Ëndrrën nuk e ke shlyer – Ali Sh. Berisha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ali Sh. BERISHA

ËNDRRËN NUK E KE SHLYER

(Lajmi për ikjen tënde më goditi rënd miku im SH.SH.

Se kush të tregoi rrugën
Dhe ta ndezi etjen për dashuri
Nuk e di
Ndoshta një yll nga brigjet e Temzës
Që kishte zbritur anës Drinit
Me dritën e shkronjave të Manastirit

Nuk e di nëse doje
Mis Durhamin ta zbrisje nga Rugova
E ta shetisje bri Lumbardhit
Për ta ndjerë
Mykun dhe qëndresën e Kështjellës
Që derdh shikimin
Në shkumën e bardhë të lumit të cemtë
Që zbret duke kënduar nga Sharri

E di se atë dashuri
E mbolle gjithandej bankave shkëlqyese
E mbolle edhe te unë
Me atë dhembje koke që e mbysje
Edhe kur shkopinjtë e udbashëve
Të mbëltonin vreda ijeve

E nuk u dhe se nuk u dhe
Se doje atë ëndrrën e bukur ta ndjeje
Në brigjet e Baltikut të ftohtë
E di se edhe tash kur fle
Në udhëtimin e pa fund
Ëndrrën e mbetur në “Olivetin “ tim
Nuk e ke shlyer

24.11.2020
HORKHEIM

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com