Sofia Gjinika Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sofia-gjinika/ Poezi Laberia News Tue, 07 Jun 2022 05:45:47 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Sofia Gjinika Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sofia-gjinika/ 32 32 Do doja të pikturoj – Sofia Gjinika https://poezi.laberianews.com/2022/06/07/do-doja-te-pikturoj-sofia-gjinika/ Tue, 07 Jun 2022 05:45:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23330 DO DOJA TË PIKTUROJ. Do doja të pikturojë buzëqeshjen tënde Ashtu, pa i hequr, as...

The post Do doja të pikturoj – Sofia Gjinika appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DO DOJA TË PIKTUROJ.

Do doja të pikturojë buzëqeshjen tënde
Ashtu, pa i hequr, as pikë dhe as presje
Të imtën, djallëzore, shqisat kur përkundet
Se tek e fundit, është një lloj buzëqeshje.

Pa lejen, se patjetër do më kundërshtosh
S’do të ofendoj dhe as ironinë s’ta vras
Në fund të fundit edhe vet do ta pranosh
Sa për krahasim, do vë një tjetër në krah.

Ja, ta bëjë sikur ti, përtip ushqimin mëkat
Të parafytyroj një grua të varfër para teje
Dëborën akull ta lexon syve të tu qesharak
Largohet, por mbetet gjatë kjo buzëqeshje.

Do ta pikturoj se është dhe karaktrristike
E keqja që kënaq do merret vesh në fund
Disa vija të imëta, djallëzore, të çuditshme
Gojën e sytë e bukur, më mjafton t’i përmbush.

The post Do doja të pikturoj – Sofia Gjinika appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Numëri i heshtur – Sofia Gjinika https://poezi.laberianews.com/2022/05/14/numeri-i-heshtur-sofia-gjinika/ Sat, 14 May 2022 14:01:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23225 Numëri i heshtur Ti më del në ëndrra natën, o Nëna ime E di që...

The post Numëri i heshtur – Sofia Gjinika appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Numëri i heshtur

Ti më del në ëndrra natën, o Nëna ime
E di që ditën vajza jote merret me punë
Kur punoj atëherë kujtoj djersën tënde
Duart e lodhura, s’thanë u lodhën kurrë

Për shembull, dua të bëj një qumështor
A tjanisëla me gjethe kopështi të njoma
Të të telefonojë nuk më vjen aspak zorë
Numëri tënd ka heshtur, ka rënë në koma.

Sobës gatuajë dhe jo si Ti në flakë zjarri
Ti Nëna ime e arrite këtë kohë moderne
Më thuaj ,s’i mund mos të shkrepet malli
E vërtetoj,se nuk bëhen njësoj byreqet.

Qeshje Ty kur thoshje ,ju ka pjellë kokoshi
As tym, as mundim, në dorë vjen çdo gjë
Veç rrugët e botës, mos e mos’qofshin
Ah,Nënë, kishe të drejtë, aq sa ska më.

Neve o Nënë çdo gjë nga pak e paksuam
Dhe fëmij nuk bëjmë, i duam, një ose dy,
“Pulat e kotecit” o Nënë, djallin e zgjuan
Dhe “gjysëmgjelat ” u bën “Zot e zotri”.

TI dije të gjitha këto do mallkoje kohën
Po unë çfarë të mollois që çdo ditë i jetojë
Dashuritë si gjethe e thatë vet shkërmoqëm
Ka pak,nuk them, por nuk është më njësoj.

Tani ndalojë, as më pyet dhe Ti diçka ?
Pyet pa ndrojtje, a ndoshta nuk jeni e lirë?
Pyet moj Nënë një e nga një, ç’janë këto brenga?
Oksigjeni i fjalës të më heq ndonjë thinjë..

Ti o Nëna ime, natën del me yjet dhe hënën
Në gjurmët e agimeve kur ëndërron vajza
Thërras si fëmijë, Nëna, Nënë, o e imja Mëmë
Të të kisha afër dhe le të mungonte kafshata.

Sofia Gjinika
Sarandë.

The post Numëri i heshtur – Sofia Gjinika appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashuria ime avull nxjerrë – Sofia Gjinika https://poezi.laberianews.com/2021/02/28/dashuria-ime-avull-nxjerre-sofia-gjinika/ Sun, 28 Feb 2021 09:50:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17705 Dashuria ime avull nxjerrë Dashuria ime avull nxjerrë, aty tej horizontit Dita, ditës miqtë ikin,...

The post Dashuria ime avull nxjerrë – Sofia Gjinika appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashuria ime avull nxjerrë

Dashuria ime avull nxjerrë, aty tej horizontit
Dita, ditës miqtë ikin, zhurmë dëgjoj gjoksit
Në të gjithë po mbyll portën, u shkretua ky vënd ,
Tani dëgjoj vdekjen në damarët e mi të rrjedh.

Sot kam marrë çelsat dhe u ngjita lartë tek roja
Kalova tre porta me mure të verdhë e të çara
Futem në shtresa të gjëra, me shkretëtirën fola,
Gjëmba dhe një erë e fortë, mu ngjit në rroba.

Prisni se do vij miq, me varkën time të ëndrrës
Me velat e kujtimeve, detit do t’i çaj furtunën,
Kur të arrijë bregut, mos lini pa më marrë nënën
Të ulem përdhe, aq sa hunda të prek thembrën.

The post Dashuria ime avull nxjerrë – Sofia Gjinika appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fluturo shqiponja jonë – Sofia Gjinika https://poezi.laberianews.com/2020/11/28/fluturo-shqiponja-jone-sofia-gjinika/ Sat, 28 Nov 2020 17:05:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15135 FUTURO SHQIPONJA JON. Fluturojë shqiponja drejt qiellit të hapur, Një kënd flamuri në sqep, tjetrin...

The post Fluturo shqiponja jonë – Sofia Gjinika appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FUTURO SHQIPONJA JON.


Fluturojë shqiponja drejt qiellit të hapur,
Një kënd flamuri në sqep, tjetrin në gjoks.
Oh, kur e pa drita, mjergullës i tha hapu-hapu,
Fluturuan bashkë me të, të panumërt zogjtë.

Ajo çan, mba me dhëmb stemën e saj,
Drita jote e kuqe gjak, që verbon globin,
Dy flutura krah metal vërvit skaj më skaj,
Dhe superior më metalik, s’ta pret dot hovin.(shpejtësinë)

Turma hidhet rrugëve për këtë ditë përkujtimore,
Aq, sa mbetesh hutuar për këtë “çmënduri”
Para flamurit që ngrihet ç’do shqiptar gjunjëzohet,
Simbol i lirisë, diell që ndryn, flamuri kuq e zi,

Fluturo shqiponja jonë, drejt qiellit çaj mjegullën,
Pëlhurë e shkruar me gjak zemre shqiptari,
Maleve, deteve, yjeve, fluturo si nënë e dhimbsur
Me krenarinë që ndjejmë në gjoks, me gërma zjarri.

The post Fluturo shqiponja jonë – Sofia Gjinika appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më thuaj një po – Sofia Gjinika https://poezi.laberianews.com/2020/02/22/me-thuaj-nje-po-sofia-gjinika/ Sat, 22 Feb 2020 10:54:39 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=437 MË THUAJ NJË PO. Më thuaj moj mike më thuaj, Se nga mëndja vete të...

The post Më thuaj një po – Sofia Gjinika appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MË THUAJ NJË PO.

Më thuaj moj mike më thuaj,
Se nga mëndja vete të luaj,
Më thuaj çfarë ke ndërmend,
Si purteka drridhem s’zë vend.

Më thuaj po ndjehesh si unë,
Eja bashkë të prekim lumturinë.
Të sjellë pëshpërima pa zhurmë,
Shampanja të derdhet pa kursim.

Këtij mes shkurti moj mikja ime,
Qirinjtë e dashurisë ndezur të rrin,
Buzët të preken, merren vendime,
Do jesh ti e para të ngresh dollin.

Më thuaj moj mike andresën,
Mos thuaj ke ndryshuar “fytyrë”,
Për mua je pija e vera e vjetër,
Raki ball kazani e kup për të pirë.

Më thuaj moj mike më thuaj,
Një po, se vete të çmëndem,
Shkel butonin e fillo e shkruaj,
Të zgjojmë netët, të ikin pengjet.

The post Më thuaj një po – Sofia Gjinika appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>