Asja Mulgeci Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/asja-mulgeci/ Poezi Laberia News Sun, 10 Jan 2021 13:16:40 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Asja Mulgeci Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/asja-mulgeci/ 32 32 Ike dhe varun më le – Asja Mulgeci https://poezi.laberianews.com/2021/01/10/ike-dhe-varun-me-le-asja-mulgeci/ Sun, 10 Jan 2021 13:16:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16472 Ike dhe varun më le shikimet, kacavjerrun mbas hijes tande mbeta, tuj terhjek trupin, si...

The post Ike dhe varun më le – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ike dhe varun më le
shikimet,
kacavjerrun mbas
hijes tande mbeta,
tuj terhjek trupin,
si e mbytun.
E buzët zhuritun
pa puthjen tande…
ç’u plasariten,
u vyshken,
si lulja e thamun
prej vape.
Mall e dashni
ngarkuem valixhes
more.
Mbuluem n’lot
pragun e shpisë
kalove,
E dhimbshëm votrës
i fike oxhakun…
Oh, tuj t’u dridhun
duert
mbylle me dry
konakun!
E amanetin për
kullen krenare,
kujt ja le?!
Muret me qëndrue
n’kamë,
mos me ju shkrehë!…
Me dheun e tokës
shqiptare
baltose këpucët,
si me dashtë
me marr me veti,
grimca t’atdheut
prej mallit.
Se, n’njato dhena
t’hueja,
kan me t’amelzue
shpirtin,
me ta sjell
ma ngat shpinë,
kan me t’u dukë
bash si pika mjalte
n’vojshtinë!
Ani se kryembrapa
mbete tuj këqyrë
këto nahije ,
T’betohna n’këtë
dashni,
se hatri yt,
dyfish kam
me e dashtë
Nanën Shqypni,
E kam me t’nis mall
krahfluturash,
bashk me qerpikun
tem t’zi,
Me ba çerdhe
dashnie
mbi flokun e artë,
E me t’ndritue
n’shpirt,
me njikëtë
synin tem ulli,
Mos me lanë
dashninë zemrash
kurrë me u tretë;
Kurrë përjetë!

ASJA MULGECI

The post Ike dhe varun më le – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë, di me dasht! – Asja Mulgeci https://poezi.laberianews.com/2021/01/10/une-di-me-dasht-asja-mulgeci/ Sun, 10 Jan 2021 12:56:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16462 Unë, di me dasht! Unë jam si era, që flladitshëm t’përkdhel ftyren e dot… s’ia...

The post Unë, di me dasht! – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë, di me dasht!

Unë jam si era,
që flladitshëm
t’përkdhel ftyren
e dot…
s’ia shef ngjyren,
Gushtit t’vapët
vij me t’freskue
rrshqitshem e amel
bash si mjalta,
e kthjellet ndjenjash
si uji n’krue!
Unë jam si dielli
n’lindje,
që t’puthi ftyrs
çdo nadje,
E Ty s’të bahet
kurrqysh shtratit
me u çue,
se tutesh,
mos teje
kam me largue,
Jam si shtëllungë
rebardhë mbi dete,
Që pret padurueshēm
me u mshef
n’gjoks t’njati djali…
si dielli mbas mali!
Oh!A din si jam une;
Lozonjare e bukura
si mjellmë lagune,
Ndaj t’lutem
m’duej dhe m’ruej
si thesarë,
se n’ishullin tand
jam ngujue ,
e bardh si bora
t’kam ardh,
E Ti shpirtshēm
n’hoje t’jets teme
vend ke zan,
Eej!Ti, a e din mirë
si jam?!
Un femëroj
dejesh t’mia
e bukuroj sysh tu
bash si zanë,
Edhe n’mos
kjofsha e tillë,
dashnis i falem
si perendi ,
Se tetan hiret e Botës
mi ka ulë n’sy,
E frikueme
mbyllun i mbaj
I çeli vec njateherë
që Ti m’del para,
e gazmendun,
dehun prej dashnis…
Njashtu malluem
nisi e kjaj e kjaj…
Se unë e lumja
s’due kurrë
me u nda prej teje…
Oh,mos gabo
me gabue,
mos me dit
me m’dasht,
njashtu sic un
t’due…
Se, rrajsh t’shpirtit
“keq” m’je ngatrrue,
E pra;
Unë kshtu jam
Di me dasht
me tan qenien
teme
përbetuem,
siç Zoti
m’don mue!!

Asja Mulgeci

The post Unë, di me dasht! – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashni të mohume në vite të hidhërume… – Asja Mulgeci https://poezi.laberianews.com/2020/11/26/dashni-te-mohume-ne-vite-te-hidherume-asja-mulgeci-2/ Thu, 26 Nov 2020 21:52:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15055 Dashni të mohume në vite të hidhërume… Babës tem Kurrë s’u mësova e as e...

The post Dashni të mohume në vite të hidhërume… – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashni të mohume në
vite të hidhërume…

Babës tem

Kurrë s’u mësova
e as e durova,
mungesën tande!

S’e di, pse kurrë,
s’u mësova
me mungesen tande!
Mbeta mallesh kacavjerrë
tuj të lypun andrrash,
se dojsha me të pa,
(në përsëritje andrrash)…
Dojsha me më përqafue
njiherë me afsh,
si bijën tande,
me njoftun dhe unë
njat dashni të mohume kaq
vite të hidhërume ,
me njoft dimensionet
e njat zaamli babe!
Me shkla këtë shpirt,
që për ty më asht tha ,
S’e di,
Sa herë në det lotësh
të kam lyp në dritë e errësirë …
që kur u bana me dit
sysh të të kërkojsha si dritë!
Mbeta tuj kja krymenjanë,
errun shikimesh,
si natë e pahanë,
S’e di dhe s;e kuptoj …
Sa herë të mendoj
në njat shpat mali,
tretun në ftoftësinë
e shterpësinë e tokës,
Oh,…sa më dhemb shpirti !
I lutem tokës ,
të të shtrëngoj krahësh,
se ndjehem në faj…
Zot bane një herë pranverë,
katër stinësh mbi at’ vorr…
E lulet ma të bukura
çeli përnjëherësh mbi kry të Tij…
Të lutem, mos i trego…
se ka kohë,
se kam vizituar…
Thuaj lulet ti solli jot bijë nga larg
E përmallume gjithëherë për ty…
Oh,
Më fal, i dashur babë,
Edhe pse ike nga kjo jetë,
pa ta msu mirë ftyrën,
e më le krahbosh ,
nuse, kur dola nga dera jote,
e ballin s’ma puthe dot!
Në atë ikje,
derdha dy herë ma shum lot!
E ai lot, s’mu tha kurrë…
Sa herë vajesh tretem,
çelet shpirtit jem
bash, si lulja mbi gurë…
Unë pa Ty
s’u mësova dot,
s’u mësova kurrë,
Me ty rrugëtoj në jetë, babë!

ASJA MULGECI

The post Dashni të mohume në vite të hidhërume… – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos më kqyr njashtu, të lutem…! – Asja Mulgeci https://poezi.laberianews.com/2020/08/07/mos-me-kqyr-njashtu-te-lutem-asja-mulgeci/ Fri, 07 Aug 2020 06:04:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10791 Mos më kqyr njashtu, të lutem!.. U pashë syve të tu të kristaltë shikimin s’ua...

The post Mos më kqyr njashtu, të lutem…! – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos më kqyr njashtu,
të lutem!..

U pashë syve të tu
të kristaltë shikimin
s’ua lexova dot kuptimin !…
“Më trembi” ai shikim,
më trembi !
Të lutem,
mos guxo edhe njiherë
me më kqyrë
në njat mënyrë…,
se,në shikimet tona
reflektojnë
si pasqyrë,
sekrete të shpirtit
lidhuna zinxhirrë…
flasin njashtu,
pazëshëm,
dhe bëjnë
aq mirë!

Mos më shtyj
në ngasje,
të lutem,
se tutem,
humbas magjishëm,
në det sysh;
kam dhe njat frikë,
mos zhytem thellë,
si pa e kuptuar…
se, mos shtigjesh
të paemën,
gjendem ngujuar
e druaj se më tradhton
“e pabesa”-zemër.
Ndaj…,
mos më kqyr njashtu,
të lutem,
Veshtro dhe jepi emer
të të kuptojë
dridhshëm shpirti…
Te mbetet ngulitun,
tatuazh në zemer!

ASJA MULGECI

The post Mos më kqyr njashtu, të lutem…! – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashni të mohume në vite të hidhërume… – Asja Mulgeci https://poezi.laberianews.com/2020/07/22/dashni-te-mohume-ne-vite-te-hidherume-asja-mulgeci/ Wed, 22 Jul 2020 21:36:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10167 Dashni të mohume në vite të hidhërume… Babës tem Kurrë s’u mësova e as e...

The post Dashni të mohume në vite të hidhërume… – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashni të mohume në
vite të hidhërume…

Babës tem

Kurrë s’u mësova
e as e durova,
mungesën tande!

S’e di, pse kurrë,
s’u mësova
me mungesen tande!
Mbeta mallesh kacavjerrë
tuj të lypun andrrash,
se dojsha me të pa,
(në përsëritje andrrash)…
Dojsha me më përqafue
njiherë me afsh,
si bijën tande,
me njoftun dhe unë
njat dashni të mohume kaq
vite të hidhërume ,
me njoft dimensionet
e njat zaamli babe!
Me shkla këtë shpirt,
që për ty më asht tha ,
S’e di,
Sa herë në det lotësh
të kam lyp në dritë e errësirë …
që kur u bana me dit
sysh të të kërkojsha si dritë!
Mbeta tuj kja krymenjanë,
errun shikimesh,
si natë e pahanë,
S’e di dhe s;e kuptoj …
Sa herë të mendoj
në njat shpat mali,
tretun në ftoftësinë
e shterpësinë e tokës,
Oh,…sa më dhemb shpirti !
I lutem tokës ,
të të shtrëngoj krahësh,
se ndjehem në faj…
Zot bane një herë pranverë,
katër stinësh mbi at’ vorr…
E lulet ma të bukura
çeli përnjëherësh mbi kry të Tij…
Të lutem, mos i trego…
se ka kohë,
se kam vizituar…
Thuaj lulet ti solli jot bijë nga larg
E përmallume gjithëherë për ty…
Oh,
Më fal, i dashur babë,
Edhe pse ike nga kjo jetë,
pa ta msu mirë ftyrën,
e më le krahbosh ,
nuse, kur dola nga dera jote,
e ballin s’ma puthe dot!
Në atë ikje,
derdha dy herë ma shum lot!
E ai lot, s’mu tha kurrë…
Sa herë vajesh tretem,
çelet shpirtit jem
bash, si lulja mbi gurë…
Unë pa Ty
s’u mësova dot,
s’u mësova kurrë,
Me ty rrugëtoj në jetë, babë!

ASJA MULGECI

The post Dashni të mohume në vite të hidhërume… – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Brenda vetes – Asja Mulgeci https://poezi.laberianews.com/2020/06/06/brenda-vetes-asja-mulgeci/ Sat, 06 Jun 2020 19:42:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7795 1. Brenda vetes Vetëm Ti ngjit jetës, më mban njashtu , në padukjen tande… Çdo...

The post Brenda vetes – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
1. Brenda vetes

Vetëm Ti ngjit jetës,
më mban njashtu ,
në padukjen tande…
Çdo hap të hedhun
e në shtriqje të trupit,
në çdo mramje,
m’avitesh rrëshqitshëm
e të përqafi gjithë andje,
mbulum me mantel të mishtë…
që më shndrit në trupin tem të brishtë,
tuj më shtrëngu amel, sikur
më çelin tan lulet e botës në shpirt,
Eh,
s’guxoj as me u çue,
se tutna, larg teje,
s’muj me frymue,
Ani, se sysh,
kërkund s’po muj me të pa,
qysh se
më rrshqite dursh njat mesnat’
e kohnash më ke lan’ tuj kja.
Mbeta mshtetun në hijen tande t’ikun,
bash si qiri i fikun,
por, kurrë, s’iu nënkama jetës,
e lashë hapur njat derë,
që ftyrës m’u pat nxi;
s’mujta, kurrë,
me shkulë rrajsh njat dashni
që tinës meje,
e ngat teje pat mbi.
E ujita me gjak temin,
tuj e kqyr sysh
të m’i shpresëndezt’…
se, njajo fundrrugë ka dy korsi;
në kryepritje të saj, në kthim,
ngriva si kërcu,
ngulun njaty
mendova,
siç çdo lindje ka një perëndim
dhe ikja ka një kthim;
mbahem mbshetun jetës,
se të kam ty
larguar,
por, të ndjej brenda vetes!
Asja Mulgeci
05.06 .2020

The post Brenda vetes – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E fike, në…ma t’miren ditë! – Asja Mulgeci https://poezi.laberianews.com/2020/04/13/e-fike-ne-ma-tmiren-dite-asja-mulgeci/ Mon, 13 Apr 2020 18:55:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4089 E fike, në…ma t’miren ditë! Njat shpirtë,që dikur, me trokllimë zëmre e pate ndrië, e...

The post E fike, në…ma t’miren ditë! – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E fike, në…ma t’miren ditë!

Njat shpirtë,që dikur,
me trokllimë zëmre e pate ndrië,
e n’tan qiejt e Botës,
“n’krah dielli pat shetit”…
e fike…në ma t”miren ditë,

E ngeli e ngrata, me sy nga yjet,
në prag të pritjes, plasi tuj t’prit,
me dur mbledhun tuj u lut,
ditnetët i baheshin
si “n turr drut”!

As një rreze drite,
s’u duk ma, që atë ditë,
Shtëllunga reshë
i silleshin mbi kry
s’i qeshi ma ftyra,
e s’ja pa ma sytë!

E ndërsa jeta ecën,
e rrokulliset zhagas
“sikur tymos zi”…
si plaku n’çibukun e tij
“mendja mbeti e ikun”
s’u kthye ma…
nga ajo arrati!

S’u ndez ma, ai shpirtê,
mbeti dritëfik..
nga mjalimi që kishte, zemra e saj,
rreth vetes, mbolli shpresë,
i mblodhi në sy, gjith perenditë
që dashnia të mos vdesë,
e ta sillte pranë vetes,
në…ma t’miren ditë!
Asja Mulgeci
11.04.2020

The post E fike, në…ma t’miren ditë! – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si gjarpen’ m’avitesh, tu e ba trupin ‘dredha- dredha – Asja Mulgeci https://poezi.laberianews.com/2020/04/04/si-gjarpen-mavitesh-tu-e-ba-trupin-dredha-dredha-asja-mulgeci/ Sat, 04 Apr 2020 11:30:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3309 “Si gjarpen” m’avitesh, tu e ba trupin “dredha- dredha”, s mundesh me m’ tut ,...

The post Si gjarpen’ m’avitesh, tu e ba trupin ‘dredha- dredha – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Si gjarpen” m’avitesh,
tu e ba trupin “dredha- dredha”,
s mundesh me m’ tut ,
nji or larg, vdekje, t’vjen era ,
ashtu i mbledhun, gëmuç!
Kur bahet fjala,
për “zvarranik e hiena”
largohna rrëshqitshëm,
” si gjarpnush”,
S mudet me m’ rrejt
lkura jote,
” pulla pulla”
as ai shkëlqim qorrues!
Pa pik gjak,
zverdhun,ftyra jote,
e un lule bukra, n gëmush,
kontrasti, t”ban prit te dera
flet e lpihesh,
“zgërdhihesh amel”
por në fakt, çirresh!
Helmin…
mundohesh me ma shit,
si parfum,
pazar që s’tê ecen tek un,
kët leksion…
mir,ma ka msu jeta ,
më kot lodhesh,
se bash njaj helmi jot,
ka me tu ba xeher,
n gërbush…
E un kam me ta kujtu…
se tan mirsi tu luta,
ta pata than,
banu (insan)…njeri
si i vetmi mision,
fort i veshtir,mbi tok,
për t cilin..
zoti na soĺli n ket bot,
ta mbillnim…
e rranjët t’mos i thahen kurr ,
edhe kur dimni me suferin,
ta ngrijn,
e dridhin ket tok,
na idhtart e tij,
të triumfojm si fitimtar,
ti falemi përulshëm
“Atit ton”…
t’vemit fuqiplot!…
Asja Mulgeci
31.03.2020

The post Si gjarpen’ m’avitesh, tu e ba trupin ‘dredha- dredha – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jo, kurrë, më parë… – Asja Mulgeci https://poezi.laberianews.com/2020/03/29/jo-kurre-me-pare-asja-mulgeci/ Sun, 29 Mar 2020 16:18:40 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2646 Jo, kurrë , më parë … Dua të ulem e të ndritem, në hireartat e...

The post Jo, kurrë, më parë… – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jo, kurrë , më parë …

Dua të ulem
e të ndritem,
në hireartat e tua,
të prehem qetësisht
i lumturuar,
në atë fron mbretëror,
sa më shumë u ulkam,
aq më shum shtoj
dashjen e përvëluar
që të doja kaq shumë ,
s’e dija…
(Ç’kod i fshehtë,
ç’kod i ngrohtë!)
Të më ndodhte kjo ,
se kisha shkuar në mëndje,
e mësova…
imazheve” mbrëmë:
Kur po flija
në “shtratin tënd” parajsor,
Symbyllur, teksa rrija,
si nata e paqtë ,
teksa më vështroje
me sybukurit si qiell,
aq hirshëm,
botësi thashë
me zë të lartë:
Oh, sa fatlum, i bekuar
Qenkam nga perendia,
Po më qesh syndritur bukuria…
“që e ndalka
edhe rrotullimin e globit”.
humbet mahnitshëm në sytë e mi,
dallgos shpirtin tim
e vallëzon nëpër dallgë,
e unë “mbytem” i vetëdijshëm
në valët e shkumosura
të shpirtit në dalldi…
Le të marrosem,
kaq mirë, mrekullisht,
vetëm nga ty,
vetëm nga ty,
O e hirshmja ime ëngjëllore,
zemërshpirtin bukurisht
ma pushtove”
sinqerisht,…
Jo, kurrë,
s’kishte ndodhur më parë ,
Pushtim i tillë,
tërësisht,
pa “ushtri”…
Asja Mulgeci

The post Jo, kurrë, më parë… – Asja Mulgeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>