Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/ Poezi Laberia News Tue, 20 Sep 2022 08:46:46 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/ 32 32 Vales kalteroshe… – Mimoza Nebiaj Lazaj https://poezi.laberianews.com/2022/09/20/vales-kalteroshe-mimoza-nebiaj-lazaj/ Tue, 20 Sep 2022 08:46:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23702 Vales kalteroshe… Nga mimoza nebiaj! Si nuk u lodhe, O vale kalteroshe, Duke ledhatuar brigjet,...

The post Vales kalteroshe… – Mimoza Nebiaj Lazaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vales kalteroshe…

Nga mimoza nebiaj!

Si nuk u lodhe,
O vale kalteroshe,
Duke ledhatuar brigjet,
E duke u falur atyre freski?
Nuk jane keto fjalet,
Qe prsja te me thoshje:
Foli vala dhe iku me shpejtesi…
Pastaj ndjeva bregun,
Te me shikonte i habitur,
Nga fjalet e mia,
A do te ndiheshe i lodhur,
Duke u perkedhelur?
” Nga dashuria?”…!!

M.N.

The post Vales kalteroshe… – Mimoza Nebiaj Lazaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Brenda meje – Xhevat I. Prebreza https://poezi.laberianews.com/2022/09/20/brenda-meje-xhevat-i-prebreza/ Tue, 20 Sep 2022 08:45:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23700 BRENDA MEJE Brenda meje, shpirti më mbështjellët me dhimbjet me pikëllimin….. damarët vlojnë si kanalet...

The post Brenda meje – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BRENDA MEJE

Brenda meje, shpirti
më mbështjellët me dhimbjet
me pikëllimin…..
damarët vlojnë si
kanalet e vullkanit.
Brenda meje, ti ke hyrë
dhe më ke vënë flakë
kockat e trupit
më janë bërë gur.
Brenda meje mbolla
kopshtin me lule
mëngjesin e vesha me vesë.
Zemra ndjen mungesën tënde
syt flasin shumë
fjala me del nga thëllsia e shpirtit
por që nuk mund të flas.
Brenda meje më vlojnë
kujtimet e së kaluarës,
kujtime që mi rëndojnë
të rrahurat e zemrës.
Shpirti dot më lehtësohet
nëse ti do të kthehesh
të më zgjosh nga ky trishtim
që brendësisë t’ja shuash zjarrin!
Xhevat I. Prebreza 17.07.2022, Prishtinë

The post Brenda meje – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Koha, ikën shpejt në Padova – Petro L. Sotta https://poezi.laberianews.com/2022/09/20/koha-iken-shpejt-ne-padova-petro-l-sotta/ Tue, 20 Sep 2022 08:43:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23698 KOHA, IKËN SHPEJT NË PADOVA Na vjen mbasditja pa shi, E diellit një vetull i...

The post Koha, ikën shpejt në Padova – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KOHA, IKËN SHPEJT
NË PADOVA

Na vjen mbasditja pa shi,
E diellit një vetull i kish dal,
Ndërsa qiellin të errët gri,
Garibaldi e shihte mbi kal.

I qetë sheshin ai vështron,
Dhe shpatën në dorë e mban,
Një nga një aty i numëron,
Rumunët, që i rrinë pranë,

Se çdo ditë mblidhen aty,
Në çdo kohë pa ndonjë orar
Në grupe, por dhe dy nga dy,
Një birrë në dorë kanë marr.

Dhe makinat në radhë vijnë,
Po ashtu, ikin në anën tjetër,
Trotuaret të bardha ndrijnë,
Gjithashtu, dhe hoteli i vjetër.

Aty pranë stacionit të trenit,
Trami ngadalë, kthesën merr,
Fishkëllen zhurma e frenit,
Dhe nga rrotat xixat nxjerrë.

Kalimtarët, me hap të nxituar,
Nëpër stacione kur ndalojnë,
Mbyllin çadrat që mbajnë në duar,
Dhe presin tramin të shkojnë.

Por e njëjta gjë, ndodh përherë,
Në stacion dhe unë, pak qëndrova
Se tramet ikin dhe vijnë të tjerë,
Dhe koha, ikën shpejt në Padova.

Petro Sota 15 korrik 2022

The post Koha, ikën shpejt në Padova – Petro L. Sotta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Çdo proplem e ka një zgjidhje ! – Besnik Lamaj https://poezi.laberianews.com/2022/09/20/cdo-proplem-e-ka-nje-zgjidhje-besnik-lamaj/ Tue, 20 Sep 2022 08:40:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23696 Titulli : Çdo proplem e ka një zgjidhje ! Autori : Amb A F. Besnik...

The post Çdo proplem e ka një zgjidhje ! – Besnik Lamaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Titulli : Çdo proplem e ka një zgjidhje !
Autori : Amb A F. Besnik Lamaj
Vendi : Vlorë Albania Shqipëri
Data : 15/07/2022

Një burrë i botës ka rënë në hall
A’s vet se di , në se do mbetet gjall !
Në jetën t’ime asnjëherë s’kam gabuar
Pleq dhe plaka , shumë njerëz kam ndihmuar.

Ju të gjithë thoni , kështu është fati
S’qenka asgjë kur vjen të të marr lugati
Do të t’a marrë jetën tani o trim
Je akuzuar se në pyll ke bërë një krim .

Jo i thashë unë , është vëllai im Zeman
Para dy ditësh , në pyll vrau një luan
Thërrasin : mik si luani në pyll dot nuk gjen !
Ujku , korkodilët dhe gjarpri në pemë .

Njëzëri të tre i thonë do të hamë
T’i dije në pyllë na ke vrarë vëllanë
T’a dish mirë se nga ne nuk shpëton
Ke vrarë luanin që ish mbreti jonë .

Mbretin luan e takova në mal
Më thirri , hajde se kamte një hall
Më dha armën , në ballë më gjuaj
Jam i sëmurë dhe s’dua të vuajë .

Kush do më haj , për mua do jet miku
Kush do pranoj do quhet më i ligu
Unë si mbreti luanë jam me kancerë
Kush do më hajë nga ju do ngorth menjëherë.

© Të drejtat e autorit të rezervuara

The post Çdo proplem e ka një zgjidhje ! – Besnik Lamaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Po,ku të çon kjo rrugë?! – Ilmi Cani https://poezi.laberianews.com/2022/09/20/poku-te-con-kjo-rruge-ilmi-cani/ Tue, 20 Sep 2022 08:37:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23694 PO,KU TË ÇON KJO RRUGË?! Kalon për një lugine; Një përroi. Lakadridhet kanionesh për në...

The post Po,ku të çon kjo rrugë?! – Ilmi Cani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PO,KU TË ÇON KJO RRUGË?!

Kalon për një lugine;
Një përroi.
Lakadridhet kanionesh për në lumë.
Tek lumi që shkon teposhtë;
Nashkë me gurë e zeje,
Bashkë me ty.
Kjo rrugë, ka një kah tjetër.
Kah zbrite të ngjit.
Të çon atje kah zbrite, gur i shkulun.
Kthyer në zall.
Të ngjitesh atje;
Nuk duhet shumë mall.

Malli të thotë të kthesh kokën kah vjen.
Kah je rrokullisur
Një copë kep,
Në zall katandisur.

Kjo udhë,
Se njeh mallin që të zvetënon,
Tek qurravitesh, ligavitesh
Ke atë majën.
Të fton, të përgjakesh e të ngjitesh.

Honesh kah zbrite;
Ngreu!
Ngreu e përgjaku asaj udhe, asaj drite.
Heu! Heu!
Malli;
Nuk është, përlotje, qurravitje ligavecësh.
Të shmallesh me gjakun tënd;
Duhet të përgjakesh.
Të ecësh.

Mirmëngjesi miqësia;
Ju flet Ilmi Cani
I rënë prej mali
E ngjitur prap;
Shuaj e mollëza gjakosur.
Tek po ngjitet së fundi pa u qurrosur, jargosur.

The post Po,ku të çon kjo rrugë?! – Ilmi Cani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poetët – Valbona Kolaveri https://poezi.laberianews.com/2022/09/19/poetet-valbona-kolaveri/ Mon, 19 Sep 2022 12:22:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23692 Poetët Nata ia theu poçin dritës me gjumē ëndrrash Dashurive Dita gris çarçafët re e...

The post Poetët – Valbona Kolaveri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poetët

Nata ia theu poçin dritës
me gjumē ëndrrash
Dashurive

Dita
gris çarçafët re
e vulos nē qiej
Poetët
shpirtrat qē nuk flenē

I mbyll sytē natēs
zë e puth
me rreze dielli
nē buzēn e tyre
ēndrrēn e paprekur

V.Kolaveri

The post Poetët – Valbona Kolaveri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zogj ndjenjash – Valbona Kolaveri https://poezi.laberianews.com/2022/09/19/zogj-ndjenjash-valbona-kolaveri/ Mon, 19 Sep 2022 12:20:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23690 Zogj ndjenjash Zogj ndjenjash më këndojnë hareshëm Më qukasin shpirtin e pabindun Diej puthjesh më...

The post Zogj ndjenjash – Valbona Kolaveri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zogj ndjenjash

Zogj ndjenjash më këndojnë hareshëm
Më qukasin shpirtin e pabindun
Diej puthjesh më rrezëllijnë n’verbim
E presin magjinë qiellore
Që të ndodhë aty në mu
Të zbresë nga yjësitë e prekjeve
T’më pushtojnë
E t’më vrasin
Le t’më varrosin pa dyshimin ma të vogël
N’shikime të gjymtueme
Që presin me i dashtë përulësisht
Rrezet përvëluese të dashnisë
Që hera herës thyhen n’male të naltë malli.

V.Kolaveri

The post Zogj ndjenjash – Valbona Kolaveri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ekerman; shërbyesi e jetëshkruesi i Gëtes, deri në fund të jetës – Ilmi Cani https://poezi.laberianews.com/2022/09/19/ekerman-sherbyesi-e-jeteshkruesi-i-getes-deri-ne-fund-te-jetes-ilmi-cani/ Mon, 19 Sep 2022 12:19:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23688 Ekerman; shërbyesi e jetëshkruesi i Gëtes, deri në fund të jetës. E shoqëronte Gëten; mbi...

The post Ekerman; shërbyesi e jetëshkruesi i Gëtes, deri në fund të jetës – Ilmi Cani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ekerman; shërbyesi e jetëshkruesi i Gëtes, deri në fund të jetës.
E shoqëronte Gëten; mbi kalë; përgjatë bregut të ljqenit të Vajmarit.
Duku soditur pwrëndimin mbi Vajmar; i tërhoqi vëmendjen e i tha:
Ne jemi si ai dielli që oerëndon, për të lindur përsëri.
Ekermann, i çonte gazetat, që ti lexonte në shtratin e vdekjes
Kthehet i alarmuar.
– Dikush ka botuar Faustin në emër të tij.
– Lëre- foli qetë i madhi Gëte.
Nëse do jetë vetvetja; herë tjetër, do ecë si poet.
Kjo ish, e thënë në ligjlratë të zhdrejtë.
Por mendimi, është krejt i drejtë.
I madhi i Vajmarit, më kujton të madhin e Pogradecit, Llazarin; lirikun e pazëvlndlsueshëm shqiptar.
Këtë nuk e mira si etalon, për përmasat e dy poetëve.
Mora si njësi; dy liqene të bukur, që ndryshojnë nga madhësia.
Thellësisht e madhërisht tl bëjnë poet.
Po ju them se, vidhni vargje por nuk mund të vidhni shpirtin e askujt!
Nuk mund të keni lindur, pranë një lumi a liqeni.
E nuk shkruani dot për ta se nyk do ta kuptoni, dot, kurrë, atë ciflosje qielli në pasqyrën e vet,
Atë rhërmim dielli;
Që në gur, su thye e në ujë su tret.
U ndezplot dritë.
Plot dritë të ylbertë;
Shkruan një poet.
Shkruan me cifla dielli
Shpirtin e vet

The post Ekerman; shërbyesi e jetëshkruesi i Gëtes, deri në fund të jetës – Ilmi Cani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja o nënë – Besnik Lamaj https://poezi.laberianews.com/2022/09/19/eja-o-nene-besnik-lamaj/ Mon, 19 Sep 2022 12:17:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23686 Titulli : EJA o NËNË ! . Autori: Amb . A F.Besnik Lamaj Vendi :...

The post Eja o nënë – Besnik Lamaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Titulli : EJA o NËNË ! .
Autori: Amb . A F.Besnik Lamaj
Vendi : Vlorë Albania Shqipëri
Data: 13/07/2022

Hajde o nënë se baba më erdhi
Gjithë dashurinë e zemrës ma derdhi
Për ty o nën dhe babë s’duroj dotë
Zemra e dridhur dhe sytë me lotë .

Erdhi baba dhe në prehër m’u ulë
Si ulesha unë te baba dikur
Baba më shtrëngoi me dorën e artë
Si dikur e vogël me flokët e gjatë .

O nën dhe babë më ikët të dy
Zemra brengosur dhe qielli mu nxi
Era e çakërdisur shiun e derdhi
Nëna dhe baba në ëndërr më erdhi .

Më erdhët të dy si pëllëmba të bardhë
Ju erdhët për vajzën se kishit shum mall
Mbas shiut të rrëmbyeshëm gjithnjë del ylberi
U shpërndan ret në qiell , dolën rreze dielli .

Mos harroni o fëmijë në jetë babë dhe nën !
S’e për ju ata janë gjithnjë diell dhe hënë
Nëna dhe babai ju urojnë jetë të gjatë
Dhe në botën tjetër , për ju kanë merak .

© Të drejtat e autorit të rezervuara.

The post Eja o nënë – Besnik Lamaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Çaste të trazuara… – Drita Haxhillari https://poezi.laberianews.com/2022/09/19/caste-te-trazuara-drita-haxhillari-2/ Mon, 19 Sep 2022 12:14:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23684 Çaste të trazuara… Një çast,shpirtin,më ngroh si Dielli, befas,më ftoh,si rrebesh nga Qielli. Një çast,më...

The post Çaste të trazuara… – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Çaste të trazuara…

Një çast,shpirtin,më ngroh si Dielli,
befas,më ftoh,si rrebesh nga Qielli.
Një çast,më mban,xhevair në duar,
në çast,shpërthen,vlon,i zemëruar.

Një çast,koshere mjalti,ëmbëlsi…
në çast,i mermertë,akull,ftohtësi.
Një çast,si Hëna,rrugën ndriçon…
në çast,me dikë,s’di pse ngatërron.

Një çast,duhemi,deri në marrëzi,
sërish,grindemi,pa mua kush je ti !?
Një çast,e gjjthë bota,je për mua,
në çast,i egër,nuk të njoh,më thua.

Një çast,humbasim në lumturi…
në çast,të heshtur,në pafundësi…
Një çast,dehemi,në gotë dashurie,
në çast,urrehemi,në dolli mërzie.

Një çast,qeshim e gëzojmë,si fëmi,
dilemë retorike,kush dreqin je ti !?
Një çast,digjemi,në mall e pasion,
në çast,reagimi yt më shkatërron.

Çastet,trazuan,shpirtin tim të dlirë,
Ikkk,largohu prej meje,lamtumirë !

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.17.07.2022

The post Çaste të trazuara… – Drita Haxhillari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>