Sabit Rustemi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sabit-rustemi/ Poezi Laberia News Sun, 01 Nov 2020 16:51:27 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Sabit Rustemi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sabit-rustemi/ 32 32 N’mramje s’kapet dita – Sabit Rustemi https://poezi.laberianews.com/2020/11/01/nmramje-skapet-dita-sabit-rustemi/ Sun, 01 Nov 2020 16:51:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13969 N’MRAMJE S’KAPET DITA ( Sipas urtisë popullore ) Ku folet n’ ket poterë pushoje pak...

The post N’mramje s’kapet dita – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
N’MRAMJE S’KAPET DITA

( Sipas urtisë popullore )

Ku folet n’ ket poterë
pushoje pak guhën
se t’merr erë

N’ mujsh me durue
e pa ren’ mos me blue
s’ ka t’ pagum’

T’lyhet milli per fyti
s’ mun as m’u përbi
se le ma mej ba dy buzë
bashkë

Hapi sytë rreth kronit
kshyr mirë
se po t’lidh’ naj bollë
qi s’un zgidhesh kurqysh

Me ba me tu terrë sytë pej vape
dro qi e shkel naj gjarpën
e mos vet për ty

Baci Lam pej dynjasë gate
s’ka qysh vjen
për me t’ fry

Tej sa t’ m’rrijsh n’ Shehër
ajcina ta pin gjakin
t’hi n’mushkni
e t’le pa frymë

Hajt kah je nis
mos u habit pej fjal’ve

Merre kapak fllad nedper hije
n’ paç kohë
e hec

Mos paç
shnosh

N’mramje s’kapet dita
vej trupi per kashte
dej n’mjes

( 25 tetor 2013 – 25 tetor 2020 )
Sabit Rrustemi

The post N’mramje s’kapet dita – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Guri i pritjes – Sabit Rustemi https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/guri-i-pritjes-sabit-rustemi/ Sat, 15 Aug 2020 10:48:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11151 GURI I PRITJES në dy variante – Varianti i parë Rrodhën lotët në pritje rrodhën...

The post Guri i pritjes – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
GURI I PRITJES

  • në dy variante –

Varianti i parë

Rrodhën lotët në pritje
rrodhën e u gurëzuan
gurë lotsh u bënë
për një gjurmë
të hapit tënd
a një prekje
nga tuat
duar
Udhësh
ti u vonove
dhe gurin nxive
derisa mbërrive
buzët na i mërdhive
një stinë zjarri u harxhua
ata akuj zemrash sa i shkrive
pastaj pastaj u ngjite në majë
derdhe prej shpirtit një kupë vajë
po pritja si pritje gurë në zemër mbeti

( 14 gusht 2014 )

Varianti i dytë

Ngjitas këtij lumthi malor mbete
nëpër ardhje ikje ti nuk trete
as nga lotët që s’u shuan
trupit tënd u gurëzuan
gurë lotsh u bënë
pritjeve pa fund
malli s’u hoq
nga imja
buzë
se
diku
ti ngece
gurin nxive
derisa mbërrive
buzët m’i mërdhive
një stinë zjarri u harxhua
ata akuj zemrash sa i shkrive
pastaj pastaj u ngjite mu në majë
derdhe nga shpirti një kupë me vajë

( 14 gusht 2020 )

The post Guri i pritjes – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përnjimend je dashuri – Sabit Rustemi https://poezi.laberianews.com/2020/08/08/pernjimend-je-dashuri-sabit-rustemi/ Sat, 08 Aug 2020 20:35:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10900 PËRNJËMEND JE DASHURI ( e shkruar me Katër Mars të Vitit që Ikën ) Nuk...

The post Përnjimend je dashuri – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËRNJËMEND JE DASHURI

( e shkruar me Katër Mars të Vitit që Ikën )

Nuk është pak për t’ardhur në jetë
fundit të një Stine të bardhë
duke i çarë ngricat e shpirtit
përmes vajit të parë

Pastaj ta nisësh një shekulli të ri
me zjarrëmblën dashuri
ku Fati yt puqet me të Pafatshmin e Gëzuar
e dashurohet në të çmendurisht
si në ëndrrën që shihet e s’nxinet

S’pushon së dashuruari
as kur Njeriu i ëndrrës sate vonohet
harron për t’u kthyer
a për të prekur mbi supe si flutur

Do ta duash pareshtur në mungesë
edhe pas vdekjes do ta presësh
do të kujtosh se aty diku e ke
njëjtë si qenien tënde me emrin Dora
si atë shpirt vezullues prej Diamanti

Përnatë i falesh Yllit që quhet Franc
e ia shpalon të fshehtat nëpër Kafka
në një stacion treni që shkon e s’ kthehet

Nuk brengosesh për motet që tresin
për t’përkohshmen jetë
që s’ngopet me dhembjen

Nga pritja nuk heq dorë
nga ajo shpresë që dritëson shpirtin
e nuk shuhet

Rron Ti
rron deri në pafundësi
se përnjëmend je dashuri

( 4 mars 2013 – 8 gusht 2020 )

The post Përnjimend je dashuri – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lulja ime më e mirë – Sabit Rustemi https://poezi.laberianews.com/2020/06/25/lulja-ime-me-e-mire-sabit-rustemi/ Thu, 25 Jun 2020 19:31:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8876 LUTJA IME MË E RE Zoti im që zotëron shtatë palë qiej e i sjell...

The post Lulja ime më e mirë – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LUTJA IME MË E RE

Zoti im
që zotëron shtatë palë qiej
e i sjell n’Gishti të Vogël
dhe shtatë palë tokë
shpëtoje si përherë timen Kosovë
që të lutemi edhe mëtutje për t’mirën e saj
përmes emrin Tënd
këtu e në këtë vend
si moti dikur
kur lutjet për Ty i gravuam dhe nëpër gurë

Ti po i sheh
se si dherave të Trupit tim zhbiruan
e dolën për fushë
në këto kohë të vona
dhëmbët Lazdranë

Me Gjuhë të Tejdala
përditë mes vete kafshohen
hahen
gjak bëhen
nga një sëmundje e vjetër
nga një mëri e lashtë
që s’i lë as në varre të bëhen bashkë

Kam mbetur si mos më keq
mezi po mbahem në këmbë
e s’kam ku shkoj diku tjetër
as ku bie
për t’pushuar pakëz nga këto dhimbje

Zoti im i vetëm
kthjelli
në vehte ktheji
prej kësaj vetëngrënie prapësoi

se fuqi për t’i ndalur nuk më mbeti

Zoti im i mirë
I Vetm Zot mbi këto dhera
më liro nga mëkate të pashlyera
e nga pjella të liga
mos më ndëshko

Merrmë për dore
se nuk kam tjetër kafshore

Më jep dhe pak fuqi
nga ky Bar i Keq të lirohem
që trupit tim ka mbirë

se dua ta jetoj këtë jetë të mbetur
me besimin në Ty
e me të ëmblën dashuri
të Moçmes Dardani

( 29 Maj 2020 )

The post Lulja ime më e mirë – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Koha për ta kërkuar atë pjesë zemre troket – Sabit Rustemi https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/koha-per-ta-kerkuar-ate-pjese-zemre-troket-sabit-rustemi/ Sun, 21 Jun 2020 14:17:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8652 Premierë poetike KOHA PËR TA KËRKUAR ATË PJESË ZEMRE TROKET Hyra në ditën që ende...

The post Koha për ta kërkuar atë pjesë zemre troket – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Premierë poetike

KOHA PËR TA KËRKUAR ATË PJESË ZEMRE TROKET

Hyra në ditën që ende s’ka zbardhur
përmes një koridori me luedritë
për ta pirë një verë të kuqe
i vetëm në prehërin e kësaj nate

Dy portat e mia me dritë
hapur po i lë derisa të mbyllen vetë
se kllapish mund të më përsëritën
lajmet që i anashkalova
me ato fytyura të ajura liderësh
a fjalësh të helmuara
prej gjuhëve me afate të ikura

Ti
e shtrydhur prej ditës si ajo pjesë limoni
në fund gote
shkove për t’i rehatuar eshtrat e lodhura
galerive të boshatisura
ku enden koti
sall ndjenjat e mia

Ç’ iu dhash kaq lehtas dhe unë
stinës që ndërron ngjyrë e nuk shlyen moshë
dhe vjen e ikën kur të dojë

Më grishi ajo pjesë e pajetuar jete
përmes një dridhjeje zemre
kur orës në mur iu rralluan tik – taket
e gjelat e rinj ende nuk u dëgjuan

Mbes i mbyllur pjesës së pashkelur të kësaj bote
duke e kërkuar pamjen e të dashurës
që s’di se si më harroi

Nëpër pluhurin e shtresuar të mungesave
gjurmë të ardhjes nuk shoh

Koha për ta kërkuar atë pjesë zemre troket

( 31 maj 2020 )

The post Koha për ta kërkuar atë pjesë zemre troket – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Premierë poetike… – Sabit Rustemi https://poezi.laberianews.com/2020/05/23/premiere-poetike-sabit-rustemi/ Sat, 23 May 2020 05:27:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6872 Premierë poetike … NJË BOTË E ETUR BUZËT TONA I PRET Ngecëm diku sonte ecjeve...

The post Premierë poetike… – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Premierë poetike …

NJË BOTË E ETUR BUZËT TONA I PRET

Ngecëm diku sonte
ecjeve të përhanta kah njëri tjetri
derisa na gjeti shiu

Nga dallgë reshë të dendura
u rrëmbyem e u përziemë
përplasjeve e përndezjeve
duke u shkrirë e skutluar
sumbullave të ujta
fshehtas
pa na parë as nata

Dashuria që ndezi dejtë tanë
shtigjeve të ajrit u lag diku
ajo endacake e natës së vonë
u lidh bistek në ndonjë lajthi

Kot vetëtojnë sytë e tu
e gjëmojnë fërkimeve
eshtrat e mia

Ai çast i ëndërrt është fshehur
aty ku s’preket
e të qetë nuk na lë
as mua
as ty

Mungesa e ardhjeve shtresohet
palë – palë damarëve të zemrës
pulson dhembje

Mbetur mes mishi e thoi
pritja shpon e thumbon
si një therë e moçme
që s’nxirret
e s’durohet

Pa u prekur gishtash
pa u shpuar sysh
e buzësh
dalja e saj n’dritë
vonohet

Deri në një pikëtakim ëndrrash
vetëm sa sharron thellësive pa fund
kjo zjarrmi e ëmbëlt

Tej atij fundi
ku shiu i kësaj nate nuk depërtoi
një botë e etur
buzët tona i pret

( 22 maj 2020 )

The post Premierë poetike… – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përtej jetërave të pajetuara – Sabit Rustemi https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/pertej-jeterave-te-pajetuara-sabit-rustemi/ Sat, 16 May 2020 13:14:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6319 Premierë poetike PËRTEJ JETËRAVE TË PAJETUARA Poezia më e mirë për mua je ti e...

The post Përtej jetërave të pajetuara – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Premierë poetike

PËRTEJ JETËRAVE TË PAJETUARA

Poezia më e mirë për mua je ti e dashur
që në këtë Natë të Madhe motmoti s’më le vetëm
zbret nga ana e malit mes dy luginave të mia
për t’i shkrirë djegat duke i shprushë dafinat
e për t’ia hequr stinës sime ato rreshka vetmie

Nata tjera ngjyra merr bëhet e pa harruar
E dita flakërohet syve të kthjellur nga dashuria

Atë loçkë të zemrës ma dhuron pa fjalë
Siç i dhurohet vetëm një Njeriut në Jetë

Lehtas me majën e gjuhës e drithëroj atë fole prej mjalti

ngadal e nxjerr pa e zgjue Amën e Djegur në pritje

e zhytem pastaj kryengul thellinave të padukshme

që vlojnë ndjenjash nga çasti në çast si Zgjue Bletësh

Zjarrushja ime e etur humbet nëpër drithërima
Kërkon prapë të notoj thellësive të paarritshme

O ç’det i paparë i pa skaj
Shfaqet e zhduket sa hap e mbyll sytë
në një Oqean të Dalldisur dallgësh
Trekëndëshit të Zjarrtë të etjes
Mes Meje
Teje
e Dashurisë

Më grishë më ngulm dhe përtej jetërave të pajetuara
Etja që s’Shuhet

Për t’më mbyllur përjetshëm Syve të Saj
Për një Gjumë të ëmbël

( 6 – 7 Maj 2020 )
Sabit Rrustemi

The post Përtej jetërave të pajetuara – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nga “Toponimia e prehjes ” – Sabit Rustemi https://poezi.laberianews.com/2020/04/25/nga-toponimia-e-prehjes-sabit-rustemi/ Sat, 25 Apr 2020 09:23:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4849 Nga “Toponimia e prehjes ” ANËS KRONIT Këmbë shkela nëpër pritje udhës kah ti fëmijëria...

The post Nga “Toponimia e prehjes ” – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nga “Toponimia e prehjes ”

ANËS KRONIT

Këmbë shkela nëpër pritje
udhës kah ti fëmijëria ime
i mallshëm sa s’ka
me të prekë pakëz
e me t’ pa

E harruar n’vetmi
gjurmë s’ paska këtupari
shtegun e paska mbuluar bari

Paske mbetur si mos më zi
nuk më sheh as në sy
po namën thellë e ke ndry
nuk e shprazë mbi mua
me heshtjen tënde mjaft thua

Kroni qenka kthyer në pus
kopshti në tepih të blertë
dhe ai plep i tharë më shikon mnertë
rjepur qenka nga e rrebeshta kohë

E ajo dardhë e kuqe
e ujcja verore
vetëm emër paskan mbetur

Anës Kronit
tatëpjetë lugut e honit
paskan tretur

Vetëm vojsa
kjo pemë dardanie
aty në hije shpati
më trandi prej mërzie

Trupit të saj katrithem si dikur
i pushtuar dashurie

( 23 prill 2011 )

The post Nga “Toponimia e prehjes ” – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk besoj t’më kesh harruar – Sabit Rustemi https://poezi.laberianews.com/2020/04/22/nuk-besoj-tme-kesh-harruar-sabit-rustemi/ Wed, 22 Apr 2020 19:34:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4740 NUK BESOJ T’MË KESH HARRUAR Nuk besoj të kesh fjetur mesnatës së vonë të këtij...

The post Nuk besoj t’më kesh harruar – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NUK BESOJ T’MË KESH HARRUAR

Nuk besoj të kesh fjetur
mesnatës së vonë të këtij mëngjesi të hershëm
që tej xhamave të shpirtit rigon shi
e shtresave të nëdheshme të kësaj qenie të pafjetur
bimon mungesë e mërzi

Nuk besoj as të jesh zgjuar
apo të jesh mbështjellur nëpër ndonjë re
të këtij nënqielli
për tu endur erërave të kësaj dite që s’gdhin
drejt çative të syve të mi
të cilët nuk mbyllen as hapen
pa vetëtuar shtigjeve andej ku je ti

Nuk besoj as që nuk je në ndonjë ëndërr të paparë
që shpërfaqet perdeve të kujtesave të pashlyera
mbjellur nëpër ditët e moteve që shkuan
falë ndjenjave që erëmuan
poreve të vjetra e të reja të këtij Mali që hesht
e nuk harron

Nuk besoj që ti
si një dashuri e pafjetur nëpër kohë
me agun e parë të këtij mëngjesi
nuk nisesh andej kah ke munguar
milionave çasteve që ikën
e s’na bënë një dhe të vetëm
në këtë botë që sa hapet
poaq mbyllet e fshihet prej nesh

Nuk besoj t’më kesh harruar
t’më kesh lënë jashtë mendjes e zemrës sate
krejt të vetëm
në këtë kohë të pakohë
që një botë ka trazuar

Aq më pak besoj që ka ndonjë ndalesë diku
e cila mund ta kthej mbrapshtë
hapin tënd drejt meje
me tërë atë mal të dendur dashurie
që mugullon
mugullon
dhe vetëm mugullon

21 Prill 2020

The post Nuk besoj t’më kesh harruar – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si shprehje respekti e falënderimi – Sabit Rustemi https://poezi.laberianews.com/2020/04/05/si-shprehje-respekti-e-falenderimi-sabit-rustemi/ Sun, 05 Apr 2020 15:37:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3511 SI SHPREHJE RESPEKTI E FALËNDERIMI për urimet e juaja,miq e të afërm, njerëz të gjakut,...

The post Si shprehje respekti e falënderimi – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SI SHPREHJE RESPEKTI E FALËNDERIMI

për urimet e juaja,miq e të afërm, njerëz të gjakut, pragut e konakut, gjithandej ku jeni, në trojet tona këtu apo nëpër botë:

Një Ditë më ndryshe e jetës sime
rodhi dje falë juve
njerëz të gjakut tim

Për mua
dita që tashmë iku
ishte më shumë se një urim

Dëshirash u mbars
për më shumë gëzim
harmoni
paqe
e dashuri
në jetën time

U bë një ditë e lumtur
me të juajin bekim

Dhe unë iu falem
e mburrem
e lutem përherë për Ju :

Të mirë
e shpirt paqtë
ju paça e qofshi përherë
kudo që jeni !

( 4 prill 2020 )

MiratoRefuzoMë shumë veprime

The post Si shprehje respekti e falënderimi – Sabit Rustemi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>