Sotir Thano - Kendi poetik - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sotir-thano/ Poezi Laberia News Sun, 03 Jan 2021 10:45:33 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Sotir Thano - Kendi poetik - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sotir-thano/ 32 32 Ky shekull djaloshar – Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2021/01/03/ky-shekull-djaloshar-sotir-thano/ Sun, 03 Jan 2021 10:41:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16183 KY SHEKULL DJALOSHAR ! Mbushi plotë njëzetë vite jetë ky shekull. Tani është në moshën...

The post Ky shekull djaloshar – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KY SHEKULL DJALOSHAR !

Mbushi plotë njëzetë vite jetë ky shekull.
Tani është në moshën e rinisë së tij të parë.
I kaloi fëmijnia e traumatizuar, duke vuajtur e hequr,
E si adoleshent rrugëve të botës mbeti mërgimtar.

Sipas dëshirave e qëllimeve të tyre, disa e katandisën,
Sepse si i ri, i mungonte atij përvoja në këtë jetë.
Shekulli para ardhës i la këtij shekulli bashkë me vitet,
Shumë trauma luftrash e revolucionesh të kadifejtë.

I la pas demokracitë e reja edhe fare të brishta,
Me popujt e tyre të etur për liri e demokraci.
Që si breshkat drejtë Europës, sikur të jenë nisur rishtas,
Me shumë oshilacione e akoma me më shumë peripeci.

Shekulli i kaluar i la kusur këtij shekulli të ri,
Varfërinë që është më e keqe se çdo llojë virusi.
Viruset venë e vinë njëri pas tjetrit peroidikisht,
Por pandeminë e varfërisë, asnjë sistem dot nuk e zbuti.

Sot në dekadën e tretë të jetës së tij ai ka hyrë.
Edhe si djaloshar i ri, po i reziston fortë KOVIDIT.
Vaksinimi është shpresa jonë dhe e tija për shpëtim,
Që normaliteti të vihet në të katër anët e globit.

Viti i parë i dekadës së tretë këtij shekulli rinor,
Sot pa trokitur fare në portat tona, ai na erdhi.
Qoftë i mbarë e me fat për fisin tonë njerëzor.
Shpresëdhënës për ata që sytë e tyre, lotë derdhin.

Gëzuar o Viti i Ri, dymijë e njëzetë e nji!
Të njëqind vitet jetë si shekull, ti i ke të sigurt
I njëzetë e njëti vit është dhe një fillim i ri,
Në vazhdën e kohës që jetës i hapë udhë!

The post Ky shekull djaloshar – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Njeriu Krisht ! – Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2020/12/29/njeriu-krisht-sotir-thano/ Tue, 29 Dec 2020 20:28:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16045 N J E R I U K R I S H T ! Hapi të...

The post Njeriu Krisht ! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
N J E R I U K R I S H T !

Hapi të dy krahët, O NJERI!
Një kryq i gjallë bëhesh ti.
Një kryq i gjallë që merrë frymë,
Që gëzon, vuan apo psherëtin.
Nga një dertë, a nga një hallë,
Nga çdo e keqe që i del përballë.
Kur për çdo vështirësi, duhet një zgjidhje,
Do shumë mund e ndoshta edhe dhimbje.
Shumë djersë e ndoshta edhe gjak,
Tërë ditën në punë e deri në darkë.
Një jetë të tërë i stërmunduar,
Nga hallet e dertet i kryqëzuar.
E kur të vjenë një ditë e bardhë,
Nga gëzimi, ndoshta edhe qanë.
Qanë me lotë e qeshe me shpirt,
Njeriu i sotëm, njeriu KRISHT!

The post Njeriu Krisht ! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Koqe kandari! – Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2020/12/19/koqe-kandari-sotir-thano/ Sat, 19 Dec 2020 18:56:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15870 K O Q E K A N D A R I ! Në kohë më...

The post Koqe kandari! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
K O Q E K A N D A R I !

Në kohë më të vjetra,
Kur peshohej me okë,
Kandari ishte vegla
Në çdo treg, në botë

Në njërën anë malli,
Vendosej mbi një pjatë.
Nga tjetra, guri i kandarit,
Në një stekë të gjatë.

Me shkallëzime steka.
Na është ajo e ndarë.
Me okë tregohej pesha,
Në çdo njësi të sajë.

Por rolin më të madh
E luan aty, vetëm guri.
Që nga forma ngjanë,
Si allate e çdo burri.

Gurin e lëvizim majtas,
Po aq edhe anasjelltas.
Derisa gjëndet masa
E në ekulibërin e saj, pesha.

Peshon kandari me okë.
Peshon ai edhe me kile.
Shumë tregëtarë finok,
Këtu e bëjnë ata hilen.

Të blesh vetëm me okë
Dhe të shesësh me kile.
Jo vetëm shumë fiton,
Por tregon që je skile.

Një koqe e vetmuar
Është për çdo kandar.
Dy koqe janë formuar
Për çdo burrë të mbarë.

Ka burra, tërë mish e tule
Me koqe të mëdha janë.
Po vlera e vërtetë duket,
Sa mënd në kokë kanë.

Ka edhe shumë të tjerë,
Që i kanë koqet të rënda
Një fjalë s’e thanë njëherë,
Që t’u vlerësohet mëndja.

Ja këpusin disa fare kotë,
Si një herë, kau një pele
Pa u menduar pak më hollë,
Duke u telendisur e bërë zhele.

Kot s’e themi shprehjen,
Hë mo! Varja atij qillon!
E keqja këtu gjenë veten
E keqja që këtu edhe fillon.

Nuk ka më burrëri sot,
U janë fishkur kandarët.
Sepse në shoqërinë tonë,
Mbretrojnë gomarët.

Janë prishur edhe balancat
Në tërë shoqërinë tonë,
Sepse mungon toleranca,
Dhe besim nuk ekziston.

Deri në ditët e sotme,
Sllogani i koqe kandarit.
Mbeti si shprehje e moçme,
Që ne njëri tjetrin ne tallim.

The post Koqe kandari! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Barku” i Shën Mërisë! – Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2020/12/12/barku-i-shen-merise-sotir-thano/ Sat, 12 Dec 2020 14:05:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15628 “BARKU” I S H Ë N M Ë R I S Ë ! Shën Mëria,...

The post “Barku” i Shën Mërisë! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“BARKU” I S H Ë N M Ë R I S Ë !

Shën Mëria, si nënë, kishte vetëm një djalë.
Jezu Krishtin, të birin e shenjtë të Zotit!.
Ai vdiq i kryqzuar, por përsëri u ngjallë,
Mbi kryqin e mëkateve të tij e të çdo robi.

Ajo si nënë e vetme dhe me të vetmin bir,
I morri nën mbrojtje e saj, nënat të gjitha.
Çdo nënë që lindë edhe rritë fëmijë,
Një nënë Shën Mëri, bëhet sejcila.

Sa më shumë fëmijë rritë çdo nënë,
Aq herë më shumë ajo, si lule çelet.
Dashuria e saj, si lule me degë e rrënjë,
Në shpirtrat tona na ngelet.

Çdo familje rritë në gjirin e saj fëmijë,
Djem çapkën, edhe vajza të bukura.
Me kalimin e viteve, ata rriten një ditë,
Vajzat bëhen nëna të mira dhe djemtë, të zotë si burra.

Çdo familje është një vatër e ngrohtë dashurie.
Shumë familje, na krijojnë një fisë.
Me gjyshrit, prindërit dhe fëmijët e tyre,
Përbëjnë të gjithë, “barkun” e tyre të Shën Mërisë!

The post “Barku” i Shën Mërisë! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Brum i ri, me maja të vjetër! – Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2020/12/05/brum-i-ri-me-maja-te-vjeter-sotir-thano/ Sat, 05 Dec 2020 19:17:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15433 B R U M I R I, M E M A J A’ T Ë...

The post Brum i ri, me maja të vjetër! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
B R U M I R I,
M E M A J A’ T Ë V J E T Ë R !

Nuk do të doja të jem më shumë se ky që jam!
Edhe pse në jetë shumë gjëra nuk i kam patur.
Për veten time s’kam qënë asnjëherë haram.
Dhe as kurban i të tjerëve, për të më xhvatur.

Nuk dua të jem më pak se ky që jam unë sot!
Sepse gjërat boshe asnjëherë nuk na ngopin.
Nuk më ka tërhequr hundësh njeri në këtë botë.
Edhe si i këtill, nuk ma ka ngrënë qëni shkopin.

Në këtë botë edhe në këtë jetë, jam ky që jam.
Dhe nuk dua të jem pa dyshim, njeri tjetër.
Jam unë ky që jam, në gene, në fis dhe në farë
Jam nga brumi i ri, i zënë me maja të vjetër.

The post Brum i ri, me maja të vjetër! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shejtani! -Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2020/12/04/shejtani-sotir-thano/ Fri, 04 Dec 2020 22:33:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15333 S H E J T A N I !. Shejtani i ardhur në fshat, Kishte...

The post Shejtani! -Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S H E J T A N I !.

Shejtani i ardhur në fshat,
Kishte zbritur në mëhallë.
E kërkojmë ne kudo përqark,
Por brënda nesh, është i gjallë.

Nuk ka formë e as portret.
Vetëm emrin ne i dimë fiks.
Pak shejtan, mund të jetë
Edhe njeriu, më fisnik.

Brodhi kudo ai nëpër fshat
Dhe tek ne ndaloi përsëri.
Tha një fjalë, që ne s’e thamë,
Dhe u bëmë ne, lesh e li.

Më ngatroi keq ai edhe mua,
Mos të ju vij aspak çudi.
Kish’ marrë trajtën si një grua,
Dhe më kishte bërë magji.

Ky shejtan,… budalla shejtan.
Hodhi brënda në lum një gurë.
I vajtën njëqind burra, më pas.
Dhe se nxorrën dot më, kurrë.

Shejtani kur nuk kishte punë,
Ngatëronte të gjithë dynjan.
Çdo lloj gruaje e bënte kurvë,
Dhe çdo burrë, homoseksual.

Na vjenë ai natën si gogoli
Që të na trëmb fëmijët tanë.
T’i vinte në gjumë, s’i’a doli,
Vetëm sa flasin ata, përçart.

Ai hyri edhe te brirët e kaut,
Dhe ja shpifi njeriut të mirë.
Ai nga mëndt, sa nuk shkau,
Ilaçe, sikur të mos kish pirë.

Kur vajti te një bukuroshe.
Atje gjeti më të vërtet belanë.
Në një shishe, gjysëm boshe,
E futi brënda, sa la dhe nam.

Atje brënda, shejtani raki piu,
E doli që andej tapë i dehur.
Kudo tha, se në dorë e shtiu
Por ai vetëm sa na gënjeu.

Por ai na u tregua i pa parë
Një grua tjetër e futi në shishe,
Kjo asnjë herë nuk kish ngjarë,
Thjesht për hakmarrëje ishte.

Djall, shejtan, gogol a xhebrahil,
Këto emra të njëtin kuptim kanë.
Brënda tyre është i njëjti shpirtë,
Që kurrë prej nesh s’ka për të dal!

The post Shejtani! -Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zotin, shqip t’a lëçitni! – Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2020/11/29/zotin-shqip-ta-lecitni-sotir-thano/ Sun, 29 Nov 2020 18:49:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15185 ZOTIN, SHQIP T’A LËÇITNI! Nga një prift e një hoxhë. Nga ky hoxha edhe prifti...

The post Zotin, shqip t’a lëçitni! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ZOTIN, SHQIP T’A LËÇITNI!

Nga një prift e një hoxhë.
Nga ky hoxha edhe prifti
Kur hynë në shtëpinë tonë
Shtëpia jonë se ç’na ndriti.

Shtëpia jonë se ç’na ndriti,
Na ndriti neve dhe shpirti.
Muhameti nga qielli zbriti,
Bashkë me të, Jezus Krishti.

Të dy ata, të dy shërbëtorë,
Misionarë e të madhit Zot!
Me Ungjill e Kuran në dorë,
Me kamillaf e çallmë në kokë.

Që të dy, hoxha dhe prifti,
Psallën ata njëkohësisht.
Për Muahmetin e Krishtin,
Në arabisht e në greqisht.

Në greqisht e në arabisht,
U ndjemë ne, pak si liksht.
U ndjemë ne dhe pak keq,
Si për djall edhe për dreq!

Krishti ende s’kish lerë,
Vetë Ai dhe Pejgamber.
Kur kish lerë shqiptari,
Nga të gjithë, më i pari!

Ndaj o priftë edhe hoxhë!
Na e keni ju, neve borxh.
Që të na ndrij më shpirti,
Zotin, në shqip t’a lëçitni!

Iëçitni – lexoni.

The post Zotin, shqip t’a lëçitni! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nënë e bir ! – Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2020/11/29/nene-e-bir-sotir-thano/ Sun, 29 Nov 2020 09:20:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15170 N Ë N Ë E B I R ! Shqipëri! Unë të qofsha falë! Të...

The post Nënë e bir ! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
N Ë N Ë E B I R !

Shqipëri! Unë të qofsha falë!
Të kam Nënë e më ke djalë.
Më ke djalë e të kam Nënë,
Në degë, në trung e në rrënjë.

Në degë, në trung e në rrënjë
Që kur Pellazgjia është bërë.
Që nga kohra shumë të lashta,
Kur u nda njeriu nga kafsha!

Shqipëri o vënd martir!
Të kam Nënë edhe më ke bir.
Më ke bir edhe të kam Nënë,
Lindur e rritur në këtë vënd.

Lindur e rritur në këtë vënd.
Trungu ilir, e pellazgjia rrënjë
Rritur kohrave shumë të vjetra,
Kur sythet e para i lëshoi jeta.

Shqipëri o vënd Shqiponjash,
Në këto male e trojet tona!
Të kam Nënë e më ke …. pjellë,
Që kur trungu u mbush me degë.

Që në kohrat me lavdi të Arbërit,
Kur i premë dhe kokat gjarpërit.
Që në epokën e Skënderbeut,
Ky Krye trim Kristian i Atdheut!

Shqipëri! O Zonjë e madhe!
Plotë me derte e plotë me halle!
Të kam Nënë dhe më ke djalë,
Nderin tonë e mbajmë të gjallë!

The post Nënë e bir ! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur takova Ismail Qemalin – Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2020/11/25/kur-takova-ismail-qemalin-sotir-thano/ Wed, 25 Nov 2020 21:55:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14984 KUR TAKOVA I S M A I L Q E M A L I N...

The post Kur takova Ismail Qemalin – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUR TAKOVA I S M A I L Q E M A L I N !

Kur takova Ismail Qemalin,
Vajta unë edhe i putha ballin.
Atë ballë me rrudha burri,
Si palët kur valvitet Flamuri!
Të Flamurit tonë të kuq e zi
Larë me gjak në histori.

Vajta dhe i putha ato duar,
Që na bënë grusht bashkuar.
Ato që firmosën Pavarësinë,
E të lirë e bënë Shqipërinë!
Shqiponjës sonë të robëruar,
I dhanë krenarinë e munguar!

Të faleminderit! O Atëdhetar!
O Bir i Kastriotit! O kordhëtar!
O Babai ynë, i lirisë së kombit
O Nder i të madhit e i të voglit!
Valvitet krenar, ky Flamuri i ynë,
Në valvitjen e tij, JU keni Lavdinë!

The post Kur takova Ismail Qemalin – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk di derri, çfarë është nderi! – Sotir Thano https://poezi.laberianews.com/2020/11/21/nuk-di-derri-cfare-eshte-nderi-sotir-thano/ Sat, 21 Nov 2020 11:29:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14765 NUK DI DERRI, ÇFARË ËSHTË NDERI! – fabul- Bashkë, të gjitha kafshët e pyllit, Ngado...

The post Nuk di derri, çfarë është nderi! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NUK DI DERRI, ÇFARË ËSHTË NDERI!
– fabul-

Bashkë, të gjitha kafshët e pyllit,
Ngado që ishin ato u mblodhën.
Në mish mash i pari me të dytin,
Debatonin, kujt do t’i jipnin votën.

Hall i madhë ata i kishte gjetur.
Të gjithë shfaqnin vetëm ambicje.
Luani si mbret sapo kish vdekur
Dhe trashgimtar pas, nuk kishte.

Të gjithë pretendonin mes tyre,
Dhe aleanca të ndryshme krijonin.
Ca aleanca të lidhura mes fisesh,
E të tjera aleanca që dështonin.

I pari pretendoi, si më i forti, Ariu i Murmë.
Por për atë u bë edhe shumë potere.
Sepse ai flinte gjashtë muaj gjumë.
E kohën tjetër, mjaltë hante nëpër koshere.

Ujkun me aelancën që kishte për krahë.
E kundershtuan si një kafshë të pa besë.
Sepse kur i varrën mëlçitë në qafë,
Ai i hëngri vetë të gjitha dhe nuk kërkoi ndjesë.

U vu edhe kandidatura e dhelprës dinake.
E duartrokitën atë me zjarr shumë.
Disa kafshë e kundërshtuan me fakte.
U rrëzua kështu, menjëherë edhe kjo kanditaturë.

Me debate e kundërshtime të forta,
U vu kandidatura e derrit të egër.
Ai fitoi ndaj të gjithë të tjerëve me vota,
Se ata ishin në moshë shumë më të vjetër.

Për herë të parë u shpallë një derrë,
Mbret edhe mbretëreshë një dosë e re.
Derrkucat u bënë princër përnjëherë,
Ishte ky një realitetë dhe jo një ëndërr vere.

Shumë kafshë brohoritën, por ca edhe u pezmatuan.
Por demokracia ishte vënë në zbatim.
Dhjetë këshilltarë mbretin menjëherë e rrethuan
Edhe dekreti i parë u shpallë ! Aferim!

Ky dekret mbretror, të gjithë popullit i ndalonte
Që thënia:- Që nuk di derri, çfarë nderi,
Asnjëri të mos e shprehte edhe ta përdorte,
Se dënimi do të ishte i rëndë, për çdo njeri.

Ata që e bënë atë mbret, deri shpejtë i harroi.
Por ky ligj nuk u vu, asnjëherë në zbatim.
Që derri nuk ka nder, populli e kuptoi.
Edhe si mbret, ç’është nderi, përsëri nuk e di!

The post Nuk di derri, çfarë është nderi! – Sotir Thano appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>