Alieni me sy jeshile – Xheni Tafili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Alieni me sy jeshile

Nga cila botë erdhe ti?!
Që në dashni sy të jep
Në prehnin e vullkaneve,
dhuron prush ndjesish
Në shkretëtirat e djeguna
bahesh i vetmi diamant në zjarm

Alieni im me sy jeshile
Nga cili univers erdhe ti?!
Që zbrite zjarmin nga qielli,
e duart e mija kur e prekin
nuk djegën nga flakërima e tij!

Alieni im me sy jeshile
Nga cila bukuri erdhe ti?!
Që nga rrezet e saj pranvera djeget flakë,
yjet përdridhen
E në qiellin e rimtë turren si re te bardha,
të formësojnë shpirtin tim
ne formën që ti deshiron

Alieni im me sy jeshile
Nga cila parajsë erdhe ti?!
Që në syt e tu,
bota shtrihet në të gjitha gjerësit e saj!
E në syt e mi,
krijove shtatë qiej palë mbi palë
Dhe qiellin ma të afert zbukurove me kandila
Natën ngërtheve në ditë…

Në syt e tu të mëdhenj
rrin të mbështetuna në mbështjellse
të gjelbra e shtroja të bukura,
ndjesit e mija si margaritarë e diamante
Alieni im me sy jeshile…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com