September 15, 2026
Vlora Rexhaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

UNË DHE TI

Kemi lindur unë dhe ti
Në ditën ëndërrimtare

Unë dhe ti lindëm natyrshëm
Njeri në sferën qumështore
Tjetri në atë shterpë

Ti dhe unë ecnim
Në rrugën e Kumshtrit dorë më dorë
Dhe numëronim galaksitë

Sa herë ti dhe unë shikonim hënën
Ajo përgjakej
Atëherë ti dhe unë
Kafshonim buzët.

Vlora Rexhaj Morina

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com