Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

GURI I PRITJES

  • në dy variante –

Varianti i parë

Rrodhën lotët në pritje
rrodhën e u gurëzuan
gurë lotsh u bënë
për një gjurmë
të hapit tënd
a një prekje
nga tuat
duar
Udhësh
ti u vonove
dhe gurin nxive
derisa mbërrive
buzët na i mërdhive
një stinë zjarri u harxhua
ata akuj zemrash sa i shkrive
pastaj pastaj u ngjite në majë
derdhe prej shpirtit një kupë vajë
po pritja si pritje gurë në zemër mbeti

( 14 gusht 2014 )

Varianti i dytë

Ngjitas këtij lumthi malor mbete
nëpër ardhje ikje ti nuk trete
as nga lotët që s’u shuan
trupit tënd u gurëzuan
gurë lotsh u bënë
pritjeve pa fund
malli s’u hoq
nga imja
buzë
se
diku
ti ngece
gurin nxive
derisa mbërrive
buzët m’i mërdhive
një stinë zjarri u harxhua
ata akuj zemrash sa i shkrive
pastaj pastaj u ngjite mu në majë
derdhe nga shpirti një kupë me vajë

( 14 gusht 2020 )

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com