Vajda Vila M Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/vajda-vila-m/ Poezi Laberia News Tue, 07 Dec 2021 17:27:38 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Vajda Vila M Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/vajda-vila-m/ 32 32 Solidariteti! – Vajda Vila M https://poezi.laberianews.com/2021/12/07/solidariteti-vajda-vila-m/ Tue, 07 Dec 2021 17:27:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22267 Solidariteti! Jepma dorën të jap forcën, të mos ndalemi nëpër udhë…. Kur të prekim mbarë...

The post Solidariteti! – Vajda Vila M appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Solidariteti!

Jepma dorën të jap forcën,
të mos ndalemi nëpër udhë….
Kur të prekim mbarë botën,
të mos lodhet hapi kurrë…

Bashkë e mundim terrin,baltën,
edhe dhimjet tutje flakim.
Dorë-përdore të bashkuar,
ngjitim male, thyejmë akuj.

Ne vet e kemi në dorë,
të jemi një, të pa ndarë,
se kështu ne të bashkuar,
e ndryshojmë botën mbarë…

Vullneti dhe mirësia,
të jenë udhërrëfyesit tanë,
çdo të keqeje , ligësie,
së bashku ti bëjmë ballë…

Fjala jonë të jetë mjaltë,
mjaltë e ëmbël, pa sheqer…
kudo të shkel këmba jonë,
të çelin lulet si në pranverë….

06-12-2021

The post Solidariteti! – Vajda Vila M appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Njëzet e tetë Nëntori! – Vajda Vila M https://poezi.laberianews.com/2021/11/29/njezet-e-tete-nentori-vajda-vila-m/ Mon, 29 Nov 2021 18:45:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22201 Njëzet e tetë Nëntori! Njëzet e tetë Nëntori, ditë e shkruar në histori, ditë që...

The post Njëzet e tetë Nëntori! – Vajda Vila M appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Njëzet e tetë Nëntori!

Njëzet e tetë Nëntori,
ditë e shkruar në histori,
ditë që s’harrohet kurrë,
se fituam pavarsi…

Ismail Qemali në Vlorë,,
bashkë me shokët e tij,
të ngritën flamuri ynë,
të dhanë nur ty Shqipëri…

Je flamuri më i bukur,
se me gjak të kuq je larë,
me gjak të pastër kristal,
gjakun e të parëve tanë…

Ata djema që luftuan
e dhanë jetën për liri,
për ata jemi krenarë,
nga ata valvitesh ti….

Djemat trima shqipëtarë,
luftuan si shqiponjë,
ti Flamuri Kuq e Zi,
të valvitesh përgjithmonë….

Tani ne kudo nga vemi,
të mbajmë thellë, në gji,
ti je futur në çdo zemër,
në çdo skaj, në çdo shtëpi…

O Flamuri Kuq e Zi,
ti valvitesh në Shqipëri,
ti valvitesh anë e mbanë,
në ç’do vend ku ka shqipëtarë…

Sapo u zgjova nga gjumi,
thash: të shkruaj edhe unë,
disa vargje për flamurin,
e kam xhan, e dua shumë…

The post Njëzet e tetë Nëntori! – Vajda Vila M appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të urresh është fatkeqësi – Vajda Vila M https://poezi.laberianews.com/2021/11/29/te-urresh-eshte-fatkeqesi-vajda-vila-m/ Mon, 29 Nov 2021 18:30:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22190 Të urresh është fatkeqësi Dhuro si unë edhe ti! Dhuro buzëqeshje, mirësi…. Të përjetshëm s’jemi...

The post Të urresh është fatkeqësi – Vajda Vila M appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të urresh është fatkeqësi

Dhuro si unë edhe ti!
Dhuro buzëqeshje, mirësi….
Të përjetshëm s’jemi në këtë botë,
dhuro tani , dhuro ti sot…

Të përjetshëm s’jemi në këtë botë,
po le ta lemë trashëgimni,
kështu do bëjnë brezat me radhë,
siç bëj unë sot, si bën dhe ti…

Kemi nevojë për buzëqeshje,
për fjalë të ëmbëla, dashuri,
ato si gjejmë ,jo nëpër sheshe,
gjenden tek unë,gjenden tek ti…

S’ka farkëtarë që ti prodhojë
që me para ti blejmë ato,
farkëtarë të tyre jemi ne vetë,
ndaj mbaj, jep, fito , dhuro…

E di, të gjithë s’jemi njëlloj,
por vehten e kemi në dorë,
të marrim e japim nga njëri-tjetri,
të mirat që kemi nevojë. ..

Të duash tjetrin me pastërti,
nuk ka më bukur, o njeri!
Zemra rreh, punon lehtë
dhe gjumin e bën të qehtë….

Të duash nuk është e vështirë,
e kam provuar, ndihesh mirë,
por të urresh është keq shumë,
nga mllefi nuk fle dot’ as gjumë…..

Unë e kam flakur tej urrejtjen,
s’ka zënë vend kurrë në zemrën time,
se zemra ime është plot, e mbushur,
me dashuri dhe shumë urime….

Mos u çudisni fare me mua,
që nuk urrej asnjë njeri….
edhe ata që më urrejnë i dua,
të urresh është fatkeqësi….

The post Të urresh është fatkeqësi – Vajda Vila M appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poeti – Vajda Vila M https://poezi.laberianews.com/2021/11/24/poeti-vajda-vila-m/ Wed, 24 Nov 2021 18:36:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22137 Poeti Të jesh poet, është kënaqësi, je në ç’do vend, je në ç’do shtëpi…. Këngët...

The post Poeti – Vajda Vila M appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poeti

Të jesh poet,
është kënaqësi,
je në ç’do vend,
je në ç’do shtëpi….

Këngët që këndohen,
e kush i ka krijuar,
poeti fjalë artë,
ai i ka shkruar….

I shkruan dashurisë,
luleve, pemëve barit,
i shkruan të vdekurit
i shkruan të gjallit….

Poeti s’pushon,
është gjithë frymëzim,
Pena e ti shkruan,
shkruan pa pushim…

Poeti është gurë,
që nuk shteron kurrë,
dhimbjet i largon,
shpirtërat i shëron….

Pa poetin vallë ,
si do të ish’ natyra!?
Do të kishte lule,
por s’do të kishin ngjyra….

Kush e njeh poetin,
e di fare mirë,
që ka zemër të pastër,
ka një shpirt të dlirë….

Poeti s’ njeh urrejtje,
nuk ka ligësi,
ka zemër të çiltër,
plooot me dashuri…..

The post Poeti – Vajda Vila M appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Buzëqeshje dhuro! – Vajda Vila M https://poezi.laberianews.com/2021/10/21/buzeqeshje-dhuro-vajda-vila-m/ Thu, 21 Oct 2021 20:28:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21928 Buzëqeshje dhuro! Trego të vërtetën, kurrë mos gënje, jeto jetën bukur, një të vetme ke…....

The post Buzëqeshje dhuro! – Vajda Vila M appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Buzëqeshje dhuro!

Trego të vërtetën,
kurrë mos gënje,
jeto jetën bukur,
një të vetme ke….

Nëse sillen keq,
hesht edhe duro
dhe ashtu në heshtje,
buzëqeshje dhuro….

Nëse ty të shajnë,
mos ja u ver re,
e pse të mërzitesh,
kur ato si ke..!?

Falje po kërkuan,
fal, fali o njeri …
nuk jemi perfekt,
gabon edhe ti…

Nëse të bëjnë mirë,
gëdhende në gur’,
në shpirt dhe në zemër,
mos ta harrosh kurrë.. .

Nëse ju bën mirë,
kurrë mos e përmend,
ndoshta dhe ata
do ta mbajnë ment….

Po dhe në s’ta ditën ,
nuk prish fare punë,
sikush jep nga vehtja,
ç’far ka më shumë…

The post Buzëqeshje dhuro! – Vajda Vila M appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ça jam unë!? – Vajda Vila M https://poezi.laberianews.com/2021/10/11/ca-jam-une-vajda-vila-m/ Mon, 11 Oct 2021 20:12:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21762 Ça jam unë!? Ça jam unë ? Nje pikë ujë në oqean. As ndreq e...

The post Ça jam unë!? – Vajda Vila M appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ça jam unë!?

Ça jam unë ?
Nje pikë ujë në oqean.
As ndreq e as prish punë,
s’doja të isha kjo që jam…

Doja të kisha fuqi,
të ndryshoja botën mbarë,
të hiqja çdo ligësi,
se kam një zemër të bardhë…

Do shëroja të sëmurët,
cdo gjë të shkonte për mbarë,
edhe me “vdekjen” do të flisja,
ti merrte njerëzit me radhë…

Mos plagoseshin zemra nënash
po ashtu dhe baballarë,
ti linin fëmijët pas,
të gëzonin sa ishin gjallë…

Do té hapja shkolla shumë,
edhe vende argëtimi,
por më tepër bibloteka,
të studionin mbas mësimit…

Do ndërtoja parqe plotë,
që të luanin fëmija,
do bëja bahçe me lule
të qetësohej pleqëria…

Bandë muzikore do ndërtoja,
të këndonte në qytet,
kur të zgjoheshim nga gjumi,
ah sa bukur,sa lezet…

Po çe do s’ndryshoj dot gjë!!!
Më mungon jo veç fuqia,
dëshira është e madhe,
por mungon dhe mundësia

The post Ça jam unë!? – Vajda Vila M appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>