Zoica Gjolla Popi-Kendi Poetik - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/zoica-gjolla-popi/ Poezi Laberia News Thu, 24 Mar 2022 05:47:11 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Zoica Gjolla Popi-Kendi Poetik - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/zoica-gjolla-popi/ 32 32 Loti i një pulbardhe – Zoica Gjolla Popi https://poezi.laberianews.com/2022/03/24/loti-i-nje-pulbardhe-zoica-gjolla-popi-2/ Thu, 24 Mar 2022 05:47:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22816 Poezi Zoica Gjolla Popi Loti i një pulbardhe Natyra ia fali virgjërinë vështrimit tim përdëllues...

The post Loti i një pulbardhe – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi

Zoica Gjolla Popi

Loti i një pulbardhe

Natyra ia fali virgjërinë
vështrimit tim përdëllues
Ndërsa unë…. ah unë
lotin e ngrirë
do ia fal një pulëbardhe.

Kujt mund tia tregoj këtë të fshehtë?
Askujt!!

Po sikur me keqardhjen
të fluturojë e të nxjerrë një tingull të pazakontë
me rrahjekrahësh të lirë
me qiellin e paqtë pa redyndjesh?

Virgjëri natyre në ngjyra shprese më terheq
më ndjell …

Në shtëllungën e cigares
së ndezur
gishtërinjtë sikur e kanë harruar
hirin e mbetur në vetminë me gotën e verës së kuqe gjysëmpirë…..

Sa doja ta pije me fund
pa dehu të shkretën njëherë
në fjalë të pamenduara të arësyes
shplodhe ngërćin e mendimit..!!

Mos u druaj
rënko, këndo,
shfryhu në kurthin e dehjes…..
Unë…… eh unë….
të ftoj ta kercejmë në një tango
ritmin e jetës.

A do mundem?

Ti do të habitesh në tërheqjen
të shtangësh me finesen lozonjare
nëse e kam mbeshtetur kokën në supin tënd
e pse perkedhelem ne fjalën e ciltër…

Dije se fshihem!!

Se melodia e tangos
loz me shpirtin tim
dy përballësh
lumturi mbi plagë
shpresë në lëkundje
që don e s’don të jepet
në natën e qetë…..
në folezën e mbetur
rreshqiti loti i një pulbardhe.

17/5/2021
Angli
Albania

The post Loti i një pulbardhe – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Moj ditë vere në Elbasan – Zoica Gjolla Popi https://poezi.laberianews.com/2022/03/20/moj-dite-vere-ne-elbasan-zoica-gjolla-popi/ Sun, 20 Mar 2022 10:05:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22793 Miqtë e mi të mirë! Gezuar Diten e Verës! Paçit shendet, mbaresi, lumturi e plot...

The post Moj ditë vere në Elbasan – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Miqtë e mi të mirë!
Gezuar Diten e Verës!
Paçit shendet, mbaresi, lumturi e plot begati në familjet tuaja!
Lule ju bëftë jeta! Urime!🌹🌷🌺🙏

MOJ DITË VERE NË ELBASAN

Shpërthe në lindje moj ditë vere
lëre hënën lehonëplotë
gjer tej në namazgja
lule bliri kundërmojnë.

Për kokën tënde Elbasan
ç’e ke këtë bukuri të rrallë
lule limoni e portokaj
sythe hurmash sapodalë.

Ullishta e gjelbëruar
si kurorë ç’të paska hije
gurë gurë kala zbuluar
seç dëgjoj zëra kumrie.

Tek dy çezmat e kalasë
etjen kam për ta shuar
si melodia e Isuf Myzyrit
dashuri shpirt përvëluar.
.
Moj ti karakafte e çelur
vishnje në lejla ke marrë
shkulma këtë mall prej shpirtit
bëmë të qeshë, bëje behar!
Poezi
( Nga libri “ I Larë Me Yjet”

The post Moj ditë vere në Elbasan – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përse te hesht? – Zoica Gjolla Popi https://poezi.laberianews.com/2022/03/11/perse-te-hesht-zoica-gjolla-popi/ Fri, 11 Mar 2022 18:36:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22752 Poezi Autore: Zoica Gjolla Popi Titulli: Përse te hesht? Albania Me pyetje boshe pret përgjigje...

The post Përse te hesht? – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi
Autore: Zoica Gjolla Popi
Titulli: Përse te hesht?
Albania

Me pyetje boshe
pret përgjigje te plota?
e çudiçme!
ngjajmë si dy pika uji
mos vallë i bën padashur?

Ëndërroj të jetë ashtu,
se po më shembet mali i mallit
Kapmë! Shtërngomë të lutem
rrëshqas….ekuilibri më lëkundet në marramëndjen e pergjigjes pa zë.

Thuamë
përse të hesht?
për sa kohe në tezjah
të thuret heshtja ime?

Jam njeri!

Hej … hej mblidhe mëndjen
Dua te çirrem,
këmbet ti përplas
dyert ti kërcas !
veri , furtunë le te vijë.

Ah …moj e drejtë
kërkojnë të të fshehin
Prapa Diellit nuk shkon dot
se ti rrezaton refleks rubini prej tij.
Fjala ngec me lotin ne grykë

Pëshpërit….. shëëëët…
e thëna me të pathënën .

unë?
jo,jo more,
gagaçe me zor s’mund të jem.

Jam unë!

me cicerimën e zogjve
këndoja ninullë
sa
për te qeshur më vjen
në netët verore plot yje
të gënjeja … ha ha sikur jashtë binte shi e pikonte mbi një llamarine pik…. pik…. pik….
derisa mbylleshin te kthyerat
qerpikë.

Ah të urtët,
në gjurmët e durimit ecin
udhëtarë të ngarkuar,në udhët e gjata
per to s’duhen fjalë të rënda mbi shpinë,
lënë,si gjurmë patkoi,nën këmbët e lodhura rrugëve të jetës.

Fjalëmbël ,Fjalëmirë
si shpirti prej shpirtit u shkrinë.

The post Përse te hesht? – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mjaft – Zoica Gjolla Popi https://poezi.laberianews.com/2022/03/06/mjaft-zoica-gjolla-popi/ Sun, 06 Mar 2022 17:10:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22728 Poezi Autore: Zoica Gjolla Popi Albania Mjaft Dua të zë tëmthat me duar kērkoj… kërkoj...

The post Mjaft – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi
Autore: Zoica Gjolla Popi
Albania

Mjaft

Dua të zë tëmthat me duar
kērkoj… kërkoj por c’farë
s’më bie në mënd
varur rri moskuptimi kryeneç
në pabesinë e shpifjes
të thënça mirë mbetsh.

Pa shih na qenka ç’na qenka
lëkurën e qëngjit
paska veshur ujku
po i besove verbërisht
dredhisë
mbetur mes katerudhëve
do të rrish.

Zëdredhur a zëçjerrë
me hir apo pa hir
nuk dua ta di
do largohem me vrap
mjaft u laga gjer në palcë
në urën e pajtimit mos u takofshim as aty s’do të flas
ka një
Mjaft
kur shpirtin ma plas!

The post Mjaft – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos e thyeni zemren – Zoica Gjolla Popi https://poezi.laberianews.com/2022/02/23/mos-e-thyeni-zemren-zoica-gjolla-popi-2/ Wed, 23 Feb 2022 20:35:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22661 Zoica Gjolla Popi Albania England Mos e thyeni zemren Mos ma thyej zemrën as mos...

The post Mos e thyeni zemren – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zoica Gjolla Popi
Albania
England

Mos e thyeni zemren

Mos ma thyej zemrën
as mos ma copto shpirtin
kur të të shkul s’mundem.
ma trego ti, çtë bëj?
mblidhet arësya në mpirje truri?

A rrëshket loti
pa lagur qerpikët?
s’do ia uroja askujt!

Mund të plagosem
por s’kam për tu rrëzuar
majëshigjeta s’mund ta gjuajë lëngimin
se na rrjedh gjaku
nga venat e një zemre
dashuri brënda dashurisë.

A ke dëgjuar për gulçet e heshtura
kur zgjojnë hapësirën e meteorëve të shkrirë?

Shkrehjet do ti hedh mbi
të grinjtat re
Me kokën lart e në pëllëmbe
do ta pres shiun
le të ma lagë fustanin
të më ngjitet pas trupit
të bëhem qull e tera
do vrapoj si e çmëndur.

Por do thahem me avullin e psherëtimave të mia.

Pash sytë e tu
ngjyrëshkruarat sy
aq shumë shkëlqim rrezedrite
në ngjashmëri binjake qiell e det, në shkrepje dielli.
Yllin e pagjumësinë në netët e panumërta
e pagëzova me emrin tënd.

Mos e bëj shpinën të kthehet
nga pesha e durimit
do marr forcën e një deveje
e pse e ngarkuar në mbingarkese
me fuqinë e lutjes do ta ysht
etjen në shkretëtire…..

Ah…… ah…….
mos e thyeni zemren
mos e coptoni shpirtin
duke fyer shenjtërinë
Dashuri!

The post Mos e thyeni zemren – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lëndim në pafajësi – Zoica Gjolla Popi https://poezi.laberianews.com/2022/02/03/lendim-ne-pafajesi-zoica-gjolla-popi/ Thu, 03 Feb 2022 20:02:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22590 Poezi Titulli : Lëndim në pafajësi Autore: Zoica Gjolla Popi Albania Si mundet një rrëkezë...

The post Lëndim në pafajësi – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi

Titulli : Lëndim në pafajësi
Autore: Zoica Gjolla Popi
Albania

Si mundet një rrëkezë loti pa ngjyre,të japë shkëlqimin e rubinit?
Ç’farë antiteze!
Retina regëtin
ne reflekse ngjyrash te shumëzuara.

Por si u tha kripa e tij në vragën e rrjedhur neper faqet prush ?
Perse u kthye ne kanalin e
lotit per te lagur e gerryer shpirtin?

Por jo…..jo te lutem zemren
mos ma thyej
do ti mbledh fuqite e gureve
e…… s’do ma thyesh dot.

Ajo pulson per ty
ne trajten e njëtratshme
dy zemra ne nje…

Vërtet don ta dish sa kohe do vazhdoje të mendoj per ty?

Ah,pertej frymemarrjes se fundit te shpirtit
se te kam thellë… shume thelle
aty ku shperthen psheretima me pasthirrjen
ku dashuria e mbetur perjetesisht
flet me alfabetin e engjëjve.

Sa bukur…. mahnitese…. me to ka tinguj Hyjnor, me arome pjalmi
Larg qofte nuk formohen fjalet e parathena si “ teka” e jo me qe fjala ‘psikopate,as qe ekziston në akustikën e degjimit.
Por sjam më,as shurdhe , as memece
Të siguroj per këtë.

Gjemë nje njeri që s’ka gabuar ?
Mos nuk je dhe ti?
Pyet nje kalimtar, që nuk ka ngatërruar një shteg,nga udhë të panjohura?
mos te ka ndodhur dhe ty?

Atëhere më thuaj,ç’fare gjeje të perbasht kemi ne te dy?

Mund të shkojë nëpër mend
përse lëndimi mori malet duke shkulur flokët?

Sepse lakimi i emrit me te shenjtë ështe gjykuar në pafajësinë e heshjes, një mosheshtje pa dashje .

Për këte bindjen pa vend
une qe faljen e kam kurore mbreterie,
nuk do ta kerkoj ty,
as Diellit,
as Tokës,
as fuqise se Detit,
as Qiellit,
por vetëm Atij ,që shpirtin
ma fali …..

The post Lëndim në pafajësi – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashuri në lotë – Zoica Gjolla Popi https://poezi.laberianews.com/2022/02/03/dashuri-ne-lote-zoica-gjolla-popi/ Thu, 03 Feb 2022 19:57:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22587 Poezi Zoica Gjolla Popi Albania England Dashuri në lotë Nëpër tinguj shpirti mbeti kujtimi si...

The post Dashuri në lotë – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi

Zoica Gjolla Popi
Albania
England

Dashuri në lotë

Nëpër tinguj shpirti mbeti kujtimi
si peng i mos harresës,
aq sa vështrimi mori nuanca perëndimi,
për të çkyçur heshtjen brënda dhimbjes së pendesës.

Po a ka mrekulli pa dhimbje?
Cili bir a bijë njeriu
ra në dashuri e nuk bëri gati lotët?

Në buzëvishnje të sapoputhura,
qerpikët në mbyllje qepallash
bashkohen në ëmbëlmjaltën,
mbledhur në dendësinë e aromëshijes.

Meditimi thirri Yjet
më të afërt të Hënës së plotë
kërkoja Venusin ,si atë natë që e pagëzova me emrin tënd
sa shumë yje paska sonte
si ate mbrëmje.

Të kujtohen xixëllonjat
në rrugicën e errët
e unë të tregoja hareshëm se i ndiqja e lozja me to?
po lulet e Majit që kundërmonin
gardheve duke shëtitur të dy përdore si vajzë e vogël të pyesja:
Mos ditën xixëllonjat fshihen nëpër to?

Ku të fshihesha unë këtë natë?tingujt e një tangoje të ëmbël ,përkëdhelnin dhëndërrinë tënde
e shpërndaheshin pa më pyetur,
pa trokitur në dritaren
gjysëm të hapur
në xhamin,që dyfishonte Hënën e plotë.

Përse ato tinguj sa të ëmbël,
po aq të pamëshirshëm
krijuan këngën e dhimbsurise
për vetveten?
përse të huaj në vallëzimin tonë të dëshiruar?

Si s’mundëm ta vallëzonim bashkë në një ritëm?
të ndjeja mbi supet e zbuluara në finësen e fustanit e vellos së bardhë?
prekjen e mollëzave të gishtërinjve
të ma përserisje dy here
je engjëlli im….. si shpirt të kam
ashtu siç më pëlqente mua?

Perdet po aq të holla e te bardha tundeshin
në fllad nate,
eh…ënderra në dënesë
dënesë në ngashërim,
për të tërhequr në kurthin e vetmisë.

Sa do doja,të isha e shurdhër
këtë nate
e verbër brënda vehtes
pa gjumë ti,
pa gjumë unë,
Yjet sikur loznin e qeshnin me mua
por a mund të qeshja
me shpirtin në të qarë?

Më thuaj të vërtetën
a u ndjeve një moment si unë?
Yjet dëshmitarë dridhen lart
dhe jemi aq larg
mos vallëzove me përfytyrimin tim?

Imagjinata e gjorë,
ninullën e gjumit,
si qumështin e gjirit thirri..
për të përkundur një shpirt,
për të shkrirë në ëndërr
mbi qerpikët,lotin e ngrirë.

The post Dashuri në lotë – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bekona Madhëri! – Zoica Gjolla Popi https://poezi.laberianews.com/2022/01/15/bekona-madheri-zoica-gjolla-popi/ Sat, 15 Jan 2022 19:10:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22470 Poezi Titulli: Bekona Madhëri! Autore: Zoica Gjolla Popi Albania Në buzëtharë kripë e lotit në...

The post Bekona Madhëri! – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi
Titulli: Bekona Madhëri!
Autore: Zoica Gjolla Popi
Albania

Në buzëtharë kripë e lotit
në faqe tharë rrëkezat vragë
vragë në palcën e shpirtit të lodhur
ku më ndoqe ,vallë?

Ku më gjete, ku më zure
në cilën molekulë më hyre
në cilën provë më vure
me koken duartshtërnguar
Ikkkkkk ……!!!! të thërras
akoma ….më ndjek nga pas?

Dhimbjet seç mi mblodhe
mollëzave pluhur lejla hodhe
më lodhe rraskapite
nga vetja herë dal
përmendem si e marrë….
në cilën anë,vallë jam?

Ha ha don ta dish….
sekretet s’mi përpinë…..!!

Me tërë botën dashuruar
me duart që më dridhen
zemres qe më hidhet
me të crregulltën aritmi ……

Me diellin ledhatuar
me hiret e mia mbuluar
sykalterat rrezatuar
i zhys në fantazi…..

Sa shumë,që paskam parë
sa shumë qeshur e qarë
sa shumë,paskam për të falur
Dritë Dielli,Ndricim Hëne
nga rugë e Qumështit kur më thërrite
gjithësinë habite
Hallall qumeshtin e gjirit,moj Bijë!

Po ,pse aq dashuri
për pleqtë e për fëmijë
për të skamurit, jetimët
lypësat dorështrirë
pa ngjyra racash,
bardhë, verdhë, të kuq, të zinj…
me parzmoren e fjalës, LIRI?

Të lutem
të gjynjëzohem,
të falem,
te pergjerohem,
të yshtem, mos mëkatohem
paçka ……se jam Njeri!

Falmë të lutem,
mëshiromë të lutem ,
te puth dorën e perlotur
me hirin tënd të peërshpirtjes…

Lule na u beftë jeta…’
kurore Mbreterie,
degë ullinjsh në paqe
Bekona Madhëri!

The post Bekona Madhëri! – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashuri, mbretëreshë kështjellash – Zoica Gjolla Popi https://poezi.laberianews.com/2022/01/15/dashuri-mbretereshe-keshtjellash-zoica-gjolla-popi/ Sat, 15 Jan 2022 19:03:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22467 Poezi Titulli: Dashuri, mbretëreshë kështjellash Autore: Zoica Gjolla Popi Albania! Më erdhet ne rrugë malli...

The post Dashuri, mbretëreshë kështjellash – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi
Titulli: Dashuri, mbretëreshë kështjellash
Autore: Zoica Gjolla Popi
Albania!

Më erdhet ne rrugë malli
si dy zogj ne fluturim
as ju pashë e as ju preka
tek ju mbeti shpirti im.

dëshirat mbyllur në kafaze
kyçur hekurat në trishtim
një grusht të fortë më dha fati
i bardhë qoftë
mos ngeltë jetim!

Do tund fort hekurfortët
me dhëmbë nervat do ti grijnë
kam nje grintë fuqi furtune
mos mbetem fillikat aty.

Se kam një nënë që do kripe detin
dy pëllumba në mergim
për atë Zot e jepkam shpirtin
bukë e kripë , tok të rrimë.

Bekuar buka, qumështi i gjirit
në pragun e Rozafës do ju pres
po pse ka aq shume dashuri
që,as te fle nuk me le?

O dashuri,fuqi Hyjnore!
në keshtjella,Mbretëreshë rri
sa themele ke forcuar?
folklor në lahuta?
vals në violinë?

The post Dashuri, mbretëreshë kështjellash – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dua ajër, dua dritë – Zoica Gjolla Popi https://poezi.laberianews.com/2022/01/08/dua-ajer-dua-drite-zoica-gjolla-popi/ Sat, 08 Jan 2022 10:35:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22453 Për ju lexues e miqtë e mi të mirë ! Pamvarësisht se si më vjen...

The post Dua ajër, dua dritë – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për ju lexues e miqtë e mi të mirë !
Pamvarësisht se si më vjen frymëzimi,të më falni që ka nota melankolie. Vargjet i kemi bashkë këto ditë,si një urë lidhëse që jam në përmisim! Ju dua fort te gjithëve,që më keni uruar e më ndiqni! Bekuar qofshit me familjet tuaja! Amin!

Titulli:Dua ajër, dua dritë
Autore: Zoica Gjolla Popi
Albania
Poezi

Ëndërrimtare e çmëndur
le të më bëhej muza
gjer në Rrugën e Qumështit
në fluturim
kthehu , kthehu do ta lusja,
në Alpet më mblidh trëndelinë.

Mi vërë në gjoks, të më lehtësojë dhimbjen
dua ajër, dua dritë
mi vërë në duar mos më dridhen
jo në ballë se kam frikë.

Jo nuk qajë për vehten time
unë besoj në Perëndi
me ty tradhëtar o i pabesë
çdo qelizë po më dhemb.

S’mendoke për prindet të moshuar
mbase fshehurazi po më qajnë
as për dy Yjet e gjirit
me shpirt shpirtin po ma mbajnë.

Do ti mbledh gjithë gurët
do të gjuaj me sa fuqi
le të nxihesh nëpër faqe
u djegsh shkrumb e u bëfsh hi!

Virus dreqi që stë mori
Kukuvajkat do ti ngrijë
ç’fajë kanë ato të shkretat
Prej teje mbi varre ulërijnë.

Por një gjë ta dish mirë
po bëj be për njerëzinë
trëndafilat akoma çelin
e në dimër bora shkrin!

Ashtu e çmëndur muza ime
në rrugën e Qumështit në fluturim
mos harro nga maja Alpesh
më sill ajër…… borzilok e trendelinë.

The post Dua ajër, dua dritë – Zoica Gjolla Popi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>