Zymer Mehani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/zymer-mehani/ Poezi Laberia News Fri, 12 Jun 2020 18:12:40 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Zymer Mehani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/zymer-mehani/ 32 32 Ju me gjokse të gurta – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/06/12/ju-me-gjokse-te-gurta-zymer-mehani/ Fri, 12 Jun 2020 18:12:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8101 Ju me gjokse të gurta (Përkushtim për heronjtë e kombit, me rastin e 12 Qershorit-Ditës...

The post Ju me gjokse të gurta – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ju me gjokse të gurta

(Përkushtim për heronjtë e kombit, me rastin e 12 Qershorit-Ditës së Çlirimit të Kosovës…)
(Luftëtarëve të lirisë)

Seç ju rrahën furtunat
E s’ju thyen dot,
Ju shanë e deshën t’ju digjnin
Me flakë dhe me barot,
Nën qiellin e mërrolur
Të atij moti zemërak,
Kur atdheut tonë të shtrejtë
Po i bënin lak ,
Po i bënin në qafë,
Po e bënin me gjak
E popullit të robëruar
N’vetull po i merrnin gjak.

Ju me gjokse të gurta
E me zemrën sa bjeshka,
E mbytët kuçedrën
Me pesë a gjashtë kreshta.

Kësaj toke i dualët Zot,
Si në Motin e Madh
Ai Gjergj Kastriot.

Me sytë tanë vetë ju pamë,
Në atë natë të zezë,
Kur hasmit i bëtë mandatë,
Me ato armët e gjata
Krahët kur jua thatë,
Kur i goditët e i dëbuat
Me breshëri plumbash u ratë.

Ata duart lart,
Të dëshpëruar,
Të trishtuar,
Të tmerruar.

Ç’rrëfim llahtarie të dëshpërimit,
Ç’neveri t’i shikoje ata xhelatë të krimit!

Ata zëra të çjerrë,
Ata gjakësorë të mjerë!

Si jehonin,
Si kumbonin,
Ulurinin,
E mallkonin
Midis sokëllimës,
Rektimit,
Ofkëllimës.

E ju, o trima çlirimtarë,
O zemra atdhetare,
Ditë dhe netë i kaluat në istikame,
Në zjarrin e luftës,
Nën breshëri të armëve,
E të urrejtjes së gjakatarëve.

Ju përmendsh e dini
Simfoninë për Atdheun
E fjalorin e lirisë,
Me ngrohtësi të atdhedashurisë.

Ju kurrë s’u dorëzuat
Në luftë kundër errësirës,
Brutalitetit e mynxyrës,
Por e mbollët shpresën
Dhe me besa-besën
I thirrët emrit liri
Për këtë tokë arbërore,
Për nënën Shqipëri.

Ju që asnjëherë
S’ndryshuat qëndrim
E përjetësisht mbetët
Gjerdan n’vargun tim,
N’vargjet e mia t’ ndërtuara
Me dashuri t’përshkruara!

Zemra juaj mbeti përherë trime
Sepse ju dhatë të verbërve
Dritë përplot dritësime
Dhe i dogjët telat e zërave tuaj
Në lule të rinisë,
Që t’na bëni ta dëgjonim
Jehonën e hapave të lirisë.

Dhe ju vetë, o trima
Kënduat këngën e së vërtetës
E ju jeni kujtimi ynë i përjetshëm.
Ju jeni gjaku ynë shumë i vlefshëm.

Lavdi Ju qoftë, Shaban,
Adem,
Hamëz
Zahir,
Edmond,
Hakif,
Ilir
Dhe Ty o SANDOKAN-
O trim xhevahir!

The post Ju me gjokse të gurta – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poet më unë s’ jam – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/06/11/poet-me-une-s-jam-zymer-mehani/ Thu, 11 Jun 2020 06:40:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8002 Poet më unë s’ jam Telat e harpës sime U këputën nga erërat Bebëzat e...

The post Poet më unë s’ jam – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poet më unë s’ jam

Telat e harpës sime
U këputën nga erërat

Bebëzat e syve të mi
I verboi tehu i stuhisë

Gishtërinjtë e duarve të mia
I preu thika e zemerisë

Dridhen telat deri në dhembje
Tradhtia paska goditje për shembje

Mbi ballë më qëndron e nderë
Nata e vështirë-skëterrë

The post Poet më unë s’ jam – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dora jote… – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/06/09/dora-jote-zymer-mehani/ Tue, 09 Jun 2020 15:42:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7938 Dora jote… Dora jote, motër M’i përkëdheli faqet Dhe lotët m’i fshiu Sot për ty...

The post Dora jote… – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dora jote…

Dora jote, motër
M’i përkëdheli faqet
Dhe lotët m’i fshiu
Sot për ty shkruaj vargjet

E jotja dorë, motër
M’i lëmoi dhe flokët
M’i shfletoi dhe librat
M’i shfletoi fletoret

Motër, dora jote
Më preku në ballë
Sa herë pata dhimbje
Sa herë pata mallë

Motër, jotja dorë
Vuri dhe kurorë
Mbi atë varr lavdie
Të trimit dëshmor

Motër, dora jote
Pushkën mirë e mbajti
Kundër gjakatarit
T’ligut e tradhtarit

Dorën tënde, motër
Të pastër, të dëlirë
Të ta shtrëngoj dua
Prore kam dëshirë

The post Dora jote… – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lumi im i madh (Llapit) – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/06/08/lumi-im-i-madh-llapit-zymer-mehani/ Mon, 08 Jun 2020 18:28:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7880 Lumi im i madh (Llapit) Nganjëherë m’i ngjan Kalit të Baladës Me jelën e bardhë...

The post Lumi im i madh (Llapit) – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lumi im i madh

(Llapit)

Nganjëherë m’i ngjan Kalit të Baladës

Me jelën e bardhë i mbushur gjithë shkumbë

Çfarë bart në shpinën tënde që kurrë nuk e kërruse

Cili qenka ai kalorës që të kalëron

E të ndalet s’dashka as n’ paqë as n’furtunë

Edhe vashës mitare me lot në sy m’i ngjan

Ashtu me dënesje kë po e vajton

Kush po t’i shiton ato brigje tua

Melodinë nanuritëse kush po ta ndalon

Ti ngado që shkon je bashkë me përroskat në shoqëri

E unë kam dëshirat dhe ëndrrat për bashkim të tonës etni

Ti shkon e kthehesh e plagët t’ kthehen në lule

Kurse unë shkoj e s’ vij e me plagë n’shpirt mbushem

Gjithmonë ecësh kah gjerësitë Lumi im i Madh

Rroftë dashuria jote – e bukura gurrë me valë

The post Lumi im i madh (Llapit) – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më trego, atdhe – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/06/05/me-trego-atdhe-zymer-mehani/ Fri, 05 Jun 2020 20:02:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7724 MË TREGO, ATDHE…. -Atdhe, trazimin tim a do të ma kuptosh? Ne, a nuk jemi...

The post Më trego, atdhe – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MË TREGO, ATDHE….

-Atdhe, trazimin tim a do të ma kuptosh?
Ne, a nuk jemi sot shpella të zbrazëta?
Po edhe ky shekull mos është njerka jote?
Vallë mos dhe kësaj here po i bëjmë “komplot” kësaj bote?
-Atdhe, a nuk e paguam me gjak këtë liri?
A mos u lindëm herët a ndoshta jemi vonuar?
Oh, mos ma dëgjo zërin tim se jam i dëshpëruar!

-Më trego, atdhe pse s’je i bashkuar?!….
Pse, atdhe dhe sot më je me sy të trishtuar?
-Edhe unë besova
Edhe unë lëngova
Por kurrë s’u dëshpërova
Nëpër flakë vrapova
Gjatë shekujsh t’neveritur
Por n’liri besova
U ktheva i kalitur.
Unë e di çfarë është pikëllimi dhe plaga
Unë e di çfarë është padrejtësia dhe ndarja
Por s’e di Evropa ç’është turpi a marrja!
Humbur e kam hapin n’rresht t’pafund t’ marshimit
Se m’pat shkelur gjatë këmba e romanit, e latinit
Mandej edhe e turkut dhe e këtij katilit
Që u zhdorgj nga Karpatet n’truall t’Ilirikut
E prej rreshtit kam dalë ta kuptoj drejtimin.
Shekujt brutalisht janë lëshuar mbi mua
Në ballin tim kanë gdhendur, kanë pështyrë e damkuar

Por gjithmonë pata yje në qiellin tim të trazuar
Mirëpo besimi të mos nxitohet
Sepse Ribashkimi do të realizohet!

The post Më trego, atdhe – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zërat tuaj (Fëmijëve të kombit tim,me rastin e Festës së Tyre- Një QERSHORIT) – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/06/01/zerat-tuaj-femijeve-te-kombit-timme-rastin-e-festes-se-tyre-nje-qershorit-zymer-mehani/ Mon, 01 Jun 2020 19:30:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7524 Zërat tuaj (Fëmijëve të kombit tim,me rastin e Festës së Tyre- Një QERSHORIT) Fytyrat tuaja-...

The post Zërat tuaj (Fëmijëve të kombit tim,me rastin e Festës së Tyre- Një QERSHORIT) – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zërat tuaj
(Fëmijëve të kombit tim,me rastin e Festës së Tyre- Një QERSHORIT)

Fytyrat tuaja-
Dëlirësi buzëqeshjesh

Bota juaj-
Det përkëdheljesh

Jeta jonë-
Gëzimet tuaja

Freski zemre-
Zëri juaj

Sytë tuaj-
Qiell përher’

Fjalët tuaja-
Ngjyra n’Ylber…

Tuajat qeshje-
Ëmbëlsi jete

Gëzimet tuaja-
Ngjallje shprese

The post Zërat tuaj (Fëmijëve të kombit tim,me rastin e Festës së Tyre- Një QERSHORIT) – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me ty, poezi… – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/05/31/me-ty-poezi-zymer-mehani/ Sun, 31 May 2020 19:37:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7480 Me ty, poezi… Me ty poezi Ushqej vuajtje e lotë I afroj largësitë Kudo nëpër...

The post Me ty, poezi… – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me ty, poezi…

Me ty poezi
Ushqej vuajtje e lotë
I afroj largësitë
Kudo nëpër botë

Rrugët i shkurtoj
Që mbarim nuk kanë
Zemrat i shëroj
Në pikllim që janë

Dhe puthjeve u këndoj
Që i pata dhuratë
I këndoj dhe hënës
Që ndrin nëpër natë

I ftoj largësitë
Që të më afrohen
Dhe zemrat i lus
Të mos zemërohen

Dhe humbjeve u këndoj
N’fitore t’ shndërrohen
Dhe buzëve të ngrohta
Që kurrë të mos ftohen

Zëri im buçet
Si vullkan nga lava:
-Si shpatë me dy tehe
Po të vritka fjala!

The post Me ty, poezi… – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti, loti im… – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/05/30/ti-loti-im-zymer-mehani/ Sat, 30 May 2020 17:52:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7328 Ti, loti im… Faleminderit loti im Që vetëm s’më le kurrë As n’vuajtje As n’gëzim...

The post Ti, loti im… – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti, loti im…

Faleminderit loti im
Që vetëm s’më le kurrë
As n’vuajtje
As n’gëzim
As n hare
As n’trishtim
Mik e shkuar mikut
T o loti im!

Dhe unë
U mundova të të mashtroj
Të të fsheh
Që tjetri të mos më shohë
Shpesh edhe me dorë
Të fshiva nga faqet
Nganjëherë edhe shijen e kriptë ta shijova
Por ti më munde
S’ munda të qëndroja

Eh, ti loti im
Shoku im n’rrugëtim!

The post Ti, loti im… – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Letër Naimit – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/05/25/leter-naimit-zymer-mehani/ Mon, 25 May 2020 12:06:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7056 Me rastin e ditëlindjes së BILBILIT TË GJUHËS SONË-NAIMIT (25 maj 1846) LETËR NAIMIT ”Bagëti...

The post Letër Naimit – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me rastin e ditëlindjes së BILBILIT TË GJUHËS SONË-NAIMIT
(25 maj 1846)

LETËR
NAIMIT

”Bagëti e bujqësi”
Kur i lexova,
Maleve të Shqipërisë
Fluturim u rashë.
Më dehu të tërin
Aromë e ”Luleve të verës”
Sa trim është shqiptari
Te”Skënderbeu” pashë.

”Fjalët e qiririt”
Shumë herë i lexova,
Ëmbëlsinë e gjuhës sate
E shijova,
Porsi zemra jote
U shkriva, u treta,
Dashurinë e çiltër
Derisa e gjeta.

Ti je Nderi i Kombit,
I kombit me fat,
Me vëllezërit e tu,
Gjurmë n’histori latë.

The post Letër Naimit – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
As ti s’më ndahesh – Zymer Mehani https://poezi.laberianews.com/2020/05/24/as-ti-sme-ndahesh-zymer-mehani/ Sun, 24 May 2020 15:32:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7007 AS TI S’MË NDAHESH Si s’ ndahet Gurra prej lumit Ariu prej gjumit Flaka prej...

The post As ti s’më ndahesh – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
AS TI S’MË NDAHESH

Si s’ ndahet
Gurra prej lumit
Ariu prej gjumit
Flaka prej zjarrit
Nëna prej djalit
Peshku prej valës
Burri prej fjalës
Drita prej yllit
Dreri prej pyllit
Bariu prej tufës
Flutura nga lules
Lulet nga ngjyrat
Trimi nga arma
Bujku nga ara
As ti s’më ndahesh
Më del përpara

The post As ti s’më ndahesh – Zymer Mehani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>