Demokracia e vendit tim ne udhetim – Taena Mata

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DEMOKRACIA E VENDIT TIM NE UDHETIM
Na ishte njehere nje parti,
Ajo e lindur ne nentor te vitit dyzet e nji,
ajo qe ishte shteti dhe pushteti ne fuqi,
ekzekutivi, legjistativi dhe cdo lloj forme tjeter e tij.
Ishte kjo parti feja e vete Shqiperise,
Nuk faleshin me shqiptaret ne xhami e ne kishe,
por te lideri i saj, ish “diktatori”, kendonin fuqishem me ze baritori, parrullen famoze te tij
“Ç’do pupulli ben partia, ç’thote partia ben populli”.
Dhe nje dite te lume demokracia trokiti te ty vendi im,
Shume parti lulezuan, shume lidera ne drejtim,
Fushata te gjata me fjale lumë e premtime bosh,
U shendruan liderat nga lidera ne boss.
Kane ndryshuar te ty vendi im shume e shume te tjera,
U shkaterruan kombinate, teatra, hekurudha, uzina, fabrika, kantjera,
Po ullishtet, pyjet, tarracat me limona, mandarina, portokalle,
Te mbjella nga shqiptaret me pune vullnetare.
Vec parrulla e Enverit kurre nuk ndryshoi,
Nga njera parti te tjera ajo kaloi.
Eshte aktuale kjo parrulle edhe tani,
Ç’thote partia ben populli, e çdo populli “ben” partia qe esht’ ne fuqi.
Betohen liderat, premtojne e ne emerin tend popull, mashtrojne
Bizneset e tyre lulezuar shtojne e fuqizojne,
E partite e tyre me taksat popull
ushqejne, rritin e forcojne,
Ndersa ty o shqiptar, thelle deri ne palce te varferojne.
Ne vendin tim nuk ka parti te djathta dhe te majta.
Atje egziston biznesi e paraja,
Paraja s’ka arome, eshte si uji i pijshem,
“Pse te kete te majte a te djathte”
ne kete vend te ngijshem…?!
Me te degjuar a lexuar diku kete e kam,
Nuk ka as te mire e as te liq politikan,
Por ka njerez qe i ndjekin verberisht me sy te mbyllur,
E shqiptari s’ka faj, thelle ne kromozon konceptin “partia mbi te gjitha” ka te ngulur.
Partia blen e shet vota, per te “miren tende o populli im”,
Partia blen makina luksoze per te “miren e popullit” te vendit tim,
Partia ka vila mbreterish per te “miren e popullit” e per ty atdhe,
E per te “miren e popullit”, femijet e partise bredhin jashte teje memedhe,
Partia per te “miren tende popull” ka antare sternipat e vitit dyzetenji,
Partia e ngre popullin te luftoje me veteveten, per te “miren e popullit” te tij
Partia kultivon e shet droge per te “miren e popullit” ne seri,
Partia vret njerez ne bulevard per te “miren e popullit”, per “liri”.
Ç’do me shume ti o populli im, c’kerkon ti ben partia e ç’thote partia verbtazi e ben ti
Te rrofshin partite e biznset e flliqura te atyre qe jane ne fuqi,
u shtofshin dhe pasurofshin, ne emer te atit e birit te shenjte te tij,
PPSH.
AMEN!
TM
20.09.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com