Nëna e mbante në mend pushkën – Xhevdet Bajraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nëna e mbante në mend pushkën

Ne jemi vetëm plumba
fluturojmë atje ku synon
ai që e mban pushkën
që e tërheq këmbëzën

Një djalë i ri i plagosur/i qëlluar për vdekje
klith më së shumti
Kur vdes
hesht më së shumti
në vesh të shurdhër
në mendje të shuar
në ndërgjegje të kalbur
të njerëzve

Nëna e djalit të sapo vrarë
e mban mend pushkën
derisa ishte revole
sëpatë
thikë
hu
gur
shuplakë
pështymë
E mbante në mend nëna e tij
pushkën
derisa ishte fjalë

“Me zemër në qese najloni”, Sh. B. Armagedoni

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com