Xhevdet Bajraj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/xhevdet-bajraj/ Poezi Laberia News Mon, 01 Nov 2021 20:41:32 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Xhevdet Bajraj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/xhevdet-bajraj/ 32 32 Burgu i Dubravës – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2021/11/01/burgu-i-dubraves-xhevdet-bajraj/ Mon, 01 Nov 2021 20:41:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22032 (Burgu i Dubravës – gjermanisht dhe shqip)* GEFÄNGNIS DER DUBRAVA Jede Nacht zeichnete er ein...

The post Burgu i Dubravës – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
(Burgu i Dubravës – gjermanisht dhe shqip)*

GEFÄNGNIS DER DUBRAVA

Jede Nacht
zeichnete er ein Vogel
auf der Mauer seiner Gefängniszelle.
Doch am Morgen
fand er den Vogel nicht mehr dort.

Eines Nachts zeichnete er den Vogel an die Wand.
Er band ihm das eine Bein
mit einem dünnen Zwirnfaden.
Das andere Ende
band er an seine eigene Hand.

Am Morgen
blieb den Gefängniswärtern
die Spucke weg:
sie fanden die Zelle leer.

*Përkthyer nga Kurt Gostentschnigg, albanolog austriak.

BURGU I DUBRAVËS

Përnatë
e vizatonte një zog
në murin e qelisë së tij të burgut
por në mëngjes
nuk e gjente zogun aty

Një natë e vizatoi zogun në mur
ia lidhi njërën këmbë
me një fije të hollë të perit
dhe skajin tjetër
e lidhi për dorën e tij

Në mëngjes
gardianët e burgut
kishin mbetur gojëhapur
e gjetën qelinë e zbrazët

“Me zemër në qese najloni”, Sh. B. Armagedoni, 2021

The post Burgu i Dubravës – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sa herë e kujtoj atdheun – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2021/10/03/sa-here-e-kujtoj-atdheun-xhevdet-bajraj/ Sun, 03 Oct 2021 15:57:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21656 Sa herë e kujtoj atdheun Është ujku i zbutur brenda peizazhit të xhunglës urbane që...

The post Sa herë e kujtoj atdheun – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sa herë e kujtoj atdheun

Është ujku i zbutur
brenda peizazhit të xhunglës urbane
që pikturoi një fëmijë demon
Sa herë e kujton atdheun e parë
brenda gjoksit të tij
zoti i ujqërve të zbutur ulërinë

Kjo këtu është një lule e egër
e cila edhe pse për herë të parë ka çelur
këtë e ka bërë në mënyrë të përsosur
Shumë shpesh e kujton atdheun
e kur ndodh kjo
e liron një aromë të përsosur

Ky këtu jam unë
për nevoja të mia e kam zbutur ujkun
dhe lules ia kam dhënë emrin e nënës sime
Sa herë ta kujtoj atdheun
e ndjej mëngën e majtë të vdekjes
duke ma fshirë gjakun nga hunda

“Kafe me nënën”, Sh. B. Armagedoni, 2020

The post Sa herë e kujtoj atdheun – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëna e mbante në mend pushkën – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2021/04/09/nena-e-mbante-ne-mend-pushken-xhevdet-bajraj/ Fri, 09 Apr 2021 19:51:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18858 Nëna e mbante në mend pushkën Ne jemi vetëm plumba fluturojmë atje ku synon ai...

The post Nëna e mbante në mend pushkën – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëna e mbante në mend pushkën

Ne jemi vetëm plumba
fluturojmë atje ku synon
ai që e mban pushkën
që e tërheq këmbëzën

Një djalë i ri i plagosur/i qëlluar për vdekje
klith më së shumti
Kur vdes
hesht më së shumti
në vesh të shurdhër
në mendje të shuar
në ndërgjegje të kalbur
të njerëzve

Nëna e djalit të sapo vrarë
e mban mend pushkën
derisa ishte revole
sëpatë
thikë
hu
gur
shuplakë
pështymë
E mbante në mend nëna e tij
pushkën
derisa ishte fjalë

“Me zemër në qese najloni”, Sh. B. Armagedoni

The post Nëna e mbante në mend pushkën – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Muzës – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2021/04/01/muzes-xhevdet-bajraj/ Thu, 01 Apr 2021 17:21:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18699 MUZËS Po të isha guri që e ruan zjarrin në fund të oqeanit apo lis...

The post Muzës – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MUZËS
Po të isha guri
që e ruan zjarrin në fund të oqeanit
apo lis në pyje të pashkelura
që kurrë s`ka parë njeri
që i pret zogjtë
të cilët po ashtu kurrë nuk kanë parë njeri
Po të isha kafshë e egër që vrapon
pranë lumit
në një përrallë
që po ia tregon nipit
gruaja që jeton
në shtëpinë numër gjashtëdhjetë
në një rrugë brenda zemrës sime
Po të isha kokërr misri në arën e gjyshit
e cila në dimër do të shtrohej mbi sofër
Po të isha kokërr molle
që vazhdon ta ruajë kujtimin për parajsën
Apo të isha kafe e zezë e freskët
që pret t’u shërbehet
një çifti të dashuruar
A të isha
vath në veshin e gruas që ëndërron
e shtrirë mes vargjeve të mia
do të ishte gjithçka ndryshe
por jam vetëm një njeri i zakonshëm
në fund të aventurës që e quajnë jetë
dhe u ula të pushoj pakëz
ta pi një birrë
ta pi një cigare
Derisa gjethet e fundit të lisit tim të jetës
dridhen në erë
pres
t’ia heq vathët asaj gruaje
ta puth edhe një herë
e të vdes
“Unaza e Saturnit”, Sh. B. Armagedoni

The post Muzës – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ftesa përfundimtare – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2020/12/12/ftesa-perfundimtare-xhevdet-bajraj/ Sat, 12 Dec 2020 10:45:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15578 FTESA PËRFUNDIMTARE Shshh … mbylle librin ngadalë i dashur lexues ajo punoi gjithë ditën e...

The post Ftesa përfundimtare – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FTESA PËRFUNDIMTARE

Shshh …
mbylle librin ngadalë
i dashur lexues
ajo punoi gjithë ditën e bekuar dhe u kthye e lodhur
sapo e përfundoi darkën dhe tani fle
në vargun e fundit

“Lëngu i trëndafilave”, Botimet KOHA, 2017
Xhevdet Bajraj

The post Ftesa përfundimtare – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Liria…III – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2020/12/05/liria-iii-xhevdet-bajraj/ Sat, 05 Dec 2020 19:24:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15435 LIRIA… III Pesë orë e ka bartur mbi shpinë dritaren e shtëpisë së fshatit kur...

The post Liria…III – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LIRIA… III

Pesë orë e ka bartur
mbi shpinë
dritaren e shtëpisë së fshatit
kur arriti në qytet
e vendosi në shtëpinë e re
i gëzuar hyri në dhomë
dhe po shikonte nëpër dritare
nuk e kuptonte
pse nuk e shihte peizazhin e fshatit
ishte e njëjta dritare
nëpër të cilën kishte shikuar
tërë jetën

Pas nëntë muajve
vdiq nga trishtimi

The post Liria…III – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Liria… – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2020/12/05/liria-xhevdet-bajraj/ Sat, 05 Dec 2020 14:04:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15370 LIRIA… II Përnatë e vizatonte një zog në murin e qelisë së tij të burgut...

The post Liria… – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LIRIA… II

Përnatë
e vizatonte një zog
në murin e qelisë së tij të burgut
por në mëngjes
nuk e gjente zogun aty

Një natë e vizatoi zogun në mur
ia lidhi njërën këmbë
me një fije të hollë të perit
dhe skajin tjetër
e lidhi për dorën e tij

Në mëngjes
gardianët e burgut
kishin mbetur gojëhapur
e gjetën qelinë e zbrazët

The post Liria… – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mëngjes në Rahovec – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2020/10/31/mengjes-ne-rahovec-xhevdet-bajraj/ Sat, 31 Oct 2020 22:07:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13909 MËNGJESI NË RAHOVEC Nëna ime u zgjua nga gjumi i mblodhi copat e shpërndara të...

The post Mëngjes në Rahovec – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MËNGJESI NË RAHOVEC

Nëna ime u zgjua nga gjumi
i mblodhi copat e shpërndara të trupit
pushoi pakëz e ulur në krevat
pastaj i ra ndërmend
që unë jam në dhomën tjetër

I dëgjoja hapat e saj
derisa po vinte me kafe në dorë
me shpejtësinë e dritës
së fikur

As nëna as unë nuk e dinim
se ajo atë ditë do të vdiste

“Kafe me nënën”, Sh. B. Armagedoni (së shpejti)
Xhevdet Bajraj

The post Mëngjes në Rahovec – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për ata në parajsë – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2020/09/18/per-ata-ne-parajse-xhevdet-bajraj-2/ Fri, 18 Sep 2020 20:02:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12544 PËR ATA NË PARAJSË Irfan Popaj (18.09.1958 – 25.03.1999) Duhet guxim i madh për të...

The post Për ata në parajsë – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËR ATA NË PARAJSË

Irfan Popaj (18.09.1958 – 25.03.1999)

Duhet guxim i madh për të jetuar në kujtesën e të tjerëve
miku im i shtrenjtë
dhembjen e kam këmishë të përditshme
me cigare të lira në xhepin e saj
dhe një biletë autobusi që kurrë nuk e shfrytëzova
për në Bellacërkë

Duhet guxim i madh të jetosh nëpër ëndrrat e të tjerëve
miku im i vrarë
unë shpesh dehem me raki e dhembje
kafeneve të Mexico City-t
dhe fle si i vdekur
mbi ujërat e zeza të poezisë që i shkruan jeta

Kosova çeli si vezë shqiponje
pa ty me mua pa mua
liria erdhi si fëmijë me vaj e me qyrra
dhe ende pret pranë nevojtores së historisë
të përfundon lufta mes krimbave
për kolltuqet e mbushura me pasthirrmat e fëmijëve

Edhe unë e gjeta kuptimin e ditëve që më kanë mbetur
mikooo
që për Ju që shëtisni në parajsë
pa hamburger pa birrë pa gazetë
brenda kornizës së kësaj bote që ka mundur të jetë e bukur
kujtimit për Ju t’i rri në gjunjë përjetë
Xhevdet Bajraj

The post Për ata në parajsë – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
De Niron do ta vrasin në fund të filmit – Xhevdet Bajraj https://poezi.laberianews.com/2020/08/18/de-niron-do-ta-vrasin-ne-fund-te-filmit-xhevdet-bajraj/ Tue, 18 Aug 2020 21:20:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11324 DE NIRON DO TA VRASIN NË FUND TË FILMIT Mes rrënojave të asaj që dikur...

The post De Niron do ta vrasin në fund të filmit – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DE NIRON DO TA VRASIN NË FUND TË FILMIT

Mes rrënojave të asaj që dikur ishte parajsë
bën ftohtë
aq ftohtë sa që edhe pemët dridhen
i hedhin frutat
Brenda shtëpisë
nëna po vdes ngadal e ulur në kolltuk
duke e shikuar një film me De Niron

Jashtë
bëhet fushatë politike
janë zgjedhjet
votohet për vrasës
(me dhe pa pagesë)
për hajna
për mashtrues
dhe për skllevërit e tyre

Hoxha ia fut ezanit kot
kot bien edhe këmbanat e kishës
Zoti na ka trajtuar me dinjitet
duke na dhënë vullnet të lirë
fuqinë për të marrë vendime tona
politikanët nuk na japin këtë mundësi

Nënë
De Niron do ta vrasin në fund të filmit
po dal unë ta pi ndonjë birrë
të lutem për ne të dy
në njërën nga kafenetë e qytetit
mos ke dert
nuk do të pi nëpër rrugët
që mbajnë emra heronjësh të shpifur
sapo mora vesh që në rrugën Shën Nëna Terezë
një vrasës e kishte hapur një tavernë të re
dhe të lutem
lëre derën hapur
mbaje dritën ndezur në zemër
që ta di ku të kthehem

Nga libri në dorëshkrim “Fishkëllima e vdekjes”

Foton e ka shkrepur Arianit Beqiri

The post De Niron do ta vrasin në fund të filmit – Xhevdet Bajraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>