Tregime Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/tregime/ Poezi Laberia News Thu, 16 Apr 2020 16:50:44 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Tregime Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/tregime/ 32 32 Për nënën time – Ekrem Gegë Gërvalla https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/per-nenen-time-ekrem-gege-gervalla/ Sun, 08 Mar 2020 21:41:40 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1268 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Ekrem Gegë Gërvalla PER NENEN TIME. Si femije duke lozur kishte...

The post Për nënën time – Ekrem Gegë Gërvalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Ekrem Gegë Gërvalla

PER NENEN TIME.

Si femije duke lozur kishte thyer kemben ne gju dhe tere jeten lengoj nga ajo thyerje. Fejesa dhe martesa e prinderve te mi ishte bere sipas zokoneve te asaj kohe. Zoti iu fali 7 femij, femiu i pare ishte vajze, ajo ( vajza e pare ) nuk kishte patur fatin te jetoje, emrin e saje ia pertrine me lindjen e vajzes se dyte. Femijet i rriten ne kushte ekonomike jo edhe aq te mira. Prinderit e mi duheshin shume njeri me tjetrin, kurre nuk me ka rastisur t’i degjoje qe te fjalosen ne mes vedi. Nena gatuante mire, dallohej ne gatimin e embelsirave dhe te bukeve „simite“ rralle kush e dinte mjeshtriné-receten e te gatuarit te atyre bukeve. Ajo ishte edhe artizane e mire, bente qendisje te pshtjellakeve, dhe qepte ne makine. Qendisjen me xhylpere dhe krrabza e bente ne menyre te perkryer. Si femij mbaje ne mend qe nganjehere gjate punes se qendisjese nena kendonte, ajo kendonte me nje ze te holle dhe te ulet, bukur e kendonte kengen: „vin vaporrat“ kurre ne jeten time s‘kam degjuar nje artist-e te estrades sone qe ta kendoje ate kenge me bukur se nena ime. Nga njehere kendonte dhe njeheri i pikonin lotet mbi tegelin e pshtjellakeve, nuk e di se pse qante, ndoshta nga mungesa e kushteve per t‘i shkolluar 6 femijet e saje. Baba vdiq heret dhe nena mbeti kujdestarja kryesore e familjes. Nga gjashte femijet e saje 4 ia mori kurbeti, dy te tjere i qendruan prane gjere ne frymen e fundit te jetes se saje. Une per 6 vite rrjesht nuk e kisha pa nenen time, isha i perndjekur nga regjimi i kohes, dhe nuk mund te kthehesha ne Kosove. Ne vitin 1996 nena arriti te paiset me nje vize dhe te vije ne gjermani per nje vizite 3 mujore. Ne aeroportin e Stuttgartit dola per ta pritur vet i katerti, sebashku me nusen dhe dy femijet, djalin 5 vjeqar dhe vajzen 1 vjeqe, pra me nipin dhe mbesen e saj qe tani nena do i takonte per te paren here. 6 vite mungese per nenen, 6 vite mall. Posa doli nga kontrolli i pasaportave, e shiqoja nga large shamibardhen time tek vinte e hutuar, shiqonte rreth e rrotull se ku i ka te dashurit e saje. Nena para se te vinte ne Gjermani kishte patur edhe nje aksident, ajo prap e kishte thyer te njejten kembe qe e kishte thyer gjate femijrise se saje. Erdhi duke qaluar duke u mbajtur ne dy paterica. Prap lot, perqafimi i nenes me femijet e mi ishte aq i gjat, aq i dhimdshem dhe njeherit aq i ambel. Per t’ia larguar emocionet i thash : a mujte me ardhe oj tapallice. Nena gjate viteve te 70-ta dhe te 80-ta kishte perjetuar edhe burgosjen e dy djemve te saje, ajo e perjetoje edhe luften, priti e percolli ne kasollen e saje shoke dhe bashkeluftatare te djalit te saj te madh, pjestar te UÇK-se. Nena ishte e pa ndashme me nenen e deshmoreve: Jusufit e Bardhit, me nenen Ajshe. Ajo e provoje edhe jeten e te qenunit refugjate. Nuk arriti ta „shijoj“ jeten ne shtepite e bukura te ndertuara nga djemt dhe nipat e saje. Ajo iku ne boten e amshueme me plot vuajtje dhe mall, iku me kenge e lot, por iku madheshtore ashtu qysh ishte gjate gjithe jetes se saje.

The post Për nënën time – Ekrem Gegë Gërvalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur dorëzoj, udhët (Tregim i shkurtër) – Dhimitri Jani Kokaveshi https://poezi.laberianews.com/2020/03/06/kur-dorezoj-udhet-tregim-i-shkurter-dhimitri-jani-kojaveshi/ Fri, 06 Mar 2020 21:48:25 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1074 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Nga Dhimitri Jani Kojaveshi KUR DORËZOJ, UDHËT. Tregim ( i shkurter)...

The post Kur dorëzoj, udhët (Tregim i shkurtër) – Dhimitri Jani Kokaveshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Nga Dhimitri Jani Kojaveshi

KUR DORËZOJ, UDHËT.
Tregim ( i shkurter)

Dallgë ngrihej, egërsia e vështrimit tënd, një stuhi që
nuk dua ta dorëzosh, mes buzëve të tua, do mbushen dhe do të zbrazet, varfëri. Kjo, mes shprehjesh dhe mendimesh të shteruara nuk mund të lihet shprehja e fantazisë, mbetet dhe ajo, mjeruar.
Aty, gjej vetëm,ftohtësitë, zbresin si akullnajat e panjohura prej poleve të shpirtit ku nisin dhe startojnë, buzëve, e njohura mohuese, me ty, bashkjetonë.
Endem, tu jap freski dhe bukurive, të jetojnë, skalitjet?!…
Ato, kanë trajten e ngjyrës gri si e panjohura mbi refuzimet e gurit, sërish po të gdhënd, mendimet.
Guri, ky material inert përpëlitet daltave dhe goditjeve i rikthehemi dhe na rikthehet, daltave, gjen zbutjet e dhe mbi të rrahurat e gdhëndjeve gjendet, trokitjeve të një shpirti që ëndet në trajtim, të bukurisë, nuk e braktis, as Ti… mos i braktis, gdhëndjet e shpirtit, të rinovojnë mendimeve, zbutur mbi një vizion të ri do të gjesh, gjerësinë, mos e përkul shpirtin mes varfërisë?!…
Braktise, por mos e zbo… bukurinë, e shtroj, vështroj dhe e përcjel, flladeve, me ngroh, me puhizat e shpirtit, m’u zbërthe, kur ulin udhët e tyre mbi ledhatime në përkundje dhe mbi lekundje qerpikesh, afrova ngadal mollëzat e gishtave të mi të prekën dhe të dhuruan ndjesitë, dhurojnë lojën përceptuese të madhështisë, shpirtit, nuk mallëngjehem, aty gjej dhe më shtron lojën e ashpërsisë, si ta duroj?!…
Si gërshëtohen hapësirat e intelektit, e gjej si një burim ekskluziv të dijeve aty, kanë forcën të depërtojnë dhe të zbërthesh vizionet e tua, të shtirura, mos i shtri në cekësi mendimesh edhe ato përpëliten, nga një stuhi… vrulli dhe dufit qiellor… nuk konkurohet.
Konkuron, rezultateve të tua stuhi, vërtetësie, nuk njohin juridiksion dhe pse po udhëtoj, mbi sytë e tu!…
Udhëtohet, bukurisë, mos i kërko mos i afro zbehjet, shprehjeve artistike mos u zbrthe, filozofisë.
Mos i lejo të zhvishen si një stafet e një vepre të derdhur në përcaktim gjykime… shpirtit, pa një projekt magjik dhe të dëshirave të mundura nuk mund të ketë, garat, afrohen stafetave për të arritur, distancave dhe largësive luftoj për të arritur dhe mbritur në limanin tënd, kërkoj… të gjej rrëfimet e vëprimit dhe jo të fjalëve mes dogmash, si titujt e një kredie pa mundësi rikthimi!…
Mes dallgëve të krisura… brigjeve të tua do rikthej, shpirtin dhe kur rikthejnë, në ëmbelsi, iritimin e tyre dua ta gjej të zbërthyer në përplasjet e anijes tënde, le të përshtaten udhëtimit vajzëror.
Ashtu gërryhet, jeta, anijes tënde ndryshkur prej kripës dhe dallgëve në dhimbjet e kohës, do t’i largoj.
Do ta largoj, dhimbjes?!…
Nuk dua të mbetet si një produkt i kohës dhe eksplorimit në rinovime import – eksport të dashurisë, koha, i tret si thellësitë, m’i largon.
Mi largo retë, mos i udhëto dhe imponon dëshirave të tua, nuk mposhten por… udhëton!…
Mbi zbehjet e tyre sapo zbulohesh gjej… kaltërsitë, i gjej shkëlqimeve të joshura, busullën e shpirtit, mos e flak, mbi shkëmbinj, dallgët, thjeshtojnë garniturat zbukuruese të erozionit në retorik, nuk t’i përball, që të qetohesh.
Dhjk © 04-03- 2015

The post Kur dorëzoj, udhët (Tregim i shkurtër) – Dhimitri Jani Kokaveshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pika e dobët (Tregim satirik) – Dhimitër Shkurti https://poezi.laberianews.com/2020/03/01/pika-e-dobet-tregim-satirik-dhimiter-shkurti/ Sun, 01 Mar 2020 08:11:15 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=918 Ishim shtruar ne tryezë me një mikun tim.Kishte ardhur të më uronte për lindjen e...

The post Pika e dobët (Tregim satirik) – Dhimitër Shkurti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ishim shtruar ne tryezë me një mikun tim.Kishte ardhur të më uronte për lindjen e mbesës.
-T’ju rroje. Ia arrite edhe kësaj dite të lumtur. Çfarë do më shumë? Apo të ka mbetur ndonjë merak tjeter?
-Po- i thashë pa u menduar,- kilet.
Të gjithë më panë të habitur.Ku ta kuptonin ata meraku tim. Do të vdes e s’do më dalë xhani që nuk hodha sipër ca kile më shumë, e të bëhesha buçko si shoku im i fëmijërisë.
…Lagjja jonë më pëlqente.Megjithëse prindërit tanë ishin të ardhur, u miqësuan shpejt me njeri- tjetrin . Edhe ne fëmijët.
Unë kam qënë fëmijë normal. Për sytë tanë, jo për shijen e Buqes, komshijes tonë. Djali i saj ishte shoku im I ngushtë. Djalë i mirë por pak bullafiq.Faqepetull, barkalec e rondokop. Keto arritje i reklamonte Buqja kur takohej me nënën;
-Nuk e ngop dot djalin me bukë. Marshallah.
Buqja ishte mjelëse tek lopet e racës në fermë. Ishte bullafiqe por e shkathët, për kilet që mbartte.Mburrej se realizonte dhe tejkalonte planin e qumështit dhe mishit.Vinte të pinte kafe me nënën dhe fillonte;
-Të urtë e ke djalin moj motër, por të dobët.
-Të kenë jetën o Buqe. Fëmijët i kemi të mire,- i jepte seriozitet muhabetit nëna ime.Po ku kishte frena mjelësja jonë.
-Të mirë, të mire por unë i dua t’i shoh buçko.Jam meraklie pas shëndetit.Ç’han goja tregon boja.
Mundohej nëna të ndëronte temën e bisedës, por më kot.Avazin Buqja. E ndërsa ato bisedonin, ne fëmijët, loznim në oborr.Hynim tek shtëpitë e njeri-tjetrit.
Kur qëllonte të shkoja tek shtepia e Buqes ajo me qerraste me ëmbelsira.
-E kam gatuar vetë,- mburrej ajo.-E kam mbytur në gjalp.Haje të gjithë.Gjak e dhjamë!
Këtë urim mbase e kish shpikur Buqja.Nuk e kam dëgjuar tjetërkund. Më vonë edhe i biri uronte kështu.
Kalonin vitet.Shokut tim vazhdonte t’i skuqte faqja, ndërsa te mijat, gropë.Përpiqej nëna ime të gatuante më shumë që ta merrnim veten, por më kot.Unë ngopesha, dhe nuk shkonte ushqimi poshtë, as me plumba.Ahere nëna fillonte moralin;
-Dukesh sikur nuk të ushqej fare. Hape gojën! Shiko shokun tënd.Dyfishi yt është. Dhe vjen e jëma e më dërdëllit këtu.
Babai me bëhej krahë.Lëre moj grua, i thoshte.Nuk e tregojnë kilet shëndetin.E mos dëgjo Buqen. Do t’ia përplas ndonjë ditë.
Tashmë mjelësja jonë ishte bërë brigadiere e si rrjedhim e kishte shtuar dozën e propagandës. Për pasojë me të, u bashkuan edhe 2-3 familje të tjera.Pra lagjja jonë u nda ne dysh;Paria, mbahej Buqja me sektorin e dhjamosjes, dhe ne të tjerët, të dobëtit.Mua kjo xanxë nuk m’u hoq kurrë.
U rritëm e u burrëruam. Nënën e humba shpejt. Iku nga kjo botë duke marrë me vete merakun e shëndoshjes.Unë u martova dhe u trashëgova. E zakoni e donte që gjitonët të vinin për urim. E para erdhi.. Buqja.
-Sa kile lindi djali moj nuse,- u fut ne sektorin e saj brigadierja.
-4 kile e gjysëm,- tha pa të keq ime shoqe.
-Marshallah dashi i nënës. I paska ngjare të jëmës shyqyr.
Ashtu shpresoja edhe unë , por më kot.Djali i hodhi kilet shpejt e vraponte nga mëngjesi në darkë me fëmijët e tjerë.Më kot e ndiqte pas ime shoqe me pjatë në dorë.Edhe djali mbi dardhë do të binte, e nuk do t’i skuqte faqja as si molla e as si pjeshka e fermës.
U ndërrua sistemi e unë u gjenda në Greqi.Fati e solli të punoja në një dyqan sufllaqesh. ‘’Bingo’’, thirra.Ja edhe kilet, mendova. Shihja mishin tek piqej duke u rrotulluar e me vinte të rrufisja gjithë yndyrën që binte poshtë.Haja të dy sufllaqet që kisha racion cdo ditë, bile me mish derri.Por kilet nuk erdhën kurrë.Nuk saldohet në kompesato!
Kënaqesha tek shihja të tjerët, të mernin kile. Një dite shkoj për vizitë tek gjitoni im grek.Shkëmbenim vizita tek njeri- tjetri.I çova nje shishe raki Përmeti.Ai mbushi gotat dhe duke me uruar e ktheu me fund.
-Gezuar- tha,- më kënaqe me këtë rakinë.
-Gjak e dhjam…më shpëtoi mua në shqip.
-Po na e përkthe, o komshi, urimin.
Si t’ia përktheja unë këtë shprehje grekut…Ah moj Buqe që s’mu ndave asnjëherë.
Doli e bija të na qeraste.Një vajzë simpatike rreth të 25-ave.Sa e pashë iu drejtova sikur të kisha zbuluar ndonje planet të ri;
-Qënke shëndoshur, Ana!
Ime shoqe më shkeli këmbën, madje në kallo. Mezi durova. Vajza u prish në fytyrë, la tabakanë dhe u largua e nervozuar. S’po kuptoja asgjë.
Kur dolëm jashtë, gruaja mu derdh me një lumë vërejtjesh;
-Po mire more derëzi, i thuhet vajzës, je shëndoshur!
-Po unë të vërtetën, i thashë. Pse çfarë ka?
-Këtu e kanë për ofendim t’ua përmëndësh. Nuk e ke marrë vesh ti?
-S’po kuptoja asgjë. Kaq mbrapa janë këta grekët? Ne vdisnim për ca kile ndërsa këtu i hedhin poshtë e ofendohen.
Behari më solli një ftesë nga larg.Një shoku im i fëmijërise martohej.Më kishte marrë malli për lagjen time te vjetër.
Në tavolinë na kishin caktuar me familjen e Buqes.U takuam me mall.U perqafuam edhe me të tjerë nga lagjja.Por tek vështroja gjitonët e mij te vjetër më bëri përshtypje diçka.Të gjithë ishin shëndoshur.Burrat kishin vënë bark, ndërsa gratë, rrumbullakosur.Ç’bëhet, mendova.Tani që ika unë erdhi shëndeti ne lagje?
Nuk duhet të kisha ikur.Vetëm unë dhe djali I Buqes që jetonte në Itali ishim me barkun dërrasë.I shihja të zhytur mbi pjatën e mishit dhe i kisha zili.Hanin e kërcenin papushim.
-Si ia kaloni?- pyes Buqen.
-Shumë mirë. Na ka blerë djali një veturë e dalim shpesh.Janë hapur ca lokale në periferi, që të lëpish gishtat. Po çe do, im bir i humbi të gjitha kilet në kurbet…
Fliste dhe përtypej.Kishte marrë më shumë kile. Më pas, u zverdh në fytyrë dhe j’u pre goja.I shoqi e mori për krahu e u drejtuan për nga kuzhina.
-Ç’pati, si eshte puna?- pyes i habitur.
-Siç duket ka nevojë për ilaçet.
-Pse nga se vuan?
-Eh, psheretiu shoku im.- Ka sëmundjen e sheqerit, kolisterol dhe tension të gjakut.
-Dhe nuk bën kujdes?
-I flas mor vlla por nuk dëgjon.Kam neps, më thotë.
Unë shtanga dhe pashë nga ime shoqe.Shtyva tej pjatën me mish, ktheva me fund gotën e rakisë dhe vështroj nga orkestra. Luhej melodia e një valleje nga jugu që nëna ime e kishte .. pikë.. të .. dobët.

F U N D
DHIMITER SHKURTI, 10-2-2119

The post Pika e dobët (Tregim satirik) – Dhimitër Shkurti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>