September 16, 2026

Zërat tuaj (Fëmijëve të kombit tim,me rastin e Festës së Tyre- Një QERSHORIT) – Zymer Mehani

Zymer Mehani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Zërat tuaj
(Fëmijëve të kombit tim,me rastin e Festës së Tyre- Një QERSHORIT)

Fytyrat tuaja-
Dëlirësi buzëqeshjesh

Bota juaj-
Det përkëdheljesh

Jeta jonë-
Gëzimet tuaja

Freski zemre-
Zëri juaj

Sytë tuaj-
Qiell përher’

Fjalët tuaja-
Ngjyra n’Ylber…

Tuajat qeshje-
Ëmbëlsi jete

Gëzimet tuaja-
Ngjallje shprese

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com