September 16, 2026

Qëndroi mbështjellë atij përqafimi – Rudina Muharremi Beja

Rudina Muharremi Beja
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Qëndroi mbështjellë atij përqafimi,
që frymën s’dihej;
ta jepte apo merrte…
s’dihej brenda tij;
qante apo qeshte…,
lindte apo vdiste… .

Por ishte i vetmi vend në univers,
i fundit ku donte të ndalonte,
me grimca shpirtin ta ushqente,
drejt të cilit pa mëdyshje,
përnatë me krahë fluture rendte…

17/08/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com