Adem Nuhaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/adem-nuhaj/ Poezi Laberia News Fri, 17 Jun 2022 10:41:57 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Adem Nuhaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/adem-nuhaj/ 32 32 Ky është mallë i zëmrës – Adem Nuhaj https://poezi.laberianews.com/2022/06/17/ky-eshte-malle-i-zemres-adem-nuhaj/ Fri, 17 Jun 2022 10:41:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23357 ……….. Ky është mallë i zëmrës ……… Malli për vatanin Asnjëherë nuk tretet Kapton Oqeanin...

The post Ky është mallë i zëmrës – Adem Nuhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
……….. Ky është mallë i zëmrës ………

Malli për vatanin
Asnjëherë nuk tretet
Kapton Oqeanin
Malet edhe detet.

S’ka forcë , as perëndia
Zëmrën ,që ta ndalin
Tek viset e mia
Vjen edhe nxjer mallin.

Vjen nëpër lëndina
Në malet e lartë
Bredhë nëpër lugina
Dhe lisat e gjatë.

Bredhë zëmra , bredhë
Natë e ditë pa lodhur
Kujtimet i mbledhë
Ndihet pak e shplodhur.

Kthehet bashkë me xhanin
Prap në dhe të huaj
Malli për vatanin
E bënë prap të vuaj.

Dhe , kur s’është sëmur
Ajo , prap rënkon
Për baltë dhe për gur
Ku , shumë rëndë peshon.

Rënkon për një labçe
Dhe për një lahutë
Për një dolli fshaçe
Që , ta pijë me fundë..

Ky është mallë i zëmrës
Që , kurrë nuk do tretet
Në vatrën e nënës
Gjithmon do të mbetet.

…………. Adem Nuhaj ………….

The post Ky është mallë i zëmrës – Adem Nuhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më erdhe pas darke – Adem Nuhaj https://poezi.laberianews.com/2022/06/17/me-erdhe-pas-darke-adem-nuhaj/ Fri, 17 Jun 2022 10:28:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23345 …… Më erdhe pas darke ……. Të shohë , Ty dhe Hënën Sa shumë ,...

The post Më erdhe pas darke – Adem Nuhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
…… Më erdhe pas darke …….

Të shohë , Ty dhe Hënën
Sa shumë , që ngjani
Ti , ngado hedhë këmbën
Lule bëhet bari.

Jo , nuk bëhen dy
Thotë Hëna mbi male
Kur , të shikon Ty
Thotë , do iki fare.

Nga Ty , trendelina
Çel dhe në Janar
Ti , në katër stina
Je vetëm behar.

Ngjyrë e trendafilit
Në buzë të është hedhur
Dhe këngë e bilbilit
Aty është mbledhur.

Je mbuluar e tërë
Veç nga bukuria
Sikur të ka bërë
Me dorë Perëndia.

Prerë , si me gërshërë
Si , me dorë e qepur
Ty , të paskan bërë
Vetëm , sy e vetull.

Flokët fije ari
Dhe belin e hollë
Gusha borë mali
Dhe faqet , si mollë.

Nxirje dhe sebepe
Tutje -tu , në krua
Më dogje , më trete
Me lajkat e tua.

Ato s’ishin lajka
Por , qenë të vërteta
Se , kur erdhi darka
Ku prisja , të gjeta.

Më erdhe pas darke
Në natën me Hënë
Sy e buzë m’i fale
Siç e kishim lënë.

……….. Adem Nuhhaj ………..

The post Më erdhe pas darke – Adem Nuhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Malli – Adem Nuhaj https://poezi.laberianews.com/2021/10/18/malli-adem-nuhaj/ Mon, 18 Oct 2021 15:20:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21889 ………. Malli …….. Mallë për vëndin , ku kam lindur Mallë , që shpirtin ma...

The post Malli – Adem Nuhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
………. Malli ……..

Mallë për vëndin , ku kam lindur
Mallë , që shpirtin ma ka tretur
Mallë për ata , që kanë ikur
Mallë për ata , që kanë mbetur.

Mallë për stanet lartë në brinja
Mallë për një këmbor shelegu
Mallë për lulet në lëndina
Mallë për një dhallë dybeku.

Mallë për një kulaç ponice
Mallë për një djathë nape
Mallë për ca kokrra gorrice
Mallë për ca lule lofate.

Mallë për ato gryka dhe rrëza
Dhe për sorkadhet e pyllit
Për këngën , që qanë thëllëza
Mallë për këngën e bilbilit.

Mallë për këngën labërishte
Për një këngë me tinguj cule
Për një valle pogonishte
Mallë për një rapsod lahute.

Mallë për shokët e rinisë
Për shokët , ku jam shkolluar
Për dritën e shoqërisë
Mësuesit e respektuar.

Malli nga shpirti buron
Malli , që po hedhë në letër
Për një mik e një gjiton
Dhe për dashurinë e vjetër.

Syri s’shikon , siç shikonte
Çerdhe , kopshte , plotë fëmi
Veshi s’dëgjon , siç dëgjonte
Zëra fëmijshë në avlli.

Ndaj malli , sa vjen dhe shtohet
Më çan zëmrën , më mbushë gjinë
Është një mallë , që kurrë s’mbarohet
Është malli për Shqipërinë.

Të shpërndarë u malluam
Ç’qe për ne gjithë ky qametë
S’dimë , ku ikëm dhe ku shkuam
Nëna jonë këtu na pretë.

……….. Adem Nuhaj ………

The post Malli – Adem Nuhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos më thuaj – Xhevat I. Prebreza https://poezi.laberianews.com/2021/10/09/mos-me-thuaj-xhevat-i-prebreza/ Sat, 09 Oct 2021 06:09:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21718 Mos më thuaj Mos më thuaj se një ditë do të shkosh më s’do t’më...

The post Mos më thuaj – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos më thuaj

Mos më thuaj
se një ditë do të shkosh
më s’do t’më kujtosh
e ndoshta do t’më harrosh.
Mos më thuaj
se një ditë do të ikësh
do të mbetësh e vetmuar
më kërko, jam rrotull teje
edhe pse nuk më sheh
në ëndrrat tuaja kam për tu gjet.
Kur të freskon flladi i mëngjesit
e bari ti lagë këmbët
shetit parkut me trandafilin e bardhë
mos më thuaj se më s’ke me ardh.
Kur nata të zë zgjuar
yjet të shoqërojnë
mos më thuaj merre kitarën
e të këndojm.
S’di çdo te sjell jeta pa mua.
Por une pa ty nuk jam askund.
Te desha aq shume, dhe do te dua.
Nese me ndjen, mos thuaj!

Xhevat I. Prebreza 07.10.2021, Prishtinë

The post Mos më thuaj – Xhevat I. Prebreza appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ju do, që t’ju mbaj në prëhër – Adem Nuhaj https://poezi.laberianews.com/2021/05/08/ju-do-qe-tju-mbaj-ne-preher-adem-nuhaj/ Sat, 08 May 2021 11:03:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19478 ……… Ju do , që t’ju mbaj në prëhër …….. E shikoj fshatin të ngrysur...

The post Ju do, që t’ju mbaj në prëhër – Adem Nuhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
……… Ju do , që t’ju mbaj në prëhër ……..

E shikoj fshatin të ngrysur
Hije rëndë , në qetësi
Malli , brengu e ka mbytur
S’ka ajeng dhe gjallëri.

S’ka , më braza në ugar
Arat i ka mbytyr ferra
Qan , për bujqë e për pëndar
Qan , për keca dhe për shqerra.

Lule bie , plotë pranvera
Në lëndina , në avlli
Por , s’del një njeri tek dera
Mbetur shkretë , ato shtëpi.

Ku janë njerzit , që punonin ?
Fushë më fushë e arë më arë
Kokrrat e misrit numëronin
Ato gratë , kur hidhin farë.

Ai fshat , ishte dikur
Mbi shtatë veta , kishte dera
Me bollëk misër dhe grur
Dhe plotë , drithëra të tjera.

Ndrinte dikur , si një yll
Pikë floriri , bereqeti
Nëpër fusha , misri pyll
Dhe gruri , valë – valë si deti.

Ai fshat , që s’u tund kurrë
Nga cdo dallgë , as nga tërmeti
Por , tani nuk ndihet “burrë”
Doli , më i fortë kurbeti.

Ìa mori , si pa u ndier
Ata bij dhe ato bija
Ndaj sot duket , si i mjer
Ì ka ikur , bukuria.

Ndaj sytë , nga udha i mban
Ditë dhe natë , rri duke pritur
Mbase kthehen , në vatan
Ata bijë , që i kan ikur.

Rënkon , me lutje ju thotë
Po , ju pret vatra dhe dera
Si dikur , të mbushen plotë
Me djem dhe vajza të reja.

Ju lutet , të më kujtoni
Bijtë e mi , tek ju kam shpres
Kthehuni , mos më harroni
Mos më lini , që të vdes.

Ju do , që t’ju mbaj në prëhër
Dhe t’i kthehet bukuria
Të shikoj çiftet , sërë – sërë
Të qaj dhe të qesh fëmija.

……… Adem Nuhaj …….

The post Ju do, që t’ju mbaj në prëhër – Adem Nuhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Labëri të dua shumë – Adem Nuhaj https://poezi.laberianews.com/2020/02/21/laberi-te-dua-shume-adem-nuhaj/ Fri, 21 Feb 2020 13:11:45 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=315 Labëri , të dua shumë Labëri , të dua shumë Sa të gjithë Shqipërin Se...

The post Labëri të dua shumë – Adem Nuhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Labëri , të dua shumë

Labëri , të dua shumë
Sa të gjithë Shqipërin
Se aty është gatuar brum
Si për kēngë , për trimërin.

Zoti bukuri ka derdhur
Në të gjithë Shqipërin
Por më shumë e ka mbledhur
Përmbi det , mbi Labërin.

Kështjella , male , livadhe
I gjënë nē gjithë Shqipërin
Por te Labëri e Madhe
Gëzon xhanin dhe ngopë synë.

Është riviera e bregdetit
Kënga , isua , burojnë lumë
Është vënd i vilajetit
Ndaj e dua dhe aq shumë.

Këndon bilbili , thëllëza
Sorkadhet shkëmbit vallzojnë
Nëpër gryka , nëpër rrëza
Gurrat , ujë kristal burojnë.

Plotë me male , pyje , kodra
Me livadhe dhe lëndina
Në cdo fshat , këngë buronja
Dhe aromë nga trendelina.

Labēri , je fitimtare
Në cdo dallgë e furtunë
Me ty shqipja është krenare
Aty lindi dhe s’u shkulë.

Bukuritë nuk të mbarohen
Historit , tē derdhen lumë
Plagët aty më shërohen
Ndaj të dua dhe më shumë.

The post Labëri të dua shumë – Adem Nuhaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>