Xheni Tafili Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/xheni-tafili/ Poezi Laberia News Wed, 06 Jul 2022 12:46:26 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Xheni Tafili Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/xheni-tafili/ 32 32 Mos ik – Xheni Tafili https://poezi.laberianews.com/2022/04/03/mos-ik-xheni-tafili/ Sun, 03 Apr 2022 18:50:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22899 Mos ik Mos u fsheh pas perdes së lumit. Se shplekset uji nëpër qiell. Si...

The post Mos ik – Xheni Tafili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos ik

Mos u fsheh pas perdes së lumit.
Se shplekset uji nëpër qiell.
Si rrënj stërngjeshur drejt fundit
Si kraharor mali më mbështjell,

Në prehrin e stuhive mos ik,
Mos u kthe në ortek vetmie,
Një buzëqeshje do e vjedh me mik
Të mbush një hoje lumturie,

Mos ik…
Jo se kam frikë të jetoj pa ty,
Në shtigje mjalti të spërdredhura.
Në supe të bardha na nxë të dy,
Mos ik pas reve më të zbehura.

Pa ty…
Mendimi dëbon ëndrrën, turbullohet.
Nata nuk e pikturon qiellin, errësohet.
Hëna nuk fle e lumtur, pikëllohet.
As unë nuk i ul qërpikët, që sytë mi fshehin.
Sepse mendimet pa ty, shumë më dehin.

The post Mos ik – Xheni Tafili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Stinët e shpirtit – Xheni Tafili https://poezi.laberianews.com/2022/02/23/stinet-e-shpirtit-xheni-tafili/ Wed, 23 Feb 2022 20:43:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22664 Stinët e shpirtit Pranverën sille me corapet e qëndisura. Përqeshe hënën përmbi mal. Përzgjedhi barcet...

The post Stinët e shpirtit – Xheni Tafili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Stinët e shpirtit

Pranverën sille me corapet e qëndisura.
Përqeshe hënën përmbi mal.
Përzgjedhi barcet më të stisura,
pas qelqeve shihemi… me sa mall.

Në stinën më lakuriqe të vitit,
me pjesëza metalike muzgun godit.
Mos ma zbeh zmaltin e shpirtit,
pas qelqit gudulisëm, pastaj thërrit.

Idhëtinë e kësaj mbrëmje,
mblidhe me ëmbëlsi zemra ime.
Të vetmet ndyshesa të pandryshueshme,
në udhën e jetës ritrazojnë kujtime.

Shënimet e panjohura mbi letra,
shkruaj të rregullta në morfologji,
pastaj lëri tek këpucët e vjetra,
bardhësinë e humbur ta gjejnë përsëri.

Një pozë vetëtimash në diell,
me hiçin gri të universit trazo,
ndërmjet yjesh, trendafilat mbështjell,
stinët më kapriçoze të shpirtit… dashuro!

The post Stinët e shpirtit – Xheni Tafili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Cdo gjë qe vjen nga ti – Xheni Tafili https://poezi.laberianews.com/2022/02/13/cdo-gje-qe-vjen-nga-ti-xheni-tafili/ Sun, 13 Feb 2022 08:13:19 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22640 Cdo gjë qe vjen nga ti Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen ditën, e ndricojnë...

The post Cdo gjë qe vjen nga ti – Xheni Tafili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Cdo gjë qe vjen nga ti

Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen ditën, e ndricojnë natën.
Që udhëtojnë e fshihen si dreni në strofkë
S’kam asnjë dyshim,
se cdo gjë që prejt teje vjen…
Në fytyrën time bëhet e nurtë
Edhe nëse cahet qielli
Edhe nëse përzihet deti
Edhe nëse trazohen varret
Edhe nëse është lumturi pa kufij apo humbje dhe mërzi
Ësht e bukur…
Cdo gje qe vjen nga ti

The post Cdo gjë qe vjen nga ti – Xheni Tafili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Alieni me sy jeshile – Xheni Tafili https://poezi.laberianews.com/2022/02/09/alieni-me-sy-jeshile-xheni-tafili/ Wed, 09 Feb 2022 18:25:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22597 Alieni me sy jeshile Nga cila botë erdhe ti?! Që në dashni sy të jep...

The post Alieni me sy jeshile – Xheni Tafili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Alieni me sy jeshile

Nga cila botë erdhe ti?!
Që në dashni sy të jep
Në prehnin e vullkaneve,
dhuron prush ndjesish
Në shkretëtirat e djeguna
bahesh i vetmi diamant në zjarm

Alieni im me sy jeshile
Nga cili univers erdhe ti?!
Që zbrite zjarmin nga qielli,
e duart e mija kur e prekin
nuk djegën nga flakërima e tij!

Alieni im me sy jeshile
Nga cila bukuri erdhe ti?!
Që nga rrezet e saj pranvera djeget flakë,
yjet përdridhen
E në qiellin e rimtë turren si re te bardha,
të formësojnë shpirtin tim
ne formën që ti deshiron

Alieni im me sy jeshile
Nga cila parajsë erdhe ti?!
Që në syt e tu,
bota shtrihet në të gjitha gjerësit e saj!
E në syt e mi,
krijove shtatë qiej palë mbi palë
Dhe qiellin ma të afert zbukurove me kandila
Natën ngërtheve në ditë…

Në syt e tu të mëdhenj
rrin të mbështetuna në mbështjellse
të gjelbra e shtroja të bukura,
ndjesit e mija si margaritarë e diamante
Alieni im me sy jeshile…

The post Alieni me sy jeshile – Xheni Tafili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>