Rrahim Billa Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/rrahim-billa/ Poezi Laberia News Wed, 11 May 2022 04:51:11 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Rrahim Billa Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/rrahim-billa/ 32 32 Të gjithë janë të lumtur – Rrahim Billa https://poezi.laberianews.com/2022/05/11/te-gjithe-jane-te-lumtur-rrahim-billa/ Wed, 11 May 2022 04:51:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23201 ” Të gjithë janë të lumtur ” Disa me drogë merren , tjerë tender fitojnë....

The post Të gjithë janë të lumtur – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
” Të gjithë janë të lumtur ”

Disa me drogë merren , tjerë tender fitojnë.
Deputetë , ministra…gënjejnë e mashtrojnë.
Prokurorë , gjykatës…hajde çfarë bisnesi.
Të gjithë hajdutë janë , e nuk ju hiqet vesi.

Disa vaskë floriri…mbajnë dhe shërbëtorë.
T’ ju bjerë hunda n’ tokë , se zënë më me dorë.
Mjekët të rrjepin lëkurën , e të pijnë gjakun.
Ti ke dhëmbje në shpatull , operojnë stomakun.

Disa mbajnë qen race , një milion i bën vaksina.
Pensionisti i shkretë , s’ka lekë as për aspirina.
Disa me trafik femrash , të tjerë shesin fëmijë.
E përsa i përket ligjit , këtu askush s’don t’ja dijë.

Ka plot falsifikatorë , që të nxjerrin n’pension.
Vetëm bëj gati paratë , se pensioni vazhdon.
Me para merr edhe vizë e jashtë shtetit shkon.
Hipoteka si për çudi… tapi tokash tjetërson.

Në këtë vend të varfër , çuditë s’kanë të sosur.
S’pyet njeri për ligjet , njerëzit janë marrosur.
Disa me pushime shkojnë , larg…në Australi.
Të tjerë s’kanë bukë për fëmijët , kalojnë
n’çmenduri.

Disa gjënden të vetëvrarë , ” kishin depression ”
Për çudi , jeta në gjungël…njëlloj prap’
vazhdon.
Vallë si të mos kishin ” depresion ” të shkretën?!…
Borgjet deri në grykë , e pa shpresa për jetën.

S’kanë bukë për fëmijët , kush s’ju jep me listë.
E si t’mos ju ikë truri…ah , kjo jetë e pistë.
Në këtë vend të varfër , ” të gjithë janë të lumtur “.
” Është parajsa në tokë ” , kjo jetë ” kaq e bukur “.

Dhjetor , 2007
Shk. nga lib. ” Vargje për jetën ” .

The post Të gjithë janë të lumtur – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Trëndafil me vesë – Rrahim Billa https://poezi.laberianews.com/2022/05/05/trendafil-me-vese-rrahim-billa/ Thu, 05 May 2022 07:48:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23122 Trëndafil me vesë Çeli trendafili i kthjelltë është moti Po pse mbi petale , paska...

The post Trëndafil me vesë – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Trëndafil me vesë

Çeli trendafili i kthjelltë është moti
Po pse mbi petale , paska pika loti?!…

– Trëndafil mos qaj , se zemrën ma zhurit
Çdo pikëz e lotit tënd , që si zjarr shëndrit

– Jo…unë nuk po qaj , janë lot gëzimi
Se erdhi pranvera , s’më djeg më thellimi

– Sa më ke mahnitur e s’di se si ta shpreh
Por kjo aroma jote, se ç’ka që të deh

Harbut , s’dua të jem , ndaj vuaj e të lus
Nëse më lejoni , një gonxhe ta këpus

– Unë po të lejoj , por shpejt do të venitet
Ndaj lereni të qajë , deri sa të nginjet

– E unë se zgjata më e se këputa dot
Më mirë t’na magjepsë , duke qarë me lot.

Rrahim Billa / Albania
Shk. nga libri
“Therrime Diamanti”.

The post Trëndafil me vesë – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kam dashur – Rrahim Billa https://poezi.laberianews.com/2022/05/03/kam-dashur-rrahim-billa/ Tue, 03 May 2022 11:34:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23074 Kam dashur Kam dashur…në zemrat e njerëzve të trokas. Të ndajë me ta , humanizëm...

The post Kam dashur – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kam dashur

Kam dashur…në zemrat e njerëzve të trokas.
Të ndajë me ta , humanizëm e dhëmbshuri.
Por zëri im…nëpër shkretëtira u përplas.
E gjërat mbetën ashtu siç qenë…për çudi!

Rreth e qark , plot njerëz…sigurisht nuk ishin hije.
Po përse trokitjen time , nuk e dëgjonin?!…
Zemra e plagosur , më bëhej fije – fije.
Ata në një muzikë pa kuptim…vallëzonin!.

Në zemër të gjyqësorit të pashpirt , kam trokitur.
Por trokitja , nëpër planete të tjerë u përplas.
Njerëzit për rreth , më thonë: – Ti ke lajthitur.
Nuk di , me njerëzit…a me fantazmat flas.

Sa çudi…Çdo njeri që kërkon drejtësi.
Na qënkërka i çmendur…njeri i lajthitur!
Të lajthitur quheshin edhe në lashtësi.
Kushdo që rrëfente…të vërtetën e hidhur.

Gusht , 2010
Rrahim Billa / Albania
Shk. nga lib. “Thërrime diamanti”

The post Kam dashur – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fakte që flasin – Rrahim Billa https://poezi.laberianews.com/2022/04/30/fakte-qe-flasin-rrahim-billa/ Sat, 30 Apr 2022 15:45:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23062 Fakte që flasin Vallë për çfarë arritjesh , aq shumë na flet , bota sot?!…...

The post Fakte që flasin – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fakte që flasin

Vallë për çfarë arritjesh , aq shumë na flet , bota sot?!…
Kur në sytë e miliona fëmijëve , shikojmë trishtim e lot.
Miliona fëmijë të uritur…pa darkë ulen të flejnë.
Peshën e varfërisë , mbi shpatullat e tyre të njoma…e ndjejnë.

Shpatullat e tyre…si petalet e luleve në lulëzim.
Nuk mundet të mbajnë atë peshë sfilitëse…atë mjerim.
Në heshtje të plotë bota , nuk merakoset…as nuk bën zë!
Sikur flitet për planete të tjera , sikur s’ka ndodhur asgjë.

Ndërsa miliarderët , mbi fatkeqësinë e këtyre fëmijëve…
vallëzojnë të shfrenuar.
Plënca që mezi lëvizin , sikur rrokulliset ndonjë qenie e përçudnuar.
Kjo botë , plënc – mëdhenjëve u jep njëmijë shanse…për t’u pasuruar.
Ndërsa miliona fëmijë , nuk kanë as bukë të hanë…për të jetuar.

Vallë për çfarë arritjesh , aq shumë na flet bota sot?!…
Kur fëmijët , në vatrat e luftës…
i mbyt në gjak e në lot!
Kur më shumë armë shkatërrimtare…se drithëra buke janë prodhuar!
Në ankth e pasiguri , gjithë njerëzimi…keqazi mbërthyer , i rrezikuar!

Kur shoh që edhe fëmijët vriten pa mëshirë , një therje ndjej në kraharor.
Të tmerrshme janë për njerëzimin , të tilla krime…ky terror.
Fëmijët janë e nesërmja plot shkëlqim , për njerëzimin.
Përse u dashka të përballen me luftëra…me vuajtjet e mjerimin?!..

Popujt nuk kërkojnë luftë , por duan të jetojnë në paqe e harmoni.
Të kthejmë buzëqeshjen tek çdo fëmijë , atë buzëqeshje hyjnore…
plot çiltërsi.
Fëmijët janë burim i pashtershëm , i lumturisë e gëzimeve për njerëzimin.
Pa buzëqeshjen e tyre…as dielli nuk e jep të plotë ndriçimin.

20 / 04 / 2022
Rrahim Billa / Albania
(Të gjitha të drejtat e autorit ,
janë të rezervuara)

The post Fakte që flasin – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kohë pa emër – Rrahim Billa https://poezi.laberianews.com/2022/04/17/kohe-pa-emer-rrahim-billa/ Sun, 17 Apr 2022 10:46:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23012 Kohë pa emër Jam i tronditur… I tronditur e gjer në palcë të ashtit i...

The post Kohë pa emër – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kohë pa emër

Jam i tronditur…
I tronditur e gjer në palcë të ashtit i zhgënjyer.
Kjo botë , kaq shumë çoroditur!…
Edhe pse njeriu , ndër të gjitha krijesat , është krijesa më e përkryer.

Në cilin shekull , sot jetojmë?!…
Është Era e Re , apo mos ndoshta bota , e egër është , si në lashtësi!
Fakte historike për barbarët , përse nën rrënoja i kërkojmë?!…
Kur vetë shoqëria njerëzore , e ushqen barbarizmi në vazhdimsi.

Ndezur lufta në Ukrainë…vrasje , përdhunime..masakra çnjerëzore!
Bombardohen shkolla e spitale , vriten fëmijë – ah!…si nuk pëlcet kjo zemër!
E kërcënuar bota , në çdo moment…nga një luftë e tmerrshme bërthamore!
Kjo kohë absurde , kërkon të ngjallë perandoritë…po jetojmë në kohën pa emër.

Kjo ditë nuk erdhi papritur.
Prej kohësh kishte nisur , gara e çmendur e armatimit!
Çmenduri , që prej qiellit nuk kishte zbritur.
Është shpenzuar aq shumë energji e para ,
për çfarë?!…për shfarosjen e njerëzimit!…

Sa çudi!…
Një njeri , prej çmendurisë marrosur!
Kërkon të ngjallë perandoritë ,
përsëri!…
Megjithëse ato , prej kohësh janë varrosur.

Nuk pyesin për çmimin , që popujt paguajnë!
As për masakrat , që botën po tmerrojnë!
I rëndë duhet , ndëshkimi për t’a…
me fatet e popujve , kurrë më të mos luajnë.
Në paqe e në harmoni me njëri – tjetrin , njerëzit të jetojnë.

Të jemi të gjithë bashkë…për paqe e prosperitet , të rrahë çdo zemër.
Të punojmë më shumë , të ndalojmë në kohë…të tilla çmenduri.
Pranvera të lulëzojë , të mos ketë vend më…për kohën pa emër.
Ëndrrat më të bukura për jetën…t’i bëjë realitet , çdo njer

08 / 04 / 2022
Rrahim Billa / Albania
(Të gjitha të drejtat e autorit ,
janë të rezervuara)

The post Kohë pa emër – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si yll drite – Rrahim Billa https://poezi.laberianews.com/2022/04/17/si-yll-drite-rrahim-billa/ Sun, 17 Apr 2022 10:17:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23000 Si yll drite Pse më hedh shikim të zjarrtë? Shpirtin pse ma djeg? Më kujton...

The post Si yll drite – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si yll drite

Pse më hedh shikim të zjarrtë?
Shpirtin pse ma djeg?
Më kujton kohën e artë,
Që s’mundem ta prek.

Vezullim t’shkëlqen fytyra
Si drita plot nur.
Më kujton lulen plot ngjyra
Që pata dikur.

Si yll je e shumë ngjason
Si ajo nuk ndrit.
Përse zemrën më shkrumbon
Larg prej meje ik.

Heshtën që e kam në zemër
As mos e lëviz.
Si ajo s’ka tjetër femër
Shpirtin mos ma ndiz.

Qe e bukur…si yll drite
Por nuk pata fat.
Dhëmbja rritet nëpër vite
Dhëmbje që s’ka cak.

Rrahim Billa / Albania
Shk. nga lib. “Thërrime Diamanti”

The post Si yll drite – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezia është muzikë – Rrahim Billa https://poezi.laberianews.com/2022/04/05/poezia-eshte-muzike-rrahim-billa-2/ Tue, 05 Apr 2022 07:58:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22920 Poezia është muzikë Thonë molla është hurmë Vargu me rimë , hiç nuk shkon Por...

The post Poezia është muzikë – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezia është muzikë

Thonë molla është hurmë
Vargu me rimë , hiç nuk shkon
Por ta dini : – Jo çdo zhurmë
Është muzikë kur e dëgjon

Thonë , kot gërthet bilbili
Zëri i sorrës të mahnit
Nga shpendra çel trëndafili
Si floriri , shkrumbi shëndrit

Ah!… Nuk mundem që t’i besoj
Gjërat duken , flasin ndryshe
Myshk e lule , s’jan njëlloj
Krimbi s’bëhet… dallëndyshe

Thonë për besë… E kam nii
Por unë mund të them , pa frikë
S’mund të jetë kurrë…poezi
Po nuk tringëllin… muzikë

Ka shkëlqim , si gurë i çmuar
N’errsirë shkëlqen e bën dritë
Pse s’ka nota pentagrami
Të çlodh… si të jetë muzikë

Shpirtit dritë , si një magji
Forcë të jep , të përpijsh retë
Kjo unë them , është poezi
Vitet shkojnë , ajo ka jetë.

17 / 4 / 2020
Rrahim Billa / Albania
(Të gjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara)

The post Poezia është muzikë – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Oaz në lulëzim – Rrahim Billa https://poezi.laberianews.com/2022/01/26/oaz-ne-lulezim-rrahim-billa/ Wed, 26 Jan 2022 09:24:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22558 Oaz në lulëzim Kënga e poetit , vjen si një fllad pranvere Të shëmtuarën e...

The post Oaz në lulëzim – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Oaz në lulëzim

Kënga e poetit , vjen si një fllad pranvere
Të shëmtuarën e godet , si më e egra stuhi
Godet si me shpatë…me një lule manaferre
Pa mëshirë…çdo ves të keq e padrejtësi.

Ashtu pa e kuptuar , në shpirt të depërton
Ngre folenë e s’largohet më … asnjëherë.
Ëndrrat më të bukura për jetën , të zgjon
Oaz gjithnjë në lulëzim , si një pranverë.

Përtej horizontit shikon…poeti i vërtetë
Vargun stolis , me fjalë që nuk janë thënë
Në vargjet e këngës , ka gjallëri dhe jetë
Fjalët zgjedh , i vendos aty ku duhen vënë.

Kënga e poetit është ilaç , plagë shëron
Në një shoqëri , ku padrejtësi bëhen plot
Vuajtjet shpirtërore e lodhjen , lehtëson
Të bën dhe me flatra , apo ndoshta të përlot.

Më thoni një vend , ku poeti nuk ka shkelur!
Me imagjinatën e tij , nëpër hapsirë lundron
Shkëlqimin e yjeve , brenda vargut…derdhur.
Kënga e tij kurrë nuk vdes…në shekuj jeton.

02 / 11 / 2021
Rrahim Billa / Albania
(Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara)

The post Oaz në lulëzim – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Male o ju male – Rrahim Billa https://poezi.laberianews.com/2021/12/07/male-o-ju-male-rrahim-billa-2/ Tue, 07 Dec 2021 17:56:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22286 Male o ju male Male o ju male , me ju dua të flas Fryma...

The post Male o ju male – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Male o ju male

Male o ju male , me ju dua të flas
Fryma po më soset , e shpirti po më plas
Desha t’flas me njerëzit , ata s’përgjigjen
Le që as nuk njihen , se pas maskash fshihen

Njerëzit s’përgjigjen , në dy fronte ndarë
Në ” llogore lufte ” , si të ishin ushtarë
Dy fronte rreshtuar , poetë e shkrimtarë
Piktorë , analistë…me gjithë gazetarë

Njëri front ngjyrë blu , fronti tjetër rozë
Populli zvarritet , nëpër tym e blozë
Disa nga një front , shkojnë në frontin tjetër
Mjegull , tym e blozë e asgjë më tepër

As dielli nuk lind , po s’deshën partitë
As lule nuk çelin…mollët , as qershitë
Ata kanë në dorë , shiun e stuhitë
Dhe bukën , ilaçet…që i blejmë çdo ditë

Po deshën partitë , jetën ta bëjnë ferr
Pa pëlqim të tyre , as frymë dot nuk merr
Ata kanë në dorë , gjithë pasuritë
Ne në istikame , qëndrojmë çdo ditë

Me shpirt të sfilitur , me zemrën brengosur
Tani me ju male , të flas – kam vendosur
Ndjehem i vetmuar , hallin kujt t’ja qajë
Vetëm me ju male , brengat mund t’indajë

Dua zogjtë e malit , vargjet t’i këndojnë
Ata vargun tim , aq mirë e kuptojnë
Unë gjuhën e tyre , e njoh mirë…e di
Është vajtim a këngë , por pa hipokrizi

Në një mjegullnajë , sillemi njëzet vjet
Nuk di , nuk duam…a s’dijmë të bëjmë shtet?!…
Në këtë mjegullnajë , fituan vampirët
Me gjak tonë dhjamosur… derrat , qafirët

Ne në buzë gremine , tretur… sfilitur
Njëzet vjet në mjegull , e s’jemi mërzitur
Pse s’i thirrim mendjes…pse nuk e kuptojmë
Se vampirët pa gjak , nuk mund të jetojnë

Nuk paska të tjerë , por vetëm vampirë?!…
Apo ne nga truri , nuk ndjehemi mirë?…
Bëhen njëzet vjet , shumë jetë mungojnë
Që andej nga varri , drejtësi kërkojnë

Ishin të pafajshëm , por sot nuk jetojnë
Ne prap’ nëpër mjegull , nuk di seç kërkojmë
Por një ditë mjegulla , do ikë…do tretet
Se peng i vampirve , ky vend s’do të mbetet

Grushti i hekurt , mbi vampirët do bjerë
Krah për krah do jemi , me kombet e tjerë
Kjo do të ndodhë , kur ligji të sundojë
Rrugën nga do ecim , ligji ta ndriçojë.

Maj , 2011
Rrahim Billa / Albania
Shk. nga lib.”Thërrime Diamanti” .

The post Male o ju male – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për flamurin kuq e zi – Rrahim Billa https://poezi.laberianews.com/2021/11/29/per-flamurin-kuq-e-zi-rrahim-billa/ Mon, 29 Nov 2021 19:03:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22207 Për flamurin kuq e zi O Flamuri kuq e zi O flamur i kombit tim...

The post Për flamurin kuq e zi – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për flamurin kuq e zi

O Flamuri kuq e zi
O flamur i kombit tim
Ti më jep ato ndjesi
Më jep flatra për fluturim

Je burim për krenarinë
Je frymëzim për shqiptarinë
Ndrit si zjarri plot shkëlqim
N’mes shqiponja n’fluturim

Je simbol i përbashkimit
Mbledh të gjithë në rast kushtrimit
I pamposhtur , s’bjen kurrë për tokë
Më i bukuri flamur në botë

Jam shqiptar e kam një emër
Ty të mbaj gjithnjë në zemër
Më i shenjti simbol për ne
Sa t’kem frymë , t’jetoj mbi dhe

Ti je dritë e syve t’mi
Ti je shpresë e ardhmëri
Më jep forcë e krenari
T’përballoj çdo vështirësi

O flamuri kuq e zi
Për ty ka veç përjetësi
I shënjtë je për çdo shqiptar
Ndaj valvitu gjithnjë krenar

Je gjaku që rrjedh ndër deje
Betimin bëjmë para teje
Për atdhe , për t’mbrojtur ty
Jetën tonë ke garanci

18 , Maj , 2020
Rrahim Billa / Albania
Të gjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara

The post Për flamurin kuq e zi – Rrahim Billa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>