Agim Desku Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/agim-desku/ Poezi Laberia News Sun, 26 Dec 2021 19:26:24 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Agim Desku Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/agim-desku/ 32 32 Ah…shqipni mos thuaj mbarova – Agim Desku https://poezi.laberianews.com/2021/12/26/ah-shqipni-mos-thuaj-mbarova-agim-desku/ Sun, 26 Dec 2021 19:26:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22396 AH…SHQIPNI MOS THUAJ MBAROVA ( Dervish Shaqa) Se nga shpata e Gjergjit sot e gëzon...

The post Ah…shqipni mos thuaj mbarova – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
AH…SHQIPNI MOS THUAJ MBAROVA
( Dervish Shaqa)
Se nga shpata e Gjergjit sot e gëzon lirinë Evropë

Sot u nisa të eci udhëve që s’kanë fillim as fund
T’i shoh buzëqeshjet e atdheut
Të lëna metropoleve evropiane

Ka një mijë vjet që jam nisur
Rrugës Via Egnatia
Ta takoj Evropën plakë
Me albanët të përqafohem burrërisht

Pranë lapidarit të Herman Hese
Pi dhe dehem pak me vargun e tij

Buzëqeshjen nuk e harrova
Kur e dëgjova këngën

Ah…Shqipni mos thuaj mbarova

Isha i narrë apo hero
Që të ngrìta mbi re Evropë

Sërish nën të njëjtin diell jetojmë
Por të njëjtë nuk jemi
Si njërëz fytyrat na dallojnë

Unë luftoj për dashuri të lirisë
Dhe vrapoj pas teje të të shoh
Si të rri kryqëzimi
Që dikur Gjergji im ta fali

Nëse vdekja e jonë
Ishte liri për ty Evropë
Prapë dua të pi
Dhe të luftoi si luftëtar i lirisë

Eh,sa herë mendova
T’i shëroj plagët e ndarjeve
Që kurrë s ‘më lanë rahat

E di se do iku një ditë nga kjo botë
Mos harro se do ta them unë
Se nga shpata e Gjergjit
Sot Evropë e gëzon lirinë e plotë.
Shtutgard,23 dhjetor 2018 AGIM DESKU

The post Ah…shqipni mos thuaj mbarova – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një ëndërr a lutje ndryshe – Agim Desku https://poezi.laberianews.com/2021/01/09/nje-enderr-a-lutje-ndryshe-agim-desku/ Sat, 09 Jan 2021 09:52:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16365 NJË ËNDËRR A LUTJE NDRYSHE Sot u ndava nga zotnat që të mbijetoj toka ime...

The post Një ëndërr a lutje ndryshe – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË ËNDËRR A LUTJE NDRYSHE

Sot u ndava nga zotnat
që të mbijetoj toka ime e lirë

Në ëndrra nuk dua kurrë të dashuroj
Kur kam një copë zemre të ndarë padrejtësisht

S’kanë fuqi më perandorët
të ëndërrojnë mitet e lashtësisë
As yjët nuk bëhen mëkatar
në udhën për tek dheu i parë i shejtë.

Sonte krijova çelësin
e pentagrameve betoveniane
Të shndērrohem në lutje
Udhēs se kombit ,,Ibrahim Rugova”.

Toka dhe unë po ngritëmi në hymn të gjallë lulesh.

Dheun e saj e ruaj nga mallkimet qyqare
Peng i secilës dua të jem tërë jetën

Edhe sonte keni kohë të festoni
në dasmën e djajëve
Të gjithë demonët e botës bëhuni bashkë në lamtumirën e fundit

Lutjet i krijova sonte
për t’iu shndërruar në shkrumë e hi
Ndersa heronjtë i shndërrova
në emrin e horoinës Marie Shllaku

Ah,populli im
Sa shumë heronj i fale tokës dhe Zotit
Pēr dashurinë krijove donzhuan tē krisur

Lutjet për shërimin e dhembjeve m’i pranuan
Nëse kanë gjakun dhe gjuhën e Shote Galicës.

Kalf,O6 Janar 2019 -janar 2021 AGIM DESKU

The post Një ëndërr a lutje ndryshe – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Itaka – Agim Desku https://poezi.laberianews.com/2020/09/23/itaka-agim-desku/ Wed, 23 Sep 2020 18:45:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12685 ITAKA Nëse sërish i duhemi fjalës së artë Para syve të agimit të jemi t’zgjuar...

The post Itaka – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ITAKA

Nëse sërish i duhemi fjalës së artë
Para syve të agimit të jemi t’zgjuar
Me diellin do t’i pëlcasim zotnat
E marrë është Itaka pse u bë tokë e huaj

Nuk vdiçem edhe kur e vërbuan Homerin
Gjallë na mbajti flaka e qiriut të Naimit
Asnjë fuqi djajësh nuk na munden
Pse patëm besë e fe edhe para Krishti

Dhe një atdhe ku zot e mbret ishim vet

Asgjë e bukur nuk i përngjanë fatziut
Kur fytyrën e barazon më të tradhtarit
E na iku Itaka deri sa lindën luftëtarët
S’është vonë t’i mundim këta birë zagarët

Legjendat e thonë sa herë na ikën zotnat
Dhe ç’na vrau krenaria kur ishim vetë diell
U lamë në detin e plagëve të Gj.E.Alisë
Det kryqzimi i shpatave për çdo bajloz

Do të ju rrëfej brezave Lulin e Migjenit
Krenarinë e vdekjes burrërisht për Doruntinën
Kam besim në ngrohtësinë e diellit
Të eci i lirë Rrugës së Kombit tim.

23 shtator 2020 AGIM DESKU

The post Itaka – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Çfarë gote të ngriti – Agim Desku https://poezi.laberianews.com/2020/09/06/cfare-gote-te-ngriti-agim-desku/ Sun, 06 Sep 2020 20:08:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12179 ÇFARË GOTË TË NGRITI Sot s’di çfarë gote të ngriti Mendova një gotë verë për...

The post Çfarë gote të ngriti – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ÇFARË GOTË TË NGRITI

Sot s’di çfarë gote të ngriti
Mendova një gotë verë për Çamëri
Një për Preshevë e Malësì
Për Mitrovicën e harruar do të dehëm

Në gotën time s’ka verë as raki
E kanë mbushur dhembje e mërzi
Bota s’çanë kokën nëse unë kam plagë
Çmendem a festoj për të është njëjtë

Gotës i paskan hedhur veç pak plagë
T’i dyfishoj plagët që s’kanë shërim
Si ta ngriti këtë gotë t’thyer copë e grimë
Seç i ngjanë atdheut jeta e poetit të lire

I kërkova gotës të mos mbushët çmendi
Edhe pse nuk do të jetohet pa këtë “liri”
T’i kisha grushtat e Migjenit e fuqinë e Prometheut
Valë deti t’i bëja dhembjet tua atdheut

Më duhet të qëndroj e të bëhem Promethe
Ikja s’më ngjanë në burrëninë time
Veç dashnia që mbajnë shqipet në gji
Më mbushin gotën e më falin liri.

The post Çfarë gote të ngriti – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Satelitët – Agim Desku https://poezi.laberianews.com/2020/09/06/satelitet-agim-desku/ Sun, 06 Sep 2020 14:25:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12165 SATELITËT Satelitët s’kanë kohë të sillën rreth botës T’rrotullohen rreth meje thot babai Zenun Pa...

The post Satelitët – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SATELITËT
Satelitët s’kanë kohë të sillën rreth botës
T’rrotullohen rreth meje thot babai Zenun
Pa frikë thoshte se bota e vertet jam unë
I kam parë tek fluturonin me vet ufot

Thonë të sakrifikohen për diçka t’shejtë
E duan lirinë veç për fëmijë të lagjes t’vet
Të fluturojnë qiellit kanë frikë të digjen
N’ditaret e mbrëmjes janë lajme t’veçanta

Tani bota i ka hedhur satelitët në gjithësi
Nei kemi hedhur t’i gjujmë shtrigat n’liri
Njeriu sot jeton si fytyrë bardhë a i zi
Lgjet e fizikës na i humben ato të traditës

Mbretëri e tokës të mbesim u sakrifikuan
Edhe detin e bëmë me dhembje Titaniku
Nga çfarë ngjajmë ma askush nuk e di
Ishte natë kur kafshuam mollën e Adamit

Nuk u skuqem se ishim kalorës Venediku
S’di çfarë dhembje rrinte nën Titanikun
Zanat për një çast gjetën portën e ikjes
Mbetëmnë shoqëri me orët e liga.

The post Satelitët – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fundi i perandorëve – Agim Desku https://poezi.laberianews.com/2020/09/06/fundi-i-perandoreve-agim-desku/ Sun, 06 Sep 2020 07:58:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12147 FUNDI I PERANDORËVE Sonte më mungon gjuha e Naimit Ajo kënga e bukur e Mjedës...

The post Fundi i perandorëve – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FUNDI I PERANDORËVE

Sonte më mungon gjuha e Naimit
Ajo kënga e bukur e Mjedës dhe e bilbilit
Ndoshta një ditë me vargje të flas
Atëherë dua deri në qiell i lirë të bërtas

Tkam kërkue leje për dritë të diellit
T
i dal n`ballë demonve të marrëzisë
Mos më ia lujtë kurrë ma plagët e Gjergjit
Perandorët këtu e kanë fundin e tradhtisë

Derisa fryma e Fishtës t’më mbanë gjallë
S’kam më pasë frikë më u ndi shqiptar
Kurrë pa i njohur pesë shekujt e tmerrit
Thua se nuk di Evropa jetën tonë të ferrit

Vallë a jetohet si popull i sharë e i ndarë
Sikur e humbem gjenin e bukur shqiptar
Por kësaj toke çdo ditë i lindin zana
Dhe disa jetojnë në qiell t’shndrruar n’diell

Kurrë të vetmuar pa e lenë si nënën
Në pllembë të dorës ia vizatojmë ëndrrën
E bëjmë nuse ma të mirën në mbretëri
Dua t’i ngjanë ma të bukurës hyjri.

The post Fundi i perandorëve – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Guri i deskut – Agim Desku https://poezi.laberianews.com/2020/09/01/guri-i-deskut-agim-desku/ Tue, 01 Sep 2020 15:25:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11955 GURI I DESKUT Të kam rujtë në Ashtin e birit tim Në sytë e tij...

The post Guri i deskut – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
GURI I DESKUT

Të kam rujtë në Ashtin e birit tim
Në sytë e tij të kam ëndrrue të lirë
Gati u verbova duke të kërkue mbi re
Më u ba burrë nëse kaloj kufirin i gjallë

Më ndaluan të kaloj nëpër Çafë Thanë
As më pa së çfarë ka në zemër të nanës
As më u ç’mall pak n’dritë të llambës
Pa guxue besa n’beteja përballë me dalë

Për këtë gur kam qajtë me ditë të tanë
Këtu pushoinë rrënjët e mia migjeniane
Dhe mu në Pukë më rri ashti im i vjetër
Pikërisht aty më ruhet e gjallë historia

Tani që e di së ku e kam Gurin e Deskut
Këtë të vertetë ta shënoj në ditar të jetës
Të pi për Qafë Thanë e të bëhem lumë
S’dua më të dëgjoj fjalë që nuk i lanë deti.

Çdo hërë koha ka qenē për më u ba burrë
Dje s’kishim kohë pse ishim nën okupim
Kush na ka faj pse s’jemi luftëtarë t’gjallë
Si Gjergji e bac Ademi brez pas brezi.

The post Guri i deskut – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kush rri me fjalën – Agim Desku https://poezi.laberianews.com/2020/04/18/kush-rri-me-fjalen-agim-desku/ Sat, 18 Apr 2020 11:31:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4397 KUSH RRI ME FJALËN Nëse i ka kalu lumënjtë që s’ndalojnë kurrë S’ka fuqi që...

The post Kush rri me fjalën – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUSH RRI ME FJALËN

Nëse i ka kalu lumënjtë që s’ndalojnë kurrë
S’ka fuqi që mund ta humbë dikush fjalën
Por ka edhe një det të pafund që duhet ecur
Thellësitë titanikiane gjithnjë pranë vetes i ka

Në pisk e ka jetën edhe nga bajlozët që presin të bukurën të vie
Më së vështiri e ka fjala të kaloj kah ferri i Dantes
Ku peng mbeta i fjalës që del nga shpirti dhe s’kthehet ma

E ka vështirë fjala të kalon kah kanë kalue luftëtarët e atdheut nëpër betejat e lavdishme
Edhe më vështirë e ka fjala kur t’i sheh vashat e tyre në pritje të vetmës buzëqeshje
Dhe këtu fjala u bashku me lotin e tyre dhe u zhduk

Por përse fjala ruhet aty ku s’duhet të këtë muze për të
Më mirë të vdes pa fjalë se në cilat fytyra sot e shoh fjalën

Në ata fytyra që larg e kanë burrëninë dymijë vjet
Dhe si po jetojka fjala në fytyrat e demonëve
Që për shpirt e kanë tradhtinë

04 prill 2020 @gim DESKU

Piktura -Arti Jete nga miku im i MADH

The post Kush rri me fjalën – Agim Desku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>