Shkëlqim Ziraj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/shkelqim-ziraj/ Poezi Laberia News Mon, 10 Aug 2020 21:06:26 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Shkëlqim Ziraj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/shkelqim-ziraj/ 32 32 Dashuri e pa fund – Shkëlqim Ziraj https://poezi.laberianews.com/2020/07/09/dashuri-e-pa-fund-shkelqim-ziraj/ Thu, 09 Jul 2020 07:40:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9390 DASHURI E PA FUND Nga dashuria ime s’ke mar gjë akoma, Të kam dhënë pak,...

The post Dashuri e pa fund – Shkëlqim Ziraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DASHURI E PA FUND

Nga dashuria ime s’ke mar gjë akoma,
Të kam dhënë pak, vetëm ca thërrime,
Dhe pse të janë dukur sa e gjithë bota,
Ngjyer një nga një brenda zemrës sime.

Të kam dhën pak, e ti je ndjer ngopur,
Por buk’ dashurisë është kaq e madhe,
Është sa një qiell që nuk ka të sosur,
Ca yje shkëputur as që i ndjen fare.

Të kam dhënë pak, e ti ke shuar etje,
Të mjaftuan ca pika për tu hidratuar,
Se dashuria ime përbëhet nga dete,
Ndaj në çdo kohë etjen ta ka shuar.

Të kam dhënë pak, pak në të vërtet,
Dhe ke qënë e lumtur, si asnjë në botë,
Kam aq dashuri, s’di ç’ti bëj as vet,
Mer sa më shumë, mos t’më shkoj kot.

SHKËLQIM ZIRAJ
TIRANË.07.07.2020

The post Dashuri e pa fund – Shkëlqim Ziraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si në Korçë, një serenatë – Shkëlqim Ziraj https://poezi.laberianews.com/2020/04/05/si-ne-korce-nje-serenate-shkelqim-ziraj/ Sun, 05 Apr 2020 12:08:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3422 “Si në Korçë, një serenatë” Pranë shtëpisë kur të shkova, atë mbrëmje të bukur, natë,...

The post Si në Korçë, një serenatë – Shkëlqim Ziraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Si në Korçë, një serenatë”

Pranë shtëpisë kur të shkova,
atë mbrëmje të bukur, natë,
më erdh’ inat që s’të këndova,
si në Korçë, një serenatë.

Ti të dilje në ballkon,
hedhur supeve flokët e gjatë,
ëngjëllore si gjithmonë,
frymëzim për serenatë.

Nëse s’do kisha kitarë,
Do i këpisja telat zemrës,
nëpër gishta ti lidhja radhë,
që ti bëja muzikën këngës.

Dhe rrugicat do të zgjoheshin,
nga e imja, serenatë,
trupin fjalët do ta ngrohnin,
nën mantelin e mëndafshtë.

Në ballkon dil dhe më prit,
kur të më bjerë rruga prapë,
do këndoj për ty me shpirt,
si në Korçë, një serenatë.

Shkëlqim Ziraj
Greqi. 01.04.2019

The post Si në Korçë, një serenatë – Shkëlqim Ziraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lule të përgjakura – Shkëlqim Ziraj https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/lule-te-pergjakura-shkelqim-ziraj/ Sun, 08 Mar 2020 21:33:37 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1259 Sugjeruar nga Xheva Salihaj LULE TË PËRGJAKURA Sot në festë të dhurojnë lule, Të thonë...

The post Lule të përgjakura – Shkëlqim Ziraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

LULE TË PËRGJAKURA

Sot në festë të dhurojnë lule,
Të thonë të “dua”, të dhurojnë stolira,
Të përkëdhelin, të dhurojnë puthje,
Pastaj pa papritur kthehen egërsira.

Të tmerruar janë nga bukuria jote,
Zbrazin mbi ty gjithë egon e tyre,
Si copëza qelqi thyer, të një gote,
Të nëpërkëmbin, si të jesh jetime.

Janë burreca, s’mjaftohen me kaq,
Kur janë përballë teje, bëhen trima,
Të etur si vampira për një pikë gjak,
Të heqin zvarrë, të ngulin thika!

Dhe pse e masakruar, ti buzëqesh,
Portretin gjakosur, e bukur përsëri,
Dhe pse të vranë, s’kërkuan ndjesë,
Perëndeshë mbetesh, dhuron dashuri.

Të nesërmen të nisin në tjetër botë,
Mbyllur në kuti me ëndrra të vrara,
Shpërthejnë mbi ty me dhimbje e lotë,
Të sjellin kurora, lulesh të përgjakura.

SHKËLQIM ZIRAJ
TIRANË.08.03.2020

The post Lule të përgjakura – Shkëlqim Ziraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bijë fisnike e Shqipërisë – Shkëlqim Ziraj https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/bije-fisnike-e-shqiperise-shkelqim-ziraj/ Sun, 08 Mar 2020 07:42:39 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1174 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Autor, Shkelqim Ziraj BIJË FISNIKE E SHQIPËRISË Dymbëdhjetë vjeçe u bëre...

The post Bijë fisnike e Shqipërisë – Shkëlqim Ziraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Autor, Shkelqim Ziraj

BIJË FISNIKE E SHQIPËRISË

Dymbëdhjetë vjeçe u bëre sot,
Vitet shkojnë e ti më rritesh,
Askush rrugën s’ta pret dot,
Heroinë mbi dhimbjen ngrihesh.

Linde në zemër të evropës,
Si bijë fisnike e shqipërisë,
Nga gjaku Ademit e Antigonës,
Lavdi dëshmorve të lirisë.

Kosovë sot na bënë krenar,
Shtet i ri me rrënjë të thella,
Dhe pse themi kosovar,
Gjak shpiptari ke nëpër vena.

Do kalojnë shekuj e mileniume,
Do festosh, siç feston sot,
Rrezistove, nuk u zhduke.
Shembull paqeje nëpër botë.

SHKËLQIM ZIRAJ
TIRANË.17.02.2020

The post Bijë fisnike e Shqipërisë – Shkëlqim Ziraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Drama e një mërgimtari – Shkelqim Ziraj https://poezi.laberianews.com/2020/02/21/drama-e-nje-mergimtari-shkelqim-ziraj/ Fri, 21 Feb 2020 15:23:26 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=368 Drama e një mërgimtari Ai vendosi ca sende në një valixhe, dhe ca para që...

The post Drama e një mërgimtari – Shkelqim Ziraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Drama e një mërgimtari

Ai vendosi ca sende në një valixhe,
dhe ca para që kish hequr mënjanë,
të tjera gjera me vlerë nuk kishte,
u nis për atje ku kish vatanë!

Kishte shumë vite në emigrim,
rininë aty e kishte shpërdoruar,
asgjë të bukur s’kish për kujtim,
nga puna i lodhur e i dërrmuar!

Kur arriti pranë shtëpisë,
me zor e gjeti, kish ndryshuar,
e dalloj nga kulmet e çatisë,
dikur me babain e kish ndërtuar,

Një rrënjë ulliri kish mbjell në ikje,
tashmë isht rritur, kish hedhur shtat,
lisi i moçëm që bënte hije,
qëndronte në këmbë, tërsisht i that!

Në fund të oborrit kolibja ishte bosh,
me intuitë kuptoj ç’kish ndodhur,
miku besnik, qeni larosh,
kisht ca vite që kishte ngordhur!

Natën e parë aspak nuk fjeti,
me njerzit e shtëpisë ndenji u ç’mall,
ju tregoj atyre sa i rëndë kurbeti,
jo të gjithve, disa gjeti gjallë!

Kaluan ditë e muaj me radhë,
një punë se gjeti për një copë bukë,
parat që kish mbledhur atje me gjak,
mbaruan shpejt, si patën duk!

Tani sa herë dilte në gjitonja,
asnjë moshatarë nuk e përfillte,
për sa kohë kisht ca para,
të gjithë pas vetes përditë i kishte!

Kuptoj se vatani e kishte harruar,
se kishte më birin e tij si dikur,
i huaj në mërgim, dhe këtu i huaj,
drama e tij s’kish të sosur kurrë!

SHKËLQIM ZIRAJ
GREQI.20.10.2019

The post Drama e një mërgimtari – Shkelqim Ziraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>