Alma Mehmeti Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/alma-mehmeti/ Poezi Laberia News Fri, 19 Feb 2021 08:12:48 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Alma Mehmeti Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/alma-mehmeti/ 32 32 Më duaj – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2021/02/19/me-duaj-alma-mehmeti/ Fri, 19 Feb 2021 08:12:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17383 Më duaj Më duaj kur zemrën ta thyej pa dashje, Kur lotin ta mbledh nën...

The post Më duaj – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më duaj

Më duaj kur zemrën ta thyej pa dashje,
Kur lotin ta mbledh nën qepallë,
Kur dashuria ime bën kapriço,
Dhe ti çelësi i zemrës time, vetëm fal,

Më duaj siç të dua edhe unë kur gremisesh kalldrëmit,
Ngrihesh i gjakosur dhe pa shpresë,
Unë gjithmonë në krahun tënd , shqiponjë,
Deri në fund, deri sa vdekja të më presë,

Më duaj, më duaj pa fund dhe pa kushte,
Edhe kur të lodhesh nga tekat e mija,
Vetë dashurija, djall në errësirë,
Më zgjoj nga gjumi kur unë po flija,

Zëri yt në tunel të thellë më thirri,
Sonambul, të ndoqi zemra guximtare,
Zemra jote me derë hapur më priti,
Dashurinë time ëndërrimtare
.

The post Më duaj – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Valentini – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2021/02/16/valentini-alma-mehmeti/ Tue, 16 Feb 2021 21:20:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17375 Valentini Mbi dhimbjen tënde festuam, Një ironi për dashurinë, Flijimin tënd harruam, Ditë e shënuar...

The post Valentini – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Valentini

Mbi dhimbjen tënde festuam,
Një ironi për dashurinë,
Flijimin tënd harruam,
Ditë e shënuar për tradhëtinë,

Nuk dua një ditë në kalendar,
Të kujtoj dashurinë tënde,
Kur çdo ditë me thikë kam vrarë,
Trupin tënd vënde-vënde,

Martiri Valentino jetën i fali,
Dashurisë që e kish robëruar,
Në shpirt i kish hyrë ëngjëll, djalli,
Për ne u bë ditë e bekuar,

Çdo ditë është Valentin,
Çdo ditë është dashuri,
Çdo ditë mëso të duash,
Pa kushte dhe pa kufi.

The post Valentini – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të më rrosh biri im – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2021/01/04/te-me-rrosh-biri-im-alma-mehmeti/ Mon, 04 Jan 2021 11:22:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16299 Të më rrosh biri im Eh moj rinija hazat, Që nëna ju duket plakë, Në...

The post Të më rrosh biri im – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të më rrosh biri im

Eh moj rinija hazat,
Që nëna ju duket plakë,
Në krahë s’ju përshtat,
Nga një fjalë merrni inat,

Nëna kokën lë pas teje,
Ti bezdisesh në çdo fjalë,
Rregjistrohu në fejbuk,
Se do gjesh një goxha djalë,

Kur ankohesh, veshët mbyllin,
Pi ilaçe e ti mos qaj,
Nuk je kaq e vjetët,
Në shkallë nga dora të të mbaj,

Në shtëpi kur hapet dera,
Pyetje parë, çke gatuar?
As si je, as një të puthur,
Bërxollën hanë nëpër duar,

Ti e heshtur kafshon dhimbjen,
Loti të rrëshket në faqe,
Nënë më dëgjo mua?
Kanabis ti mbyll k’to hesape,

Ta blej unë sa të mar rrogën,
Ja duro edhe ca ditë,
Për dhimbjet mos e ça kokën,
Pije dhe hiç mos ki frikë,

Fillon nëna të shërohet,
Tap mëngjes e turrbull darkë,
Djali nisi të ankohet,
Nënë barkun ma le thatë,

Eh mor bir, ti mu bezdise,
Në shkallë kur më ndihmoje,
Me ilaç ti më ujdise,
Dorën e nënës harroje.

The post Të më rrosh biri im – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhjetor – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2020/12/24/dhjetor-alma-mehmeti/ Thu, 24 Dec 2020 21:51:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15951 Dhjetor Rrugët e qytetit në Dhjetor, Mbuluar me një jorgan bore, Yjet duken, sikur i...

The post Dhjetor – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhjetor

Rrugët e qytetit në Dhjetor,
Mbuluar me një jorgan bore,
Yjet duken, sikur i zë me dorë,
Hëna provokon me lëvizje femërore,

Del e fshihet shpesh pas reve,
Borën rrezaton rrugëve në qytet,
Dashurinë rinore
falas bleve,
Zhyten borës sikur të jetë det,

Festat këtë muaj nuk mungojnë,
Unë një festë më shumë kam,
Linda në 31 Dhjetor,
Ndaj më e lumtur nga të gjithë jam,

Drita plot qyteti këtë muaj,
Eci rrugëve në mbrëmje mahnitshëm,
Në mëndjen time poezitë shkruaj,
Herë hedh mendimet mbi qiellin e shndërritshëm,

Dhjetori im, dashuruar me ty,
S’të ndërroj me detin në gushtin e nxehtë,
Shumë vite që njihemi të dy,
Ndaj ti kaq ëmbël në shpirtin tim troket.

The post Dhjetor – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Trimat lindën veç një herë – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2020/11/28/trimat-linden-vec-nje-here-alma-mehmeti/ Sat, 28 Nov 2020 16:08:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15104 Trimat lindën veç një herë Në çdo njëzet e tetë Nëntor, Veshur jemi kuq e...

The post Trimat lindën veç një herë – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Trimat lindën veç një herë

Në çdo njëzet e tetë Nëntor,
Veshur jemi kuq e zi,
Flamurin mbajmë në dorë,
Atë që dikur na dha liri,

Veç një herë toka leu,
Trima që ngritën flamur,
Për herë të parë Skënderbeu,
Ismaili mbi ballkon e mur,

A s’jeni nipa e stërnipa?
Ju që kolltukun ngrohur keni,
Ne, nga sytë fikur drita,
Sepse ju na e rrëmbeni,

Dhe ne qajmë për tokën mëmë,
Ju e zhvishni e spëndisni,
Kush i mallkuar na dha nëmë,
Që shqiponjën prisni e vrisni,

Dhe ne gjakun aty derdhim,
Ju na e thithni si vampir,
Krenar për mëmëdheun,
Për që na shtrydhni mirë,

Të na donit, s’na dëbonit,
Do na ruanit si klloçka zogjtë,
Me dashuri do na mëkonit,
Ashtu siç bënë dikur heronjtë.

The post Trimat lindën veç një herë – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Don Zhuan i 2020 – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2020/11/22/don-zhuan-i-2020-alma-mehmeti/ Sun, 22 Nov 2020 20:49:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14886 Don Zhuan i 2020 Për pafajësinë tënde betohesh në Zot, Kur brenga e fajit të...

The post Don Zhuan i 2020 – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Don Zhuan i 2020

Për pafajësinë tënde betohesh në Zot,
Kur brenga e fajit të bluan në heshtje,
Për tradhëtitë e tua të panumërta derdh lot,
Dhe zanatin tënd të vjetër ushtron pa reshtje,

I vogli burrë me gra të mëdha,
Që varganin e eksperiencës e kanë të gjatë,
Mendon që hamshor si ti në botë nuk ka,
Dhe ato shtiren si gratë më me fat,

Ti mburresh me sytë dhe vetullat e tyre,
Ato fshehtas portofolin tënd masin,
Bukuritë fallco me shumë lyerje,
Herë si ngjala e herë si nepërka ngjasin,

Njoh një Don Zhuan në njëmijë e shtatëqindën,
Që Venezies i binte kryq e tërthor,
Sikur Venere e kish pikturuar brënda ditës,
Me bojë magjike, dhe gdhëndur me dorë,

Ty kush të pikturoj me llum,
I errët në pamje, i errët në shpirt,
Sikur Marte të kish krijuar për luftë,
Me veshje dhe me shpatë të hirtë,

Don Zhuan i vogël i dymijë e njëzetës,
Herë dukesh pak e herë nuk dukesh hiç,
Hidhërim i drejtësisë dhe të vërtetës,
Gomar që hingëllin me krestën si kërriç,

Don Zhuan o mor i mjeri ti,
Qa dhe lutju pa fund Zotit tënd,
Nuk ka meritë kjo e fëlliqur lavdi,
Ndoshta një ditë do të zërë menderja vënd,

Dhe në fund doni gra me nder,
Kur gjysmën e botës me thonj keni çjerrë,
Bota është tenxhere dhe tepsi,
Atë që e gatuan tjetri të takon ta hash ti,

Për njerëzit pa karakter kjo është një mrekulli.

The post Don Zhuan i 2020 – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eca pa u lodhur – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2020/11/21/eca-pa-u-lodhur-alma-mehmeti/ Sat, 21 Nov 2020 12:56:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14812 Eca pa u lodhur Jam rrëkeja që nis prej malit, Atje ku s’shkel as thundra...

The post Eca pa u lodhur – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eca pa u lodhur

Jam rrëkeja që nis prej malit,
Atje ku s’shkel as thundra e kalit,
Rrukullisem tatëpjetë,
Me vete tërheq gur dhe fletë,
Fletë të arta të vjeshtës magjike,
Tapet i shtron Sarandës fisnike,
Eci e eci e lodhje nuk ndjej,
E lë malin e shkoj përtej,
Nga rrëke jam bërë burim,
Freskoj sorkadhet e fshatit tim,
Pastaj i përshëndes duke u larguar,
Valën e detit për të përqafuar.

The post Eca pa u lodhur – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një dorë e shtrirë – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2020/11/20/nje-dore-e-shtrire-alma-mehmeti/ Fri, 20 Nov 2020 17:36:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14730 Një dorë e shtrirë Në anë të rrugës një dorë e shtrirë, Dhe zëri i...

The post Një dorë e shtrirë – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një dorë e shtrirë

Në anë të rrugës një dorë e shtrirë,
Dhe zëri i mbytur-Më fal ndonjë lekë,
Ai trup imcak gjysëm i ngrirë,
Me ngjyrë të maviosur si të ish i vdek,

Ç’fat qenka ky, kush e kish mallkuar?
Fillimin e jetës ta niste kështu?
Edhe nga Zoti ishte i harruar,
Mes shiut rrebesh dhe qiellit blu,

I ndalova pranë po goja mu qep,
Dy lekët e mi se ndihmojnë aspak,
Ai fëmijë mallkuar që në djep,
Kush në këtë botë i ka hyrë në hak?

Një pikë lot në faqe më rrodhi,
Por më shumë zemra më lotoj,
Edhe ato dy lek dikush ja mbodhi,
Të gjorin përsëri nën shi e harroi,

I dhurova çadrën që kokën të mbulonte,
Dhe me shpirt një lutje i bëra Zotit,
Nga kjo gjendje e mjerë ta ndihmonte,
Që mos të mbetej në mëshirë të motit,

Dynja e fëlliqur, shpirt suvatuar,
Ca shtyhen me shkelma, e ca shtyjnë para,
Mbi vuajtjet e tjetrit gradaçela ndërtuar,
Paraja këta mostra pa shpirt i la.

The post Një dorë e shtrirë – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sa larg je? – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2020/11/17/sa-larg-je-alma-mehmeti/ Tue, 17 Nov 2020 21:19:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14660 Sa larg je? Gjethet e vjeshtës stolin mbuluan, Në park, të fundit zogj këndojnë, Kujtimet...

The post Sa larg je? – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sa larg je?

Gjethet e vjeshtës stolin mbuluan,
Në park, të fundit zogj këndojnë,
Kujtimet e vjetra nga kënga u zgjuan,
Hapat e mija me zogjtë lodrojnë.

Kanë kaluar shumë vite nga hera e shkuar,
Kur në atë stol rrinin shtrënguar të dy,
Me orë të tëra nën pemë harruar,
Pa folur një fjalë, veç shiheshim në sy,

Sa ëndrra të thurura, sa besë të dhëna,
Sa herë me fjalë u martuam në atë park,
Sot më tingëllojnë fjalët e thëna,
Por ti s’je pranë meje, se di sa je larg,

U deshëm aq shumë, përse ne u ndamë,
Premtimet era i mori përgjithmonë,
Akoma se di përse ne u lamë,
Të lutem veç një çast të vetëm kujtomë,

U ula në atë stol e vetme e trishtuar,
Ca pika shiu tani kanë filluar,
Ndoshta që të ngrihem e më mos të t’kujtoj,
Dhe zemra ime më për ty të mos vajtoj,

Shikoj përpara, era gjethet vuri,
Si unë kujtimet e shkuara me ty,
Era me gjethe një kurorë më thuri,
Dhe shiu lau të fundit lot në sy!

The post Sa larg je? – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dua veç të të marr erë – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2020/11/15/dua-vec-te-te-marr-ere-alma-mehmeti-2/ Sun, 15 Nov 2020 11:42:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14648 “Dua veç të të marr erë.” Sikur ta dije çfarë thonë sytë e mi, Kur...

The post Dua veç të të marr erë – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Dua veç të të marr erë.”

Sikur ta dije çfarë thonë sytë e mi,
Kur të shohin që shkon rrugës pa u ndjerë,
Vezullojnë sikur të jem akoma i ri,
Nuk dua më shumë veç se të marr erë,

Ai fund mbi gju, sa të ka lezet,
Kur era ta ngrin pak dhe ti e ul me dorë,
Si e zënë në faj me gjysmë zëri flet,
Rrugës së qytetit shkon orë e pa orë,

Kush bandill mëndjen ta prishi?
Dielli majës, vapë e pluhur,
Ti pret nën hijen e një lisi,
Hedhur mbi një cip pëlhur,

Kthehem pas në rininë e vjetër,
Kur unë prisja nën ulli,
S’ishe ti por ish një tjetër,
Nëna e fëmijëve të mi,

Sa e ëmbël dashuri djalli,
Të jep krahë a të shkul shpirt,
Mjer atë që e zë halli,
Lum kujt jetën ja bën dritë.

The post Dua veç të të marr erë – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>