Po,ku të çon kjo rrugë?! – Ilmi Cani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PO,KU TË ÇON KJO RRUGË?!

Kalon për një lugine;
Një përroi.
Lakadridhet kanionesh për në lumë.
Tek lumi që shkon teposhtë;
Nashkë me gurë e zeje,
Bashkë me ty.
Kjo rrugë, ka një kah tjetër.
Kah zbrite të ngjit.
Të çon atje kah zbrite, gur i shkulun.
Kthyer në zall.
Të ngjitesh atje;
Nuk duhet shumë mall.

Malli të thotë të kthesh kokën kah vjen.
Kah je rrokullisur
Një copë kep,
Në zall katandisur.

Kjo udhë,
Se njeh mallin që të zvetënon,
Tek qurravitesh, ligavitesh
Ke atë majën.
Të fton, të përgjakesh e të ngjitesh.

Honesh kah zbrite;
Ngreu!
Ngreu e përgjaku asaj udhe, asaj drite.
Heu! Heu!
Malli;
Nuk është, përlotje, qurravitje ligavecësh.
Të shmallesh me gjakun tënd;
Duhet të përgjakesh.
Të ecësh.

Mirmëngjesi miqësia;
Ju flet Ilmi Cani
I rënë prej mali
E ngjitur prap;
Shuaj e mollëza gjakosur.
Tek po ngjitet së fundi pa u qurrosur, jargosur.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com