra Për të shkruar… I shkruaj karvanit të reve Që shkojnë...

The post Shkruaj letra – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHKRUAJ LETRA

Kam shumë letra
Për të shkruar…

I shkruaj karvanit të reve
Që shkojnë në dasmën e shiut.

Të dashurës që nën shi
Studion Makbethin para pasqyrës…

Dhe gjuetarëve
Tek kërkojnë nëpër pyll
Të panjohurën…

Hënës që shtrin duart
Drejt diellit të ngrohet.

Vetes i shkruaj në trup;
Fjalët që s’ dua ti humb…

Me pendën magjike
Zbrazëtinë e mund

U shkruaj të gjithëve sonte…

Vitet 90

The post Shkruaj letra – Rifat Ismaili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>