Drama e një mërgimtari – Shkelqim Ziraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Drama e një mërgimtari

Ai vendosi ca sende në një valixhe,
dhe ca para që kish hequr mënjanë,
të tjera gjera me vlerë nuk kishte,
u nis për atje ku kish vatanë!

Kishte shumë vite në emigrim,
rininë aty e kishte shpërdoruar,
asgjë të bukur s’kish për kujtim,
nga puna i lodhur e i dërrmuar!

Kur arriti pranë shtëpisë,
me zor e gjeti, kish ndryshuar,
e dalloj nga kulmet e çatisë,
dikur me babain e kish ndërtuar,

Një rrënjë ulliri kish mbjell në ikje,
tashmë isht rritur, kish hedhur shtat,
lisi i moçëm që bënte hije,
qëndronte në këmbë, tërsisht i that!

Në fund të oborrit kolibja ishte bosh,
me intuitë kuptoj ç’kish ndodhur,
miku besnik, qeni larosh,
kisht ca vite që kishte ngordhur!

Natën e parë aspak nuk fjeti,
me njerzit e shtëpisë ndenji u ç’mall,
ju tregoj atyre sa i rëndë kurbeti,
jo të gjithve, disa gjeti gjallë!

Kaluan ditë e muaj me radhë,
një punë se gjeti për një copë bukë,
parat që kish mbledhur atje me gjak,
mbaruan shpejt, si patën duk!

Tani sa herë dilte në gjitonja,
asnjë moshatarë nuk e përfillte,
për sa kohë kisht ca para,
të gjithë pas vetes përditë i kishte!

Kuptoj se vatani e kishte harruar,
se kishte më birin e tij si dikur,
i huaj në mërgim, dhe këtu i huaj,
drama e tij s’kish të sosur kurrë!

SHKËLQIM ZIRAJ
GREQI.20.10.2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com