E kishte emrin Marien – Skender Berisha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E kishte emrin Marien

Më ndoqi këmbë pas këmbe e vend me vend
ajo e bukura e panjohur që quhej Marien
ndiq e ndiq dhe erdhi në Perzeren
kishte sy të zi e bukura Marien
sy të zi besa të zi pa kufi

sa shpejt u mësova me Marienin
sa të vegjël e me vrap e ndiqnim trenin
trenin që ndalej në Kramavik
unë vrapoja ajo më ndiqte vrik
u mësova me Marienin

ajo u mësua me mua e me Perzerenin
më duket se e doja në mënyrën time
më dukej se më donte në mënyrën e vet
kisha të drejtë e kishte të drejtë

erdhi dita kur shkoi Marieni
unë haja buzën dhe uroja të prishej treni
t’mos vinte kurrë më që t’mos shkonte kurrë më
të mbetej me mua përherë Marieni
në dreq të mallkuar i ziu treni
që nuk u prish e erdhi

një ditë prej ditësh më humbi Marieni…
26 gusht 2016,Prizren

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com