Dua veç të të marr erë – Alma Mehmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

“Dua veç të të marr erë.”

Sikur ta dije çfarë thonë sytë e mi,
Kur të shohin që shkon rrugës pa u ndjerë,
Vezullojnë sikur të jem akoma i ri,
Nuk dua më shumë veç se të marr erë,

Ai fund mbi gju, sa të ka lezet,
Kur era ta ngrin pak dhe ti e ul me dorë,
Si e zënë në faj me gjysmë zëri flet,
Rrugës së qytetit shkon orë e pa orë,

Kush bandill mëndjen ta prishi?
Dielli majës, vapë e pluhur,
Ti pret nën hijen e një lisi,
Hedhur mbi një cip pëlhur,

Kthehem pas në rininë e vjetër,
Kur unë prisja nën ulli,
S’ishe ti por ish një tjetër,
Nëna e fëmijëve të mi,

Sa e ëmbël dashuri djalli,
Të jep krahë a të shkul shpirt,
Mjer atë që e zë halli,
Lum kujt jetën ja bën dritë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com