“Barku” i Shën Mërisë! – Sotir Thano
“BARKU” I S H Ë N M Ë R I S Ë !
Shën Mëria, si nënë, kishte vetëm një djalë.
Jezu Krishtin, të birin e shenjtë të Zotit!.
Ai vdiq i kryqzuar, por përsëri u ngjallë,
Mbi kryqin e mëkateve të tij e të çdo robi.
Ajo si nënë e vetme dhe me të vetmin bir,
I morri nën mbrojtje e saj, nënat të gjitha.
Çdo nënë që lindë edhe rritë fëmijë,
Një nënë Shën Mëri, bëhet sejcila.
Sa më shumë fëmijë rritë çdo nënë,
Aq herë më shumë ajo, si lule çelet.
Dashuria e saj, si lule me degë e rrënjë,
Në shpirtrat tona na ngelet.
Çdo familje rritë në gjirin e saj fëmijë,
Djem çapkën, edhe vajza të bukura.
Me kalimin e viteve, ata rriten një ditë,
Vajzat bëhen nëna të mira dhe djemtë, të zotë si burra.
Çdo familje është një vatër e ngrohtë dashurie.
Shumë familje, na krijojnë një fisë.
Me gjyshrit, prindërit dhe fëmijët e tyre,
Përbëjnë të gjithë, “barkun” e tyre të Shën Mërisë!
