Taena Mata Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/taena-mata/ Poezi Laberia News Fri, 11 Mar 2022 19:32:21 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Taena Mata Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/taena-mata/ 32 32 Dua të qeshen fëmijët ukrainas këtë pranverë! – Taena Mata https://poezi.laberianews.com/2022/03/11/dua-te-qeshen-femijet-ukrainas-kete-pranvere-taena-mata/ Fri, 11 Mar 2022 19:32:19 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22784 Nje muaj te mbare e nje pranvere plot buzeqeshje ju uroj miq te dashur! ❤🇺🇦❤🇺🇦❤...

The post Dua të qeshen fëmijët ukrainas këtë pranverë! – Taena Mata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nje muaj te mbare e nje pranvere plot buzeqeshje ju uroj miq te dashur!
❤🇺🇦❤🇺🇦❤

Dua të qeshen fëmijët ukrainas këtë pranverë!

Çdo vit
shoh gjethet e pemës,
Si çelin në sytha, shndërrohen në gjethe e bëhen të blerta,
pastaj i shoh të zverdhen me kalimin e kohës…
dhe skuqen e thahen,
e të murrma shndërrohen,
e mbi tokë të shtrihen të vdekura,
fillimit të dimrit a në fund te vjeshtës.

Por gjith’sesi,
pema nuk vdes,
Ajo qëndron e patundur, mbi këmbën e saj, të ngulur thellë në tokën mëmë,
E vetme,
E lartë,
E stërmadhe,
Dhe pranverave rëndohet e gjelberohet, sërisht nga gjethet e saj
Duke hijuar e hijeshuar botën nën të.

Por ka përbindësha, që vrasin pemët
Dhe njerëzit
Dhe djemtë e nënave
Dhe nënat
Dhe gratë e vajzat,
Vrasin buzëqeshjet e fëmijëve.

Nuk e di nëse në këtë pranverë
A do të bëjnë hije pemët në Kiev?
A do të cicërojnë zërat e fëmijëve
Nën hijeshitë e pemëve këtë herë…?

Sa shumë e dua pranverën,
Sa shumë dua, që ajo t’i vijë e bukur gjithë globit,
Por më të bukur se kurrë, dua t’u vijë
FEMIJEVE NE UKRAINE
Dua, që nga fytyrat t’u heqi dhimbjen e frikën, t’u thaj lotët e tu çeli buzëqeshjet!

TaEna
28.02.22

The post Dua të qeshen fëmijët ukrainas këtë pranverë! – Taena Mata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mbeta pa fryme vrare… – Taena Mata https://poezi.laberianews.com/2020/12/12/mbeta-pa-fryme-vrare-taena-mata/ Sat, 12 Dec 2020 12:11:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15614 MBETA PA FRYME VRARE… Jam vetem 25 vjecar, Çfare them edhe une, isha…Une isha… Se...

The post Mbeta pa fryme vrare… – Taena Mata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MBETA PA FRYME VRARE…

Jam vetem 25 vjecar,
Çfare them edhe une, isha…Une isha…
Se tani tretem nen dhe…nen bar,
Mbeta ne vend pa fryme…vrare,
Nga vellezerit e mi police-shqiptare.

Ne fakt, sa mire…nuk do te rritem me,
Eshte privilegj te mbetesh 25 gjithnje,
Gjithmone ashtu do me kujtojne, me buzeqeshjen time si mjaltë ne buze,
Ne lulen e rinise, me bukurine e djalerise.

Tani krimbat nen token time te rende po me hane,
Ta dini sa me rendon kjo toke e lashte, toke e te parave tane,
Mbi supet e mia te brishta mezi po e mbaj rendesen e saj,
Kockat po mi shtyp e frymen ma merr,
Çfare them edhe une,…ku me mbeti mua me fryme…frymen ma mori plumbi i vellait tim polic-shqiptar.

Me vjen te qaj…te qaj per veten time, varrosur ne varrin tim,
Te qaj per jeten time, pse une jeten e doja aq shume.
Te qaj per nenen, babane motren e vellane,
Qe me duan e i dua, si më i dhëmbsuri lumè.

Po ky dheu siper meje, s’me le ti hap syte,
E lotet po treten brenda meje, aty nen balten e bute.
As duart as kembet nuk i luaj dot me,
Me vjen te pelcas, te ulerije e kelthas…po une per fatin tim te zi, s’jam me i zoti te bej asgje!

I degjova dje nenen e babane duke qare, lart mbi varr,
Klithnin, ulerinin…thoshin se hakun Zoti ka per t’a marre.
Desha t’i shihja, t’i qetesoja, t’i puthja, t’i shtrengoja ne krahet e mi me mall..
Po s’ngrihesha dot…harrova qe jeten m’a kishte marre plumbi i vëllait tim…polic-shqiptar.

TM
10.12.2020

The post Mbeta pa fryme vrare… – Taena Mata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nje tjeter dite… – Taena Mata https://poezi.laberianews.com/2020/11/21/nje-tjeter-dite-taena-mata/ Sat, 21 Nov 2020 12:20:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14790 NJE TJETER… Nje tjeter dite, Nje tjeter barke, As vete nuk e di se ku...

The post Nje tjeter dite… – Taena Mata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJE TJETER…

Nje tjeter dite,
Nje tjeter barke,
As vete nuk e di se ku po shkoj.

Nje tjeter nate,
Nje tjeter tren,
E lodhur, e raskapitur udhetoj.

Nje dite tjeter,
nje tjeter bus
Gjezdis ne ket’ bote mbushur trishtim.

Nje tjeter nate,
Nje tjeter aeroplan
Kudo nga vete, kerkoj çlirim.

Nje tjeter dite,
Nje tjeter stine,
Seç ndjej shume mall per bregun tim.

Nje tjeter nate,
Nje tjeter fllad,
Ethshem end’rrat pleksen papushim.

Nje tjeter nate,
Nje tjeter enderr,
Une vec enderroj te njejten dream,

Nga ku kam ardhur
dua te kthehem,
Dua te shkoj ne vendin tim!

TAEN
28.10.2020c

The post Nje tjeter dite… – Taena Mata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Demokracia e vendit tim ne udhetim – Taena Mata https://poezi.laberianews.com/2020/09/22/demokracia-e-vendit-tim-ne-udhetim-taena-mata/ Tue, 22 Sep 2020 19:47:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12659 DEMOKRACIA E VENDIT TIM NE UDHETIM Na ishte njehere nje parti, Ajo e lindur ne...

The post Demokracia e vendit tim ne udhetim – Taena Mata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DEMOKRACIA E VENDIT TIM NE UDHETIM
Na ishte njehere nje parti,
Ajo e lindur ne nentor te vitit dyzet e nji,
ajo qe ishte shteti dhe pushteti ne fuqi,
ekzekutivi, legjistativi dhe cdo lloj forme tjeter e tij.
Ishte kjo parti feja e vete Shqiperise,
Nuk faleshin me shqiptaret ne xhami e ne kishe,
por te lideri i saj, ish “diktatori”, kendonin fuqishem me ze baritori, parrullen famoze te tij
“Ç’do pupulli ben partia, ç’thote partia ben populli”.
Dhe nje dite te lume demokracia trokiti te ty vendi im,
Shume parti lulezuan, shume lidera ne drejtim,
Fushata te gjata me fjale lumë e premtime bosh,
U shendruan liderat nga lidera ne boss.
Kane ndryshuar te ty vendi im shume e shume te tjera,
U shkaterruan kombinate, teatra, hekurudha, uzina, fabrika, kantjera,
Po ullishtet, pyjet, tarracat me limona, mandarina, portokalle,
Te mbjella nga shqiptaret me pune vullnetare.
Vec parrulla e Enverit kurre nuk ndryshoi,
Nga njera parti te tjera ajo kaloi.
Eshte aktuale kjo parrulle edhe tani,
Ç’thote partia ben populli, e çdo populli “ben” partia qe esht’ ne fuqi.
Betohen liderat, premtojne e ne emerin tend popull, mashtrojne
Bizneset e tyre lulezuar shtojne e fuqizojne,
E partite e tyre me taksat popull
ushqejne, rritin e forcojne,
Ndersa ty o shqiptar, thelle deri ne palce te varferojne.
Ne vendin tim nuk ka parti te djathta dhe te majta.
Atje egziston biznesi e paraja,
Paraja s’ka arome, eshte si uji i pijshem,
“Pse te kete te majte a te djathte”
ne kete vend te ngijshem…?!
Me te degjuar a lexuar diku kete e kam,
Nuk ka as te mire e as te liq politikan,
Por ka njerez qe i ndjekin verberisht me sy te mbyllur,
E shqiptari s’ka faj, thelle ne kromozon konceptin “partia mbi te gjitha” ka te ngulur.
Partia blen e shet vota, per te “miren tende o populli im”,
Partia blen makina luksoze per te “miren e popullit” te vendit tim,
Partia ka vila mbreterish per te “miren e popullit” e per ty atdhe,
E per te “miren e popullit”, femijet e partise bredhin jashte teje memedhe,
Partia per te “miren tende popull” ka antare sternipat e vitit dyzetenji,
Partia e ngre popullin te luftoje me veteveten, per te “miren e popullit” te tij
Partia kultivon e shet droge per te “miren e popullit” ne seri,
Partia vret njerez ne bulevard per te “miren e popullit”, per “liri”.
Ç’do me shume ti o populli im, c’kerkon ti ben partia e ç’thote partia verbtazi e ben ti
Te rrofshin partite e biznset e flliqura te atyre qe jane ne fuqi,
u shtofshin dhe pasurofshin, ne emer te atit e birit te shenjte te tij,
PPSH.
AMEN!
TM
20.09.2020

The post Demokracia e vendit tim ne udhetim – Taena Mata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>