Vlora Rexhaj -Kendi Poetik - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/vlora-rexhaj/ Poezi Laberia News Wed, 20 Jan 2021 22:49:46 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Vlora Rexhaj -Kendi Poetik - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/vlora-rexhaj/ 32 32 Evë – Vlora Rexhaj https://poezi.laberianews.com/2021/01/20/eve-vlora-rexhaj/ Wed, 20 Jan 2021 22:49:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16710 E V Ë Në kullën prej ajri Murosëm sytë Evë! Evë, n’pluhurinë e mëkatit Mbështollëm...

The post Evë – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E V Ë

Në kullën prej ajri
Murosëm sytë
Evë!

Evë,
n’pluhurinë e mëkatit
Mbështollëm ashtin
e marrëzisë

Evë,
kur ti qiellin more
në krah

Unë kafshova ëndërrën
me sy gjarpëri

Stinëve të jetës
Fatin lidhëm bashkë

Evë,
ti vello qëndisur

Unë Rozafë
pengthyer mëkatit ,
Evë!

Vlora Rexhaj Morina

The post Evë – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë dhe ti – Vlora Rexhaj https://poezi.laberianews.com/2021/01/19/une-dhe-ti-vlora-rexhaj-2/ Tue, 19 Jan 2021 21:56:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16637 UNË DHE TI Kemi lindur unë dhe ti Në ditën ëndërrimtare Unë dhe ti lindëm...

The post Unë dhe ti – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UNË DHE TI

Kemi lindur unë dhe ti
Në ditën ëndërrimtare

Unë dhe ti lindëm natyrshëm
Njeri në sferën qumështore
Tjetri në atë shterpë

Ti dhe unë ecnim
Në rrugën e Kumshtrit dorë më dorë
Dhe numëronim galaksitë

Sa herë ti dhe unë shikonim hënën
Ajo përgjakej
Atëherë ti dhe unë
Kafshonim buzët.

Vlora Rexhaj Morina

The post Unë dhe ti – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Valë – Vlora Rexhaj https://poezi.laberianews.com/2021/01/09/vale-vlora-rexhaj/ Sat, 09 Jan 2021 12:09:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16398 VALË Mes trupash fryn ëndërra e nxehtë Në shtratin e amullt Bien copëza ankthesh Të...

The post Valë – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VALË

Mes trupash
fryn ëndërra e nxehtë
Në shtratin e amullt
Bien copëza ankthesh

Të shprushta
Të mallta

N’akrepa të orës
Këputen kohët
Sytë pëflaken në jugën
E ngrohtë

Konstruktet e brinjëve kërkojnë
Horizontalet e trupit tim

Valë shpirti

Në drithërima afshi shtrëngon
çarçafinë e përjetësisë

Valë puthja
Marrëzisht dehen kafshimet
Relikt dhome

Mirazhi i hënës së copëtuar
Në xhamin e avulltë.

Vlora Rexhaj Morina

The post Valë – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sonte – Vlora Rexhaj https://poezi.laberianews.com/2021/01/04/sonte-vlora-rexhaj-2/ Mon, 04 Jan 2021 07:41:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16265 Sonte Sonte mbushni gotat Me andrra fëmije Me bulëza lumtunie Sonte mbushni shpirtin Me dashnin...

The post Sonte – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sonte

Sonte mbushni gotat
Me andrra fëmije
Me bulëza lumtunie

Sonte mbushni shpirtin
Me dashnin e nanës
E uratën e babës

Let bahen sytë tuj
Yjësi drite
Mbush me aromën
E ambël trëndafili

Sonte mbushni gotat
Se e djeshmja në bredhin
E stolisun vari dhimbjen

Mbeti si orë e pakurdisun
Pritja e ditëve të nemuna

Sonte mbushni gotat
Me dashnin e shpirtit
E me urimin ma të mirë
Për Ty e për Mua !

The post Sonte – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nis lundrimin – Vlora Rexhaj https://poezi.laberianews.com/2020/12/12/nis-lundrimin-vlora-rexhaj/ Sat, 12 Dec 2020 12:22:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15620 NIS LUNDRIMIN Nis ëndërrat në lundrim Kapiten bëhen shpresat e mia Qajnë brigje e thejnë...

The post Nis lundrimin – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NIS LUNDRIMIN

Nis ëndërrat në lundrim
Kapiten bëhen shpresat e mia
Qajnë brigje e thejnë stuhi
Mbi detra
derdhin dhembjet e mia

Dalldisun qielli vjell rrufe
Kleopartë loti bëhet qenia ime
Treten ylberet
bota merrë ngjyrë gri

Mbi tempujt e Olimpit
Thehet marrëzia

Në mesnatën e qetë
Ku në qetinë t’shpirtit
ëndërrat bëhen erë

Vallëzojnë valësinë
e akulltë
Të qiejve të harbuarë

Si feniks tretet trupi im
Mbetet në mes të gjallëve
Relikt i harruar.
Vlora Rexhaj Morina

The post Nis lundrimin – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Diku… – Vlora Rexhaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/29/diku-vlora-rexhaj-2/ Sun, 29 Nov 2020 08:16:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15144 DIKU… Ndër buzë më rri nata Fshehur kafshon ngulqimat Shpirtit idhnak Diku… Koleksionohet ferri Mozaiqe...

The post Diku… – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DIKU…

Ndër buzë më rri nata
Fshehur kafshon ngulqimat
Shpirtit idhnak
Diku…

Koleksionohet ferri
Mozaiqe dhimbjesh
Gjymtyrët e trupit tim
Diku ….

Horizontalisht shtrihej qielli
Nën thundra kuajsh digjet
Vrapi im
Diku…

Hëna kreh flokët
në pasqyrat e botës
Në netët shekspiriane

Ëndërra ka profilin e etjes
Diku…

Si kortezh takohen
Aerodromet e shpresës
Atje ku mëkatohen puthjet

Demonët e shirave
Lëngojnë vesën e përjetësisë.

Vlora Rexhaj Morina

The post Diku… – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Diku… – Vlora Rexhaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/26/diku-vlora-rexhaj/ Thu, 26 Nov 2020 21:57:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15058 DIKU… Ndër buzë më rri nata Fshehur kafshon ngulqimat Shpirtit idhnak Diku… Koleksionohet ferri Mozaiqe...

The post Diku… – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DIKU…

Ndër buzë më rri nata
Fshehur kafshon ngulqimat
Shpirtit idhnak
Diku…

Koleksionohet ferri
Mozaiqe dhimbjesh
Gjymtyrët e trupit tim
Diku ….

Horizontalisht shtrihej qielli
Nën thundra kuajsh digjet
Vrapi im
Diku…

Hëna kreh flokët
në pasqyrat e botës
Në netët shekspiriane

Ëndërra ka profilin e etjes
Diku…

Si kortezh takohen
Aerodromet e shpresës
Atje ku mëkatohen puthjet

Demonët e shirave
Lëngojnë vesën e përjetësisë.

Vlora Rexhaj Morina

The post Diku… – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rrapi i moçëm – Vlora Rexhaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/11/rrapi-i-mocem-vlora-rexhaj/ Wed, 11 Nov 2020 20:45:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14493 RRAPI I MOÇËM Në fundvjeshtën e brishtëEra tundi pemët një nga njëRrapi i moçëm mbajtiGjethin...

The post Rrapi i moçëm – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
RRAPI I MOÇËM

Në fundvjeshtën e brishtë
Era tundi pemët një nga një
Rrapi i moçëm mbajti
Gjethin e fundit të mesjetës

Strofullat e djallit
Shkundën petkun e argjendt
Thurrur moteve njomëcake

Shiu litar dhimbjesh
Lau buzët e qytetit të dremitur

Njollave të përbaltura të plisit
Dielli mbolli përsëri filizat e artë të dritës.

Vlora Rexhaj Morina

The post Rrapi i moçëm – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Agon Dielli – Vlora Rexhaj https://poezi.laberianews.com/2020/10/21/agon-dielli-vlora-rexhaj/ Wed, 21 Oct 2020 20:27:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13687 AGON DIELLI Nën qiellin e qyetit tim Lundrojnë anije piratësh Mbush me valigje ëndërrash Vjedhur...

The post Agon Dielli – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
AGON DIELLI

Nën qiellin e qyetit tim
Lundrojnë anije piratësh
Mbush me valigje ëndërrash
Vjedhur moteve t’njoma

Rrugëve shtrirë trupash
t’kryqëzuar
Fytyrat gjysmë zbuluar
Heqin zvarr hijen e harruar
t’parodisë t’jetës

Mbi xhamat e avulluar
e pavioneve t’dhembjes
Kafshohen shikimet
E skeleteve të sëmura
shekujsh

N’gjysmë hënën
e brishtë
Përtypen fatet

Në diellin përcëllues
Plasariten portretet
e marra

Trajta resh t’zeza
futen thellë
në sytë e mi

E nga palca e shpirtit
Pikojnë iluzionet t’shtrydhura
në trotuaret e shpresës

agon dielli
moteve mesjetare

20 tetor 2020 Vlora Rexhaj Morina

The post Agon Dielli – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në tehun e vetmisë – Vlora Rexhaj https://poezi.laberianews.com/2020/10/13/ne-tehun-e-vetmise-vlora-rexhaj/ Tue, 13 Oct 2020 15:11:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13479 NË ‘TEHUN E VETMISË Ulur në tehun e vetmisë Duartë shtrirë Stinëve të ngrira t’diellit...

The post Në tehun e vetmisë – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË ‘TEHUN E VETMISË

Ulur në tehun e vetmisë
Duartë shtrirë
Stinëve të ngrira t’diellit

Nën krrokamën e korbit
Mbush plasaritjen e shpirtit
Me vrerin e dehur t’mëngjesit

Asgjë si dje

Vetëm hëna kre flokët
në pasqyren e thyer

Në mullirin e dhimbjes
Bluhen ëndërrat njomëcake

Në natën pa sy

Vlora Rexhaj Morina

The post Në tehun e vetmisë – Vlora Rexhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>