Seit Paci Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/seit-paci/ Poezi Laberia News Fri, 01 Apr 2022 21:30:09 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Seit Paci Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/seit-paci/ 32 32 Malli i mërgimtarit – Seit Paci https://poezi.laberianews.com/2022/04/01/malli-i-mergimtarit-seit-paci/ Fri, 01 Apr 2022 21:30:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22887 Malli i mërgimtarit Shqipëri o vendi im i bekuar Të kam dashur, e do të...

The post Malli i mërgimtarit – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Malli i mërgimtarit

Shqipëri o vendi im i bekuar
Të kam dashur, e do të dua përherë
Ta dish se, nga halli jam larguar
Por në zemrën time, ti qëndron si pranëverë

Do doja veç në gjirin tënd unë të rrija
Oh, sa mall në kraharor më është grumbulluar
Më mungojnë dhe pemët, e nën to dhe hija
Larg teje në çdo sekond, jam i dëshpëruar

Sa shumë më mungon, ai fllad pranveror
Larg teje si një jetim ndjehem unë
Për ty vendi im, në çdo çast e çdo orë
Ëndërroj, ëndërroj dhe natën në gjumë

Shumë gjëra më mungojnë këtu në dhe të huaj
Këtu larg teje unë po tjetërsohem
Oh, vendi im ta dish sa shumë po vuaj
Nuk do më lejoje që unë të largohem

Askush këtu s’më thotë: a u lodhe o vëlla?
Askush s’po më thotë: a u lodhe biri im?
Dhe zogjtë që unë shoh, që fluturojnë hava
Nuk kanë cicërimën, e zogjve të vendit tim

Vërtet unë këtu ca para i kam në xhep
Por me to i qetë kurrë unë nuk jam
Se më mungon buka e pjekur në çerep
Nga duart e nënës që shumë larg e kam

Në zemër po më ther, më treti kjo vetmi
Larg të gjithë njerëzve të mi të dashur
Ndaj të përgjërohem o e ëmbla Shqipëri
Më bëj vend tek ti, se jam duke plasur

,,,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,,25 MARS 2020

The post Malli i mërgimtarit – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Legjendare e pamvarur – Seit Paci https://poezi.laberianews.com/2022/02/23/legjendare-e-pamvarur-seit-paci/ Wed, 23 Feb 2022 20:27:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22658 Legjendare e pamvarur Moj Kosovë o e shtrenjta jonë Nëpër shekuj në rrugë të gjatë...

The post Legjendare e pamvarur – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Legjendare e pamvarur

Moj Kosovë o e shtrenjta jonë
Nëpër shekuj në rrugë të gjatë
Nëpër furtunë ke bërë jehonë
Lirinë kërkove ti ditë e natë

S’tu tremb syri asnjëherë ty
Ballin lartë mbajte krenare
Derisa e shtrenjta pamvarësi
Përqafoj tokën DARDANE

17 shkurt 2008 del vepra e fjala
E shenjtë është kjo ditë kombëtare
Pamvarësisë i ka ardhë radha
Në këto troje, troje Shqipëtare

Krahët e shqipeve që nga kjo ditë
U përforcuan në të dy anë
Si ndalojnë më dot as stuhitë
Se një komb në këmbë e kanë

E pamvarur je ti Shqiponjë
Në tokë e qiell ke gjithë lirinë
Prej legjendarëve të tu Kosovë
Që jetën dhanë për Pamvarësinë

Fluturo e gëzohu shqipe Dardane
Se tash dy krahët i ke të lirë
Bashko kombin e çdo ane
Nën një ” Ombrellë” në PAMVARËSI

,,,,,,,,SEIT PACI,,,,17 SHKURT 2022

The post Legjendare e pamvarur – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të dua pa kufi dashuri – Seit Paci https://poezi.laberianews.com/2021/06/19/te-dua-pa-kufi-dashuri-seit-paci/ Sat, 19 Jun 2021 13:17:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20085 Të dua pa kufi dashuri Sa shumë të kam dashur e të dua dashuri Të...

The post Të dua pa kufi dashuri – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të dua pa kufi dashuri

Sa shumë të kam dashur e të dua dashuri
Të ëmbël siq je dhe e dlirë të më qëndrosh
Pranë meje, thellë në zemër dhe pa kufi
Gjithë qënjen time dua të ma pushtosh

Kërkoj të më shoqërosh gjithë jetën
Të më rrishë pa dëngla mua pranë
Kërkoj të mos e ndërrosh kurrë fletën
Edhe nëse ndonjëherë ndokush na shan

Le të na shajnë pra sa të duan
Unë dhe ti duam vetëm të lulëzojmë
Të tjerët me ndjenjat e veta le të luajnë
Por unë dhe ti do vazhdojmë të vallëzojmë

Tani unë dhe ti të mirën e kuptuam
Sepse kishim, kemi dhe do kemi shumë vlerë
Se ndonëse koha ka ecur, ne kurrë su rrëzuam
Por në këmbë qëndruam, bashkë ne përherë

Sa shumë më ndihmove ti mua dashuri
Edhe kur tek unë u ç’faqën dhe vranësira
Zymtësinë ma ktheve në ëmbëlsi
Ndaj në jetën time ke qënë më e mira

Mirësinë tënde dhe në vazhdim unë e dua
Sepse aureolë të kam patur dashuri
Le të vazhdojmë prapë bashkë si mish e thua
Se ti më shton jetën, ndaj të dua pa kufi

,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,11 QERSHOR 2021

The post Të dua pa kufi dashuri – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gëzuar 8 Marsin nëna – Seit Paci https://poezi.laberianews.com/2021/03/07/gezuar-8-marsin-nena-seit-paci/ Sun, 07 Mar 2021 22:13:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17974 Gëzuar 8 marsin nëna Të pazëvëndësueshme jeni ju NËNA Kudo për njerëzit në gjithë BOTËN...

The post Gëzuar 8 Marsin nëna – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gëzuar 8 marsin nëna

Të pazëvëndësueshme jeni ju NËNA
Kudo për njerëzit në gjithë BOTËN
Në errësirë për ne, ju jeni HËNA
E ditën jeni si dielli që ngroh TOKËN

Gëzuar 8 marsin këtë festë të SHËNUAR
Sepse ju nuk jeni thjeshtë një FEMËR
Se zoti ju ka gatuar dhe BEKUAR
Dhe keni më të madhen ZEMËR

Jeni lule mbi të gjitha LULET
Gjithëmonë për njerëzit lule PRANVERORE
Para jush e gjithë bota PËRKULET
Se keni qenë dhe jeni HYJNORE

Lule jete të freskëta jeni GJITHËMONË
Se kudo ndodhet madhështia JOTE
Përmes nënave rrjedh e GJALLËRON
Gjithë jeta njerëzore e kësaj BOTE

Kudo jeni nëna ju urojmë ne SOT
Nënë përkulemi me respekt para TEJE
Se kush është sot e kush do vijë në këtë BOTË
Gjaku juaj u rrjedh e do ju rrjedh ndër DEJE.

,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,,,07 MARS 2021

The post Gëzuar 8 Marsin nëna – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E ëmbël je gjithmonë dashuri – Seit Paci https://poezi.laberianews.com/2021/01/31/e-embel-je-gjithmone-dashuri-seit-paci/ Sun, 31 Jan 2021 15:59:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16996 E ËMBËL JE GJITHËMONË DASHURI Në krahët e tu gjatë dua të rri DASHURI Se...

The post E ëmbël je gjithmonë dashuri – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E ËMBËL JE GJITHËMONË DASHURI

Në krahët e tu gjatë dua të rri DASHURI
Se kështu urdhëron vetë ZEMRA
Ajo të gjithë trupin mban në GJALLËRI
Nga ajo merr komandë edhe MENDJA

Po si mund të rrimë pa u PËRQAFUAR
Nëse zemra të dyve këtë na e THOTË
Përse dashuri të rrimë të DËSHPËRUAR
Kur e dimë që dëshpërimi prodhon vetëm LOTË

Lotët janë të krypura si uji i DETIT
Ndaj nuk i duam as unë as ti DASHURI
Ndaj le të hidhemi në krahë të njëri TJETRIT
Pra të bëjmë një pakt bashkë unë e TI

Në fund të fundit kështu lindi BOTA
Nga e bukura dhe e ëmbla DASHURI
EVËS dhe ADAMIT i thanë fjalë të KOTA
Se pas tyre të gjithë të quajtën ËMBËLSI

Eh e ëmbël u linde dhe mbetesh DASHURI
Je krejt lezeti që ëmbëlson çdo ZEMËR
E kur brenda teje ka veç ÇILTËRSI
Askush s’të vë dot ty një tjetër EMËR

Ëmbëlsia jote na bën më të FORTË
Të kapërcejmë dhe pengesa e zgjidhim dhe HALLE
Jetën krejt të lumtur na e bën në këtë BOTË
Edhe kur përpara kemi kodra e MALE

,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,28 JANAR 2021

The post E ëmbël je gjithmonë dashuri – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të lutem më prit përsëri – Seit Paci https://poezi.laberianews.com/2021/01/30/te-lutem-me-prit-perseri-seit-paci/ Sat, 30 Jan 2021 12:50:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16960 TË LUTEM MË PRIT PËRSËRI Më prit nëse vërtet ti mua më do Jam nisur...

The post Të lutem më prit përsëri – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË LUTEM MË PRIT PËRSËRI

Më prit nëse vërtet ti mua më do
Jam nisur drejt teje e prapë unë po vij
Por të lutem shumë mos më mundo
Që unë të kthehem bosh përsëri

Herën e parë kur unë ty të pashë
Më beso që ngela krejtësisht i hutuar
Nuk di se përse asnjë fjalë s’ta thashë
Nuk e di vërtet se përse kam nguruar

Unë të pashë por dhe ti nuk bëre zë
Ndonëse që të dy sytë kryqëzuam ëmbël
Unë s’pata guxim e ti tash “gjumë”po flë
Unë do vij prapë por mos më shih vëngër

Unë pranë të erdha por s’pata guxim
U ktheva por kuptova që këmbët më tradhëtuan
Bashkë me gjithë trupin lëviznin me përtim
Se rrahjet e zemrës në kthim shumë u shtuan

U ktheva por pashë që skam më qetësi
Se shikimi yt shumë më kish tunduar
Ndaj drejt teje po vij unë përsëri
Se nuk dua të rri me zemër të lënduar

Më prit pra më prit me ëmbëlsinë e parë
Të lutem më prit se po vij përsëri
Mos më bëj fajtor që kemi qenë të ndarë
Se tash më erdhi guximi të vij për tek ti

Më fal që të zhgënjeva unë herën e parë
Dhe atë që ti prisje unë s’ta thashë dot
Por më beso se drejt teje po vij duke qarë
Sepse kam frikë mos të humbas prapë sot

,,,,,,SEIT PACI,,,,,25 JANAR 2021

The post Të lutem më prit përsëri – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të presim ndryshe sivjet pranëverë – Seit Paci https://poezi.laberianews.com/2021/01/21/te-presim-ndryshe-sivjet-pranevere-seit-paci/ Thu, 21 Jan 2021 14:39:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16754 TË PRESIM NDRYSHE SIVJET PRANËVERË Eh çfar pranëvere qe 2020-ta Shumë e idhët e trishtë...

The post Të presim ndryshe sivjet pranëverë – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË PRESIM NDRYSHE SIVJET PRANËVERË

Eh çfar pranëvere qe 2020-ta
Shumë e idhët e trishtë ishte ajo
Spo kuptohej gënjeshtra nga e vërteta
Erdhi me frikë e panik nga do

Ndonëse shpresuam çdo ditë shumë
Se një karantinë do të na mbronte
E në verë rehat thamë do bëjmë gjumë
Se i nxehti këtë flamë do e likujdonte

Por nuk qe e thënë që kështu të ndodhte
Ndonëse ne të gjithë e dëshironim
Që këtë flamë vera do ta lodhte
E të gjithë bashkë lirisht do gëzonim

Një vit në ankth një ankth i paparë
Jetë njerëzish ikën e po ikin për ditë
Tani ne kuptojmë se akoma s’jemi ndarë
Nga kjo flamë vrastare as këtë vit

S’dimë çpo ndodh akoma në tërë globin
Prapë askush se thotë të paktën njëherë
Paqartësitë njerëzit shumë po i lodhin
Ndonëse ata presin të kenë pranëverë

Eja pra eja ti e bukura pranëverë
Të na qeshë buza e të na hapet nuri
Eja ndryshe këtë vit në çdo derë
Të qeshin fëmija gruaja dhe burri

Të duam pranëverë të duam fort
Lulet tuaja të jenë për ne vaksina
Lutu dhe ti bashkë me ne në zot
Që të vijmë të rrijmë bashkë në lëndina

Eja pra pranëverë me aromën tënde
Me lulet që të kënaqet syri e shpirti
Të na ikë stresi që kemi në mëndje
E kështu për njerëzit të jetë gjithë viti

Të presim pranëverë të duam krejt ndryshe
Të na vish me aromën që e ke zakon
Të presim bashkë dhe me dallëndyshe
Sduam ta dëgjojmë më flamën koronë

,,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,21 JANAR 2021

The post Të presim ndryshe sivjet pranëverë – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eva, ti as u genjeve as mekatove – Seit Paci https://poezi.laberianews.com/2021/01/11/eva-ti-as-u-genjeve-as-mekatove-seit-paci/ Mon, 11 Jan 2021 20:14:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16514 EVA,,,TI AS U GËNJEVE AS MËKATOVE Eh të gjithë kështu e dimë, çfar ndodhi me...

The post Eva, ti as u genjeve as mekatove – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
EVA,,,TI AS U GËNJEVE AS MËKATOVE

Eh të gjithë kështu e dimë, çfar ndodhi me atë BALTË.
Sepse e tillë thuhet, që në fillim ti ISHE
E më pastaj baltën zoti e ktheu në MJALTË
Që gjithë ëmbëlsinë më pas ti ta KISHE

Krejtësisht e pafajshme EVË ti ke QENË
Sepse përballë teje ishte dhe ADAMI
Si një shoqe për të, që të shëtisnit DHENË
Pikërisht për këtë, zoti ty të BANI

Bashkë ecët të dy, bashkë pranë e PRANË
Bashkë ndenjët e fjetët, bashkë dhe u ZGJUAT
Dhe në kopështin tuaj, kur mollën keni NGRËNË
Qetë qetë e natyrshëm, dhe u DASHURUAT

Ishte pra vetë zoti që mendoj për DY ANË
Prandaj për këtë të krijoj dhe ty EVË
Pasi më parë kish krijuar një ADAM
Se një botë të dashuruar deshi që TË SJELLË

Jo pra ti EVË su gënjeve e as MËKATOVE
Por u bëre emblema e parë e DASHURISË
Dhe këtë dashuri ti botës ja PËRCOLLE
Si një kuptim për jetën që i duhej NJERËZISË

,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,11 JANAR 2021

The post Eva, ti as u genjeve as mekatove – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ky shqipëtar është legjendar – Seit Paci https://poezi.laberianews.com/2021/01/09/ky-shqipetar-eshte-legjendar-seit-paci/ Sat, 09 Jan 2021 12:12:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16401 KY SHQIPËTAR ËSHTË LEGJENDAR. Kush na i mbrojti ne trojet tona Luftoj e na bëri...

The post Ky shqipëtar është legjendar – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KY SHQIPËTAR ËSHTË LEGJENDAR.

Kush na i mbrojti ne trojet tona
Luftoj e na bëri ti quajmë ATËDHE
Krenari gjithëmonë e jona
E ka emrin SKËNDERBE

Dhe Europën ai e shpëtoj
Një perandori të tërë TRONDITI
Kur Shqipëtarët ai bashkoj
Në tokën mëmë që e lindi e RRITI

Emrin ATËDHE në këto troje skaliti
Përgjithëmonë e për çdo SHQIPËTAR
Në çdo zemër thellë lirinë NGULITI
Ndaj dhe mbetet një LEGJENDAR

Në kuvende i ngriti PESHË
E bëri bashkë gjithë trimat mbarë
Ndër beteja me hordhi u NDESH
Deri sa iku më 17 JANAR

Fizikisht shkoj pra SKËNDERBEU
17 janari është thjeshtë një DATË
Sepse në shekuj vet MËMËDHEU
E ka mbajtur dhe e mban veç LARTË

,,,,,,,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,,,O7 JANAR 2021

The post Ky shqipëtar është legjendar – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pas festave veç bardhësi – Seit Paci https://poezi.laberianews.com/2020/12/25/pas-festave-vec-bardhesi-seit-paci/ Fri, 25 Dec 2020 08:31:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15976 PAS FESTAVE VEÇ BARDHËSI Erdhën festat kanë trokitur Si gjithëmonë në botën mbarë Ndonëse na...

The post Pas festave veç bardhësi – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PAS FESTAVE VEÇ BARDHËSI

Erdhën festat kanë trokitur
Si gjithëmonë në botën mbarë
Ndonëse na gjejnë krejt mërzitur
Urojmë mirëse na kanë ardhë

Urojmë natë e urojmë ditë
Të bardha qofshin këto festa
Të kenë ardhë me gjithë mirësitë
E në çdo zemër të mbjellin shpresa

Të urojmë ne si ngaherë
Të kenë lënë pas çfar ka kaluar
Dhe në të bukurën pranëverë
Të gjithë njerëzit të shkojnë të gëzuar

Në këto festa festa gëzimi
Që për njerëzinë kudo kanë ardhë
Bashkë me to të rritet besimi
Që çdo ditë pas tyre të jetë veç e bardhë

Pra krishtlindje e viti i Ri
Këto festa kaq të gëzuara
Të kthejnë shpresën për gjithënji
E çfar kaluam të jenë të shkuara

,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,24 DHJETOR 2020

The post Pas festave veç bardhësi – Seit Paci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>