September 16, 2026

Jam ende njeri – Rifat Ismaili

Rifat Ismaili
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

JAM ENDE NJERI

Nuk jam lumë që thërrmon shkëmbinjtë
Nuk jam reja, që vret veten pafajësisht.
Nuk jam pema që fotografon vetëtimat
Dhe as deti i martuar me varkat dhe trimat.
Nuk jam era qe merr pas psherëtimat
Nuk jam koha që hutohet nga reliket
Nuk jam tempull ku njerëzit lënë pendimet
Jam njeri dhe të mirave u kërkoj shperblimet!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com