Malli i mërgimtarit – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Malli i mërgimtarit

Shqipëri o vendi im i bekuar
Të kam dashur, e do të dua përherë
Ta dish se, nga halli jam larguar
Por në zemrën time, ti qëndron si pranëverë

Do doja veç në gjirin tënd unë të rrija
Oh, sa mall në kraharor më është grumbulluar
Më mungojnë dhe pemët, e nën to dhe hija
Larg teje në çdo sekond, jam i dëshpëruar

Sa shumë më mungon, ai fllad pranveror
Larg teje si një jetim ndjehem unë
Për ty vendi im, në çdo çast e çdo orë
Ëndërroj, ëndërroj dhe natën në gjumë

Shumë gjëra më mungojnë këtu në dhe të huaj
Këtu larg teje unë po tjetërsohem
Oh, vendi im ta dish sa shumë po vuaj
Nuk do më lejoje që unë të largohem

Askush këtu s’më thotë: a u lodhe o vëlla?
Askush s’po më thotë: a u lodhe biri im?
Dhe zogjtë që unë shoh, që fluturojnë hava
Nuk kanë cicërimën, e zogjve të vendit tim

Vërtet unë këtu ca para i kam në xhep
Por me to i qetë kurrë unë nuk jam
Se më mungon buka e pjekur në çerep
Nga duart e nënës që shumë larg e kam

Në zemër po më ther, më treti kjo vetmi
Larg të gjithë njerëzve të mi të dashur
Ndaj të përgjërohem o e ëmbla Shqipëri
Më bëj vend tek ti, se jam duke plasur

,,,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,,25 MARS 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com