Ali Sh. Berisha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/ali-sh-berisha/ Poezi Laberia News Sat, 28 Nov 2020 16:02:33 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ali Sh. Berisha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/ali-sh-berisha/ 32 32 Ëndrrën nuk e ke shlyer – Ali Sh. Berisha https://poezi.laberianews.com/2020/11/28/endrren-nuk-e-ke-shlyer-ali-sh-berisha/ Sat, 28 Nov 2020 16:02:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15100 Ali Sh. BERISHA ËNDRRËN NUK E KE SHLYER (Lajmi për ikjen tënde më goditi rënd...

The post Ëndrrën nuk e ke shlyer – Ali Sh. Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ali Sh. BERISHA

ËNDRRËN NUK E KE SHLYER

(Lajmi për ikjen tënde më goditi rënd miku im SH.SH.

Se kush të tregoi rrugën
Dhe ta ndezi etjen për dashuri
Nuk e di
Ndoshta një yll nga brigjet e Temzës
Që kishte zbritur anës Drinit
Me dritën e shkronjave të Manastirit

Nuk e di nëse doje
Mis Durhamin ta zbrisje nga Rugova
E ta shetisje bri Lumbardhit
Për ta ndjerë
Mykun dhe qëndresën e Kështjellës
Që derdh shikimin
Në shkumën e bardhë të lumit të cemtë
Që zbret duke kënduar nga Sharri

E di se atë dashuri
E mbolle gjithandej bankave shkëlqyese
E mbolle edhe te unë
Me atë dhembje koke që e mbysje
Edhe kur shkopinjtë e udbashëve
Të mbëltonin vreda ijeve

E nuk u dhe se nuk u dhe
Se doje atë ëndrrën e bukur ta ndjeje
Në brigjet e Baltikut të ftohtë
E di se edhe tash kur fle
Në udhëtimin e pa fund
Ëndrrën e mbetur në “Olivetin “ tim
Nuk e ke shlyer

24.11.2020
HORKHEIM

The post Ëndrrën nuk e ke shlyer – Ali Sh. Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përtypja e dhembjes – Ali Sh. Berisha https://poezi.laberianews.com/2020/04/27/pertypja-e-dhembjes-ali-sh-berisha/ Mon, 27 Apr 2020 15:59:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5012 Ali Sh. Berisha PËRTYPJA E DHEMBJES Doruntina bëhet erë Një puthje nënës t’ia falë Dhe...

The post Përtypja e dhembjes – Ali Sh. Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ali Sh. Berisha

PËRTYPJA E DHEMBJES

Doruntina bëhet erë
Një puthje nënës t’ia falë
Dhe e gjenë në oborrin e rritës
Nën përkujdesje të meduzës
Ngulfatësit të muzës

“S’i lejon feja femrat n’funeral”
Meduza para saj ngritet mal
E ajo përtyp dhembjen
Lotët ndrydh n’shami

Me të rënë nata
Nëpër gur e kunja u përvodh
Derisa duart i prekën ngrohtë
Në varr dheun e ftohtë

Në shami loti pak dhé mori
U kthye nëpër hënë
Që pranë vetës ta ketë
Dheun nënë

Të nesërmen qe dëgjuar
Se një lugat i errët
Nëpër varre paskësh harbuar

The post Përtypja e dhembjes – Ali Sh. Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fjalia e Thjeshtë – Ali Sh. Berisha https://poezi.laberianews.com/2020/03/08/fjalia-e-thjeshte-ali-sh-berisha/ Sun, 08 Mar 2020 07:49:27 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1181 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Ali Sh. Berisha Fjalia e Thjeshtë Tek po shkruante mësuesi në...

The post Fjalia e Thjeshtë – Ali Sh. Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Ali Sh. Berisha

Fjalia e Thjeshtë

Tek po shkruante mësuesi në tabelë
Një fjali fare të thjeshtë
Të gjendej kryefjala e kallëzuesi
Pa trokitur fare në derë
U mbush klasa përnjëherë
Me terr e poterë

Ne u ngjeshëm krejt si brez
Tek shihnim mësuesin në dysheme
Tek e lidhenin
Tek e shtypnin dhe e shkelnin
Tek e ndiqnin me tyta nga prapa
Larg nga tabela
Fjala e thjeshtë
Dhe pranvera

Mësuesi na shikonte e na fliste
Se kryefjala është LIRIA
Se kallëzues jemi ne
Se në Zemrat tona s’ka vend frika
Nga këta qakenj që s’duan dritë
Që terrin e kanë fole

Në ecje mësuesi i shtyrë nga nata
Dëgjonte Tek i fliste Kulina
Dhe nxënësit nga prapa
Që qëllonin me gurë terrin
Se fjalinë e thjeshtë n’tabelë
Do ta kenë rritë
Për pranverë
09 Janarë 1996

The post Fjalia e Thjeshtë – Ali Sh. Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>