Shefik Arifi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/shefik-arifi/ Poezi Laberia News Mon, 05 Sep 2022 11:11:03 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Shefik Arifi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/shefik-arifi/ 32 32 Vizitë në muze – Shefik Arifi https://poezi.laberianews.com/2021/11/14/vizite-ne-muze-shefik-arifi/ Sun, 14 Nov 2021 09:54:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22096 Vizitë në muze U ngjita një nga një shkallëve Atje ku heshtur të mëdhenjtë rrinin...

The post Vizitë në muze – Shefik Arifi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vizitë në muze

U ngjita një nga një shkallëve
Atje ku heshtur të mëdhenjtë rrinin në dhomë
Shekuj histori në nderim të të parëve
Mes copëzave historie krenarinë ma zgjon.

Shtruar bisedova për hallet tona
Ndërsa vështrimi i tyre tundte malet,
Aty qëndrova deri në orët e vona
Mes heshtjes tyre që buçiste si në dete valët.

Dhe unë atyre heshtjën nuk ua prisha
Edhe pse pyesja ç‘po mendonin vallë?
Ua thashë atë që në zemër kisha
Për një takim me ta ndjeva shumë mall

The post Vizitë në muze – Shefik Arifi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në zemrën time do rrish – Shefik Arifi https://poezi.laberianews.com/2021/11/14/ne-zemren-time-do-rrish-shefik-arifi/ Sun, 14 Nov 2021 09:15:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22071 Në zemrën time do rrish Nuk më erdhe, e dashur, ti sonte Rrugën, nata me...

The post Në zemrën time do rrish – Shefik Arifi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në zemrën time do rrish

Nuk më erdhe, e dashur, ti sonte
Rrugën, nata me shi ta ndërpreu
Zemra, afër vetës të donte
Por brenda vetës s’të ndjeu.

Se kur dy zemra vërtet duhen
Ato tek njëra – tjetra mbeten
Ndryshe, si një qiri shuhen
Si një qiri treten.

Herë tjetër kur të vish
S‘do ikesh që këtu
Në zemrën time do të rrish
Dhe unë në tënden gjithashtu

The post Në zemrën time do rrish – Shefik Arifi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Se kështu do gaboj – Shefik Arifi https://poezi.laberianews.com/2021/11/01/se-keshtu-do-gaboj-shefik-arifi/ Mon, 01 Nov 2021 19:54:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22008 Se kështu do gaboj Për çdo ditë zgjohem herët, Dhe ditën e re i pari...

The post Se kështu do gaboj – Shefik Arifi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Se kështu do gaboj

Për çdo ditë zgjohem herët,
Dhe ditën e re i pari e zgjoj.
Jo, jo, nuk dal mbi të tjerët,
Se kështu do gaboj.

Dhe unë jam njeri prej tyre,
Nga ata më të zakonshmit në botë.
Që dal për punë pa ikur mirë yjet,
Dhe bëj dhe punë të rëndomtë.

Për çdo ditë zgjohem herët,
Ditën e re unë i pari e zgjoj.
Veçse kurrë s’dal mbi të tjerët,
Se kështu do gaboj.

The post Se kështu do gaboj – Shefik Arifi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
V a j z a t – Shefik Arifi https://poezi.laberianews.com/2021/10/23/v-a-j-z-a-t-shefik-arifi/ Sat, 23 Oct 2021 16:32:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21949 V a j z a t Shoh vajzat që për provimet nxitojnë Dhe librat mbrëmë...

The post V a j z a t – Shefik Arifi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
V a j z a t

Shoh vajzat që për provimet nxitojnë
Dhe librat mbrëmë i mbyllën të fundit
-S’ka kohë për nesër, s’ka kohë – thonë
Kështu u përgjigjen kalimtarëve sa mundin.

Edhe ndonjë “ngacmim” nga të dashurit e marrin
Me të qeshur, me shaka.
-Ti s’e di si e kemi ne hallin
Kemi provim nesër vëlla.

The post V a j z a t – Shefik Arifi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur lexova lajmin – Shefik Arifi https://poezi.laberianews.com/2021/10/15/kur-lexova-lajmin-shefik-arifi/ Fri, 15 Oct 2021 12:55:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21819 Kur lexova lajmin E mora dhe unë gazetën atë ditë, Si shumë të tjerë që...

The post Kur lexova lajmin – Shefik Arifi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur lexova lajmin

E mora dhe unë gazetën atë ditë,
Si shumë të tjerë që e kishin nëpër duar.
Më shpoi si një gjëmb në shpirt,
Kur pashë lajmin e publikuar.

Vdiq i madhi, poeti e shkrimtari Dritëro,
Shkruhej poshtë fotos së tij, hijerëndë.
Dhe unë u trishtova shumë domosdo,
Thashë:- Iku dhe një burrë me mënd.

E shihja fotografinë me shumë çudi,
Shkëlqente si një meteor i ndritur.
E afrova gazetën me butësi,
Dhe nga sytë më ranë dy lot papritur

The post Kur lexova lajmin – Shefik Arifi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëna – Shefik Arifi https://poezi.laberianews.com/2021/10/10/nena-shefik-arifi/ Sun, 10 Oct 2021 12:30:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21752 Nëna Saherë që uleshim për të ngrënë Në tavolinën që ish bërë për merak „Hani...

The post Nëna – Shefik Arifi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëna

Saherë që uleshim për të ngrënë
Në tavolinën që ish bërë për merak
„Hani ju të parët“ na kish thënë
Se s‘mbetet jo, nëna pa darkë.

Te tavolina e vjetër, e rëndë
Ku ne i mbërthenim si gozhdë shikimet
Edhe mbrëmjet i përcillnim pa ngrënë
Pa ngrënë i përcillnim dhe agimet.

Pranë zjarrit që kuqonte në oxhak
Një fjalë e kursyer i dilte nga brenda
„Po të ngopeni ju nga pak
Është e ngopur nëna„.

The post Nëna – Shefik Arifi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vjeshta më mbush frymëzim – Shefik Arifi https://poezi.laberianews.com/2021/10/08/vjeshta-me-mbush-frymezim-shefik-arifi/ Fri, 08 Oct 2021 21:00:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21694 Vjeshta më mbush frymëzim Iku pranvera më lule shumë Ja, iku edhe vera e unë...

The post Vjeshta më mbush frymëzim – Shefik Arifi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vjeshta më mbush frymëzim

Iku pranvera më lule shumë
Ja, iku edhe vera e unë heshta,
Ç’paten vargjet ashtu tek unë?
Apo presin që t’i mbyllë vjeshta?!

Vjeshtë! Mbushmë me frymëzime plot,
Nga gjitha stinët, atë e vë të parën,
Nëpër të nuk hallakatem kot
Si kokrra të pjekura ta kem edhe fjalën.

Pemët gjethet një nga një i hedhin
Kjo mua s’më trishton aspak,
E di që pemët nesër do të çelin,
Pemët dhe vargjet do të çelin prap!

The post Vjeshta më mbush frymëzim – Shefik Arifi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bariu – Shefik Arifi https://poezi.laberianews.com/2021/10/01/bariu-shefik-arifi/ Fri, 01 Oct 2021 15:41:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21647 Bariu Duart të hapura si shtrungë Stinë më stinë e mot më mot Mblidhen delet...

The post Bariu – Shefik Arifi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bariu

Duart të hapura si shtrungë
Stinë më stinë e mot më mot
Mblidhen delet e qingjat me sharkun e butë
Si ushtarët nën kapotë.

Këtu malet e lëndinat hapen si libër
Në çdo shkronjë një lëndinë
Bariu i mban sytë te delet në verë, në dimër
Dhe te vargjet me rimë.

Rend ai pas deleve e qingjave të lerë
Nga një Bardhokë në tjetrën hidhet.
Mbrëmjeve, sapo drita e hënës të bjerë
Për vjershat zë e zgjedh motivet.

Dhe vijnë gazetarët nga Jugu, Veriu
T’i marrin intervista në llohë, në shi.
-Ju filloni për emisionin,- u thoshte bariu
-Sa të mbaroj dhe unë këtë poezi.

The post Bariu – Shefik Arifi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qan një fëmijë – Shefik Arifi https://poezi.laberianews.com/2021/09/24/qan-nje-femije-shefik-arifi/ Fri, 24 Sep 2021 19:23:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21586 Qan një fëmijë Kur nis e qan ky fëmijë disa muajsh, Të gjithë s’ndihen para...

The post Qan një fëmijë – Shefik Arifi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qan një fëmijë

Kur nis e qan ky fëmijë disa muajsh,
Të gjithë s’ndihen para tij.
E, si është ndërtuar kjo botë,
Të bëhet i pushtetshëm një fëmijë.

Këtë rregull e dinë të gjithë në jetë,
Të dalë një fëmijë mbi çdo burrë.
Gëzoje, o fëmijë i vogël këtë pushtet,
Se nesër se ke më këtë shans kurrë.

The post Qan një fëmijë – Shefik Arifi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mall – Shefik Arifi https://poezi.laberianews.com/2021/09/19/mall-shefik-arifi/ Sun, 19 Sep 2021 06:46:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21475 Mall Kam mall për jetën në fshat Nga fshati mendja s‘m‘u hoq Edhe kur në...

The post Mall – Shefik Arifi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mall

Kam mall për jetën në fshat
Nga fshati mendja s‘m‘u hoq
Edhe kur në arë punoja me shatë
Edhe për dimrat që dimronin me zogj.

Mall, për bukët e ngrohta që piqte nëna
Kur mbushej shtëpia plot aromë
Për ledhatimet e gjyshërve më digjet zemra
E për bisedat e gjata gjer natën vonë.

Tani në fshat shumë gjëra s‘gjej
Veç me kujtime ngushëlloj shpirtin tim
Bukurit e dikurshme, më s’i ndjej
Ndaj më mbushet shpirti me trishtim.

Kam mall për jetën në fshat
Nga fshati mendja s‘m‘u hoq
Edhe kur në arë punoja me shatë
Edhe për dimrat që dimronin me zogj.

The post Mall – Shefik Arifi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>