Skender Berisha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/skender-berisha/ Poezi Laberia News Sat, 28 Aug 2021 18:33:34 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Skender Berisha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/skender-berisha/ 32 32 Miqësia – Skender Berisha https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/miqesia-skender-berisha/ Sat, 28 Aug 2021 18:33:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20989 Miqësia Nuk është trill sikur e sheh ti që në çdo hap zë e shpërfill...

The post Miqësia – Skender Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Miqësia

Nuk është trill sikur e sheh ti
që në çdo hap zë e shpërfill
është një fill që do të lidhet nyje
dhe cok ndiqet drejt deri në yje

në daç dije e në daç mos e di
me mua lehtë nuk do ta kesh
po derisa të jem derisa të jesh
në gaz e lotë do të vish do të vi

tashti mirë dëgjom e më përfill
mik mund t’më kesh e me besë
lehtë s’do ta kem s’do ta kesh
përderisa të jem derisa të jesh

19 korrik 2016,Prizren

The post Miqësia – Skender Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të ndiej – Skender Berisha https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/te-ndiej-skender-berisha-4/ Sat, 28 Aug 2021 18:24:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20983 Të ndiej Gjithnjë e më shumë të ndiej. Në sytë e tu gjithë ata diej....

The post Të ndiej – Skender Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të ndiej

Gjithnjë e më shumë të ndiej.
Në sytë e tu gjithë ata diej.
E ndalem të pres pa vonesë,
Derisa rritet e vogla Shpresë.

Përherë e më shumë të ndiej,
Dhe më qeshin të kaltërtit qiej;
Edhe kur mblidhen të errëtat re,
Edhe kur qullen sytë e mi me nge.

Të ndiej moj të ndiej e si nuk të ndiej.
Sa kohë u bë që fshehtas më pëshpërit.
Vetëm kur ndodhem : – Shpresa a u rrit ?!

Të ndiej edhe shumë më shpesh të ndiej.
Këtu krejt ngat shpirtit gjithnjë të mbaj.
Edhe shi kur bie e endet nëpër fier.

15 korrik 2017

The post Të ndiej – Skender Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E kishte emrin Marien – Skender Berisha https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/e-kishte-emrin-marien-skender-berisha/ Sat, 28 Aug 2021 16:56:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20964 E kishte emrin Marien Më ndoqi këmbë pas këmbe e vend me vend ajo e...

The post E kishte emrin Marien – Skender Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E kishte emrin Marien

Më ndoqi këmbë pas këmbe e vend me vend
ajo e bukura e panjohur që quhej Marien
ndiq e ndiq dhe erdhi në Perzeren
kishte sy të zi e bukura Marien
sy të zi besa të zi pa kufi

sa shpejt u mësova me Marienin
sa të vegjël e me vrap e ndiqnim trenin
trenin që ndalej në Kramavik
unë vrapoja ajo më ndiqte vrik
u mësova me Marienin

ajo u mësua me mua e me Perzerenin
më duket se e doja në mënyrën time
më dukej se më donte në mënyrën e vet
kisha të drejtë e kishte të drejtë

erdhi dita kur shkoi Marieni
unë haja buzën dhe uroja të prishej treni
t’mos vinte kurrë më që t’mos shkonte kurrë më
të mbetej me mua përherë Marieni
në dreq të mallkuar i ziu treni
që nuk u prish e erdhi

një ditë prej ditësh më humbi Marieni…
26 gusht 2016,Prizren

The post E kishte emrin Marien – Skender Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kemi kemi – Skender Berisha https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/kemi-kemi-skender-berisha/ Sat, 28 Aug 2021 16:42:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20958 Kemi kemi Kemi edhe një çast fluturak e asgjë më asgjë ma jep dorën ta...

The post Kemi kemi – Skender Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kemi kemi

Kemi edhe një çast fluturak
e asgjë më asgjë
ma jep dorën
ta kapërcejmë këtë përrua të thellë
përtej hijes së errët të kërcejmë
vallen e përjetshme të dashurisë
ma jep dorën ma jep
rrimë afër e më afër
prehemi në krahët e dëshirës së zgjuar
për pak prehemi për pak
sa ka një çast një çast
pastaj nuk kemi më shansë
dhe nuk ka më dilizhansë
as pluhur nuk çohet kund
as pluhur qe besa
as nuk shihet kthesa
e humbim dikund përtej të gjithave
përtej dritave humbim
as sytë e tu më nuk shndrisin
veç errësira andej ngërdheshet
ma jep dorën ta shtrëngoj edhe pak
ta zëmë këtë pak çast
le të zgjat mundësisht le të zgjat
i bukuri i fundit i mbetur
në zgripcin e rrënimit
edhe një tërmet shpirti ta përjetojmë
sa krejt stinët e shtruara me bukuri
le të jetë ky imazhi i fundit i fiksuar
le të ndodh pastaj përjetësia
le të ndodh ashtu hollë-hollë
krejt le të ndodhë
as ti s’do të kujtosh gjë
as unë s’do të kujtoj gjë
as mollën e kuqe në buzët tua
atje në atë përrua të thellë
ku prehet gjithçka në të errët
ku mbaron e s’fillon gjë…

27 gusht 2015,Prizren

The post Kemi kemi – Skender Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur thehet heshtja si krandja – Skender Berisha https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/kur-thehet-heshtja-si-krandja-skender-berisha/ Sat, 28 Aug 2021 16:31:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20945 Kur thehet heshtja si krandja Heshtjen e urreva në krejt përmasën e vet s’e desha...

The post Kur thehet heshtja si krandja – Skender Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur thehet heshtja si krandja

Heshtjen e urreva në krejt përmasën e vet
s’e desha asnjëherë për këtë jetë
gjithëherë brinjtë ia theva
ku e hasa e grreva bre e greva

dua përzemërsisht t’ju nxit t’ju nxit
të gjithëve ku zhurmon jetë e vërtetë
të matemi fort këtë blerim t’mos e rrëxojme
për të gjithë ky qiell është i kaltër njëlloj

një gugu një cicërrimë e njomë le t’na gazmojë
unë nuk do të ndalem gjithësesi do t’ju ftoj
kur të afrohemi edhe pakëz zhurmë do të shtoj
në breg të Drinit edhe një verë më duket se shkoi

tash vala valën e pret të shihni sa përzemërsisht
mos mendoni fort se e a përqaf gegërisht a toskërisht
në tokën tonë bukanike më shumë dashuri mike
kur të dalim e ta takojmë vjeshtën verdhanike

28 gusht 2016,Prizren

The post Kur thehet heshtja si krandja – Skender Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mora me veti – Skender Berisha https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/mora-me-veti-skender-berisha/ Sat, 28 Aug 2021 15:52:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20933 Mora me veti E mora me veti e futa në shpirt një copë re Prizreni...

The post Mora me veti – Skender Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mora me veti

E mora me veti e futa në shpirt një
copë re Prizreni dhe një copë qiell
ti kem aty përditë po edhe pak diell
s’mund të bëj pa ta mbetem si gdhë

kur të erret edhe sytë kur më erren
sytë e lodhur grisë kur t’më shterren
në shaminë e palosur i ruaj e i puth
s’mundem më s’e dergjëm këtë fruth

nata zemrat kur zë mirë e t’i mbush
unë s’dëgjoj zë as s’më thërret kush
kalurojnë fëmijë e zogj të hazdisur
nxjerr shaminë me atë qiell t’qendisur

para më del një fytyrë e shkëlqyer
pak e mrrolur më fort e përmalluar
shtegu i parkut më ndahet më dysh
lisat e paqtë dridhen më dalin dyfish

14 korrik 2013,Prizren

The post Mora me veti – Skender Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do t’më gjesh – Skender Berisha https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/do-tme-gjesh-skender-berisha/ Sat, 28 Aug 2021 15:35:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20918 Do t’më gjesh Ec ec të gëzohen kalldrëmet Asfalti nën vapë të buzëqesh Eja te...

The post Do t’më gjesh – Skender Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do t’më gjesh

Ec ec të gëzohen kalldrëmet
Asfalti nën vapë të buzëqesh
Eja te ky shesh
Këtu mund t’më gjesh

Qyteti ka ndryshuar shpesh
Tash më rrallë qesh
Ti eja
Aty do t’më gjesh

Do të të njohin brigjet
Ku enden kujtimet e moçme
Pak shi mëngjesi do të bjerë
Ashtu si binte një herë

Këtu për besë do t’më gjesh
Verë qoftë a vjeshtë

11 korrik 2017

The post Do t’më gjesh – Skender Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Recuiem per barin – Skender Berisha https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/recuiem-per-barin-skender-berisha/ Sat, 28 Aug 2021 14:21:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20881 Recuiem per barin Më dhimbsesh për atë të qarë në vete për ndrydhjen që pësove...

The post Recuiem per barin – Skender Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Recuiem per barin

Më dhimbsesh për atë të qarë në vete
për ndrydhjen që pësove
për diellin që të përcëlloi sot
më dogji edhe ai refren korriku
pak ujë pak ujë pak ujë
një e qarë e thellë e pabujë
edhe kërkimi i reve
të shkoi kot me gjithë atë investim
sa shumë pelim në atë zvetnim
zvetnim të rritës së gjelbër
që zverdhet ditëepërditë
si prihet fundi i verdhë
sikur fytyra e meitit
pastaj për palosjen për toke
për atë nxirje nxirje
o bleraku im
si do t’ia bëj pa ty

10 korrik 2016,Prizren

The post Recuiem per barin – Skender Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Na ishte atje te deti – Skender Berisha https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/na-ishte-atje-te-deti-skender-berisha/ Sat, 28 Aug 2021 12:59:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20836 Na ishte atje te deti Një e bukur si flutur Nuk e pat me mua...

The post Na ishte atje te deti – Skender Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Na ishte atje te deti

Një e bukur si flutur
Nuk e pat me mua me të lutur
Ishte thjeshtë e bukur
Më çoi për të fala
Një të puthur

Në letër ish e puthura
Atëherë shkruhej letër

Nuk e di si e prita një vjeshtë
Edhe një tjetër
I shkova vjeshtës së tretë
Te deti drejt

E mbetëm miq
U bëmë miq të vjetër
E desha nuk e keni rrenë
Si asnjë tjetër

8 korrik 2018

The post Na ishte atje te deti – Skender Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne do të kthehemi – Skender Berisha https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/ne-do-te-kthehemi-skender-berisha/ Sat, 28 Aug 2021 05:40:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20753 Ne do të kthehemi Ka kohë që qaj për ty larg teje Çamëri lotët ruaj...

The post Ne do të kthehemi – Skender Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne do të kthehemi

Ka kohë që qaj për ty
larg teje Çamëri
lotët ruaj në shami
po nuk rrijnë vijnë tek ti

ka kohë që psherëtij
shtrënguar brenda shpirtit
çam bre çam me rrënjë
po psherëtimat s’ndalen
gjejnë rrugë e vijnë te ti

ka kohë që këndoj
por jo,vajtoj për ty
dhe vaji s’ndalet
po rrëshqet si loti
e vjen moj te ti

sa kohë e gjaku gjakun kërkon
ta gjej atje tej te rrënja
ku dromcat e shpirtit
flasin sa shumë e më rrallë

ka shumë kohë që digjem
e digjem moj për së gjallë
sa futë shamia ime e kresë
mbi të cilën ra dhunë e përdhunë

sa të dua e digjem e mira ime
në kujtime e bukur si kushi
shpirti im kacavarur në këngë
n’oborret e shkreta në vile rrushi

dhe qaj Çamëri pa pushim
në këngën time të dhimbjes
e flas me ty zgjuar dhe në ëndërr
edhe pak e deri nesër deri nesër

do të kthehem një ditë…
kështu më thot porosi e gjyshit
kënga e këputur sa herë
e këputur prej vajit e gjakut
edhe ëndrra që më kapton
përnatë bre përnatë…

po ecë nëpër dritë terr terr
i mbushur i tëri vrerë vrerë
kush s’më merr në gji si ti
bash si ti moj Çamëri

e dhimbja më kapton
ditë më kapton natë
e dal te deti bash i Joni
si më kanë thënë moti
ta kujtoj motrën kaltri
të netëve tua
moj e mira Çamëri

e nuk më zihet vendi vend
se më sillen nëpër mend
ato vende rend e rend
e Pargë a Paramiti
e Kallamas
moj e bukura Artë

do të kthehem një ditë…
vonë a shpejt a shpejt a vonë
aty krejt te dheu unë kuq krejt
te deti ynë kaltëruar
kaltëruar kaltërzo e paharruar
gjithnjë e bukur në të kujtuar

11 korrik 2012,Prizren

The post Ne do të kthehemi – Skender Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>