Rudina Muharremi Beja Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/rudina-muharremi-beja/ Poezi Laberia News Tue, 18 Aug 2020 20:44:18 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Rudina Muharremi Beja Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/rudina-muharremi-beja/ 32 32 Qëndroi mbështjellë atij përqafimi – Rudina Muharremi Beja https://poezi.laberianews.com/2020/08/18/rudina-muharremi-beja-2/ Tue, 18 Aug 2020 20:43:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11306 Qëndroi mbështjellë atij përqafimi, që frymën s’dihej; ta jepte apo merrte… s’dihej brenda tij; qante...

The post Qëndroi mbështjellë atij përqafimi – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qëndroi mbështjellë atij përqafimi,
që frymën s’dihej;
ta jepte apo merrte…
s’dihej brenda tij;
qante apo qeshte…,
lindte apo vdiste… .

Por ishte i vetmi vend në univers,
i fundit ku donte të ndalonte,
me grimca shpirtin ta ushqente,
drejt të cilit pa mëdyshje,
përnatë me krahë fluture rendte…

17/08/2020

The post Qëndroi mbështjellë atij përqafimi – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Boshtit të një paqeje të humbur – Rudina Muharremi Beja https://poezi.laberianews.com/2020/07/13/boshtit-te-nje-paqeje-te-humbur-rudina-muharremi-beja/ Mon, 13 Jul 2020 10:41:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9696 *** Boshtit të një paqeje të humbur, rrotullohej vazhdimisht ambicja e tjetërsuar, veshur nuancave të...

The post Boshtit të një paqeje të humbur – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
***

Boshtit të një paqeje të humbur,
rrotullohej vazhdimisht ambicja e tjetërsuar,
veshur nuancave të bukura,
vështrimit fshehur.

Dehur atij eksitimi,
që ka një fillim gati fëminor
e kaq larg të dërgon prej vetes
vetkënaqësisë së Unit
në kërkim të një tjetër emocioni…

Çudi, si mundet kjo ethe shpirti,
t’i shpëtojë tonës vetëdije?!

12/07/2020

The post Boshtit të një paqeje të humbur – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Avitje – Rudina Muharremi Beja https://poezi.laberianews.com/2020/06/14/avitje-rudina-muharremi-beja/ Sun, 14 Jun 2020 10:44:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8255 AVITJE Edhe çastet më të vështira, mbartin me vete premtimin e një agimi atje ku...

The post Avitje – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
AVITJE

Edhe çastet më të vështira,
mbartin me vete premtimin e një agimi
atje ku lulëzojnë të gjithë trëndafilat
mes qiellit çelur emocione ,
veshur me njëmijë petale të kadifenjta,
saksive, ku Zoti mbolli me rrënjë,

Ndërsa rrugës së vjetër,
vazhdojnë të shfaqen kujtime,
zverdhur, si letra të një tjetër epoke,
gjethesh të vdekura nga pema këputur
erës trazuar e pushuar pa shpirt
mbi dheun,
ku jeta avitet drejt muzgut
e pasosur rrënqethjet përtypte…

6/06/2020
Rudina Muharremi Beja

The post Avitje – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vaj në telajo – Rudina Muharremi Beja https://poezi.laberianews.com/2020/05/31/rudina-muharremi-beja/ Sun, 31 May 2020 10:51:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7403 VAJ NË TELAJO Symbyllur pikturoj portretin tënd nënë, e hapat magji më kumbojnë në mëndje,...

The post Vaj në telajo – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VAJ NË TELAJO

Symbyllur pikturoj portretin tënd nënë,
e hapat magji më kumbojnë në mëndje,
loti memec mbi buzë tek rrokulliset,
dhimbjen tek lidh me një fjongo shprese…

Shfaqet mbi telë imazhi yt prej ëndrre…

Si një Monna Lizë me syrin e zhveshur,
qepallat lodhur në të gjatë dimra,
pafundësi enigmash mbi buzën e heshtur…
Brymë përmbi flokë, brenda njëmijë ngjyra….

Frymon siluetë e imazhit tënd prej ëndrre…

Duart e arta bashkuar në lutje
tek pret alkimitë e filizave mbjellë,
honit, monopatit, përtej oqeanit,
vetëm atëherë buzëqeshja jote çel.

Avitet ëmbëlsisht, imazhi yt prej ëndrre…

29/05/2020

The post Vaj në telajo – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mesmaj! – Rudina Muharremi Beja https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/mesmaj-rudina-muharremi-beja/ Sat, 16 May 2020 17:14:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6389 Mesmaj! Po zbehen ngjyrat e tablosë në mur, Pranvera të rëndë e ka hapin Frengjia...

The post Mesmaj! – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mesmaj!

Po zbehen ngjyrat e tablosë në mur,
Pranvera të rëndë e ka hapin
Frengjia e një reje zhburgos një fije drite
me trishtim të pazakontë…

S’ka dallëndyshe të ngrenë foletë,
bilbilat s’këndojnë,
Lidhur fluturat me fije të padukshme,
ca fjalëve të kota që përtej zhurmojnë,
maska rrezikojnë të bëhen fytyra,
buzët heshtin…
e tryezave tinëz skenarë frymojnë,

Shkruar netëve të pagjuma
nga regjisorë të tkurrur e aktorë ameba,
që mëngjeseve,
drita mirë pa dalë,
valvisin kutërbues gërshetë me
lëvdesa…

Rudina Muharremi Beja
15/05/2020

The post Mesmaj! – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E di! – Rudina Muharremi Beja https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/e-di-rudina-muharremi-beja/ Sat, 02 May 2020 08:48:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5355 E di! E di! Në ferr kam për të rënë Jo për çfarë thash, Për...

The post E di! – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E di!

E di!
Në ferr kam për të rënë
Jo për çfarë thash,
Për çfar s’kam thënë…

E di!
Në zjarr do digjem e tëra…
Për çfar s’kam bërë,
jo për çfarë bëra!

E në kurmin tënd aty do të gjej
Tek digjet prej hidhërimit…
Do të vij nuk të gënjej…
Derdhur plisit të lëngimit!

3/08/2019

The post E di! – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Deti brenda – Rudina Muharremi Beja https://poezi.laberianews.com/2020/04/25/deti-brenda-rudina-muharremi-beja/ Sat, 25 Apr 2020 15:55:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4913 DETI BRENDA Agonia e fshehtë kohën vret me zare të fildishta e me fije shpresash...

The post Deti brenda – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DETI BRENDA

Agonia e fshehtë
kohën vret me zare të fildishta
e me fije shpresash të brishta…
Symbyllur ul grilën e mbrëmjes…
Botën lë jashtë…

Radhojnë ndjesitë nën dritën e hënës…
Udhëtojnë sinopseve me sekuenca të trishta,
statujave
me buzëqeshje mermeri…
dhe pak oshëtimë deti brenda!

25/04/2020

The post Deti brenda – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Habitore – Rudina Muharremi Beja https://poezi.laberianews.com/2020/04/25/habitore-rudina-muharremi-beja/ Sat, 25 Apr 2020 15:12:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4894 HABITORE Nderojmë me fjalë, me fjalë vrasim, me një vështrim ngjallim mbysim me një vështrim,...

The post Habitore – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HABITORE

Nderojmë me fjalë,
me fjalë vrasim,
me një vështrim ngjallim
mbysim me një vështrim,
Me heshtje falim
heshtjen kemi dënim,
meditimi na lind
na plak një meditim,
me mendim prekim
na shtang një mendim,
na zgjon një e vërtetë
një e vërtetë na ngrin,
Plagos një gënjeshtër
Gënjeshtërta, shpëtim….
Një kujtim mbjell dhimbje
jetë mban një kujtim…

Largësi që tkurren
e zgjaten pa mbarim…

Habi, njeriu …!
Kjo qenie mrekulli,
e vetes kundërshtare,
burgosur në një llambë balte
me një flakëz të brendshme,
të vetëdijshme, shumëvjeçare
që pret të ndizet,
e ta ngrohë si dielli
të jashtëzakonshmen brenda nesh,
në këtë botë surreale.

23/04/2020

The post Habitore – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Stinë në karantinë – Rudina Muharremi Beja https://poezi.laberianews.com/2020/04/22/stine-ne-karantine-rudina-muharremi-beja/ Wed, 22 Apr 2020 20:41:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4761 STINË NË KARANTINË Dëbora shkrin, përrenj, lumej fryhen, Shungëllimës së llumtë, silueta thyhen. Pemë në...

The post Stinë në karantinë – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
STINË NË KARANTINË

Dëbora shkrin,
përrenj, lumej fryhen,
Shungëllimës së llumtë,
silueta thyhen.

Pemë në blerim
teston një suferinë,
lule që fort mbahen,
lule në greminë…

Shpëtoi qengji kurbanit,
tek-tuk delet u nxinë…
Më shumë nxihet delja,
Bari vetmon n’lëndinë.

Dhentë e bardha tej,
të gjitha në vijë,
tastierave ulërasin, luanë e barinj

Në udhë, njerëzit,
me tjetër fytyrë,
Instinkte të trazuara e me sy të fryrë… .

21/04/2020

The post Stinë në karantinë – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kohë pa lavjerrës – Rudina Muharremi Beja https://poezi.laberianews.com/2020/04/19/kohe-pa-lavjerres-rudina-muharremi-beja/ Sun, 19 Apr 2020 17:22:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4555 KOHË PA LAVJERRËS Panik mbolli kjo kohë e pa kohë, kutërbimi i së cilës udhëtoi...

The post Kohë pa lavjerrës – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KOHË PA LAVJERRËS

Panik mbolli kjo kohë e pa kohë,
kutërbimi i së cilës udhëtoi kontinenteve
mbi shpinë dhimbjen e ëndrrës së thyer,
rrëzoi pranverën e doli mejdaneve…

Faniti muzgje me heshtje ngjethëse,
kurmet i shpoi me ushta malli,
pikëlloi, kreshta e zaje,
e brenda kyçi,
portrete t’qëndisur me vyrtyte
e ekselenca bajate…

Trafiku i pakorsi i mendimeve,
shfletonte një tjetër faqe…

Frika prekej me majë gishtërinjsh,
trishtimi pezull qëndronte në ajër,
grimca ndjesish pulsonin gjakut,
ngrohtësitë, shndërronin në akull
Fshehur arratisej mendimi…,
se ndoshta s’do të ketë më njerëz të përsosur…

Por…, autostradave të jetës,
do të ketë gjithnjë njerëz të veçantë,
me vështrime që i ngjajnë një përqafimi të gjatë
me fjalë që shungëllojnë emocione t’zhurmshme,
regëtima të bujshme,
që frikën dëbojnë prej zhguallit t’rutinës
e agimeve,
çburgosin ëndrrat prej shtangies së natyrës…

19/04/2020

The post Kohë pa lavjerrës – Rudina Muharremi Beja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>