Të urresh është fatkeqësi – Vajda Vila M

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të urresh është fatkeqësi

Dhuro si unë edhe ti!
Dhuro buzëqeshje, mirësi….
Të përjetshëm s’jemi në këtë botë,
dhuro tani , dhuro ti sot…

Të përjetshëm s’jemi në këtë botë,
po le ta lemë trashëgimni,
kështu do bëjnë brezat me radhë,
siç bëj unë sot, si bën dhe ti…

Kemi nevojë për buzëqeshje,
për fjalë të ëmbëla, dashuri,
ato si gjejmë ,jo nëpër sheshe,
gjenden tek unë,gjenden tek ti…

S’ka farkëtarë që ti prodhojë
që me para ti blejmë ato,
farkëtarë të tyre jemi ne vetë,
ndaj mbaj, jep, fito , dhuro…

E di, të gjithë s’jemi njëlloj,
por vehten e kemi në dorë,
të marrim e japim nga njëri-tjetri,
të mirat që kemi nevojë. ..

Të duash tjetrin me pastërti,
nuk ka më bukur, o njeri!
Zemra rreh, punon lehtë
dhe gjumin e bën të qehtë….

Të duash nuk është e vështirë,
e kam provuar, ndihesh mirë,
por të urresh është keq shumë,
nga mllefi nuk fle dot’ as gjumë…..

Unë e kam flakur tej urrejtjen,
s’ka zënë vend kurrë në zemrën time,
se zemra ime është plot, e mbushur,
me dashuri dhe shumë urime….

Mos u çudisni fare me mua,
që nuk urrej asnjë njeri….
edhe ata që më urrejnë i dua,
të urresh është fatkeqësi….

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com