Më thuaj një po – Sofia Gjinika

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MË THUAJ NJË PO.

Më thuaj moj mike më thuaj,
Se nga mëndja vete të luaj,
Më thuaj çfarë ke ndërmend,
Si purteka drridhem s’zë vend.

Më thuaj po ndjehesh si unë,
Eja bashkë të prekim lumturinë.
Të sjellë pëshpërima pa zhurmë,
Shampanja të derdhet pa kursim.

Këtij mes shkurti moj mikja ime,
Qirinjtë e dashurisë ndezur të rrin,
Buzët të preken, merren vendime,
Do jesh ti e para të ngresh dollin.

Më thuaj moj mike andresën,
Mos thuaj ke ndryshuar “fytyrë”,
Për mua je pija e vera e vjetër,
Raki ball kazani e kup për të pirë.

Më thuaj moj mike më thuaj,
Një po, se vete të çmëndem,
Shkel butonin e fillo e shkruaj,
Të zgjojmë netët, të ikin pengjet.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com